Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit. • Si pasojë ka ndërruar jetë pronarja e banesës, një 52-vjeçare. • Viktima është identifikuar si Kozeta Teço. • Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë. • Raportohet se ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune duke rritu akoma më shumë dyshimet. • Pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie. • Një person i dyshuar si autor i vrasjes është arrestuar nga policia. • Gjatë arrestimit, Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte dhe lidhje intime me viktimën e ka mohuar vazhdimisht të jetë autori i vrasjes. • Ishin kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor të bien në gjurmët e një të dyshuari, i cili u pa pranë pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende.• Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço. Bëhet me dije se gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues. • Nga ana tjetër mësohet se policia dhe prokuroria e Korçës kanë grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën. • Nga hetimet paraprake rezulton se autori, mbrëmjen e së djelës e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje. • Gjithashtu dyshohet se mes tyre të ketë patur një konflikt të çastit, e cila ka përfunduar në ngjarjen e rëndë. • Mësohet po ashtu se Selmani njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike dhe thuhet se ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni.
8 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço. Bëhet me dije se gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues. Nga ana tjetër mësohet se policia dhe prokuroria e Korçës kanë grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën.
Nga hetimet paraprake rezulton se autori, mbrëmjen e së djelës e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje. Gjithashtu dyshohet se mes tyre të ketë patur një konflikt të çastit, e cila ka përfunduar në ngjarjen e rëndë. Mësohet po ashtu se Selmani njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike dhe thuhet se ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni.
52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në apartamentin e saj në Pogradec të përfshirë nga flakët teksa dyshimet janë për një vrasje të kryer nga i dashuri i saj. Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë.
Raportohet se ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune duke rritu akoma më shumë dyshimet. Pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti.
POGRADEC- Të tjera detaje vijojnë të dalin nga ngjarja e rëndë e raportuar sot ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Pogradec të përfshirë nga flakët teksa dyshimet janë për një vrasje të kryer nga i dashuri i saj. Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë.
Sipas raportimeve në media, i dyshuar për kryerjen e krimit Ilirjan Selmani, dyshohet se kishte një lidhje intime prej 8 vitesh me viktimën. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit pas një konflikti mes tyre ndërsa gjatë debatit, Selmani dyshohet se e ka goditur me një mjet prerës në qafë dhe në krah Teçon, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Gjatë arrestimit, Ilirjan Selmani, e ka mohuar vazhdimisht të jetë autori i vrasjes. Ishin kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor të bien në gjurmët e një të dyshuari, i cili u pa pranë pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende.
POGRADEC- Personi në foto është 52-vjeçarja Kozeta Teço e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në apartamentin e saj në Pogradec të përfshirë nga flakët teksa dyshimet janë për një vrasje të kryer nga i dashuri i saj. Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë.
Raportohet se ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune duke rritu akoma më shumë dyshimet. Pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie. Ndërkohë, një person i dyshuar si autor i vrasjes është arrestuar nga policia.
Gjatë arrestimit, Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte dhe lidhje intime me viktimën e ka mohuar vazhdimisht të jetë autori i vrasjes. Ishin kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor të bien në gjurmët e një të dyshuari, i cili u pa pranë pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende.
POGRADEC- Kozeta Teço nuk humbi jetën nga zjarri i rënë në banesën e saj, por u vra nga një person. Pas arrestimit të autorit të dyshuar të krimit është zbardhur edhe dinamika e ngjarjes.
Paraditen e sotme rreth orës 06:00 u njoftuar se 52-vjeçarja ishte gjetur e pajetë në banesë dhe se kishte ndërruar jetë nga asfiksia. Më pas në trupin e viktimës u konstatuan shenja mbytjeje dhe dëmtimesh me mjet prerës. Kështu hetimet u drejtuan nga pista e vrasjes.
Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes pas këtyre dyshimeve dhe gjatë kontrolleve pranë pallatit ku jetonte viktima, u gjetën në një kosh mbeturinash peshqirë dhe kartopeceta me gjak. Sendet ka dyshime se janë përdorur nga autori i dyshuar, tashmë i vënë në pranga, Ilirjan Selmani.
Ishin kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor të bien në gjurmët e autorit, i cili u pa pranë pallatit teksa hidhte në koshin e mbeturinave sendet e sipërpërmendura. Më pas raportohet se autori i ka vënë zjarrin banesës për të zhdukur provat që e inkriminojnë në vrasje.
Për të sqaruar dyshimet ndaj tij, policia e ka shoqëruar nga komisariati drejt banesës ku ndodhi vrasja për të kryer eksperimentin hetimor. Pas daljes nga banesa, ai e ka mohuar vazhdimisht të jetë autori i vrasjes së 52-vjeçares me të cilën dyshohet se kishte lidhje intime. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e vrasjes.

POGRADEC- Autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares, Kozeta Teço në Pogradec është arrestuar pak më herët nga policia. Gjatë arrestimit, Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte dhe lidhje intime me viktimën e ka mohuar vazhdimisht të jetë autori i vrasjes. Teksa u pyet nga gazetarët “pse e bëre vrasjen” ai u përgjigj “çne unë mo?”.
Ishin kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor të bien në gjurmët e një të dyshuari, i cili u pa pranë pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende.
52-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e saj të djegur nga zjarri. Fillimisht u raportua se Teço kishte humbur jetën nga asfiksia, ndërsa më vonë në trupin e saj u konstatuan shenja dhune.
Viktima nuk kishte fëmijë dhe as nuk ishte e martuar, ndërsa jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Bëhet me dije se ishte motra e saj që e ndihmonte financiarisht.
POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Banesa u gjet e djegur ndërsa dyshimet e para ishin se shkak i vdekjes ishte asfiksia.
Ndërkohë tani është hapur një pistë e re hetimesh pasi ka dyshime se pas vdekjes së saj fshihet ndonjë rast kriminal. Grupi hetimor ka dyshimet kryesore se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se viktima mund të jetë vrarë.
Raportohet se ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune duke rritu akoma më shumë dyshimet. Pista kryesore mbi të cilën po punohet është ajo e një konflikti për motive pronësie. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të dy objekteve pranë pallatit ndërsa janë shoqëruar disa persona. Ata po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.
POGRADEC- Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar si Kozeta Teço, e cila jetonte e vetmë në banesën e saj në lagjen nr.1 të qytetit.
Sipas raportimeve, ajo nuk kishte fëmijë dhe as nuk ishte e martuar, ndërsa jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Bëhet me dije se ishte motra e saj që e ndihmonte financiarisht.
POGRADEC- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradect. Si pasojë e asfiksimit ka ndërruar jetë pronarja e banesës, një 52-vjeçare me inicialet K.T.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.