LIVE UPDATES
Insights

Ligji i Rinisë: si na ktheu në ditët më të tmerrshme të komunizmit!

13 Nëntor 2019, 17:30 Nga DOSJA
Ligji i Rinisë: si na ktheu në ditët më të tmerrshme

TIRANË- Në 4 Nëntor, ende pa rënë mbrëmja, shampanja duhet të jetë derdhur në pllakat e saposhtruara të Ministrisë së Arsimit, ku një nga zv. Ministret më të panjohura dhe më të papuna të Qeverisë Rama, korri suksesin e parë të saj në detyrë, që e ushtron prej thuajse 2 vjetësh: miratimin e Ligjit të Rinisë me votat e deputetëve të majtë të Kuvendit të Shqipërisë! Ai që duhet të kishte qenë produkt i punës mbi-20 vjeçare të shoqërisë civile, u kthye në mollën më të madhe të sherrit midis OSHC-ve dhe Qeverisë.

Sigurisht, ku futet Qeveria, nuk ka hapësira për shoqërinë civile! Por problemi është se ligji i miratuar e kthen Shqipërinë në ditët më të tmerrshme të terrorit komunist, kur Partia e Punës (pasuese e së cilës është Partia Socialiste), zgjidhte të gjithë të rinjtë e të rejat që do të udhëhiqnin lëvizjen rinore nëpërmjet Bashkimit të Rinisë dhe do t’i bënin “fresk” Partisë dhe Qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Ndonëse konteksti duhet të ishte tërësisht i ndryshëm, në fakt Shqipëria asnjëherë nuk është dukur më komuniste në Qeverisje dhe në model, sesa është sot! U desh ligji i rinisë që ta kuptonim edhe një herë sesa poshtë ka rënë keq-qeverisja dhe sesa të pashpresë mbeten të rinjtë në Shqipëri. Qeveria Shqiptare ka vetëm 2 persona (!!!) që punojnë në nivel qendror për rininë dhe këta duhet të bëjnë çdo gjë për mbi 650,000 mijë të rinj e të reja që jetojnë në vend. Në nivel bashkiak, pas zgjedhjeve të fundit vendore, i gjithë pushteti vendor kontrollohet nga një parti e vetme dhe me përjashtim të Tiranës, asnjë bashki nuk ka as program e as buxhet të dedikuar për rininë.

Ndërsa ligji i rinisë pret Presidentin e Republikës ta dekretojë ose jo, më lejoni t’ju tregoj pse ky ligj na kthehu të paktën 30 vjet pas! Për këdo që është familjar më kontrollin absolut që ushtronte Partia e Punës në shoqërinë Shqiptare, është po aq i njohur edhe me faktin që ishte Partia që në mënyrë direkte dhe indirekte, zgjidhte kush ishin drejtuesit dhe përfaqësuesit e rinisë, të grave dhe të frontit demokratik në çdo qytet. Partia donte që të kishte kontroll absolut mbi elitat rinore dhe kjo mjaftonte që të vendoste në pozicionet kyçe vetëm personat që plotësonin kriteret e caktuara nga partia, nëpërmjet nepotizmit, njohjeve personale, aktivistëve komunistë të pashkolluar, ndërkohë që pjesa tjetër e rinisë ishte e detyruar të ulte kokën e mos-bëzante, sepse ankesa më e vogël mund të interpretohej si kundërshtim i pushtetit demokratik apo edhe agjitacion e propagandë.

Bashkimi i Rinisë ishte organizata që ushtronte kontrollin absolut të rinisë dhe drejtuesit e saj më të suksesshëm janë ende pjesë e politikës dhe Kuvendit edhe sot. Për ironi të fatit, me rënien e sistemit komunist dhe vendosjen e demokracisë, më qëlloi mua, Mesila Dodës dhe disa aktivistëve të rinj nga fakultete të nryshme në Tiranë, që të ishim drejtuesit e fundit të kësaj organizate dhe mbyllësit e saj. Po e sjell këtë histori, për të treguar tashmë sesi Ligji i ri i Rinisë, i përgatitur me ekspertizë të OKB-së dhe mbështetur me fonde të Qeverisë Suedeze, e kthen rininë shqiptare në kohën e diktatutës.

Sipas ligjit të ri, Ministrja aktuale e Arsimit dhe Rinisë, që po provon me fakte të jetë edhe ministrja më anti-shqiptare dhe më anti-rinore që kemi patur ndonjëherë, do të zgjedhë një organizatë të vetme në nivel kombëtar për të komunikuar çfarëdo dëshiron ajo dhe kurdo ajo do! Mos mendoni se po ekzagjeroj, sepse kjo është e vërtetë! Kjo organizatë nuk do të ketë asnjë diferencë me Bashkimin e Rinisë Komuniste, kuptohet përveç emrit, por kushdo që të zgjidhet, hija e rëndë e kontrollit politik do të qëndrojë mbi këtë organizatë! Sikur kjo të mos mjaftonte Ministrja do të zgjedhë sipas dëshirës edhe 5 organizata të tjera Rinore, pa asnjë kriter të caktuar ligjor apo moral, për t’i bërë pjesë të Këshillit Kombëtar të Rinisë në Shqipëri. Imagjinoni Bashkimin e Rinisë, po tashmë të shumëzuar pesë herë!

Po tmerri nuk përfundon këtu! Në të 61 Bashkitë, kryetarët e Bashkive, do të zgjedhin organizata të tjera, secilën sipas qefit dhe dëshirës së tyre, për të zgjidhur problemet e rinisë! Të gjithë këta 61 kryetarë janë të zgjedhur nga e njëjta parti (pa Shkodrën dhe dy në kërkim nga policia)! Tani imagjinoni Bashkimin e Rinisë të shumëzuar 61 herë përsëri! Si virus modeli i tmerrshëm i kontrollit të rinisë shrihet me ligj në të gjithë Shqipërinë, në çdo qelizë të shoqërisë sonë! Ku është liria këtu? Ku janë të drejtat kushtetuese të çdo të riu? Kuvendi me këtë ligj zyrtarisht ua hoqi këto të drejta të rinjve!

Si jurist, por edhe si një aktivist i hershëm për të drejtat e të rinjve, e kemi kundërshtuar këtë projekt me forcë që në fillim. Aq të skandalizuar ishim nga produkti ligjor që po punohej, sa i ofruam Kuvendit produktin tonë: një ligj komplet të ri për rininë, që po të ishte miratuar do ta kishte shpëtuar Qeverinë nga turpi, por jo, ne edhe bar hamë dhe nuk dorëzohemi përpara armikut! Në  8 Korrik 2019, deputetet e majtë të skandalizuar nga reagimi ynë, e tërhoqën atë nga miratimi!

Por, në heshtje, Komisioni i Ligjeve e udhëhequr nga Prof. Vasilika Hysi, u përpoq të shpëtonte nderin e Qeverisë, duke i hequr nga drafti pjesët  më të diskutueshme dhe më anti-kushtetuese, por duke lënë ato pjesë po aq anti-kushtetuese, por që Qeverisë i duheshin për të vendosur në kontroll të plotë të një partie të vetme organizatat dhe lëvizjen Rinore në Shqipëri. Nuk e di cila është loja që po luan zonja Hysi këtë herë, por ajo e ka humbur përfundimisht emrin e saj të mirë si një mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Se çfarë ka mbetur në nderin e saj të aktivistes pas kësaj, nuk e kam më idenë! Mbase vetëm hipokrizia!

Nuk e di nëse është tepër vonë për të vijuar dhe reaguar për këtë ligj të frikshëm! Hijet e Bashkimit të Rinisë kanë nisur të ravijëzohen në të gjithë këtë keq-Qeverisje që po i bëhet rinisë! Si duket protesta e studentëve një vit më parë, ndonëse e shkundi Qeverinë, i mësoi asaj se për të qendruar në pushtet duhet të sillesh si komunistët, kontrollo çdo gjë dhe elemino këdo që është kundër! Në ditën kur kalonte projekt-ligji në Kuvend, Ministrja e filloi luftën me ne që kishim dalë kundër tij: Janë dy organizata që janë me LSI-në!

Kisha mbi 30 vjet që e kisha harruar se çfarë do të thoshte “Armik i Popullit”! Mirëse erdhët në komunizëm! Ju mund të jeni armiku i rradhës!

*Aktivist i të Drejtave të Njeriut

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione altin hazizaj ligji per rinine altin hazizaj ligji per rinine

Sondazh

Poll
Insights 11 Nëntor 2019, 17:28

Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

TIRANË- Ka një histori shumë të famshme, që për herë të parë mendohet se është shkruar nga Ciceroni në kryeveprën e tij De Republica. Historia flet për një...

Insights 10 Nëntor 2019, 20:05

Kartën e identitetit?

Sa herë shoh diku idenë e drejtpardrejtë apo të nënkuptuar që ‘pamja e jashtme nuk ka rëndësi’, më vjen keq sa e pavërtetë është. Për mua është e pashëndetshme ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj