LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian Nikulajt, autorët largohen me BMW, gjendet një makinë e djegur

•Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Lezhës. • Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov ndaj Eno Nikulajt, kusheririt të Ardian Nikulajt. • Ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. • Autorët e atentatit janë ende në kërkim. •Eno Nikulaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës. • Raportohet se autorët e atentatit janë larguar nga vendngjarja me një BMW me targa të cilat ishin vjedhur në Tiranë. • Një makinë e djegur është gjetur në Rinas, ku dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Eno Nikulajt. • Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndonëse dyshohet se motivi është gjakmarrja.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Del FOTOJA e 40-vjeçarit që u ekzekutua sonte në Lezhë, kushëri i Ardian Nikulajt

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian
eno nikulaj

LEZHË- Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Eno Nikulaj, i cili u ekzekutua mbëmjen e sotme në Lezhë. Viktima ishte kushëririri i biznesmenit, Ardian Nikulaj që u vra me 19 prill të këtij viti.

Mësohet se Eno ishte në lëvizje me një makinë tip fuoristradë, kur është qëlluar me armë zjarri. Autorët ende të paidentifikuar janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip “BMW” me targa të vjedhura në Tiranë.

Pas ngjarjes, një mjet është gjetur i djegur në afërsi të aeroportit të Rinasit, dhe paraprakisht dyshohet se u përket autorëve.

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian

2 VITE ME PARE

Gjendet një makinë e djegur në Rinas, dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Lezhë

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian
foto ilustruese

TIRANË- Një makinë është gjetur e djegur në Rinas menjëherë pas atentatit në Lezhë , ku u ekzekutua me armë zjarri Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra në muajin prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Paraprakisht dyshohet e makina e djegur i përket autorëve, të cilët kanë marrë pjesë në atentatin e kësaj të shtune.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Kujtojmë se Eno Nikulaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës, për shkak të plagëve të marra.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Qëlluan me breshëri ndaj Eno Nikulajt, autorët u larguan me një BMW me targa të vjedhura

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian
foto nga vendngjarja

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur pak më parë në qytetin e Lezhës ku mbeti i plagosur Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardain Nikulaj, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në lokalin e tij në Shëngjin.

Autorët kanë qenë me një makinë “BMW” me targa AB 138 HT. Targat janë vjedhur në 29 nëntor të 2023 te komisariati nr. 6 në Tiranë në Kombinat.

2 VITE ME PARE

Atentati në dalje të Lezhës, reagon policia: Eno Nikulaj në gjendje të rëndë në spital

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Një atentat me armë zjarr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku i plagosur rëndë ka mbetur Eno Nikulaj, i cili është kushëririri i biznesmenit, Ardian Nikulaj që u vra me 19 prill të këtij viti.

Policia ka dalë më një komunikatë zyrtare për ngjarjen e rëndë ku bën me dije se i plagosur është transportuar në spital në një gjendje shumë të rëndë, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli për lokalizimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin. Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Atentati në Lezhë, dalin pamjet nga vendi ku u qëllua Eno Nikulaj

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian
foto nga vendngjarja

LEZHË- Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ndaj kushëririt të Ardian Nikulajt, Eno Nikulajt.

Mësohet se Eno ishte në lëvizje me një makinë tip fuoristradë, kur është qëlluar me armë zjarri. 

Raportohet se nikulaj është dërguar në spital dhe ende nuk dihet nëse ka ndërruar jetë. 

 

 

 

2 VITE ME PARE

Atentat në Lezhë, të shtëna me kallashnikov ndaj kushëririt të Ardian Nikulajt (EMRI)

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian
ardian nikulaj

LEZHË- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë para pak minutash.

I plagosur rëndë ka mbetur Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt, biznesmenit që u vra në lokalin e tij më 19 prill të këtij viti.

Mësohet se Eno Nikulaj u qëllua me kallashnikov te Porta e Ujësjellësit të Lezhës. Dyshohet se shkaku i atentatit të jetë hakmarrja.

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor. Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, raportohet për një viktimë

Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian
foto ilustruese

LEZHË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më herët në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve i vrarë ka mbetur një person. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

eno nikulaj ardian nikulaj atentat ne lezhe

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit