E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Një ditë para protestës së opozitës para Kryeministrisë, kryedemokrati Sali Berisha. • Arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha i ka kthyer në kauzën e protestës së nesërme. • Ndërsa paralajmëroi Policinë dhe agjentët e SHISH që të mos futeshin në mesin e protestuesëve, ndërsa shtoi se çdo qytetarët të "prekur" do e cilësonte si të përndjekur politik. • Më pas, Berisha vazhdoi akuzat dhe tha se McGonigal bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministra të tjerë janë takuar në klube nate në Tiranë dhe kanë bërë orgjira, ndërsa pretendon edhe janë fotografuar. • Por po ashtu nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar fotografinë e aleatit të tij Ilir Meta me shqiptaro-amerikanin Agron Neza nëse e ka pyetur se çfarë kanë diskutuar, Berisha thotë se kanë folur dhe shton se nuk është aspak i çuditur.
Sipas tij, Meta është takuar me Agron Nezën falë njohjeve që kanë pasur me vëllain e tij gazetar, Agim Neza.
“Nëse është problemi tek opozita, opozita nuk ka patur asnjë pushtet dhe gjëra konkrete nuk i ka kërkuar dhe nuk mund t’i kërkonte McGonigal. përderisa ka shpërthyer skandali, Agron Neza ishte shqiptaro-amerikan, i cili thuhet se u thoshte njerëzve që jam punonjës i FBI. Nëse Ilir Meta ka drekuar e darkuar me të, nuk më çudit kjo. Ai ka pasur një vëlla gazetar, njeri serioz, i cili ka qenë zëdhënës edhe te PD, edhe te LSI kështu që i ndjeri Agim Neza ka qenë njeri me reputacion të mirë. S’kam dëgjuar asnjëherë se ka qenë i implikuar në këtë apo atë aferë. Edhe mua, po të më thoshte takim, po të kisha kohë do e kisha pritur,”- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme.
Berisha theksoi gjatë konferencës së shtypit: “Edi Rama ka konsumuar vepër penale, duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Nju Jork, për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë dëshmitar të vetëm, nuk i ka paraqitur ata para drejtësisë shqiptare. Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë praktikisht me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale, me një njeri i cili me veprimet e tij, ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-së; me një njeri i cili me veprimet e tij, është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri, pra një krim monstruoz antikushtetues, por edhe një seri krimesh të kësaj afere. Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme”, nënvizoi kreu i opozitës.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar gjatë konferencës së sotme për shtyp, detaje për lidhjet me Charles McGonigal. Në fjalën e tij në konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama angazhoi ish-agjentin e FBI-së për hetimin që sipas tij donte të kryente qeveria për atentatin ndaj Tom Doshit në 2017-ën. Berisha u shpreh se Rama dërgoi ish-ministren e atërhershme të Drejtësisë Etilda Gjonaj të shkonte në Vjenë për hetimin.
"Tani dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner, ky mashtrues amoral që u tha shqiptarëve se, sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një sms dhe ishte një shoqërues me të, ky së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin, ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës së saj, ka urdhëruar dhe ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë. E sigurtë, në një aktivitet kryekëput në shkelje të vendit dhe ligjeve të SHBA.
Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar. Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto.
Pra edhe në këtë aspekt, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministrja, të jemi të hapur këtu. Përkundrazi i ka bërë të qartë që kjo nuk është detyra e ministrit. Të dërgojmë prokurorë, por Edi Rama ka dërguar ministren. A ka marrë pjesë në pyetje ministrja, a ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i bandave, i banditëve,”-tha Berisha.
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se drejtori i AMP-së, Ard Veliu ka qenë një nga personat që ka takuar më shumë ish-zyrtarin e FBI, McGonigal. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, ai ka bërë ‘gjah për disa prokurorë me qëllim që t’i nxjerrë nga sistemi’.
“Terrorizimi është kërcënim madhor për rendin e vendeve të lira. Ky i shpërbën ata. Rama po largon profesionistët. Largoi presonin që kishte rënë në gjurmët e McGonigal. Ramësi jap një paralajmërim të fortë, se nëse shkel ligjin do ketë probleme të mëdha me opozitën. Opozita kërkon që Shërbimi Informativ të qëndrojë ashtu siç e kërkon ligji. Kemi të bëjmë me institucione të inkriminuara. Ardi Veliu një nga njerëzit që ka takuar më shpesh McGonigal. Kjo është shumë e sigurt. McGonigal me kërkesë të Ramës ka bërë gjah për prokurorë të caktuar që t’i nxjerrin nga sistemi. Prokurorë që janë marrë me çështjen e Saimir Tahirit janë nxjerrë nga sistemi. Ky u hiqej si njeriu që dinte gjithçka dhe që duhej marrë fjala e tij parasysh. Deri këtu ka arritur degradimi nga Edi Rama”, tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 11 shkurtit ka ngjallur interes në gjithë botën. Ai i kërkoi sot dorëheqjen kryeministri Edi Rama dhe tha se kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë watergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave.
“Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm te qytetarëve shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botën. Kjo është protesta në gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, kafenetë, nuk flitet veçse për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe në vendet e Europës. Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë ëatergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë zbuluesin ndoshta më të rëndësishëm të planetit. përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj se Edi Rama është absolutisht i pashpresë, ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe drejtësisë së SHBA-ve.” – u shpreh Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se deputetët e PD-së që nuk i janë bashkuar atij, por që do jenë të pranishëm në protestë, janë të ftuar të flasin edhe në podium. Por kishte përjashtime, e foli për Lulzim Bashën dhe për Enkelejd Alibeajn.
"E përshëndes. Nëse kanë dëshirë të flasin në podium. Janë deputetë të PD. Përveç Bravës dhe Alibashës, të tjerët janë të mirëpritur,"-tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur ditën e sotme se në protestën e nesërme do të zbatohet praktika 'Name and shame'. Kreu i PD tha se qytetarët do të dënojnë personat që i vjedhin.
'E morët vesh historinë e fundit. Rama shpalli tenderin për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin. Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për tu mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit. Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika ‘name and shame’, ‘emëroje dhe turpëroje’. Emërimi është vetëm një; hajdut, ke vjedhur. Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh. është një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme.'- tha sot Berisha përballë gazetarëve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar Policinë dhe SHISH që të kenë kujdes në protestën e thirrur më 11 shkurt. Po ashtu ndër të tjera, Berisha tha se nëse do të kishte incidente, çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do të përgjigjet dhe pas 30 vitesh.
Pyetje: Nëse në protestën e datës 11 shkurt do të ketë incidente nga qytetarët a do të ndihet përgjegjëse PD?
Sali Berisha: Paralajmëroj policinë të mbajë qëndrimin më korrekt, çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do të përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Ndaj paralajmëroi policinë, punonjësit e SHISH të kenë shumë kujdes. Madje mos të futen fare në turmë. Sepse në SHISH po ndodh dhe ai do të jetë në atë, ai po shkatërron institucionin. Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Dhe ndaj paralajmëroj policinë, punonjësit e SHIK. Madje të mos futen fare në turmë se në Shik po ndodh…ai po shkatërron institucionet. Ky këshilltari i Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, ka folur edhe për socialistë dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se ekzistojnë foto të ish-agjentit me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministra duke bërë orgjira në klubet e Tiranës.
"Di Rama ka urdhëruar shpalljen e tij ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë për ti shpërblyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje. Ky është një akt tjetër primitiv i tij. Të shpallësh ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë, një trevë atdhetare, një agjent rus, apo një tradhtar të vendit të vet, tregon një akt papërgjegjshmërie të plotë. Së treti, McGonigal, Erion Veliaj, ministra, kanë bërë orgjira, absolutisht po, në klube nate dhe në lokale gjysëm errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, por kjo është e sigurtë, kjo që them. Ka një hetim kombëtar, ndërkombëtar, ka një hetim dhe hetimi ka rregullat e veta. Ne do ta japim kontributin tonë, pa asnjë diskutim në këtë hetim. Prandaj Edi Rama mendon se do të bllokojë komisionin. Jo, komisioni do të hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, çdo takim të tij. Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij, ka rekrutuar mes tyre apo jo për llogari të rusëve, këtë e thonë të tjerë. Unë nuk mund ta them këtë. Ju e dini se atje ka një hetim, një pjesë të mbidheshme e një pjesë të nëndheshme. Por tani rrethanat tregojnë, provojnë qartë se vetëm kanë qenë budallenjtë rusë, ose Deripaska nuk ka qenë një strofull zbulimi rus, se ndryshe ky nuk kishte si të mos jetë, dhe nuk ka si të mos jetë një agjent i atij vendi. Këto rrethana janë të reja,"-tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar si të jashtëzakonshme protestën që pritet të mbahet nesër para Kryeministrisë. Në konferencën e përjavshme me mediat, Berisha tha se interes të madh për këtë protestë ka pasur si në Shqipëri, ashtu dhe në SHBA dhe vende të tjera të Europës.
"Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë. Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës.
Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, ‘ëatergatit’ të shekullit të 21, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë, zbuluesin, ndoshta më të rëndësishëm të planetit. Përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj këtu se Edi Rama është absolutisht i pashpresë. Ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj të SHBA. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterrues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, aleat, udhëheqës kryesorë i NATO-s, dhe sigurisë në botë,"-tha Berisha.