Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Vendi ynë është përfshirë ditën e djeshme nga moti i keq. • Reshje të dendura shiu "pushtuan" qytetet e vendit ndërsa u regjistruan edhe problematikat e para. • Në qytetin e Durrësit reshjet e dendura të shiut kthyen rrugët në pellgje uji ndërsa u përmbytën edhe disa banesa. • Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit në Durrës. • Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit. • Bëhet me dije se uji ka hyrë në një të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh publike dhe si pasojë janë evakuuar disa familje të cilat janë akomoduar te Kavalishenca. • 40 hektarë toke bujqësore llogaritet të jetë nën ujë. • Sipas ministrisë, në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura. • Bashkia e Durrësit gjithashtu ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar ndërsa ka bërë me dije se banesat e përmbytura ndodhen në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, Nishtull dhe kryqëzimi pranë IEVP. Më tej bashkia bën me dije se uji ka hyrë në rreth 300 banesa. • 200 shtëpi janë përmbytyr në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull. • Ndërkohë banorët shprehen se ata janë përmbytur edhe herë të tjera por jo në këtë masë që jemi përmbytur këtë herë. • Sipas një banori shkak i përmbytjeve nuk janë reshjet e shiut por problem është kanali kryesor. • Ai theksoi se bashkia duhet të vendosë një projekt për këtë këtë kanal pasi ështe herë e tretë që përmbyten. • Një tjetër i prekur nga përmbytja u shpreh se edhe në banesë rri me çizme pasi është dëmtuar çdo gjë nga uji. • Sipas tij kanalet kulluese i mbyllën kur u bë rruga. Ai thekson se kanë kërkuar që të futej një tubacion por nuk është pranuar kërkesa e tyre.
2 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Vendi ynë është përfshirë ditën e djeshme nga moti i keq. Reshje të dendura shiu "pushtuan" qytetet e vendit ndërsa u regjistruan edhe problematikat e para. Në qytetin e Durrësit reshjet e dendura të shiut kthyen rrugët në pellgje uji ndërsa u përmbytën edhe disa banesa.
Bashkia e Durrësit ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar ndërsa ka bërë me dije se banesat e përmbytura ndodhen në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, Nishtull dhe kryqëzimi pranë IEVP. Më tej bashkia bën me dije se uji ka hyrë në rreth 300 banesa.
200 shtëpi janë përmbytyr në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull.
Ndërkohë banorët shprehen se ata janë përmbytur edhe herë të tjera por jo në këtë masë që jemi përmbytur këtë herë. Sipas një banori shkak i përmbytjeve nuk janë reshjet e shiut por problem është kanali kryesor. Ai theksoi se bashkia duhet të vendosë një projekt për këtë këtë kanal pasi ështe herë e tretë që përmbyten.
“Jemi përmbytur edhe herë të tjera, por jo në këtë masë që jemi përmbytur këtë herë. Problemi është kanali kryesor që del nga shtrati dhe na përmbyt, nuk janë reshjet e shiut. Na ka hyrë uji brenda, kemi ngelur gjithë natën nëpër dritare. Shteti duhet të ndërhyjë për kanalin, Bashkia Durrës ta vendosë në projekt kanalin, është hera e tretë që na përmbyt”, tha një banor.
Gjatë fjalës së tij një tjetër i prekur nga përmbytja u shpreh se edhe në banesë rrinë me çizme pasi është dëmtuar çdo gjë nga uji. Sipas tij kanalet kulluese i mbyllën kur u bë rruga. Ai thekson se kanë kërkuar që të futej një tubacion por nuk është pranuar kërkesa e tyre.
“Edhe brenda në shtëpi rrimë me çizme, ka dëmtuar çdo gjë që ka kapur uji. Jemi përmbytur se uji në kanal ka dalë sipër rrugës. Kanalet kulluese i mbyllën kur u bë rruga, kërkuam që të futej një tubacion, por nuk pranuan. Kanali i madh nuk e përballon, kanalet kulluese e dërgonin ujin tek një kanal tjetër”, shtoi një tjetër.
Njoftimi i Bashkisë Durrës:
Të gjitha grupet tona, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat. Aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durresit te Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë IEVP.
Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull. Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika.

DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit në Durrës. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.
Bëhet me dije se uji ka hyrë në një të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh publike dhe si pasojë janë evakuuar disa familje të cilat janë akomoduar te Kavalishenca. 40 hektarë toke bujqësore llogaritet të jetë nën ujë. Sipas ministrisë, në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.
NJOFTIMI I PLOTË:
Informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet në qarkun e Durrësit
Gjatë gjithë natës dhe sot, vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.
· Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.
· Eshtë bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.
· Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.
· Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.
· Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë
· Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.
· Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.
· Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.
Grupet e punës janë në terren për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e saktë të dëmeve.