LIVE UPDATES
Art&Argëtim

11 Korrik 2019, 16:54 Nga DOSJA

Në fund të dhjetorit 1950 dhe në janar 1951, fshatarë nga një varg fshatrash kufitare në Juglindje të vendit, kishin nisur të arratiseshin të detyruar kryesisht nga uria dhe varfëria ekstreme.

Syve vigjilentë të regjimit komunist nuk u kishte shpëtuar ky fakt dhe kishin nisur me urgjencë analizën e fenomenit dhe forcimin e masave, duke i internuar familjet e atyre që kishin një të arratisur jashtë.

Dokumenti i mëposhtëm bën fjalë për disa fshatra në lokalitetin e Leskovikut, ku dy të arratisur i kishin shtyrë për të hetuar gjithë shkallën e rriskut për arratisje në familjet e tjera të këtij lokaliteti.

Në fund të dokumentit, shënohet një shtesë me shkrim dore nga autori i shkresës, sekretari I, Hilmi Selenica, ku kërkon nga Komiteti Qendror t’i jepet sa më shpejt autorizim prej Ministrisë së Brendshme që t’i internojë familjet e dy të arratisurve. Po me shkrim dore, në këtë shkresë, gjendet edhe përgjigjja, ku theksohet se “U dha urdhër për internimin e familjeve të Hasan Radatit e Mitat Estrefit”.

Edhe pse dokumenti zbërthen me imtësi gjendjen tmerrsisht të vështirë ekonomike në këto fshatra dhe pamundësinë e banorëve për të siguruar bukë për fëmijët, duke e theksuar se kjo ishte arsyeja kryesore që nxiste idenë e arratisjes, sërish krerët e regjimit e shohin zgjidhjen tek internimi i familjeve të atyre që guxonin të kalonin kufirin për në Greqi.

Kujto.al sjell të plotë tekstin e këtij dokumenti, me ngjarjet e fundvitit 1950, në zonat kufitare:

Informacion mbi punën e armikut në rrethin e Kolonjës

Në rrethin tonë puna e armikut gjatë muajit dhjetor ka qenë më e madhe se në muajt e tjerë.

Nga fundi i muajit nëndor dhe në ditët e para të dhjetorit në rrethin tonë kanë kaluar diversantë të ardhur nga kufiri grek dhe të cilët janë larguar përsëri. Ardhja e tyre në rrethin tonë ka influencuar në disa arratisje të elemntave armiq.

Në fillim të muajit u arratis nga rrethi jonë Mitat Estrefi nga katundi Selenicë së bashku me dy vëllezërit e tij. Vetë Mitati ka qenë anëtar partije dhe është përjashtuar nga partija më 1947 pse bënte punë armiqësore. I ati i tij është cilësuar kulak dhe ka qenë beu më me influencë në fshat, gjathashtu dy vëllezërit e Mitatit kanë qenë studenta në Korçë. Simbas informatave që kemi këta kanë shkuar në Jugosllavi. Ikja e tyre nuk ka bërë ndonji përshtypje në katundin (Selenicë), mbasi kjo familje urrehej, pse kishin shyfrytëzuar deri në palcë fshatarët e varfër.

Gjithashtu në ditët e fundit të muajit dhjetor janë arratisur për në Greqi dy familje nga katundi Radat. Radati, sikurse dihet është në kufi. Fshati përbëhet nga 20 shtëpi (në kufirin tonë) dhe nji pjesë kanë mbetur mbrenda kufirit grek dhe kanë shkuar edhe në Turqi; këto dy familje janë të parat që na kanë kaluar në Greqi nga rrethi i jonë dhe arratisjen e tyre e ka influencuar kulaku i arratisur Hasan Radati i cili ju ka shkruar edhe letra duke ju thënë: hajdeni në Greqi dhe grekërit na lejojnë të shkojmë në Turqi, ku atje jetohet mirë”. –

Këta dy familje që janë arratisur nga lokaliteti i Leskovikut (Radat) vuanin shumë edhe ekonomikisht dhe njëra familje kishte lënë dy letra, ku në njërën shkruante: “neve po shkojmë nga buka dhe jo nga gjë tjetër se neve nuk e marrim dot me 15 lekë se babanë e kam plak, punë krahu nuk ka”. (e shkruan një djalë 14 vjeç)

Letra e dytë: “Jam një cop plak me 7 frymë, nuk u vinj dot ballë me një copë gomar, si mbeta unë, shita tërë plaçkat e shtëpisë kazanët e rakisë ngabuka, i shita dhe nuk i mbajta dot tokën e rezerva”.

Këto familje që u arratisën meqë nuk kishin krahë pune në gjendje për punë, ishin furnizuar nga lokaliteti me bereqet që ta blinin me 15 lekë kilogramin, por me sa konstatuam në vend këto nuk ishin në gjendje ta blinin me 15 lekë – pse kishin vajtur në lokalitet për të kërkuar punë dhe sekretari i lokalitetit u kish thënë “nuk kemi punë se tani është dimër”. Kështu që edhe ana e tyre ka influencuar në arratisjen e tyre.

Lokaliteti i Leskovikut në përgjithësi ka vuajtur gjithnji nga ana ekonomike dhe veçanërisht këtë vit që ishte thatësirë.

Karshi kësaj gjendjeje shkoi në lokalitetin e Leskovikut sekretari i I-rë, ra në kontakt me organizatën bazë të Pebickë – Radat dhe dërguan edhe dy shokë të mirë për të skjaruar fshatarët e Radatit për punën armiqësore që kërkon të bëjë kulaku i arratisur Hasan Radati.

Gjithashtu u skjaruan sekretarët e organizatave bazë të Leskovikut për punën që po bëjnë armiqtë dhe për vigjilencën që duhet të tregojnë. Nga ana tjetër të shikohen fshatarët që i kanë larë detyrimet dhe që janë gati të shkojnë në punë ku i dërgojmë neve, të furnizohen.

Po ashtu për fshatrat Radat, Pebicke, Cereke dhe Radanj (të gjitha në kufi) të fillohet t’u kthehet bereqet nga zbritja që ka bërë për rrethin tonë qeverija, mbasi këto fshatra kishin pësuar më shumë nga thatësira.

Parrulla nuk ka pasur shumë gjatë muajit dhjetor, vetëm është komentuar elementa kundërshtarë “janë parë kaq të arratisur këtu, kaq të arratisur atje” dhe këta janë komentuar në rrethe shumë të ngushta. Vigjilenca e organizatave bazë të Partisë për këta që janë arratisur ka qenë shumë e dobët. Sekretarët e organizatave bazë të Selenicës dhe Pebickës kanë informuar me shumë vonesë dhe mbasi ishin arratisur. Prandaj në seminarin që kishim në datën 28 dhjetor shtruam me sekretarët punën që ka bërë armiku dhe masat që duhet të marrë çdo organizatë për një punë politike të shëndoshë dhe për një vigjilencë më të madhe, gjithashtu sekretarët të na informojnë edhe për gjënë më të vogël.

(Shënim shtesë me shkrim dore)

Gjithashtu opinioni jonë është që të na jepet sa më pare autorizimi nga Ministria e Brendshme për internimin sa më pare të familjes Hasan Radatit pse është rrezik të na arratiset po ashtu edhe familja e Mitat Estrefit.

Për Komitetin e Partisë P.Rrethit

Sekretari i I-rë (Hilmi Selenica)

(Firma)

(Shënim përgjigje me shkrim dore)

U dha urdhër për internimin e familjeve të Hasan Radatit e Mitat Estrefit.

18.1.51

Lirisë në dorë.

Marrë nga kujto.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur hilmi selenica komiteti qendror mitat estrefi hilmi selenica komiteti qendror mitat estrefi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj