LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Laku’ ngushtohet!Tjetër mik i Agaçit probleme me drejtësinë,mafiozi që merr pronat e jugut

17 Shkurt 2022, 21:05 Nga DOSJA
‘Laku’ ngushtohet!Tjetër mik i Agaçit probleme me

ITALI- Një aksion policie ka ‘shkatërruar’ klanin kriminale të vëllezërve Osmani. Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani kanë përfunduar në pranga pas një hetimi të antimafias italiane. Mediat e huaja pretendojnë se Artur Shehu, i cili kishte rolin e ndërmjetësit, konsiderohet si një nga figurat kryesore të klanit shqiptar. Detyra e tij ishte pastrimi i një pjese të të ardhurave të mëdha që klani siguronte nga trafiku ndërkombëtar i kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Hamburgut në zonën e Pratos. Pikërisht në këtë zonë klani zotëronte pasuri të paluajtshme me vlerë disa dhjetëra milionëshe. Ndërsa përveç kokainës, kishin ‘ngjyer gishtat’ edhe në shfrytëzimin e prostitucionit, të gjitha kazinotë dhe shtëpitë publike të Pragës që i kishin nën kontrollin e tyre.

Në kuadër të operacionit “Shqiponja e zezë” u kryen 80 kontrolle, 45 arrestime, e u sekuestruan drogë, armë dhe mallra të tjera me vlerë afërsisht 2 milionë euro. Organizata kriminale importonte dhe menaxhonte trafikun me shumicë të kokainës nga Amerika Latine me destinacion Evropën. Spanja dhe vende të tjera të BE-së u përdorën më pas për të pastruar paratë duke investuar në pasuri të paluajtëshme dhe blerje të veprave të artit. Grupi gjithashtu kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka, Gjermani dhe Kroaci.

Po cila është lidhja e Shehut me Ëngjëll Agaçit? 

Artur Shehu, një figurë e botës së nëndheshme me lidhje të forta me organizatat kriminale në Shqipëri dhe një dege të fuqishme të mafies Italiane, u largua nga vendlindja e tij në 1999 pas një shkëmbimi zjarri në barin e tij që solli me viktima. Atij iu sigurua një azil politik në SHBA në 2001. Në 2019 mori ‘green card’, duke i hapur rrugën kështu fitimit të nënshtetësisë amerikane. (SHIKO KËTU)

Në të njëjtën kohë, pas viteve të mbajtjes së një profili të ulët në vendin e tij të lindjes dhe punës përmes ndërmjetësuesve, emri i Shehut kohët e fundit është shfaqur në dokumente që tregojnë interesa të reja biznesi në Rivierën shqiptare, një shtrirje e gjatë e vijës bregdetare me ngjyrë bruz përgjatë detit Adriatik. Në vitin 2019 ai bashkë-financoi ndërtimin e një hoteli përmes firmës së quajtur Portonova, e cila bashkë ndan emrin me një plazh në rrethinat e Vlorës. Në Prill të vitit të shkuar ai hapi një tjetër firmë për të zhvilluar turizmin, Adhesnis.

Pikërisht këtu nisin edhe fijet që lidhen me sekretarin e Kryeministrisë….

Duke filluar nga viti 2006, nga pozicioni i tij i rehatshëm në Miami, Shehu filloi të grumbullojë një portofol të gjerë pronash rreth Vlorës përmes mjeteve që banorët lokalë thonë se ishin të paligjshme. Megjithëse ai dhe familja e tij përfituan, Shehu nuk është akuzuar kurrë drejtpërdrejt për çështjet e tokës. Sidoqoftë, një bashkëpunëtor i ngushtë i tij, Pëllumb Petritaj, u dënua në vitin 2018 për falsifikim të dokumenteve të tokës për të uzurpuar 187 hektarë tokë. Në çështje të tjera gjyqësore që përfshijnë një total prej gati 300 hektarësh shtesë pranë Vlorës, Shehu dhe anëtarët e familjes së tij akuzohen për rrëmbimin e pronës përmes falsifikimeve të ngjashme. Kjo përfshin tokën në brigjet e Lagunës së Nartës që Subashi dhe bashkëfshatarët e tij thonë se u janë vjedhur atyre.

Por kur Fabrizio Lisi, një oficer i lartë i policisë financiare italiane dhe president i bordit të fondacionit dhe Engjëll Agaçi, një avokat që u bë këshilltari më i lartë i Ramës në 2013, zbuluan se toka stërgjyshore ishte pushtuar në mënyrë të paligjshme, ish-gjenerali tashmë i arrestuar, Fabrizio Lisi vendosi të bënte një marrëveshje me të. Në vitin 2015, fondacioni nënshkroi një kontratë me Shehun, edhe pse ky i fundit ishte i i njohur për kolegët e Lisit në sistemin italian të drejtësisë. Kontrata u nënshkrua në emër të Shehut nga përfaqësuesi i tij në Shqipëri, Petritaj. Si një zëvendësim për tokën që u pushtua në mënyrë të paligjshme, Shehu i dha fondacionit tre hektarë krejtësisht të veçantë të vijës bregdetare, si dhe tetë apartamente, me vlerë 3.1 milion dollarë në total, në këmbim të rënies dakord për të mos ndjekur kthimin e tokës stërgjyshore. Si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, të nënshkruar nga Artur Shehu, fondacioni ra dakord të heqë dorë nga çdo pretendim i ardhshëm ligjor për pasurinë origjinale.

Roli i krahut të djathtë të Edi Ramës, Ëngjëll Agaçi, në përpilimin e kësaj marrëveshje as vihet në diskutim, por anëtarët e bordit të fondacionit nuk bien dakord se sa ka zgjatur pjesëmarrja e tij në marrëveshje. Lisi dhe një anëtar i bordit i quajtur Giampaolo Polverini thanë se Agaçi reshti së luajturi rol negociator pasi u fut në qeverinë Rama në vitin 2013.

Një tjetër anëtar i bordit të fondacionit, një ish-diplomat italian me emrin Eugenio Campo, i tha OCCRP se Lisi dhe Agaçi vazhduan të mbajnë lidhje në çështjet që lidheshin me fondacionin edhe pasi Agaçi mori postin e nivelit të lartë në kryeministri.

Alessandro Bernadini, që u punësua nga Lisi për të zhvilluar tokën në breg të detit shkon edhe më tej. Ai i tha OCCRP se ‘Lisi nuk bënte dot asnjë lëvizje nëse Agaçi nuk i jepte leje atij’. Nga ana tjetër anëtari i bordit të fondacionit Francesco Zacxaria kujton se Agaçi i ka shpjeguar se negocimi i një marrëveshje me Shehun ishte mënyra më e mirë për të siguruar tokën e nevojshme për planet e fondacionit për të siguruar të ardhura nga turizmi në komunitetin lokal. Ndërsa deri më tani, edhe pse emri i tij është lakuar pafund në media, Agaçi nuk ka bërë asnjë reagim.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artur shehu bashkim osmani bekim osmani burim osmani engjell agaci operacioni shqiponja e zeze artur shehu bashkim osmani bekim osmani burim osmani engjell agaci operacioni shqiponja e zeze

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj