LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Bërtiti pak dhe vdiq menjëherë", Mark Samson jep sërish detaje nga vrasja e Ilaria Sulës, autopsia: 22-vjeçarja u dhunua para se të masakrohej me thikë!

• Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, e cila u vra nga ish-partneri i saj me origjinë filipinase Mark Samson. • Mediat në Itali kanë zbardhur mesazhet që autori i dërgoi nga telefoni i Ilarias, shoqes së saj, Maria Sofia Lombardo, e cila është kthyer në një dëshmitare kyçe. • Samson ka shkruar sikur të ishte Ilaria teksa ka tentuar ti mbushë mendjen shoqes së 22-vjeçares se ajo ka ikur të takohet me një djalë tjetër që e ka njohur në rrugë. •  Përmes komunikimeve me shoqen e Ilarias Mark tentoi të shpikte një vrasës misterioz, në vend të tij. • Samsoni e rrëfen vrasjen si krim i kryer me gjakftohtësi në banesën e tij, teksa prindërit e autorit ndodheshin në banesë. • 23-vjeçari filipinas ka deklaruar se ka goditur të renë dy herë me thikën që kishim përdorur për të prerë proshutën. • Më tej ai shprehet se Ilaria nuk ka vënë re asgjë, por vetëm ka bërtitur pak. • Mësohet se Ilaria para se të goditej për vdekje me thikë është dhunuar nga filipinasi 23-vjeçar.  • Mavijosje, gërvishtje dhe thonj të thyer, këto janë disa nga shenjat evidente në trupin e Ilaria Sulës që dolën nga rezultatet e autopsisë. • Prokurorja Maria Perna u shpreh se viktima kishte një hematomë të madhe në vetullën e majtë, nga një grusht apo ndonjë send. • Ajo shtoi se Ilaria kishte një goditje tjetër në sy, një në buzë dhe gërvishtje të vogla në qafë, jo nga mbytja, por sikur të kishte pasur një përleshje.  • Perna theksoi se 22-vjeçarja kishte tre plagë thike në qafë, katër në faqe dhe plagë të tjera.  • Ajo gjithashtu kishte shenja në parakrahun e djathtë dhe thonj të thyer në dorën e majtë. • Nga konstatimet e mjekësisë ligjore duket se Ilaria Sula u përpoq të mbrohej nga agresioni i ish-të dashurit të saj, ndoshta një tentativë për sulm seksual. Këtë e dëshmojnë gërvishtjet, goditjet në krahë dhe thonjtë e thyer.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hematomë e madhe në fytyrë/ Ilaria Sula u dhunua para se të masakrohej me thikë nga Mark Samson, çfarë treguan rezultatet e autopsisë

"Bërtiti pak dhe vdiq menjëherë", Mark Samson jep
Ilaria Sula dhe Mark Samson

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj, Mark Samson. Mësohet se Ilaria para se të goditej për vdekje me thikë është dhunuar nga filipinasi 23-vjeçar.

Mavijosje, gërvishtje dhe thonj të thyer, këto janë disa nga shenjat evidente në trupin e Ilaria Sulës që dolën nga rezultatet e autopsisë. Të dhënat e para të autopsisë u treguan shenja dhune ndërsa Mark Samson kur u pyeti nëse kishte pasur një sulm fizik përpara se ta godiste me thikë në qafë Ilarian, u përgjigj me një “Jo”. Megjithatë, autopsia duket se mohon deklaratat e Samsonit.

“Një hematomë e madhe, gjithsesi një plagë që i atribuohet një goditjeje të marrë në vetullën e majtë, nga një grusht apo ndonjë send (i pari më shumë gjasa)…”, thotë prokurorja Maria Perna, duke cituar rezultatet e autopsisë së kryer.

“Një goditje tjetër në sy, një në buzë dhe gërvishtje të vogla në qafë, jo nga mbytja, por sikur të kishte pasur një përleshje… pastaj plagët me thikë… ka tre në qafë plus katër në faqe, plus plagë të tjera. Ajo gjithashtu kishte shenja në parakrahun e djathtë dhe thonj të thyer në dorën e majtë”.

Nga konstatimet e mjekësisë ligjore duket se Ilaria Sula u përpoq të mbrohej nga agresioni i ish-të dashurit të saj, ndoshta një tentativë për sulm seksual. Këtë e dëshmojnë gërvishtjet, goditjet në krahë dhe thonjtë e thyer.

Për më tepër, nuk do të ishte i besueshëm as versioni i djalit sipas të cilit viktima kishte shkuar në shtëpinë e Samsonit për një takim paqësor dhe më pas kishte qëndruar gjatë natës në shtëpinë e tij. Sipas hetuesve, Ilaria Sula ishte paraqitur në shtëpinë e Mark Samson për ta pyetur se si kishte guxuar t’i kontrollonte kompjuterin e saj në mungesë të saj, dhe nga këtu edhe argumenti që çoi në vrasjen e 22-vjeçares. Prandaj, vdekja do të datonte në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo në mëngjesin e datës 26, siç deklaroi Samsoni.

1 VITE ME PARE

Vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Autori filipinas jep sërish detaje nga masakrimi i 22-vjeçares: E godita me thikë nga pas, ajo bërtiti pak! Vdiq menjëherë...

"Bërtiti pak dhe vdiq menjëherë", Mark Samson jep
Ilaria Sula dhe Mark Samson

ITALI- 23-vjeçari filipinas, Mark Samson, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sulën ka rrëfyer detaje tronditëse nga masakrimi me thikë i 22-vjeçares. Mediat vendase shkruajnë se Mark Samsoni rrëfen si e vrau Ilarian, krim i kryer me gjakftohtësi në banesën e tij, teksa prindërit e autorit ndodheshin në banesë.

23-vjeçari filipinas ka deklaruar se ka goditur të renë dy herë me thikën që kishim përdorur për të prerë proshutën. Më tej ai shprehet se Ilaria nuk ka vënë re asgjë, por vetëm ka bërtitur pak. 

“E godita dy herë nga pas me thikën që kishim përdorur për të prerë proshutën. Ilaria nuk vuri re asgjë, ka bërtitur pak”, tha ai. 

Mark, gjatë seancës prej 5 orësh ku u mor në pyetje, prokurorja iu drejtua: “Pra, ajo humbi jetën menjëherë?”

Samsoni i përgjigjet: “Vdiq menjëherë”.

“Pas kësaj gjendesh me trupin e pajetë të Ilarias në dhomën tënde në orën 11:00 të paradites të datës 26 mars, çfarë bëre?”, i drejtohet prokurorja.

“E futa në dy qese mbeturinash, që i kisha në kuzhinë”, u përgjigj Samsoni.

“Kam kontrolluar nëse Ilaria ishte, por ajo ishte e vdekur, në dysheme, i vendosa një qese nga koka deri tek legeni, më pas mbeta aty i palëvizur dhe i traumatizuar nga ajo që kisha bërë. U ndjeva bosh. Më pas vendosa ta fsheh në një valixhe që e gjeta në dhomën e prindërve të mi”, shtoi ai. 

Gjithashtu sipas rezultateve të para të autopsisë, nuk mund të përjashtohet që Samson mund të ketë hedhur në tokë ish-të dashurën e tij përpara se ta godiste me thikë për vdekje.

1 VITE ME PARE

Universiteti i La Sapienzës i vë emrin Ilaria Sula një hapësirë të re studentore/ Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit edhe familjarët e 22-vjeçares shqiptare që u vra nga ish i dashuri

"Bërtiti pak dhe vdiq menjëherë", Mark Samson jep
foto ilustruese

ITALI- Universiteti La Sapienza i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreativ. 22-vjeçarja, e cila u vra nga i ish i dashuri filipinas ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistikore.

Siç raportojnë mediat italiane, ceremonia u zhvillua në prani të rektores Antonella Polimeni, prindërve dhe vëllait të Ilarias, të cilët së bashku zbuluan pllakën kushtuar asaj.

Iniciativa u organizua me rastin e 722 viteve të historisë që nga themelimi i Universitetit më 20 prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII dhe 90-vjetorit të qytetit universitar më 31 mars 1935.

Ilaria Sula u zhduk më 25 mars dhe u gjet e vdekur më 2 prill, e mbyllur brenda një valixheje. Ai që rrëfeu për vrasjen e vajzës ishte ish i dashuri i saj Mark Samson, i cili e goditi me thikë për vdekje në shtëpi, më pas e hodhi trupin derisa policia e gjeti atë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Ilaria Sulës në Itali/ Zbardhen SMS-të që vrasësi i dërgoi shoqes së viktimës nga celulari i 22-vjeçares: Kam ikur me një djalë tjetër, e njoha në rrugë! Po shkoj në shtëpinë e tij

"Bërtiti pak dhe vdiq menjëherë", Mark Samson jep
Ilaria Sulës

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, e cil u vra nga ish-partneri i saj me origjinë filipinase Mark Samson. Mediat në Itali kanë zbardhur mesazhet që autori i dërgoi nga telefoni i Ilarias, shoqes së saj, Maria Sofia Lombardo, e cila është kthyer në një dëshmitare kyçe.

“Kam ikur me një djalë tjetër, e njoha në rrugë”, është një nga mesazhet që autori i shtirur si Ilaria i dërgoi shoqes së viktimës.

Përmes komunikimeve me shoqen e Ilarias Mark tentoi të shpikte një vrasës misterioz, në vend të tij. Pasi në mesazhet drejtuar shoqes së Ilarias duke u shtirur si Ilaria ai shkruante: “Jam me dikë tjetër dhe nuk mund të them se ku jam”.

“Po shkoj në shtëpinë e një djali, që njoha në rrugë, por nuk të them dot se ku”, ka qenë një ndër mesazhet që autori i ka çuar shoqes së Ilarias nga telefoni i viktimës më 28 mars.

“Ne e pamë njëri-tjetrin këtë mëngjes jashtë La Sapienza dhe ai më pyeti nëse doja të dilja sot me atë”, ka shkruar më pas autori i shtirur si Ilaria.

Ilaria Sula, rezultonte e zhdukur që prej datës 25 Mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike. Por, trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.

vrasja e ilaria sules

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit