LIVE UPDATES
Insights

Të gjithë ikin/ Historia e 79-vjeçarit nga Kukësi, si e la Tiranën për t’u kthyer në vendlindje, rindërtoi kullën

12 Nëntor 2019, 17:38 Nga DOSJA
Të gjithë ikin/ Historia e 79-vjeçarit nga Kukësi, si e la

TIRANË- Të gjithë ikin, ai kthehet në vendlindje. Historia e 79 vjeçarit Enver Vata nga Surroj i Kukësit. Nëse flitet për Kukësin, ajo që të shkon menjëherë në mendje, është se nga kjo zonë e varfër “exportohen” vetëm emigrantë drejt Anglisë dhe vendeve të tjera të Europës. Dhe në fakt, emigrimi masiv (brenda e jashtë vendit), është një realitet i dhimbshëm për këtë rajon, prej 2-3 dekadash.

Por, 79 vjeçari Enver Vata nga Surroj dhe familja e tij, kanë vendosur të bëjnë të kundërtën; të kthehen nga Bathorja në vendlindje. Qysh prej vitit 2014 ( kur filloi edhe largimi masiv i kuksianëve drejt Europës), kjo familje u zhvendos në kullën ku patën jetuar për 20 vjet. “U ktheva, thotë Enveri, pasi pavarësisht dëmtimeve të mëdha, muret e shtëpisë vazhdonin të qëndronin në këmbë, si një apel, thirrje për të mos i braktisur trojet e baballarëve, tokën ku kemi lindur, unë dhe 14 vëllezër e motra të tjerë si dhe dhjetra nipa e mbesa”.

Kur bën krahasimin e shtëpisë që kjo familje e la për një jetë më të mirë në Durrës e më pas në Tiranë, diferenca është domethënëse dhe fotot flasin vetë.

Gjatë këtyre 5 viteve, Enveri, bashkëshortja, fëmijët e tyre, nipërit e mbesat, kanë punuar dhe investuar shumë për restaurimin e shtëpisë dhe për të krijuar një ambient të mrekullueshëm dhe bashkëkohor, jo vetëm në mjediset e brendshme, por edhe në ato të jashtme të kësaj kulle, tashmë moderne. Gjatë verës, fëmijët pas punës në arë e bahçe lahen në pishinë, ndërkohë që pasditet e nxehta apo një drekë e përbashkët familjare konsumohet nën hijen e 10 blirëve. Enveri, një usta i njohur në zonë në rininë e tij, u ka dhënë forma të bukura jo vetëm pemëve, por gjithçkaje aty rrotull. Gjatë verës kulla e re e tij ka vizitorë të përhershëm vëllezërit dhe motrat e Enverit, të cilët kalojnë bashkërisht ditë të këndshme, duke kujtuar momente të ndryshme që nga fëmijëria e tyre.

Ai thotë se në tokën prej 1 dynym ka mbjellur pjepër e shalqinj, si dhe arra e rrush, dhe prodhimi është aq i madh sa nuk e konsumon dot vetë as familja e tij. “Në këto kushte, thotë ai, nuk është me leverdi që ta shesësh prodhimin në qytet, pasi rruga prej 21 km deri në Kukës, është e shkatërruar pasi asnjë qeveri komuniste apo pas demokracisë nuk ka vënë dorë për asfaltimin e saj”. Kurse prodhimin tjetër të përditshëm me fruta perime e zarzavate, kjo familje e siguron vetë. Në fshat nuk ka mungesë të ujit të pijshëm dhe atij për vaditje dhe kjo bën që Enveri të jetë banor i përhershëm i Surrojt çdo vit, që nga fillimi marsit deri në fund të tetorit. Më pas fillon moti keq me reshje dhe rruga e shkatërruar ua vështirëson jetën banorëve të paktë të këtij fshati.

Dikur me 250 familje, sot në Surroj kanë mbetur vetëm rreth 50, ndërsa lagja e Vatëve, ka tani vetëm 12 familje, shumica pleq.

Por nuk është vetëm kjo familje që po i rikthehet vendlindjes në këtë fshat. Vitet e fundit edhe dy familje të tjera kanë restauruar kullat e tyre, duke dhënë mesazhin se njeriu nuk duhet ta braktisë tokën e vet, pavarësisht rrethanave të ndryshme.

“Nuk duhet të humbim lidhjet me rrënjët tona, me të parët tanë. Surroj e ka pas siguruar bukën e vet edhe në komunizëm dhe është një fshat me bukuri të rrallë natyrore që shtrihet përmbi Drin e përballë maleve. Këtu të mbushet shpirti me ajër, ka oksigjen dhe çdo gjë tjetër për një jetë të qetë”, thotë Enver Vata, duke shtuar se sigurisht që nuk është kundër lëvizjes së lirë të njerëzve dhe gjetjes së mundësive alternative për një jetë më të mirë, sidomos për brezin e ri.

(Publikuar në Facebook nga Arben Shaqir Vata)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog arben vata emigrimi ne shqiperi emigrimi nga kukesi arben vata emigrimi ne shqiperi emigrimi nga kukesi


Sondazh

Poll
Insights 11 Nëntor 2019, 17:28

Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

TIRANË- Ka një histori shumë të famshme, që për herë të parë mendohet se është shkruar nga Ciceroni në kryeveprën e tij De Republica. Historia flet për një...

Insights 10 Nëntor 2019, 20:05

Kartën e identitetit?

Sa herë shoh diku idenë e drejtpardrejtë apo të nënkuptuar që ‘pamja e jashtme nuk ka rëndësi’, më vjen keq sa e pavërtetë është. Për mua është e pashëndetshme ...

Insights 5 Nëntor 2019, 19:12

Homoseksualiteti nuk është sëmundje

GJERMANI– Është një sinjal sa i qartë, aq dhe i rëndësishëm që ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn dërgoi në fillim të kësaj jave. “Homo...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri