"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Lëndë plasëse, granata, kanabis dhe para/ Josif Kavaja që terrorizoi Elbasanin ishte i përgatitur, në banesë kishte mjete
25 Dhjetor 2020, 12:20Nga DOSJA
ELBASAN– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas kapjes së 45-vjeçarit, Josif Kavaja i cili nuk iu bind efektivëve të policisë dhe RENEA-s për tu dorëzuar pasi ishte i pajisur me armë zjarri.
Në banesën e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme granatash, lëndë plasëse, fishekë, kanabis dhe para, për të cilat ka pasur dijeni edhe policia, ndaj edhe është bërë më i vështirë neutralizimi i tij. Në banesë janë gjetur 30 granata, 2300 fishekë dhe një kallashnikov.
Ndërkohë që burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se ka përfunduar me sukses dhe operacioni i 45-vjeçarit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi i është hequr plumbi që kishte në këmbë, pasi u qëllua nga forcat RENEA.
Josif Kavaja është arrestuar mëngjesin e sotëm, pas më shumë se 12 orësh në arrati në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Pasi është mjekuar në spital, ai është dërguar në Komisariatin e Policisë për të dhënë deklaratën e tij lidhur. Sipas të afërmve, Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prandaj, i provokuar nga fqinjët ka qëlluar më armë ndaj tyre.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Një në tre italianë nuk kanë marrë asnjë dhuratë këto Krishtlindje për shkak të krizës që shkaktoi pandemia e koronavirusit. Por edhe të tjerët nuk...
TIRANË-Dy makina janë aksidentuar me njëra-tjetrën në afërsi të rreth-rrotullimit të TvKlan, në zonën e ish-Kinostudios.Siç shihet në fotot e siguru...
ELBASAN– Motra e Josif Kavajës i cili kërcënoi me armë zjarri ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ka dhënë dëshminë e saj për mediat. Ajo është shprehu...
DIBËR– Dy pronarë dyqanesh janë proceduar penalisht në Peshkopi pasi tregtonin kapsolla në mënyrë ilegale. Policia sekuestroi 70 pako kapsolla.Masat ...
ELBASAN– Josif Kavaja, 45-vjeçari që u plagos nga forcat RENEA është futur në sallën e operimit për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë, ku edhe ka marrë pl...
TIRANË– Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri këtë vit pritet të jetë ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit, teksa rrugët janë bosh. Qever...