Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, së bashku me ministrin Arben Ahmetaj, kanë pritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’, 60 mijë vaksina Sinovac. Rama shkruan në ‘Facebook’ se ditën e nesërme do të vijnë në Shqipëri dhe doza të tjera nga Pfizer.
POSTIMI i Ramës
Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 60 MIJË doza të vaksinës Sinovac, teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë.
Manastirliu tha se doza e mbërritur do të shërbejë për grupmoshat të cilat deri më tani kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, ndërsa shtoi, se synohet të ulet fasha e grupmoshave që vaksinohen, duke nisur me punonjësit e transportit publik.
“Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac. Këto janë pjesë të programit të dytë të marrëveshjes që është bërë nga qeveria. Kjo do të përdoret nga personat që kanë marrë vaksinën e parë dhe vaksinimi do të nisë dhe me dozën e dytë. Numri i vaksinimeve deri ditën e djeshme është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës. Jemi në grupmoshën plus 60. Po vaksinojmë dhe me të gjithë punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e strukturave hotelerie për të lehtësuar sezonin turistik. Do të përfshijmë edhe punonjësit e transportit publik. Situata është e normalizuar, ka një numër të qëndrueshëm të rasteve aktive, kjo edhe për faktin që vaksinimi masiv po jep efektin e vet. Është vendi për të treguar sukses. Duke filluar nga dita e nesërme, sërish mbërrijnë vaksina, nga Pfizer. Arrijnë dhe 40 mijë vaksina të AstraZenecas. Do të vijojmë me intensifikimin e planit të vaksinimit duke ulur dhe grupmoshën”, u shpreh Manastirliu.
Ndërsa ministri Ahmetaj, sigurimin e vaksinave, ia faturoi si sukses qeverisë, e cila sipas tij, ka arritur të fitojë këtë betejë ndaj virusit.
“Sot është moment i duhur relfektimi për t’iu kthyer mbrapsht betejës sonë me COVID-19.Këtë betëjë e kemi fituar, vëmendja duhet të vazhdojë. Plani i vaksinimit është i furnizuar jo vetëm me vaksina Sinovac, Pfizer dhe AstraZencea por edhe më tej. Sot nuk mungon asnjë vaksinë. Është premtim i mbajtur, e themi sot, pas datës 25 prill. S’ka të bëjë me zgjedhjet, por me atë që do të bëjë një qeveri”, tha Ahmetaj.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, është takuar këtë të dielë me përfaqësuesit e vendeve të “Grupit C5” të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Sll...
TIRANË– Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, për të qënë prezent në ceremoninë e ‘Defender 21’ në sheshin ‘Nënë Tereza’. Kjo u ...
TIRANË– Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim në MEPJ homologët e saj, Ministrin e Jashtëm të Austris...
TIRANË– Në fotot e ceremonisë dallohet qartë se sa shumë distancë ka mes presidenti dhe kryeministrit në krah të të cilit qëndron ambasadorja amerikane Yur...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidenti Meta janë bërë bashkë në ceremoninë e stërvitjen ushtarake “Defender 21”...
TIRANË– Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nga selia blu i ka bërë thirrje kandidatit për kryetar Lulzim Bashës që të përballen...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk përshëndeti në fjalën e tij, kryeministrin Edi Ramën apo ambasadoren Yuri Kim. Meta nisi fjalimin e tij në ceremoninë e ‘D...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përfunduar video-live në ‘Facebook’ nga Defender 21 në momentin kur presidenti Ilir Meta u bë gati për të mbajtur fjalimin...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve midis dy vende...
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në ceremoninë e Defender 21. Në fjalimin e saj ajo u shpreh se ky është një moment histo...