Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Marrëveshja e dakordësuar nga SHBA-na në Lindjen e Mesme ka hyrë në fuqi. • Ushtria izraelite ka filluar të tërheqë trupat e saj prapa vijës së rënë dakord sipas marrëveshjes së Gazës, duke nxitur lëvizjen e familjeve të zhvendosura nga pjesët jugore të enklavës në veri. • Më parë, qeveria e Izraelit miratoi “fazën e parë” të një marrëveshjeje armëpushimi, e cila do të shihte shkëmbimin e robërve dhe tërheqjen e Izraelit nga pjesë të Gazës, por detajet se si kjo përshtatet në një plan më të gjerë për të sjellë paqe të qëndrueshme mbeten të paqarta. • Kreu i ekipit negociues të Hamasit Khalil al-Hayya tha se grupi ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit se një marrëveshje mbi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit do të thotë se lufta në Gaza "ka përfunduar plotësisht". • Ratifikimi i planit të paqes nga qeveria izraelite, hap rrugën që luftimet në Gaza të ndalen brenda 24 orëve, ndërsa Hamasit i është dhënë një afat kohor 72-orësh për të liruar robërit izraelitë. • Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 67,194 persona dhe ka plagosur 169,890 të tjerë që nga tetori i vitit 2023. • Besohet se mijëra të tjerë janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
3 artikuj për këtë temë.
SHBA - Presidenti Donald Trump njoftoi se plani për paqen dhe armëpushimin, mes Izraelit dhe Gazës është nënshkruar me sukses nga të dy vendet. Ai tha se të gjithë pengjet do të lirohen dhe se Izraeli do të tërheqë turpat e tij nga territori i tyre.
Sipas Trump, plani prej 20 pikash do të vihet në zbatim menjëherë. Këtë e konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Qeveria e Izraelit miratoi armëpushimin në Gaza dhe planin e lirimit të pengjeve, tha zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë.
"Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme", shkroi ai në rrjetet sociale.
Por çfarë do të ndodhë në fazën e parë të këtij plani ?
BBC shkruan se faza e parë e planit përmban pikat e listuara më poshtë, të cilat priten të hynë menjëherë në zbatim. Tani që marrëveshja është miratuar zyrtarisht nga kabineti izraelit, një armëpushim pritet të hyjë në fuqi.
1- Ushtria izraelite do të tërhiqet në një vijë që do ta lërë atë nën kontroll të rreth 53% të Rripit.
2- Pas kësaj, do të fillojë një numërim mbrapsht 72-orësh gjatë të cilit Hamasi duhet të lirojë të 20 pengjet që besohet se janë gjallë. Do të pasojë kthimi i trupave të 28 pengjeve të ndjera, megjithëse nuk është e qartë se sa kohë mund të zgjasë kjo.
3- Izraeli do të lirojë rreth 250 të burgosur palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme në burgjet izraelite dhe 1,700 të paraburgosur nga Gaza.
4- Izraeli gjithashtu do të kthejë trupat e 15 banorëve të Gazës për mbetjet e secilit peng izraelit, sipas planit të Trump.
5- Qindra kamionë që transportojë ndihma humanitare do të fillojnë të hyjnë në Gaza.
Plani i Trump specifikon se 600 ngarkesa kamionësh do të dorëzohen çdo ditë. Një forcë shumëkombëshe prej rreth 200 trupash e mbikëqyrur nga ushtria amerikane do të monitorojë armëpushimin në Gaza, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Kjo fazë përfundimtare është një perimetër sigurie, i cili që do të mbetet derisa Gaza të jetë e sigurt siç duhet nga çdo kërcënim./Dosja.al
IZRAEL- Qeveria e Izraelit e ka ratifikuar mëngjesin e së premtes një marrëveshje për armëpushim me grupin militant palestinez Hamas, duke hapur rrugën për ndalimin e luftimeve në Gazë brenda 24 orëve dhe lirimin e pengjeve izraelite nga enklava palestineze brenda 72 orëve.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Kabineti izraelit e miratoi marrëveshjen rreth 24 orë pasi ndërmjetësit njoftuan arritjen e saj. Marrëveshja parashikon lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe fillimin e tërheqjes graduale të trupave izraelite nga Gaza, sipas nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gazë.
“Qeveria sapo ka miratuar kuadrin për lirimin e të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më X.
Lufta në Gazë e ka thelluar izolimin ndërkombëtar të Izraelit dhe ka tronditur Lindjen e Mesme, duke u shndërruar në konflikt rajonal që ka përfshirë Iranin, Jemenin dhe Libanin. Ajo gjithashtu ka vënë në provë marrëdhëniet SHBA-Izrael, pasi Trumpi duket se ka humbur durimin me Netanyahun dhe e ka shtyrë atë të arrijë marrëveshje.
Izraelitët dhe palestinezët shprehën ngazëllim të madh pas njoftimit të marrëveshjes, e cila është hapi më i madh deri tani drejt përfundimit të një lufte dyvjeçare që ka lënë mbi 67.000 palestinezë të vrarë, si dhe për kthimin e pengjeve të fundit që Hamasi i rrëmbeu gjatë sulmeve vdekjeprurëse në Izrael që ndezën luftën.
Shefi i Hamasit për Gazën, i cili jeton në mërgim, Khalil Al-Hayya, tha se ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetës të tjerë se lufta ka përfunduar.
Një zëdhënës i Qeverisë izraelite deklaroi se armëpushimi do të hyjë në fuqi brenda 24 orëve nga miratimi i marrëveshjes. Pas këtij afati 24-orësh, pengjet e mbajtura në Gazë do të lirohen brenda 72 orëve.
Besohen 20 pengje izraelite janë ende gjallë në Gazë, ndërsa 26 të tjera mendohet se kanë vdekur, dhe fati i dy të tjerëve mbetet i panjohur.
Hamasi ka thënë se tërheqja e trupave të të vdekurve mund të zgjasë më shumë se lirimi i të gjallëve. Pasi të ketë filluar zbatimi i marrëveshjes, kamionë me ushqim dhe ndihma mjekësore do të hyjnë masivisht në Gazë për t’i ndihmuar civilët, qindra mijëra prej të cilëve janë strehuar në shatorre pasi forcat izraelite kanë shkatërruar shtëpitë e tyre dhe kanë rrafshuar qytete të tëra.
Marrëveshja, nëse zbatohet plotësisht, do t’i afronte të dyja palët më shumë se çdo përpjekje e mëparshme për t’i dhënë fund luftës. Megjithatë, shumë gjëra mund të shkojnë keq.
Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, një burim palestinez tha për Reuters se lista e qindra të burgosurve palestinezë, që do të lirohen, ende nuk është finalizuar. Hamasi kërkon lirimin e disa prej aktivistëve më të njohur palestinezë nga vuajtja e dënimeve në burgjet izraelite, si dhe të qindra personave të arrestuar gjatë ofensivës izraelite.
Hapat e mëtejshëm të planit 20-pikësh të Trumpit nuk janë diskutuar ende. Ata përfshijnë mënyrën se si do të qeveriset Rripi i Gazës pas përfundimit të luftës dhe fati përfundimtar i Hamasit, i cili deri tani ka refuzuar kërkesën e Izraelit për t’u çarmatosur.
Ndërkohë, Netanyahu përballet gjithashtu me skepticizëm brenda koalicionit të tij qeverisës, pasi shumë prej anëtarëve të tij e kanë kundërshtuar kamotshëm çdo marrëveshje me Hamasin. Ministri i Sigurisë Kombëtare nga e djathta ekstreme, Itamar Ben-Gvir, tha se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë nëse Hamasi nuk shpërbëhet.
Megjithatë, njoftimi për përfundimin e luftimeve dhe kthimin e pengjeve u prit me gëzim. Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.
Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe./REL
IZRAEL - Qeveria e Izraelit ka miratuuar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump, që hap rrugën për një armëpushim në luftën dyvjeçare në Gaza dhe kthimin e të gjithë pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi. Miratimi nga kabineti i Izraelit erdhi pasi Trump dhe kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, deklaruan secili se lufta në Gaza kishte mbaruar.
Në një fjalim televiziv, al-Hayya tha se Izraeli dhe Hamasi tha se kishin arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës dhe se Shtetet e Bashkuara kishin dhënë garanci se ajo kishte mbaruar. Mediat e huaja raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 200 trupa në Izrael për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Zyrtarët e lartë thanë se Komanda Qendrore e SHBA-së, e udhëhequr nga Admirali Brad Cooper, do të krijojë një qendër koordinimi civil-ushtarak në Izrael për të ofruar mbështetje sigurie dhe humanitare. Trupat amerikane do t'u bashkohen ushtarëve nga vendet e rajonit, përfshirë Egjiptin, Katarin, Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të ofruar mbikëqyrje. Trupat amerikane nuk kanë për qëllim të hyjnë në Gaza. Trupat janë kryesisht planifikues ushtarakë dhe specialistë në logjistikë, siguri dhe fusha të tjera mbështetjeje./Dosja.al