LIVE UPDATES
Bota

Glasgow/Samiti ndryshon qëndrimin lidhur me çështjen e qymyrit

12 Nëntor 2021, 17:42 Nga DOSJA
Glasgow/Samiti ndryshon qëndrimin lidhur me çështjen e qymyrit

GLASGOW – Samiti i këtij viti i OKB-së mbi klimën, që u mbajt në Glasgou të Skocisë, u duk se u tërhoq nga një thirrje për t’i dhënë fund tërësisht përdorimit të qymyrit, e për të ndalur plotësisht subvencionet për karburantet fosile. Por grupet negociatore që punuan për projekpropozimin përfundimtar të takimit të nivelit të lartë u dhanë vendeve të varfra shpresë për më shumë mbështetje financiare për t’u përballuar me ngrohjen globale.

Në projektpropozimin e publikuar të premten u bëhej thirrje vendeve që të përshpejtojnë heqjen nga përdorimi të qymyrit, nëse ai nuk shoqërohet me teknologji që neutralizon gazet e dëmshme. Po kështu në projektpropozim bëhet thirrje për ndaljen e subvencioneve joefikase për lëndët djegëse fosile.

Një propozim i mëparshëm, i paraqitur të mërkurën ishte më i ashpër në formulim. Në të u bëhej thirrje vendeve të “përshpejtonin heqjen graduale të qymyrit dhe subvencioneve për karburantet fosile”. Projektpropozimi i publikuar të premten ka të ngjarë t’i nënshtrohet negociatave të mëtejshme.

Helen Mountford, një eksperte mbi çështje të klimës në Institutin e Burimeve Botërore, tha se lejimi i vendeve që të përcaktojnë se cilat subvencione i konsiderojnë joefikase, do ta zbehte marrëveshjen. Përdorimi i lëndëve djegëse fosile, të cilat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të ngrohjes globale, ka qenë një nga pikat kryesore të debatit në bisedimet dy-javore në Glasgou.

Shkencëtarët pajtohen se është e nevojshme t’i jepet fund përdorimit të tyre sa më shpejt të jetë e mundur, për të përmbushur objektivin ambicioz të marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, që ngritja e temperaturës të mos jetë më e lartë se 1.5 gradë Celsius. Por përfshirja në mënyrë të qartë e një thirrjeje të tillë në deklaratën e përfundimtare është një çështje me ndjeshmëri politike, edhe për vende si Arabia Saudite, që druhen se shënjestra e radhës do të jenë nafta dhe gazi.

Një problematikë tjetër ishte ajo që lidhej me ndihmës financiare për vendet e varfra për t’u përballuar me ndryshimet klimatike. Vendet e pasura nuk arritën t’u siguronin atyre 100 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2020, ashtu sikundër ishte rënë dakord, duke shkaktuar zemërim të konsiderueshëm mes vendeve në zhvillim. Projektpropozimi përfundimtar e pasqyron këtë shqetësim, duke shprehur “keqardhjen e thellë” që objektivi prej 100 miliardë dollarësh nuk është arritur. Në të u bëhet thirrje vendeve të pasura të rrisin financimet.

Në projekpropozim flitet gjithashtu për krijimin e një fondi për të kompensuar vendet për dëmet serioze që shkaktojnë ndryshimet klimatike. Vendet e pasura si Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht njihen si emetuesit më të mëdhenj të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, janë kundër detyrimit me ligj për të paguar për humbjet dhe dëmet që pësojnë vendet e varfra.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 cop26 ne glasgow samiti i cop26 samiti per klimen cop26 cop26 ne glasgow samiti i cop26 samiti per klimen

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit