Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Likud kritikon Facebook dhe Twitter për ‘censurë’ ndërsa opozita kërkon të rrëzojë Netanyahun
5 Qershor 2021, 11:20Nga DOSJA
IZRAEL– Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur mbështetjen ndaj partisë së tij Likud në akuzat që kjo e fundit ka bërë ndaj Facebook dhe Twitter.
Partia e Netanyahut shkroi në Twitter se Twitter dhe Facebook po lejojnë aktivistët e majtë të promovojnë kundër-protesta në shtëpitë e të njëjtëve deputetë. Anëtarët e Knesset duke renditur saktësisht të njëjtat adresa nga të cilat u pezulluan të djathtët.
Në një seri cicërimash të cilat Netanjahu i ka shpërndarë, Likud pretendon se po censurohet pa të drejtë dhe kërkon që të mos mbahen standarte të dyfishta.
Postimet në Twitter:
‘Censurimi i të drejtës: Twitter dhe Facebook po pezullojnë aktivistët e krahut të djathtë për promovimin e protestave jashtë shtëpive të anëtarëve të Knesset që planifikojnë të bashkohen me qeverinë e rrezikshme të majtë që po formohet.’- shkruhej në një nga cicërimat e Likud.
‘Twitter dhe Facebook pretendojnë se ata pezulluan përdoruesit sepse postimet e tyre përfshinin adresat personale të shtëpive të Anëtarëve të Knesset, të cilat janë vendet e protestave publike.’
‘Megjithatë, në të njëjtën kohë, Twitter dhe Facebook po lejojnë aktivistët e majtë të promovojnë kundër-protesta në shtëpitë e të njëjtave MK duke renditur saktësisht të njëjtat adresa për të cilat u pezulluan të djathtët. Ky është një rast shkollor i censurës politike të së djathtës.’
”Likud i bën thirrje @Jack dhe Mark Zuckerberg të ndalojë këtë standard të dyfishtë dhe të lejojë lirinë e shprehjes për të gjithë.”
Partia në pushtet e Izraelit, Likud ka akuzuar Facebook dhe Twitter për censurimin e forcës politike të krahut të djathtë ndërsa një aleancë e opozitës përpiqet të rrëzojë kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Sipas Likud, të dy platformat e mediave sociale, duke cituar mbrojtjen e të dhënave personale, po pezullojnë përdoruesit që promovojnë protesta jashtë shtëpive të anëtarëve të parlamentit “të cilët planifikojnë të bashkohen me qeverinë e rrezikshme të majtë që po formohet”.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI- Të mërkurën e kaluar, moti në Britani ishte shumë i nxehtë, por gazetari dhe prezantuesi 51-vjeçar i BBC, Sean Lee duhej të dilte në kamera për ...
BRUKSEL– Këshilli i BE-së konfirmoi për agjencinë austriake të lajmeve APA se ekziston një dokument në lidhje me pretendimet non-paper slloven për ndryshi...
AFGANISTAN– Militantët talibanë kanë nisur një sulm kundër forcave të sigurisë afgane në provincën Baghlan, duke vrarë të paktën tetë persona, thanë zyrta...
KOSOVË– Besa Ismaili nga Fusha Kosova, është në pritje të stabilizimit të situatës pas pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, në mënyrë që të blejë...
SERBI- Miroslav Lajcak dhe Matthew Palmer kanë takuar gjatë vizitës në Beograd edhe kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije. Lajcak ka treguar...
KOSOVË– Sot rreth orës 09:50 ka pasur të shtëna me armë zjarri afër stacionit të autobusëve në Pejë të Kosovës.Sipas Telegrafit, rastin e të shtënave...
TURQI- Gjykata e Stambollit ka dënuar me 1406 vite burg ish-drejtorin e televizionit “Samanyolu”, Hidayet Karaca.Vendimi u njoftua në rastin kur 88 të pandehur ...
BRUKSEL-Komisioni Europian ka hapur një hetim antitrust për të vlerësuar nëse Facebook ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur të dhëna reklamuese të ...
ITALI– Edhe pse u kritikua për ritmet e ngadalta të proçesit të vaksinimit tashmë Italia renditet e dyta në BE pas Gjermanisë për numrin më të lartë të v...