Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lituania burgos dy qytetarë që kanë spiunuar për Rusinë, ja vendimi i gjykatës
12 Nëntor 2021, 20:12Nga DOSJA
Një gjykatë në ish-republikën sovjetike të Lituanisë, ka burgosur dy qytetarë, duke i akuzuar se kanë spiunuar për Rusinë. Një gjykatë në qytetin Klaipeda, ka dënuar Aleksejus Greicius me katër vjet burgim dhe Mindaugas Tunikaitis me 18 muaj burgim, pasi i ka gjetur fajtorë për mbledhje të të dhënave për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).
Greicius, figurë publike dhe drejtor në Asociacionin baltik të të rinvje, i cili njihet për qasjet pro-ruse, e ka konsideruar veten të pafajshëm, derisa Tunikaitis e ka pranuar fajin.
Gjyqi është mbajtur me dyer të mbyllura për shkak të shqetësimeve për siguri kombëtare. Hetuesit kanë thënë se dy të pandehurit nuk e kanë njohur njëri-tjetrin, mirëpo kanë qenë në kontakt me agjentin e njëjtë të FSB-së në vjetët e fundit.
Prej vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, dhe ka nisur të mbështesë separatistët në konfliktin në lindje Të Ukrainës, gjykatat në Lituani kanë dënuar disa persona për spiunim te Rusia, apo aleatja e saj e ngushtë, Bjellorusia.
MALI I ZI- Zyrtari amerikan Gabriel Escobar ka përfunduar ditën e sotme vizitën në Malin e Zi. Gjatë takimit me zv.kryeministrin Dritan Abazoviç, ata kan...
FRANCË – Një sulm seksual dyshohet se ka ndodhur në pallatin presidencial në Paris dhe kjo ka ngritur një hetim nga prokurorët francezë.Sipas BBC, n...
SHBA- Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden. Zëri i Amerikës në versionin serb shkruan se informaci...
GLASGOW – Samiti i këtij viti i OKB-së mbi klimën, që u mbajt në Glasgou të Skocisë, u duk se u tërhoq nga një thirrje për t’i dhënë fund tërësisht ...
SHBA- Këshilli i Atlantikut të Veriut ka dënuar fuqishëm migracionin e vazhdueshëm dhe të parregullt të krijuar nga Bjellorusia si pjesë e veprimeve të synuara ...
SHBA – Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i është kundërpërgjigjur ish-komandantit të forcave amerikane në Evrop...