LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin në Kosovë: Është SEKRET, s'e kam folur as me Albin Kurtin

• Pa ia kërkuar askush, e pa u konsultuar me askënd, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgatitur draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Drafti për zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit. • Lajmin e dha sot në një konferencë urgjente nga Kryeministria. • Rama pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, më saktë presidentit Emmanuel Macron e kancelarit Olaf Scholz. • Po ashtu pretendon se në dijeni ka vënë edhe presidentin e KiE, Charls Michel. • Rama ka deklaruar se është dokument konfidencial, dhe sipas tij Asociacioni do të ishte pjesë e organizitmit të jetës së Kosovës dhe bazuar në Kushtetutë. Por theksoi se nuk do të bëhet kurrë publik. Arsyet nuk i ka bërë me dije.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Deklarata e Ramës për draftin/ Reagon "ashpër" ish-ministrja Haradinaj: Kryeministri shqiptar në shërbim të ndarjes së Kosovës

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
Meliza Haradinaj

KOSOVË- Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur se i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive. 

"Pra tani "agjentët" e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!,"-shkruan Haradianj në Facebook.

3 VITE ME PARE

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: E kam parë draftin e Ramës për Asociacionin

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
Enver Hoxhaj

KOSOVË- Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se e ka parë draftin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Hoxhaj me anë të një postimi në Twitter deklaroi se e mbështet qëndrimin e Ramës, për krizën në veri të Kosovës.

“Unë mbështes qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për krizën në veri të Kosovës. Është thelbësore që Kosova të punojë së bashku me aleatët tanë strategjikë në mënyrë që të adresojmë me përgjegjësi dialogun Kosovë-Serbi dhe qasja më e qëndrueshme është përmes një marrëveshjeje të plotë të njohjes reciproke”, shkroi ai në Twitter.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se i ka dorëzuar një draft propozim, presidentit francez, Emannuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Nga Serbia keni marrë garanci? Rama: Nuk është detyra ime, drafti për asociacionin do të jetë neutral

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se kanë hartuar një draft për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se drafti është netural, ndërsa shtoi se përveçse me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka konsultuar as me palën serbe. 

Nga Serbia keni marrë garanci? 

Rama: Nuk është detyra ime që të mos konsultohem. Unë jam palë, dua apo nuk dua unë. Pozicioni i të qenurit kryeministër i Shqipërisë janë palë. Drafti është neutral në këtë pikë. Nuk është bërë as për njërin as për tjetrin, por për Kosovën në radhë të parë. Unë nuk marr vota në Kosovë. Nuk kam asnjë interes në Kosovë as në aspektin profesional dhe as politik ngushtësisht. Si kryeministër i Shqipërisë që sheh sesi një pjesë e kombit tim po hyn në një kurs përplasjesh me ata që lartësuan kombin tim dhe që hodhën bomba ndaj kombit, e ndjej për detyrë.

3 VITE ME PARE

Rama: Ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, Kurtin do e mbështes deri në fund për dialogun

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama mohoi të ishte ndërhyrës në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se e mbështet Albin Kurtin, por në Kosovë të "zotët e shtëpisë" janë ndërkombëtarët. Rama tha se duhet të merren masa të menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin e situatës. 

Edi Rama: Nuk po hyj në mes, po kontribuoj për dialogun. Thelbi i marrëveshjes është Asosacioni, çfarë kërkojnë ndërkombëtarët që unë i quaj "të zotët e shtëpisë" në Kosovë, sepse ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba, nëse ata i kthejnë shpinën, ajo shtëpi hyn në ditët e saj më të zeza. Nuk bëj komente për Kurtin, është kryeministër i Kosovës, e respektoj. E kam mbështetur edhe kur disa qora e sulmuan si tradhtar pse u ul me Vuçiç në tryezë dhe do e mbështes gjithnjë. Në vend të merremi me këto, merremi me 4 kryetarë komunash. Duhen shpallur zgjedhje të reja, menjëherë. Duhet tërhequr policia menjëherë, rri policia aty kot nëpër godina bosh. Ndërkombëtarët atje janë të zotët e shtëpisë. Nëse trupat e huaja do të marrin veriun e Kosovës çështja do të kthehet në tryezë kushedi përsa vite./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE nga DRAFTI i Ramës: S'ka lidhje fare me njohjen, do zgjidhë çështjen e Asosacionit!

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka propozuar një draft për Asosacionin e komunave në veri të Kosovës, u shpreh se është i shqetësuar për faktin se kryeministrin e Kosovës, Albn Kurtin, po e fajësojnë ndërkombëtarët. Ndërsa mohoi se edhe ai i është bashkuar. Në një konferencë për mediat, Rama tha se të gjithë aleatët janë ndër Kurtit. Po ashtu, dha detaje nga drafti duke u shprehur se nuk merret fare me njohjen e Kosovës nga Serbia.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Rama: Jo nuk kam dalë vetë vullnetar, kam dhënë një kontribut që bazohet në punën e një grupi top ekspertësh.

Thatë që drafti është sekret, ky propozim përfshin Asosacionin, por a jep njohjen e Kosovës?

Rama: Drafti është statuti i Asosacionit të Komunave Serbe. Nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordiane.

Pse e sulmoni Albin Kurtin, sepse po zbaton ligjin, pse duhet sulmuar?

Rama: Nuk e kam sulmuar Albin Kurtin, atë e fajson bota e tërë demokratike me emër dhe mbiemër. Sepse më shkakton vetëm keqardhje. Nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu.

A mendoni se duhet të shqetësoheni kaq shumë për Kosovën, e jo për një bashkëpuntor tuajin (Vangjush Dako) që ka marrë dardha dhe mollë pas kurrizit tuaj?

Rama: Vazhdojmë me pyetjen tjetër.

3 VITE ME PARE

Rama: Draftin nuk e kam konsultuar me Kurtin, në lojë është fati i Kosovës, serbët po ushqehen me vetëvendosje në veri

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e ka konsultuar me Albin Kurtin, draftin e propozuar prej tij për Asosacionin. Në një konferencë urgjente për mediat, Rama tha se nuk diskutohet më fati i Albin Kurtit por i Kosovës.

Edi Rama: Nuk e konsultova draftin me Kurtin. Nuk hyj fare te këto se s'kanë rëndësi të veçantë nëse janë apo s'janë të vërteta përsa kohë nuk janë deklarata por dokumente që qarkullojnë. Nuk është fati i Albin Kurtit në lojë, por i Republikës së Kosovës si e tërë; dua vetëm suksesin e Kurtit dhe të Kosovës por nuk mund të rri më duke parë në kushtet që ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen nga Serbia por nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura është Kosova. 

Nuk thashë amerikanët dhe BE. Janë ekspertë të pavarur që kanë punuar bashkarisht për të dhënë një kontribut, ajo që unë bëra është që këtë kontribut ta kthej në mundësi për dialogun pastaj e dinë ata që marrin pjesë në dialog sa e marrin në konsideratë. Ky është kontribut i domosdoshëm pasi palët nuk merren vesh kush do e bëjë këtë punë. Kjo është një gjë shumë e madhe për tu tretur në dallgët e furtunës dhe në gotën e 4 komunave për 4 kryetarë që e kanë kryer misionin e tyre dhe mund ta kryejnë funksionin në godina të tjera. Po ushqehet fryma e vetëvendosjes së serbëve atje./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DRAFTI i Ramës për Kosovën, shpjegohet kryeministri: Nuk rrija dot më spektator, me Albin Kurtin s'u konsultova fare!

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Rama ka patur edhe një koment për lajmet që qarkulluan për sanksionimin "non grata" të Albin Kurtit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë për mediat, Edi Rama tha se draftin nuk e ka bërë për të, por për republikën e Kosovës. Gjithashtu, i pyetur nëse e ka konsultuar draftin e tij të propozuar për asociacionin Albin Kurtit, Rama e mohoi.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Rama: Është dokument konfidencial dhe nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë arsyet për asosacionin. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe t'i bëjë palët të flasin për gjëra konkrete, e jo me vete dhe për vete. Aryseja pse e ndaj publikisht sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator.

Ju në Bratislavë u dukët jo i shqetësuar për situatën në Kosovë, pse ky shqetësim tani? E keni konsultuar me Albin Kurtin këtë draft?

Rama: Nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Por jam tejet i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës, në sytë e aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke nisur nga rritja e trupave në Kosovë. Do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës. Psh. ose humbja e Kosovës në aspektet e një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e trupave tuaja. Për këto jam shumë i shqetësuar. Kosova ka që në vitin 1999 që nuk ka asnjë kërcënim. është vetëm në mendjen e politikanëve në Kosovë, është mënyrë për të bërë politikë të brendshme duke përdorur hijen e një kërcënimi që nuk ekziston. Këtë e di cilido që e shikon skenën pa interesat elektorale brenda Serbisë apo Kosovës. Për këtë jam i shqetësuar. Jo nuk e kam konsultuar me Albin Kurtin, nuk hyj fare në non gratat. Nuk kanë rëndësi nëse janë apo jo të vërteta përsa kohë nuk janë deklarata publike. Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por i Republikës së Kosovës dhe natyrisht që dua vetëm suksesin e Albin Kurtit dhe Kosovës e asgjë tjetër. Por nuk rri dot më duke parë në kushtet kur ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh. Nuk i vjen Kosovës nga Serbia por reduktimi i marrëdhënieve me aleatët.

3 VITE ME PARE

Rama në konferencë urgjente: Dje i dërgova Macron dhe Scholz një draft për asosacionin, e kanë punuar amerikanët

Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ndau me publikun sot lajmin se i ka dërguar dje presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një draft të ri për asosacionin, i punuar nga ekspertë amerikanë dhe i udhëhequr prej tij. Rama tha Kosova dhe Serbia nuk e duan Asosacionin. Rama tha se drafti iu është dërguar të gjitha palëve.

Edi Rama: Do të ishte nyja e dialogut asosacioni dhe bindja ime është që asnjëra nga palët nuk e do asosacionin dhe do të bëjë çmos ta mbajë krizën ndezur me  artifica. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asosacionit është çelësi   për të hapur derën e afirmit  ndërkombëtar të njohjes së Kosovës dhe njohjes së saj nga të gjithë dhe uljen në të gjitha forumet ndërkombëtare. Dje i kam përcjellë Macron dhe kancelarisë Scholz, vura në dijeni Charles Michel dhe palën amerikane. është një draft për asosacionin i punuar nga ekspertë amerikanë. Një gjë që është bërë në rast se do të vinte kjo ditëkur palët dhe në këtë rast është i pakuptueshëm qëndrimi i Kosovës, palët nuk po  merren dot vesh se kush duhet ta shkruajë këtë tekst. Përmbajtja e draftit është koefidenciale./Dosja.al

 

drafti i rames per asosacionin edi rama

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait