LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i gjendet arsenal armësh në banesë

•Arrestohet në Tiranë ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada. Bashkë me 39-vjeçarin është vënë në pranga nga forcat 'Shqiponja' edhe Elton Hithi, 28-vjeç i dënuar më parë për vjedhje. •Policia ndaloi mjetin e Radës mbrëmjen e djeshme në zonën e Sanatoriumit në Tiranë. Në mjetin e tij me targa të huaja, Rada kishte me ‘arsenal’ armësh. •Kontrollet e policisë vijuan edhe në banesën e tyre ku u janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate termale dhe një dokument policie. • Dyshohet se dy personat ishin nisur për të kryer një vrasje• Rada dhe Hithi do të hetohen për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD- U kap me snajper në makinë, policia gjen arsenal armësh në banesën e ish-efektivit të RENEA-s

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i
Armet e sekuestruara

TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar disa armë në një banesë të marrë me qera pas arrestimit të djeshëm të ish-efektivit të RENEA-s Remal Rada.

Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 4 thika, 15 aparate celulare, 13 paisje fiksuese si ato të armëve si dhe 2 radio policie.

Ditën e djeshme u sekuestruan 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar "Double strike", nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e marrë me qira nga njëri prej shtetasve të arrestuar ditën e djeshme, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio si ato të Policisë dhe pajisje të tjera që përdoren nga Policia.

Ditën e djeshme u sekuestruan 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të operacionin policor të koduar “Double strike”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. R., 39 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetaseve, kanë zbuluar një banesë të marrë me qira nga shtetasi R. R.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, në zonën e quajtur "Selitë e Vjetër", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin "RENEA", shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ish-efektivi i repartit RENEA Remal Rada, i cili u arrestua gjatë operacionit të fundit të policisë të koduar me emrin “Double Strike”, kishte lënë detyrën 6 muaj më parë. Pasi kishte lënë detyrën, ishte larguar për në Angli, nga ku ishte kthyer vetëm 4 ditë më parë. Nëpër Tiranë lëvizte me një automjet luksoz me targa angleze, por dje është pikasur nga Policia si person i dyshimtë.

3 VITE ME PARE

"E dinim që në çantë kishte rroba…”/ Doli për të vrarë, zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i
Remal Rada

TIRANË- Ish-efektivi i repartit RENEA Remal Rada, i cili u arrestua gjatë operacionit të fundit të policisë të koduar me emrin “Double Strike”, kishte lënë detyrën 6 muaj më parë. Pasi kishte lënë detyrën, ishte larguar për në Angli, nga ku ishte kthyer vetëm 4 ditë më parë. Nëpër Tiranë lëvizte me një automjet luksoz me targa angleze, por dje është pikasur nga Policia si person i dyshimtë. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ishte Policia Kriminale, ajo që ka vënë re në parkingun e një lokali tek rruga e Elbasanit veprime jo normale të ish-efektivit të RENEA-s. I shoqëruar nga Elton Hithi, një 28-vjeçari nga Laknasi, i dënuar më parë për "vjedhje me dhunë”, ndërsa të dyve u është afruar një person me çantë. Këtë të fundit, pasi kanë diskutuar pak me personin në fjalë, e kanë futur brenda në makinë.

Ata janë larguar më pas në drejtim të rrugës së Elbasanit, ku janë ndaluar nga një postobllok i policisë “Shqiponja”, operacionalja dhe oficerë të komisariatit Nr.1. Brenda në çantë policia gjeti një snajper modern, dhe municionin përkatës. Në momentin që është pyetur nëse ka pasur ndonjë "gjë" në makinë, Remal Rada, fillimisht ka pretenduar para ish-kolegëve të tij se i kishin dhënë rroba për t'i dërguar diku. Por më pas, kur ëshët zbuluar snajperi, ka preferuar të mos flasë në procesverbal. Ndërsa Elton Hithi, ka rrëfyer para policisë se kishte marë çantën nga një person, pa i treguar emri, i cili i ka thënë se janë rroba sportive.

Por në çantën e kuqe, u gjetën sende të paligjshme si snajper dhe municione të kalibrave të ndryshme, ndaj dhe Policia ka nisur kërkimet për të gjetur personin që u dha armët, të cilit askush nuk ua përmend emrin. Të dy të prangosurit kanë vendosur që të heshtin. Por mesa duket kjo nuk është arma e parë që ish-efektivi i RENEA-s, ka në pronësi, pasi edhe në banesë ai mbante armë. Brenda në shtëpi, Policia i ka gjetur një pistoletë pa leje, municione të ndryshme, dylbi, targa automjetesh, simbole të Policisë së Shtetit. Në banesën e tij janë gjetur fishekë të kalibirit 10mm që përdoren për llojin e armës pistoletë “Glock 20”, të cilat përdoren dhe i kanë në dispozicion vetëm forcat speciale. Ato mund të gjenden shumë rrallë në tregun e zi, pasi janë fishekë që kur bien në kontakt me trupin e njeriut hapen në disa pjesë dhe shkaktojnë më shumë dëme tek shënjestra. 

Ky nuk është rasti i parë, që efektivë të RENEA dhe njësive të tjera speciale në repartet e policisë, të arrestuar nga kolegët e tyre si të implikuar në veprimtari kriminale, por ende nuk dihet se për llogari të kujt kishte dalë Rada dje. Po ashtu, ende nuk është zbuluar se cilin do të vriste. 

3 VITE ME PARE

FOTO- Dyshohet se do kryente vrasje, ky është ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar nga policia

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i
Remal Rada

TIRANË- Ky është Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s që u kap me snajper nga policia në Tiranë. Rada ishte në mjet bashku me shokun e tij Elton Hithi, teksa u ndaluan në zonë e Sanatoriumit në Tiranë. Gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Dyshohet se Rada dhe Hithi ishin nisur për të kryer një vrasje. 

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Snajper & pult për makinat, çfarë iu gjet në mjet ish-efektivit të RENEA-s

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i
Sekuestrimet

TIRANË- Snajper, pult për makinat, dylbi dhe municione luftarake. Të gjitha këtu u gjetën në mjetin ku ndodhej ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada dhe miku i tij Elton Hithi. 

Policia ndaloi mjetin në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, aty ku pas kontrollit u gjetën një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Po ashtu, në mjet u gjet armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Rada dhe Hithi do të hetohen për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

3 VITE ME PARE

Vrau Saimir Jakun/ Autori endej i lirë, u arrestua pranë gjykatës, ishte në proces gjyqësor

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i
Dorian Keqi

LEZHË- Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë i arrestuar për ekzekutimin e Saimir Jakut në Rrëshen në 2016, u arrestua pranë gjykatës së Lezhës. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi.

Keqi u arrestua për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur dhe në momentin e shoqërimit në komisariat, pasmarrjes së shenjave të gishtërinjve u arrit në përfundimin se ishin të njëjtat gjurmë gishtash të gjetura në makinën e djegur.

3 VITE ME PARE

Snajper në mjet! EMRAT- Kush janë dy të arrestuarit në Tiranë, njëri ish-efektiv i RENEA-s

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i
Momenti i arrestimit

TIRANË- Remal Rada dhe Elton Hithi janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Shtetit pasi u kapën me snajper në mjet. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Rada është ish-efektiv i RENEA ndërsa Elton Hithi, rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje.

Dy personat u ndaluan nga policia në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, në një automjet me arsenal armësh. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues Radën dhe me pasagjer Hithin policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Rada dhe Hidhi do të hetohen për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

3 VITE ME PARE

VD- Kush do vritej? Kapet snajper në Tiranë, arrestohen 2 persona, mes tyre ish-efektivi i RENEA-s

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se do kryente vrasje me shokun, i
Momenti i arrestimit

TIRANË- Kapet snajper në Tiranë! Në mes të kryeqytetit Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Double strike", duke vënë në pranga 2 persona.  Remal Rada dhe Elton Hithi janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Shtetit pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Rada është ish-efektiv i RENEA ndërsa Elton Hithi, rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje.

Policia ndaloi mjetin në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, aty ku pas kontrollit u gjetën një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Po ashtu, në mjet u gjet armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Rada dhe Hithi do të hetohen për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Double strike", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie. Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë; - E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

operacioni double strike remal rada elton hithi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait