Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Joni Keta është zgjedhur sot zyrtarisht kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit. • Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Keta arriti që të marrë 11 vota pro kandidaturës së tij. • Gjatë mandatit të parë, Keta ka mbajtur postin e zv.drejtorit të BKH-së. • Ndërkohë që në garë për tu zgjedhur drejtues së BKH-së ishin gjithsej 7 kandidatë. • Procesi i përzgjedhjes ka zgjatur disa muaj dhe në garë ishin gjithsej 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë. • BKH, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, u drejtuar gjatë mandatit të parë nga Aida Hajnaj.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të shqyrtuar dhe votuar kandidaturën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidati i propozuar për postin e drejtorit është Joni Keta, ish zv.drejtor i BKH-së, u zgjodh në krye të "FBI"-së shqiptare me 11 vota pro dhe asnjë kundër.
Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e BKH duke pasuar postin e Aida Hajnajt, si edhe ka mundësinë e rizgjedhjes pas përfundimit të mandatit.
Procesi i përzgjedhjes ka zgjatur disa muaj dhe në garë ishin gjithsej 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë. BKH, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, u drejtuar gjatë mandatit të parë nga Aida Hajnaj.
TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot seancën e votimit për emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mbledhja nisi në orën 11:00, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga ambasadat e SHBA dhe BE, që ndoqën procesin e votimit të kandidatit të SPAK.
Zëvendësdrejtuesi dhe drejtuesi i komanduar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta u propozua një javë më parë nga treshja e prokurorëve të SPAK për të marrë drejtimin e "FBI-së" shqiptare.
Për këtë pozicion garuan shtatë kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë. Mandati i parë pesëvjeçar i kësaj strukture ishte drejtuar nga Aida Hajnaj./ Dosja.al