LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në sallë, Salianji: Pranoj çdo vendim!

• Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. • Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. Por, shtoi se do të pranojë çdo vendim që do të caktojë gjykata ndaj tij. Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një tjetër vendim alternativ. • Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Fatmir Xhafaj, që sipas tij në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkojnë që t'i marrin mandatin demokratit Ervin Salianji. Berisha tha se e vetmja gjë që ka bërë Salianji është detyra e tij duke denoncuar mosdorëzimin para drejtësisë të vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron alias Agron Xhafaj. Ai ka ka kërkuar që për dosjen Babale të ndiqen penalisht gjyqtarët Artan Gjermeni, Petra Sadushi, ish-kryepolici Ardi Veliu, ish-kryepolici i Fierit dhe agjentë të SHISH pasi sipas tij kanë bashkëounuar në montimin e dosjes kundër Salianjit. • Çfarë është dosja “Babale”? Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. • Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit. • Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

10 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

VD-I gjithë grupi i Berishës në mbështetje të tij, Salianji: S'ftova njeri se s'po shkoja në dasmë

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është shprehur se nuk ka ftuar askënd që ta mbështesë në sallën e gjyqit. Në një prononcim për mediat, ai tha se i falenderon të gjithë ata që kanë shkuar ta mbështesin politikisht. 

"Nuk e kam ndjekur dhe nuk kam bërë ftesa sepse nuk kam qenë në dasmë, unë nuk ftoj njeri dhe nuk përjashtoj njeri. Gjithsecili e ndjen vetë përgjegjësinë për të ardhur dhe për të treguar mbështetjen politike. Unë falenderoj këdo për çdo rast,"- tha Salianji. 

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

4 VITE ME PARE

VD-Salianji: Ish-ministrit Xhafaj s'iu hetua pasuria, Geronin do e denoncoja miliona herë nëse do kisha mundësi

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se denoncimin publik ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj do ta bënte edhe miliona herë të tjera po të mundte. Në një prononcim për mediat, Salianji tha se do të përballej me të do tu qëndronte të gjitha akuzave. Ai shtoi edhe se ish-ministrit nuk i është hetuar pasuria pavarësisht se ishte vëllai i një subjekti të Operacionit Forca e Ligjit. 

Pjesë nga konferenca:

Ervin Salianji: Një personazh që edhe sot i ka marrë paratë nga qeveria siç doli në përgjime, ishte i kënaqur me burgun, me paratë, tani është dënuar për gjëra të tjera, për vjedhje. Një person tjetër i njohur si Agron Hyseni, nuk u kuptua pse ishte apo si, u dërguan dhe ekspertë. Ditën pas denoncimit të bërë nga selia e Partisë Demokratike, vëllai i ish-ministrit të brendshëm nuk u kap, por u morën me mua dhe me gazetarin.

A i qëndroni ju dhe PD të gjitha akuzave që keni bërë ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit.

Ervin Salianji: Jo vetëm që i qëndrojmë, por Krimet e Rënda në atë kohë provuan që qëndrojnë. Atë herë në atë periudhë nuk ishte ligji i barabartë për të gjithë, por unë kam marrë shkresat zyrtare. Nuk ka ende një hetim pasuror për Fatmir Xhafajn, si vëllai i subjektit të OFL. Edhe 1 milionë herë të më jepej rasti, do e denoncoja sërish.

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

4 VITE ME PARE

VD-A do shkojë në burg Salianji? Deputeti: S’hidhem dot përpjetë, respektoj vendimin

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi se nëse Apeli do të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta respektonte atë. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Salianji tha se Fatmir Xhafaj ka pasur ndikim në gjykatën e shkallës së parë dhe ndaj është dhënë ai vendim. Në Apel, ai tha se shpreson se do të dalë i pafajshëm.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Nëse ngelet në fuqi vendi i shkallës së parë, do ta zbatoni?

Po çfarë do bëj? Do hidhem përpjetë, sigurisht që do ta pranoj, s’kemi se çfarë të bëjmë. Në atë kohë ka pasur ndikim Xhafaj sepse ishte ‘babai i reformës’, por çështja do të shkojë në të gjitha instancat gjyqësore. Unë detyrën time si politikan kam bërë, për të mbrojtur interesin publik, denoncim publik kam bërë. Shpresoj për një vendim për pafajësi.

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

4 VITE ME PARE

VD-E gjithë PD-ja në mbështetje të Salianjit, pamjet brenda sallës së gjyqit, 10 deputetë futen brenda

 

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Deputetët e PD me Salianjin

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka pasur tëgjithë kolegët në mbështetje të tij në sallën e gjyqit. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se pranishëm në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. 

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

 

4 VITE ME PARE

VD-Marrja e vendimit në Apel u shty, Salianji: Kam dorëzuar të gjitha provat

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se për shkak të reformës gjyqësore e kolapsit, nuk gjen dot drejtësi në vendin tonë. Pas shtyrjes së seancës gjyqësore, ai tha se ka bërë ankimimin dhe e ka dorëzuar me të gjitha dokumentet e nevojshme. 

"Unë kam bërë denoncim publik. Për shkak të gjithë kolapsit që ndodhet sistemi papo për ahrtën gjyqësore është e vështirë që të merret vendimi. Ankimimi është dorëzuar i plotë, kam paraqitur prova kryesisht për publikun për të paraqitur para publikut. Unë kam bërë një denoncim për një të dënuar në Itali që në Shqipëri jetonte i lirë sepse kishte mbrojtjen e të vëllait,"- tha Salianji. 

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

4 VITE ME PARE

Dosja “Babale”/ Mungonte gjyqtarja, shtyhet seanca gjyqësore për Ervin Salianjin

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Ervin Salianji

TIRANË- Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Ervin Salianjit për çështjen 'Babale'. Shkak i shtyrjes është bërë mosprezenca e gjyqtares, Elona Toro e cila dyshohet se mund të jetë me Covid-19.

Avokatët e Indrit Sefës paraqitën kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit që është njoftuar më herët nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Seanca e radhës do të zhvillohet më 18 korrik në orën 14:00.

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Salianji mbërrin në Gjykatë, e shoqëron Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Ervin Salianji, Luan Baçi e Luaçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Apelit ku pritet të përballet me trupin gjykues për dosjen Babale. Pas tij futen në Gjykatë edhe deputetë të tjerë të PD-së. Konkretisht, Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi kanë shkuar në mbështetje të Salianjit.

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

4 VITE ME PARE

VD-“Babale”/ Berisha: Gjermeni, Sadushi, Veliu dhe agjentë të SHISH të përfshirë, kriminelë të lidhur me klanin Xhafa

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që për dosjen Babale të ndiqen penalisht gjyqtarët Artan Gjermeni, Petra Sadushi, ish-kryepolici Ardi Veliu, ish-kryepolici i Fierit dhe agjentë të SHISH. Në një deklaratë përmediat, vetëm pak orë para se deputeti Ervin Salianji pritet të paraqitet në Gjykatën e Apelit, Berisha kërkoi që të ndëshkohen ata që sipas tij kanë sajuar këto dosje. Sipas Berishës, çështja 'Babale' është montuar kundër Salianjit duke sajuar edhe dëshmitarë.

"Janë të implikuar punonjësit e Shërbimit Informative Kombëtar, që njësoj si të ishin agjentë të regjimit të Enver Hoxhës, sapo morën vesh që bëhej fjalë për Geron Xhafën deklaruar se zëri ishte i Agron Hysenit, por laboratori e hodhi poshtë. Montimi i procesit ndaj Salianjit dhe Jetimir Olldashi nisi me dëshmitarin e futur. Por cili ishte gjyqtari? Artan Gjermeni, një kriminel, super super kriminel, i implikuar në trafikun e shqiptarëve drejt SHBA-ve, anëtari i bandës së Lushnjes. Të paktën janë tre denoncime për Gjermenin dhe duhet të vuajë vite burg. Akuzohet se ka përcjellë dhe shitur njerëz kundrejt 10 mijë dollarëve. Ka marrë mijëra e miëjra euro për lirimin e të burgosurve nga burgu i Peqinit. Ky gjykatës i markës mafioze arrin të dënojë deputetin dhe gazetarin. Procesi nuk ndalet, hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër. Sot në gjykatën e Apelit, Esra Sadushi, burri i të cilës është lidhur kokë e këmbë dhe klanin Xhafa. Ka hedhur shortin Sadushi. Jo ka marrë përsipër të çojë më tej veprën kriminale. Të dashur qytetarë, reforma ka prdhuar një specie gjykatësisht që nuk ngurrojnë të deformojnë ligjin, si Artan Gjermeni, Blerina Muça e Petra Sadushi. Jam këtu për të kërkuar ndjekjen penale të Ardi Veliut, të kryepolicit të Fieit, të oficerëve të SHISH, Artan Gjermenit, Petra Sadushit, Blerina Muçit,"- tha Berisha. 

Ditën e sotme në orën 14:00, pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Bëhet fjalë për dosjen “Babale”, që është rikthyer në Apel pas tre vitesh. Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsiderojnë politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një tjetër vendim alternativ.

4 VITE ME PARE

VD-Berisha: Rama dëshiron t'i marrë mandatin Salianjit, delinkuenti Geron Xhafa vijon trafikun e drogës nga Porti i Vlorës

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Fatmir Xhafaj, që sipas tij në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkojnë që t'i marrin mandatin demokratit Ervin Salianji. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se e vetmja gjë që ka bërë Salianji është detyra e tij duke denoncuar mosdorëzimin para drejtësisë të vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron alias Agron Xhafaj. Berisha tha se pavarësisht denoncimit, Gerin Xhafaj ka vijuar trafikimin e lëndëve narkotike përmes Portit të Vlorës. 

"Procesi ndaj deputeti Ervin Salianji me të cilin Edi Rama degdisi Xhafën, duan t'i marrin atij mandatin. Kjo përbën një triumf të plotë të mafias shqiptare. Ervin Salianji si deputet në betejën e tij, që duhet ta bëjë çdo deputet, denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane sepse ishte i dënuar me shtatë vite burg si drejtues i një grupi në Bolonjë për trafikun e drogërave të fortë. Kërkohej nga Venezuela. Mbrohej nga Edi Rama dhe vëllai i tij Fatmir Xhafa. Ky delinkuent vazhdon të bëjë punën e tij nga porti i Vlorës, me mbrojtje totale të pushtetit,"- tha Berisha. 

Ditën e sotme në orën 14:00, pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Bëhet fjalë për dosjen “Babale”, që është rikthyer në Apel pas tre vitesh. Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsiderojnë politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një tjetër vendim alternativ.

4 VITE ME PARE

Sot në Apel për dosjen “Babale”, Salianji: Do jem aty si në çdo seancë, drejtësi e munguar

Shtyhet më 18 korrik seanca e 'Babales', 10 deputetë në
Ervin Salianji

TIRANË- Ditën e sotme në orën 14:00, pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Bëhet fjalë për dosjen “Babale”, që është rikthyer në Apel pas tre vitesh.

Vetë Salianji tha një ditë më parë se do të jetë në seancën e sotme gjyqësore, njësoj si në çdo seancë tjetër. Ai ishte në Korçë, një një takim me strukturat e selisë blu në Korçë, ku ka bërë të qarta edhe direktivat për protestën që do të zhvillohet më 7 korrik, nismë e kryedemokratit Sali Berisha. Referuar gjyqit, ai tha se drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar e se akuzat ngrihen ndaj njerëzve që denoncojnë dhe gazetarëve.

“Nesër unë do jem aty, do jem i pranishëm në seancë ashtu siç kam bërë çdo herë tjetër. Drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar, nuk hetohen, s’ka përballje por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë. Unë nesër do jem aty, por tani fokusi është te protesta, organizimi i qytetarëve. Shumica e grupit parlamentar ka shprehur qëndrimin se do jetë pjesë e protestës. Alibeaj dhe Bardhi kanë qëndrimet e veta, varet se ku e vendos objektivin dhe fokusin, secili ka arsye për të protestuar kundër Ramës. Qëndrimet e mia janë publike”, ka thënë Salianji përpara demokratëve në Korçë.

Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsiderojnë politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një tjetër vendim alternativ.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

ervin salianji dosja babale edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj