LIVE UPDATES
Aktualitet

Lëndoi 5 efektivë duke i marrë para me makinë, Abedin Oruçi flet nga arratia: Policët u rrëzuan vetë, ky është kushti

12 Janar 2021, 16:40 Nga DOSJA
Lëndoi 5 efektivë duke i marrë para me makinë, Abedin

KUKËS-Ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi sot u përplas me policinë në momentin që efektivët shkuan për ta arrestuar në hotelin e tij, por nuk arritën, pasi ai u shpëtoi nga duart duke u arratisur. (Lexo këtu) Nga ngjarja u raportua se Abedin Oruçi u nxori armën efektivëve në Kukës duke i kërcënuar ndërsa nga përleshja policët mbetën të lënduar. Por Abedin Oruçi i hedh poshtë të gjitha raportimet nga policia.

Në një intervistë nga arratia për Abcnews.al, Oruçi sqaron të vërtetën sipas tij të përleshjes dhe akuzave. Ai thotë se policët u rrëzuan vetë, ndërsa akuzat i cilëson politike dhe burimin e tyre e gjen te kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici. Për t’u dorëzuar ka një kusht, jo që të hetohet nga prokuroria e Kukësit.

Intervista e Abedin Oruçit për Abcnews.al

Si është e vërteta sipas jush për ngjarjen e ndodhur në Kukës?

Nuk ka pasur fare përplasje.

Por si ndodhi ngjarja?

Unë jam që 20 vite i zgjedhur, 4 mandate si kryetar komune dhe së fundmi kryetar qarku. Aktualisht jam anëtar i këshillit bashkiak. Kjo ka ardhur vetëm si arsye se jam zë ndryshe në Këshillin Bashkiak, kjo ka ardhur për “Skënderbeun”, Safetin, që ka privatizuar Kukësin. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje deri në momentin që flasim bashkë. Nuk kam bërë asnjë debat me policinë. Unë u kam thënë do të vij në polici por jo në prokurorinë e Kukësit, bashkë me kryetarin e bashkisë.

Sot si ka qenë puna?

Unë isha në kafe. I kam thënë policisë që nuk vij sa të jetë kjo prokurore dhe ky kryetar bashkie. Më çoni ku të doni në një prokurori tjetër se nuk kam bërë asnjë shkelje.

Po përleshja, 5 efektivë të plagosur…

Absolutisht, jo, jo. Janë rrëzuar vetë.

Si janë rrëzuar vetë?

Janë edhe kamerat, janë rrëzuar në momentin që unë ika dhe ata po më ndiqnin. Kjo është e vërteta.

Po pistoleta pa leje?

Armën e kam me leje. Arma ishte në zyrë, gjatë kontrollit policia e ka gjetur. Armën e kam pasur me leje, do ta kisha dorëzuar se nuk kam pasur si ta dorëzoj se isha në kërkim.

A do të dorëzoheni?

Unë jam gati me u dorëzuar në cdo prokurori, por jo të Kukësit. Unë nuk kam asnjë problem, nuk kam bërë asnjë lloj shkelje. Akuzat janë politike, pasi kam qenë kandidat edhe për kryetar bashkie.

………………………….

Ish zyrtari i Kukësit po hetohet nga prokuroria për 3 vepra penale: Ndërtim të paligjshëm, kundërshtim i funksionarëve publik dhe kanosje për shkak të detyrës. Abc mëson se konflikti me kryebashkaiakun Gjici ndodhi më 19 tetor të vitit të shkuar. Abedin Oruçi u konflikua dhe me bodigardët e Gjicit, sherr që ndodhi pak minuta pasi Gjici kishte përfunduar takimin me ambasadoren holandeze. Uruçi pretendon se i ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj bashkisë. Gjykata kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje në mungesë, duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për arrest në burg. Abedin Oruçi për 4 vite nga 2015 deri në 2019 ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIU-së. Në zgjedhjet e fundit vendore të 30 qershorit 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkine e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike.

Marrë nga Abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abedin oruçi abedin oruçi perplaset me policine abedin oruçi abedin oruçi perplaset me policine

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit