“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Covid-19 në Shqipëri, MSH: 300 të infektuar, 2 viktima e 91 pacientë të shtruar në spitale
17 Shkurt 2022, 16:38Nga DOSJA
TIRANË– Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me Covid-19. Konkretisht një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me koronavirus dhe kanë ndërruar jetë. Në bilancin e 24 orëve të fundit bëhet me dije se nga janë kryer 2,419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 300 qytetarë. Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,419 testime, 300 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 934 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,419 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 300 qytetarë, në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas. Janë 6,170 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qyetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Shkurt 2022) Raste të reja ditore 300 Të shëruar në 24 orë 934 Të shtruar në spitale 91 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2,419
Testime totale 1,722,215 Raste pozitive 269,601 Raste të shëruara 259,999 Raste Aktive 6,170 Humbje jete 3,432
RUSI-UKRAINE-Mediat amerikane kanë raportuar gjatë së mërkurës mbërritjen e rreth 7 mijë trupave të tjera ruse. Këta të fundit u janë bashkuar 150 mijë trupave ...
TIRANË– Kryetari i Partsë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se për aferën e inceneratorëve do të vihen përballë drejtësisë edhe ministra të tje...
TIRANË– Valbona Pasho (Beqiri), motra e Gentian Beqirit dhe vajza e Nezir Beqiritq ë u vranë mëngjesin e 15 gushtit 2012 në Elbasan ka dëshmuar para ...