LIVE UPDATES
Bota

Kosova në pritje të diasporës për ringjallje ekonomike, pandemia goditi rëndë disa sektorë

5 Qershor 2021, 10:00 Nga DOSJA
Kosova në pritje të diasporës për ringjallje ekonomike,

KOSOVË– Besa Ismaili nga Fusha Kosova, është në pritje të stabilizimit të situatës pas pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, në mënyrë që të blejë një veturë më të re për familjen e saj. Besa, veturën thotë se do ta blejë më paratë e kursyera gjatë kohës se pandemisë.

“Situata ka qenë e paqartë, ne si familje shumë pak kemi dalë për shëtitje, kemi kursyer në maksimum, pasi nuk kishim informata se çfarë mund të ndodhë. Vitin e kaluar, kam pasur plan të shkoj për vizitë te vëllai, që jeton dhe punon në Gjermani. Edhe këtë vizitë e kemi anuluar. Në këtë mënyrë kemi kursyer para dhe tashmë besoj se mund të blej një veturë të re”, tha për Radion Evropa e Lirë, Besa Ismaili.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë parashikuar një rritje ekonomike në shumë vende të botës, pas rënies së rasteve me COVID-19 si dhe pas rritjes së numrin të të vaksinuarve. Sipas këtyre dy organizatave financiare, kjo kryesisht do të vjen kur njerëzit që kanë kursyer gjatë pandemisë, pritet të bëjnë shpenzime më të mëdha.

Përveç Besës, edhe pronari i një biznesi në Prishtinë, thotë se është i gëzuar me fillimin e vaksinimit të qytetarëve në Kosovë, kundër COVID-19, pasi sipas tij, imunizimi i masës do të ringjallë biznesin e tij. Blerim Shkodra, pronar i një agjencie për marrjen e veturave me qira, e quajtur InterRent dhe e cila ka në dispozicion 180 vetura për klientë, shprehet se gjatë vitit 2020, ka pasur qarkullim financiar shumë të vogël. Ai shpreson se gjatë këtij viti do rritet aktiviteti biznesor, pasi ai pret ardhjen e diasporës.

Para pandemisë kemi dhënë 20 vetura brenda ditës me qira, në kohën e pandemisë, asnjë. Kjo pasi 99 për qind e biznesit tonë është i varur nga diaspora. Bazuar në lëvizjet që janë shumë pozitive, sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve dhe vaksinimit të qytetarëve në vendet e Bashkimit Evropian, ku është e përqendruar mërgata jonë, besojmë se do thyejmë çdo rekord”, tha ai.

Imunizimi i popullatës në Kosovë, ka nisur në muajin mars të këtij viti, kurse deri më tani janë vaksinuar mbi 72 mijë qytetarëQeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit, të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

Edhe Berat Rukiqi, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, shpreson se gjatë muajve të verës, do ketë rikuperim të pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Kjo sipas tij, do të ndodhë me rritjen e konsumit dhe me ardhjen e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Rritje të konsumit pritet të ketë në sektorin e argëtimit, artikujt bazikë, por edhe te sektori i patundshmërive”, shprehet Rukiqi.

Sipas Bankës Qendrore, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 shënoi rënie deri në 4 për qind.

Kurse, Banka Botërore në raportin e publikuar në muajin prill, vlerëson se pas një recesioni historik, pritet rimëkëmbje graduale ekonomike në Kosovë dhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë raport, thuhet se rimëkëmbja ekonomike në Kosovë do të jetë graduale dhe aktiviteti real do të arrijë nivelet para-pandemike vetëm më 2022. Rimëkëmbja do të udhëhiqet nga një rritje e eksporteve dhe e konsumit.

Me vaksinimin e qytetarëve, siç po ndodh edhe në vende të ndryshme të botës, ka një tendencë që edhe në Kosovë të ketë një ringjallje ekonomike, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Ymeri vlerëson se pas përfundimit të pandemisë COVID-19, do të rritet optimizmi i qytetarëve për një normalitet të ri, rrjedhimisht edhe rritje të konsumit.

“Optimizmi i tyre për ditë të mira do të rritet dhe kur rritet optimizmi, natyrisht se do rritet edhe aktiviteti ekonomik. Sepse, gjatë kohës së pandemisë dhe krizave në përgjithësi, jo vetëm shëndetësore, tendenca e njerëzve në përgjithësi është që të kursejnë, sepse nuk dihet se çka do të ndodhë. Kurse tash, kur rritet optimizmi dhe parashikueshmëria e asaj se çka do të ndodhë, njerëzit bëhen më dorëlirë”, tha ai.

Se qytetarët kanë kursyer gjatë kohës se pandemisë, tregojnë edhe të dhënat zyrtare. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, vlerat e depozitave të qytetarëve, në muajin mars të këtij viti, kanë arritur në 4.4 miliardë euro, deri sa kjo vlerë në muajin mars të vitit 2019, ka qenë 3.3 miliardë euro.

Përveç kursimeve të qytetarëve, Ymeri thekson se edhe ardhja e qytetarëve nga diaspora në Kosovë do të ndikojë në rritjen ekonomike.

“Këtu e kemi edhe një faktor shtesë, që është ardhja e mërgatës, duke pasur parasysh që gjatë vitit të kaluar, nuk kanë arritur që të vijnë në Kosovë, sivjet besoj se do të vijnë në numër më të madh dhe besoj se kjo do të ketë ndikim jashtëzakonisht pozitiv në ekonominë e vendit”, thekson Ymeri.

Vitin e kaluar për shkak të masave kufizuese, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë vizituar Kosovën, ka qenë simbolik. Megjithatë, remitencat nuk kanë munguar.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera e përgjithshme e parave të qytetarëve me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, në vitin 2019 ka qenë 851 milionë euro, shifër kjo që është rritur vitin e kaluar në rreth 980 milionë euro.

Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave ka arritur në 242 milionë euro. Përveç remitencave, qytetarët me prejardhje nga Kosova, shpenzojnë miliona euro gjatë vizitave që bëjnë në Kosovë.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora banka boterore berat rukiqi besa ismaili fondi monetar nderkombetar koronavirusi ne kosove banka boterore berat rukiqi besa ismaili fondi monetar nderkombetar koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë