LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e oligarkëve, protestë më 12 nëntor. PS: E kemi dyfishuar

• Kuvendi i Shqipërisë ka kaluar sot me 76 vota pro e 41 kundër buxhetin për vitin 2023 dhe paketën fiskale. Pas një séance maratonë të nisur që nga ora 10:00 e 9 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë kaloi buxhetin mes debateve, replikave e fyerjeve. • Në vijim të seancës së nisur një ditë më parë, deputetët u mblodhën në orën 09:00 në Kuvend dhe vijuan me diskutimet në lidhje me Buxhetin 2023. I pari që foli ishte Belind Këlliçi, deputeti i PD-së, i cili u shreh se ky buxhet favorizon oligarkët dhe jo qytetarët shqiptarë. Fjala e Këlliçit u pasua nga kolegët e tjerë nga selia blu, të cilët mbajtën të njëjtin qëndrim dhe u bënë thirrje qytetarëve që tu bashkohen në protestën e 12 nëntorit. • Ndërsa maxhoranca ka ndjekur tjetër linjë. Një nga një, deputetët e ministrat folën për dyfishimin e buxhetit për vitin 2023. Ata thanë se pagat janë rritur e do të vijojnë të rriten akoma më shumë, kryesisht për efektivët e ushtarakët. Por, mes tyre, deputeti Fatmir Xhafaj u tregua mjaft kritik. • Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, një nga socialistët më të vjetër tha se nuk pajtohej aspak me ‘lumin e ofendimeve’ që lëshohen në Kuvend, gjuhën ordinere, shprehjet përçmuese e shpifjet. Pa i përmendur emrin, Xhafaj duket se ‘i tërhoqi veshin’ kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Socialiste, në të cilën edhe ai vetë bën pjesë. Kritikat e tjera, Xhafaj i kishte në lidhje me buxhetin, për të cilin propozoi që të ishte i planifikuar për të pamundurit dhe jo për qeveritarët. Ai u shpreh se nuk mund të flitet për investime në një kohë krizash, duke përmendur edhe shprehjen, ‘këmbët shtrihen sa ke jorganin’. Por, gjithsesi, Xhafaj votoi pro. • Një ditë më parë u zhvillua seanca plenare që zgjati 12 orë. Kuvendi kaloi me procedurë të përshpejtuar ligjin për investimin në Portin e Durrësit që përmban 5 nene. Me 62 vota pro dhe 20 kundër, ky ligj kaloi me debateve të forta e përplasjeve maxhorancë-opozitë në Kuvend. Debatet vijuan kur në foltore doli vetë kryeministri Edi Rama, i cili u përplas ashpër me Opozitën. Ai i konsideroi bedelë, të pafytyrë, të blerë nga Rusia dhe njerëz që nuk kanë dinjitet.

19 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Duhet të ishte më i fokusuar'/ Kritikoi buxhetin 2023! Xhafaj 'harron' çfarë tha në Kuvend, në fund voton PRO

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Vota e deputetit socialist, Fatmir Xhafaj nuk reflekton ato që ai deklaroi në seancën parlamentare. Sot, në seancën maratonë të Kuvendit për buxhetin e vitit 2023, Xhafaj, ishte i vetmi nga socialistët që shfaqi rezerva, madje dhe kritika për buxhetin. Ai u shpreh se në kushtet që ndodhet vendi, buxheti për vitin e ardhshëm duhet të ishte më i fokusuar në grupet e interesit dhe tek xhepat e qytetatëve apo pensionistëve që nuk kanë mbështetje.

'Buxheti edhe në këto kushte shtërngese mund e duhej të ishte shumë më i fokusuar te grupet e interesit apo xhepin e të pamundurit, veçanërisht për pensionistët pa mbështetje shtesë, dhe mbi të gjitha duhet të programojmë më mirë disa politika shumë më incentivuese për rininë'- tha Xhafaj.

Po ashtu, ai u shpreh se situata në të cilën është vendi duhet ta bëjë qeverinë akoma më të përulur dhe më komunikuese me grupet e interesit. Ai specifikoi se Qeveria duhet të jetë dhe transparente dhe më e angazhuar në luftën kundër korrupsionit.

'Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe kryesorja edhe më transparente e të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore.'- shtoi më pas ish-ministri. 

Por, pak minuta më pas, kur erdhi koha e votimi, Xhafaj nuk rrezikoi të dilte jashtë 'linjës' së socialistëve dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai votoi pro projektligjit 'për buxhetin 2023', së bashku me 75 parlamentarë të tjerë socialistë.

Kritikat të cilat i bën shpesh në komisione, Xhafaj nuk hezitoi t'i bënte dhe në Kuvend, mirëpo siç u pa, fjalët dhe deklaratat e tij nuk përkthehen në vepra...

3 VITE ME PARE

Miratohet buxheti i vitit 2023, 76 vota pro e 41 kundër, asnjë abstenim (Tabela)

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Votime

TIRANË- Buxheti për vitin 2023 është miratuar në Kuvend. Me 76 vota pro, 41 kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë kaloi një nga një projektligjet e paketës fiskale për vitin 2023 dhe buxhetin. 

Më konkretisht miratohen:

Projektligji për akcizat miratohet me 76 pro, 40 kunder, asnjë abstenim.
Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar miratohet me 76 pro, 40 kundër, asnjë abstenim.
Projektligji për procedurat tatimore miratohet me 76 pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim.

3 VITE ME PARE

E PLOTË/ Xhafaj i ashpër me Ramën: Elitën politike e ka mbuluar gjuha ordinere e shpifjet, buxheti duhet të jetë i të pamundurve

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është treguar mjaft kritik me të tijët ditën e sotme në Kuvend. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Xhafaj, një nga socialistët më të vjetër tha se nuk pajtohej aspak me ‘lumin e ofendimeve’ që lëshohen në Kuvend, gjuhën ordinere, shprehjet përçmuese e shpifjet. Pa i përmendur emrin, Xhafaj duket se ‘i tërhoqi veshin’ kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Socialiste, në të cilën edhe ai vetë bën pjesë. Kritikat e tjera, Xhafaj i kishte në lidhje me buxhetin, për të cilin propozoi që të ishte i planifikuar për të pamundurit dhe jo për qeveritarët. Ai u shpreh se nuk mund të flitet për investime në një kohë krizash, duke përmendur edhe shprehjen, ‘këmbët shtrihen sa ke jorganin’.

FJALA E PLOTË E XHAFAJT:

Debati për buxhetin do duhej të ishte çdo fundviti angazhimi ynë më serioz, obligimi më i rëndësishëm kushtetues, parlamentar e moral që duhet të kemi në përmbushje të zotimeve para qytetarëve. Por siç ndodh kryesisht në politikën tonë të tranzicionit, hendeku zgjerohet përherë e më shumë mes asaj që është dhe se si e debatojmë ne dhe asaj që duhet dhe se si e presin qytetarët. Ndër vite në këtë sallë kam ndjekur me shumë vëmendje çdo fjalë të artikuluar nga kolegë dhe ish kolegë e sidomos të njohësve të mirë të fushës, ku me gjithë boshllëqet apo shtrembërimet që nuk mungonin, sërish prodhoheshin debate cilësore, ndaheshin opinione profesionale dhe propozoheshin hapësira ligjore ku ekspertët mund të ndërhynin. Fatkeqësisht, në këto dy ditë po ndodh krejt e kundërta. Debati bardh e zi, që po zhvillohet mbi këtë temë të rëndësishme, reflekton një legjislaturë shpërfillëse që paraqitet më e dobët se kurrë më parë. Fryma e debatit normal, konsensusit politik dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese e jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Dëshpërimisht kjo lloj qasje e gabuar është shndërruar në normalitet dhe instrument i të ashtuquajturës luftë politike.

Në këto kohë kur kemi realisht një krizë ekonomike të përbotshme, luftë në Europë, tensione konflikti dhe pse jo edhe shkëndija konfrontimi force në Ballkan, kjo mungesë përgjegjshmërie dhe aftësie për të dialoguar qetësisht për çështje kaq madhore jo thjesht nuk e nderon këtë sallë, por e turpëron para popullit e kombit. Ka shumë arsye përse është kaq e vështirë në këtë legjislaturë të bësh debat të këtij niveli. Po një gjë është e sigurt. Kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është një nga arsyet kryesore përse ka shifra aq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshme që na ndëshkojnë fort, por edhe pse ka aq shumë pesimizëm, mosbesim po dhe dëshpërim jashtë saj e veçanërisht tek të rinjtë dhe përse një pjesë e tyre vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo retorikë e turpshme, ca më keq, ka dalë edhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës ku vendi po shenjohet si simbol i shumë të këqijave. Dëm më të madh nuk mund ti bëhet imazhit të vendit dhe sidomos atyre mijëra e mijëra shqiptarëve që enden rrugëve të botës për një mundësi jetese më të mirë apo edhe të gjithë atyre që kanë ndërtuar anë e kënd botës një jetë plot mund e sakrifica. Ne me këtë lloj qasje po ju japim ëndrrave, shpresës dhe jetës së tyre një ndëshkim të pamerituar që ata e vuajnë shumë më tepër se ne që jemi këtu dhe jemi përfshirë në këtë vorbull ethesh pushteti dhe marrëzie politike. Buxheti i prezantuar nga qeveria duhet pranuar se ka disa risi pozitive të cilat duhet t’i vlerësojmë dhe përkrahim me votë. Në këndvështrimin tim, është pozitive rritja buxhetore për mbështetjen e Arsimit me rreth 3% të PPB, Shëndetësisë me rreth 3%, Bujqësisë gjithashtu. Ashtu siç është pozitive edhe rritja e parashikuar për dixhitalizimin, një sektor që dita-ditës pavarësisht kostove por dhe për reflektim ndaj problematikave shumë serioze të shfaqura është një domosdoshmëri.

Gjithashtu, është pozitive garancit që jepen përmes këtij buxheti dhe paketës fiskale lidhur me mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe shumicën e bizneseve të vogla, apo mbështetja për familjet me të ardhura më të ulëta duke rritur pragun e patatueeshëm nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. Edhe pse e vogël, duhet çmuar pasi nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë të punësuar. Nga ana tjetër duhet të nënvizoj edhe mbështetjen e familjeve me të ardhura më të ulëta duke rritur nivelin e pagës minimale përgjatë vitit 2023 nga 34,000 lekë në 36,000 lekë; si dhe mbështetja e akorduar për familjet dhe individët në nevojë përmes skemës së ndihmës ekonomike apo PAK ku përfitojnë mesatarisht rreth 220 mijë individë në vit. Është gjithashtu shumë pozitive që brenda politikave sociale, si risi për vitin 2023, parashikohen politika mbështetëse për gratë e papuna me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç etj të tilla.

I veçoj këto detaje sepse mendoj që para se të jetë i të mundurve buxheti duhet të mendojë për të pamundurit, edhe pse natyrshëm kuptohet që ky nuk mund të jetë një buxhet si çdo vit normal. Situata ndërkombëtare imponon masa shtrënguese pasi lufta në Ukrainë po efektohet kudo dhe jo më në një ekonomi të brishtë si e jona që mëton të mbijetojë në një vit të pritshëm shumë të vështirë, pas dy viteve po aq të vështirë që kaluam. Shqipëria po përballet pashmangshmërisht me inflacionin e luftës, që ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve, rritje që nuk vjen sepse e vendos qeveria, por kryesisht si pasojë e luftës. Kjo është e qartë për të gjithë ata që e shohin situatën me sytë e arsyes. Situata të tilla ekonomike mund t’i kapërcejmë me sukses të gjithë bashkë, me më shumë reflektim, përgjegjshmëri dhe parasëgjithash me transparencë nga ne si maxhorancë në mënyrë që qytetarët të ndjejnë siguri dhe të ofrojnë besim ndaj asaj çfarë premtojmë dhe bëjmë. Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe kryesorja edhe më transparente e të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore.

Unë bie shumë dakord me disa masa shtërnguese të përfshira në buxhet, megjthatë është absurde që kur flasim për kohë lufte, të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje që të ketë kuptim në këtë rast edhe ajo shprehja e mençur e popullit “Shtrij këmbët sa ke jorganin”. Kjo edhe për faktin se kambanat e krizës energjitike dëgjohen përherë e më pranë si një pandemi e re ekonomike. Besoj se po punohet shumë për ta menaxhuar situatën e vështirë energjitike, por përtej krizës ne duhet të shohim se si do përfitojmë për të ardhmen që të mos bëjmë të njëjtat gabime. Në këtë pikë, janë pozitive instrumentat e programuara për kanalizimin e ideve inovative drejt energjisë së inovueshme. Gjë shumë e mirë mbështetja e financimeve me fotovoltaiket familjare, por ne duhet ta imponojmë dhe ta lehtësojmë gjithë investimin në këtë fushë me akte vendimmarrëse dhe rregullatore afatgjata e efiçente që nxisin e mbështesin fort investimet private në këtë fushë pasi e vërtet që jemi një vend me burime të pasura hidrike dhe energjie diellore, por që fatkeqësisht shumë pak kemi ditur t’i shfrytëzojmë dhe inkurajojmë sa dhe si duhet në këto 30 vite. Gjithashtu mendoj se, buxheti edhe në këto kushte shtërngese mund e duhej të ishte shumë më i fokusuar te grupet e interesit apo xhepin e të pamundurit, veçanërisht për pensionistët pa mbështetje shtesë, dhe mbi të gjitha duhet të programojmë më mirë disa politika shumë më incentivuese për rininë si: Kualifikimi teknologjik, mbështetja e bizneseve të reja, shtimi i banesave sociale për çiftet e reja, punësimi i të rinjve, krijimin e lehtësive për bizneset e huaja prodhuese në vend dhe veçanërisht atyre që ofrojnë e garantojnë vende të reja pune etj.

Në fund të fjalës sime, dua të shpreh disa konsiderata lidhur me atë pjesë të buxhetit që lidhet me institucionet e drejtësisë. Natyrisht nuk është se mendoj që ka nevoj për një mbështetje shumë më të fokusuar pasi gjithë këto vite sistemi është financuar dhe jo pak. Jo nga qeveria, por nga qytetarët, nga taksat e tyre pavarësisht se gjithë këto vite është dukur jo rrallë si favor qeveritar apo si qoka e ministrit të rradhës. Natyrshëm ka nevojë për disa investime të domosdoshme në sistem ashtu sic kërkohet më shumë fokus dhe koordinim per investime te harmonizuara dhe efiçente, por edhe për të analizuar për efektin e shpenzimeve të bëra nga ana e instucioneve të drejtësisë, që buxheti i dhënë të përdoret më me efektivitet prej tyre. Para se të flasim për më shumë buxhet, sot është koha t’i bëjmë ca hesape me laps e letër pasi qytetarët duhet të marrin fillimisht mbrapsht investimin e taksave të tyre. Njerëzit e drejtësisë duhet të justifikojnë besimin dhe mbështetjen e madhe që ju është dhënë nga qytetarët me rezultate konkrete domethënëse në dhënien e drejtësisë dhe veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit. E kam thënë dhe dëshiroj ta përsëris edhe më fortë: Me reformën në drejtësi, ka ndryshuar kuadri kushtetues e ligjor, formatimi dhe pozicionimi i institucioneve të reja të drejtësisë në peisazhin e strukturës sonë shtetërore dhe në vet politikat qeverisëse, por për fat të keq nuk ka ndryshuar ose ka ndryshuar shumë pak qasja jonë me sistemin, raporti me të. Andaj, përherë nuk është vonë për të reflektuar mbi një qasje tjetër me sistemin, pikësëpari nga kjo sallë. Parasëgjithash me retorikën dhe adresimet publike ndaj sistemit në tërësi dhe institucioneve të caktuara në vecanti, por dhe me vet procesin ligjbërës, monitorues e koordinues ndaj tyre, përfshi edhe aspektet që lidhen me programimin e buxhetit dhe mirëpërdorimin e tij.

3 VITE ME PARE

Debatet për buxhetin 2023/ Blendi Klosi 'i kthehet' opozitës: Nuk do të fitoni asnjë bashki

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Blendi Klosi

TIRANË- Është shoqëruar me debate dhe disktutime të forta seanca e ditës së sotme në Kuvend ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2023 i propozuar nga qeveria. Në fjalën e tij deputeti socialist Blendi Klosi tha se sot invenstimet kanë kthyer një pamje të re në qytetet e vendit duke iu referuar projektit të 'Rilindjes Urbane'. Ndërkohë sa i përket invenstimeve në qarkun e Vlorës Klosi tha se ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe Portit të jahteve në Sarandë janë shembull i qartë i besimit që investitorët kanë tek qeveria. Në fund kishte dhe një mesazh për opozitën, të cilës iu drejtua me fjalët se nuk do të fitojnë asnjë bashki në zgjedhjet e ardhshme pasi sipas tij qytetarët nuk kanë besim tek ajo.

Blendi Klosi: Njerëzit na dhanë besim se ne punojmë për njerëzit. Besimi është gjëja më e rëndësishme që ne duhet të ndërtojmë me njerëzit. Invenstimet e rilindjes urbane kanë prodhuar besim, transformim të këtij qarkut Vlorë. Ky është besimi që ne duhet të krijojmë me politikat tona. Kudo në Shqipëri ka prodhues të rinj. Besimi është te invenstimi tek energjia tek ajo që ata prodhojnë. Në qarkun e Vlorës ka invenstime të rëndësishme, projekte qindra milionë euro, beson inenstitori tek kjo qeveri, besojnë invenstitorët në ekonominë e Vlorës, Sarandës për të invenstuar miliona euro. Beson ekonomia tek kjo mazhorancë. Ky projektligj ka krijuar dhe një besim tjetër, një besim që ju do të humbni. Kurrë nuk ka ndodhur që të mblidhet komisioni dhe të ketë vetëm deputetë të mazhorancës. Nuk keni asnjë garanci që do të fitoni asnjë bashki në zgjedhjet e ardhshme. 

3 VITE ME PARE

Braçe kapet me Zhupën: Unë nuk flas për protestën, flas për ekonominë zemër

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Erion Braçe

Braçe: Unë nuk flas për protestën zemër. Unë flas për bujqësinë 

Zhupa: Nuk dëgjohet

Braçe: Unë nuk flas për protestën. Je atje larg zemër nuk je këtu 

3 VITE ME PARE

Braçe me kritika për 'Buxhetin 2023': Jam i shqetësuar, duhet punë, kush dështon, të mbajë përgjegjësi

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste është shprehur se Buxheti për vitin 2023 ka nevojë për një rishpërndarje të ardhurash. Në fjalën e tij në Kuvend, Braçe tha se është shumë i shqetësuar, jo për atë që përmban buxheti, por për atë që zbatohet. Ai u shpreh se çdo isntitucion që dështon, duhet të mbajë përgjegjësi. 

Pjesë nga fjala e Braçes: 

Nuk dua të harroj që GDP-ja nuk mjafton, duhet rishpërndarja e të ardhurave. Një mjedis i degraduar nga rënia pas GDP-së dhe rënia në ndërtim, ul mirëqenien. Duhet zbatimi i buxhetit që miratojmë sot, troç duhet punë. Jam i shqetësuar për menaxhimin e buxhetit vitin e shkuar. Kjo vjen edhe prej mosrealizmit të shpenzimeve, këto janë shkurtime dhe unë jam kundër. Cilado njësi që dështon duhet marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësitë publike. Duhet të na identifikojnë ne si të majtë. Tatimet e reja nuk na ndihmojnë me këtë. Po thyejmë sot marrëveshjen 25-vjeçare për të njohur evaz\ionin fiskal me kompanitë e birrave. Nuk më bën krenar sepse jemi vonë. 

3 VITE ME PARE

Baçi: Po shpopulloni vendin, ky është një buxhet anti-social

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se buxheti i vitit 2023 i paraqitur nga qeveria është një buxhet anti-social që dëshmon keqqeverisjen dhe korrupsionin. Përsa i përket shifrave të larta të emigrantëve drejt Britanisë, Baçi akuzoi qeverinë se po ndjek një politikë shpopulluese për vendin pasi nuk merr asnjë masë për të ndaluar atë që ai e quan një hemoragji. 

Luan Baçi: Ky është buxheti më anti-socila. Ky draft dëshmon gropat e mëdha financiare të korrupsionit dhe abuzimeve me taksat tona. Keqeverisja juaj po shpopullon vendin dhe nga viti në vit po ikin shqiptarët drejt Britanisë. Ka të njëjtin refren dua të iki nga Shqipëria. Çfarë bën qeveria, nuk merrni asnjë masë për të ndalur këtë hemoragji. Ajo që çudit më shumë është lajthitja e kryeministrit.Ky vit duhet të ishte modeli për vitin e diskutimeve parlamentare. Por çfarë kemi, buxhet vjen si një paketë rutinë dhe vijon debati marotonë i monologjeve tona dhe përfundon me një votim qesharak nga mazhoranca. Kjo do të jetë bëma e fundit e mazhorancës tuaj. Po shpopulloni popullsinë. 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Spaho nxjerr pamjet: Ja si Rama përqafon mikun e Lukashenkos

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike ka publikuar një foto ku shihet kryeministri Edi Rama duke përqafuar Mohamed Alabbar. Nga Kuvendi, Spaho tha se ky përqafim është bërë ndërkohë që në Ukrainë ishte kulmi i luftës. Alabbarin, sipërmarrësi nga Dubai që do të bëjë dhe investimet në Portin e Durrësit, Spaho e konsideroi mikun e Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

“Ja ku e keni të përqafuar me mikun e Lukashenkos, Alabbarin më kuptoni. Tani dua ta pyes se si veprohet në këto kushte. Takimi është zhvilluar në kulmin e luftës në Ukrainë. Nuk është përpara,”- tha Spaho.

 

3 VITE ME PARE

Turizmi 'ndez' debatin/ Bushati-Kumbaros: Nuk the asnjë fjalë për buxhetin. Nikolla i pret fjalën: Mos mu lut fare

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Helidon Bushati

TIRANË- Buxheti i vitit 2023 ka sjellë dhe ditën e sotme debate në seancën plenare. Pas fjalës së ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila u shpreh se shqiptarët e kanë ndëshkuar opozitën me 3 mandate teksa i akuzoi se flasin më të zezat për vendin, deputeti demokrat Helidon Bushati kërkoi fjalën për replikë. Bushati u shpreh se ministrja nuk tha asnjë fjalë për buxhetin dhe investimet pasi sipas tij investimet janë ulur. Në debat u përfshi dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i ndërpreu fjalës deputetit me arsyetimin se diskutimi i tij nuk ishte për procedurë. 

Në momentin që i pritet fjala deputeti demokrat flet pa mikrofon dhe nuk dëgjohet ndërkohë Nikolla i thotë që të mos lutet fare pasi nuk mund t'i jepte të drejtë për replikë.

Pjesë nga debati:

Mirela Kumbaro: Si mund të kemi politikanë që fërkojnë barkun duke folur me fjalë të zeza për Shqipërisë. Si ka mundësi që të keni një dëshirë perverse për të nxirë turizmin. Shqiptarët ju kanë ndëshkuar me 3 mandate në opozitë.

Helidon Bushati: Nuk e kuptoj se pse ministrja tha se do të përgënjështrojë kolegët. Nuk tha asnjë fjalë për buxhetin Ka vetëm një invenstim në turizëm , vetëm 20 milionë euro në ujërat e Banjës. Tek mjedisi nga 1.5 miliardë janë 1.2 miliardë...

Lindita Nikolla: Ndërpritet fjala, mos mu lut fare, nuk është procedurë lexoni rregulloren.

Helidon Bushati flet nga vendi pa mikrofon nuk dëgjohet.

Lindita Nikolla: O zoti Bushati, respekt për kolegët.

3 VITE ME PARE

Tenderat sekret në Shëndetësi/ Manastirliu përplaset me Vokshin: Janë denoncime të turpshme, buxheti i 2023 më i larti në histori

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është përplasur ditën e sotme me deputeten demokrate Albana Vokshi. Vokshi gjatë fjalës së saj ka përmendur tendera sekretë në Shëndetësi, ndërkohë që Manastirliu i ka quajtur këto si denoncime të turpshme. Ministrja teksa ka e ka quajtur opozitën si të rublave, nuk ka lënë as pa përmendur shëndetësinë në kohën e PD-së duke theksuar se kjo qeveri e rrënoi Shëndetësinë.    

Manastirliu: Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa aleanca e rublave që të bëjnë thirrje për të hedhur këtë qeveri më dhunë. Kur vjen puna për e shëndetësa, bëni mirë që kërkoni llogari. Por fatkeqësia juaj është se në këtë foltore e përdorni për qëllimet tuaja, jo me kërkesat e popullit. Kur ishit vet në qeveri, nuk ankoheshit për spitalet e rrënuara, nuk ankoheshit për rrogat e mjekëve, nuk ankoheshit për higjenën e spitaleve. Por tani ju kërkoni më shumë, por mirë bëni që kërkoni më shumë se për këtë jeni këtu. Qeveria juaj e dështuar rrënoi shëndetësinë. Buxheti 2023 i shëndetësisë është rritur dhe është më i lartë në historinë krahasur nga 2013 dhe 2022. Sa për tenderat sekret shko pyet te organet kompetente, janë denoncime të turpshme. Mos vini të bëni këtu gjyqtaren, prokuroren e avokaten.

3 VITE ME PARE

Ofendimet e Ramës, Vokshi: Në parlament është kryedhunuesi verbal, bojkotoheni

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja Albana Vokshi ka komentuar ofendimet e djeshme në sallën e Kuvendit të kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së saj në foltore, Vokshi ka kërkuar masë disiplinore ndaj Ramës, duke theksuar se çdo deputete duhet të largohet nga salla në momentin Rama nis me ofendime. Po ashtu Vokshi e ka quajtur Ramën si kryedhunues verbal. Po ashtu Vokshi ka ironizuar edhe ministret, pasi në momentin që ajo po mbante fjalën, ato po flisnin pa mikrofon.

Vokshi: Jam e sigurtë që çdo qytetar që e kishte këtë mundësi ka qenë para Tv për të dëgjuar kryeminstrin që të fliste mbi buxhetin, mbi ndarjen e tij dhe për pensionet e tyre. Po çfarë dëgjuan dje nga kryeministri, fyerje, nënçmime, ofendime. Si deputetet jam e turpëruar që Rama ka folur kështu në këtë sallë. Si prind jam e zemëruar që ai lejohet të flasë kështu. Në media kudo në vend ishin lajmet, Rama shan opozitën, bedelë e kryebedele. Në vend të buxhetit, shqiptarët dëgjuan ofendimet e kryeministrit. Në sallën e këtij parlamenti është kryedhunuesi verbal. Çdo deputet duhet që të ndahet nga kjo sjellje e dhunshme nga gjuha e kryeministrit. I bëj thirrje kryeparlamentares që të marrë masa ndaj gjuhës së Ramës. është e pafalshme që Rama të lejohet të flasë kështu në këtë sallë. Unë dhe çdo deputete duhet që të distancohemi dhe duhet që të dalim nga kjo sallë nëse Rama flet kështu me këtë gjuhë. Çdo gazetar duhet që të distancohet dhe të mos bëj lajme për Ramën. Ky është mallikimi që po largon të rinjtë nga ky vend. Vota ime kundër buxhetit është kundër.

*Flasin ministret

Vokshi: A ka mundësi, zonja kryetare mbani qetësi. E di që prekeni kur ju përmendet kryeministri por përmbahuni. Merrni fjalën më vonë. 

3 VITE ME PARE

Noka: Oficerët lënë shërbimin e marrin gomonet, të dalin në shesh kundër qeverisë së sheikut

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Kuvendi

TIRANË- Depiuteti dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se buxheti për vitin 2023 është vetëm për qeverinë dhe jo për qytetarët. Ai përmendi udhëtimet e kryeministrit Edi Rama dhe tha se ky buxhet jep meë pak para për xhepat e qytetarëve, por kryeministrit i siguron një jetë luksoze. Noka pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi se përse efektivët e oficerët lënë detyrën dhe marrin gomonet për tu larguar nga vendi. Ramën, Noka e konsideroi sheik dhe ftoi të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë kundër tij më 12 nëntor. 

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës: 

Ajo që u dhembi njerëzve një ditë më parë më shumë se buxheti 2023 është afera e Portit të Durrësit. Pse përjashtohet nga të gjitha taksat. Pse pikërisht aleati i Putinit ka dërguar ushtarët e tij për të qenë pjesë e kësaj afere, pse zgjidhi Rama këta individë për t'i bërë pjesë të këtij projekti. Ndaj do t'i ngelet turp, njollë në histori këtij parlamenti që e mbështet dhe voton një mega aferë kur shqiptarëve u vidhet një nga pronsat më të rëndësishme të këtij vendi dhe u jepet miqve të Lukashenkos. E dëgjuam kryeministrin e të tjerët që flasin me mburrje për dyfishimin e buxhetit, por pas këtij termi duhet të vijë dyfishimi i pagave, pensioneve, por jo, ka vetëm një zë që dyfishohet këtu, tenderat, koncensionet në ajër. Sepse qeveria e Ramës ka vendosur të dyfishojë vjedhjen, asgjë në shërbim të qytetarëve. Këtu ka vetëm një cilësi, pangopësi, pashpiërtësi. Ky buxhet është i mirë vetëm për qeveritarët dhe i keq për qytetarët. Sepse rrit vetëm shpenzimet. Çdo qeveri demokratike dhe jo klikë, kërkon dhe bën gjithçka për të rritur numrin e vendeve të punës. Jo. Këtu parashikohen udhëtime me avion privat, luksi qeveritar i pafund. Ky buxhet jep më pak para në xhepat e shqiptarëve, por varfëron popullin e gomoneve. Ky është buxheti i gomoneve, buxheti i shpopullimit të Shqipërisë. Ky është buxheti për të shpopulluar Shqipërinë sepse nga harta e investimeve është fshirëarsimi dhe investime. Do ta marrë fjalën ministri pastaj dhe duhet të thotë pse policët po ikin nga vendi e marrin gomonet? Pse oficerët braktisin shërbimin informativ. Sepseju shtrëngon rripin qeveria, kemi një kryeministër të shkëputur nga realiteti dhe më shumë se gjysma e qytetarëve nuk mbyllin dot muajin., Kur varfëria ka pllakosur këmbëkryq në këtë vend, kryeministri gjen vend për të ngritur pistat e Formula 1. Shqipëria sot nuk ka kryeministër por vendin ia ka zënë sheiku i Surrelit. Nuk ka qeveri, por një oborr sheiku që i bëjnë fresk. Do të vazhdojë keq e më keq të vishet. ndaj shqiptarët të shtunën kanë një ditë për të demonstruar kundër vjedhjes së sheikut. Çdo shqiptar është i ftuar në sheshin 'Skendërbej'. Të gjithë të bashkohemi të shtunën, në orën 16:00, për interesin e Shqipërisë e të çdo shqiptaroi. Të shtunën kemi dy zgjedhje, ose ankohemi kafeve për këtë sheik, ose të derdhemi në shesh. Po vjen dita tu kthehet shqiptarëve pushteti, të gjithë për t'i dhënë leksion këtij pushteti. 

3 VITE ME PARE

Zhupa thirrje shqiptarëve nga Kuvendi: Më 12 nëntor do dalim në shesh, 17 mln euro taksa ua merrni vetëm profesioneve të lira

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është shprehur se buxheti për vitin 2023 ka synim të godasë profesionet e lira. E pranishme në Kuvend, Zhupa komentoi dhe sekuestrimin e televizioni "Ora", pronari i të cilës, Ylli Ndroqi ka paralajmëruar padi në Strasburg. Deputetja e PD-së tha se në momentin që personi në fjalë të fitojë gjyqin, do të jenë taksat e shqiptarëve që do të paguajnë dëmshpërblimin. Ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në shesh për të protestuar më 12 nëntor.

Fjala e Zhupës: 

Të shumtë do të jenë në shesh profesionistët e rinj, sepse nga zero ju e keni rritur taksimin. Ju i trajtoni sikur ata nuk janë personat që mbajnë tregun. 17 milionë euro ua merrni vetëm atyre, për ta është buka e gojës, ndërsa për ju është një kilometër rrugë e vjedhur. Do të dalim të gjithë së bashku në shesh, do të reagojmë ndaj këtyre padrejtësive, në 12 nëntor, në orën 16:00. Mbyllje për një kapriço tuajën që e keni çuar për konfiskim. Do i paguajmë ne shqiptarët. Do ti paguajmë sepse juve nuk ju pëlqen media e lirë e kur thotë të vërtetën. Duhet vetëm ti shërbejë pushtetit. Nëse nuk i shërben pushtetit, etiketohet, gjobaxhinj, i çohen letra për të marrë godinën, i konfiskohet TV, gjithçka, nga ana tjetër keni ndërtuar Agjencinë e Medias,  e cila me 1.17 miliardë lekë. Janë për like share e facebook. Ministri i propagandës Fuga nuk denjoi as të vijë në komision  me justifikimin janë shumë pak para e shumë pak buxhet. 1.17 miliardë lekë për like e share ishin shumë pak para për prezencën e tij në komisionin ndërsa e shohim në darka luksoze me biftekë 1 mijë euro. Sepse aty lëvizen paratë e mëdha të shqiptarëve. Për herë të parë është votuar kundër sindikatave që të flasin për buxhetin Ata bënë gabimin e madh, protestuan e thanë të vërtetën dhe në një vend ku e vërteta është herezi ti shpallesh tradhëtar, nuk vjen më në komision. Nuk vijnë më në komisionet sindikatat e mësuesit, e arsimit parauniversitar. Kështu e vendosi kartoni, ndryshe nga cfarë është morali dhe e drejta, sepse kartoni  ka zëvendësuar këto. Jo vetëm kaq dje bëtë leckë e fërtele kodin e etikës. E kur nuk reaguat për këtë nuk keni më moral të reagoni për çdo fjalë që me të drejtë mund të përdoret kundër jush. Do i dëgjoni nga sheshi kërkesat e atyre që nuk pranuat ti dëgjoni. Do të jenë në shesh për të protestuar që kjo Shqipëri të bëhet e jetueshme

3 VITE ME PARE

Akciza e birrës, Spaho: Po falimentoni kompanitë prodhuese, e gjitha për të favorizuar mikun e kryeministrit

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Edmon Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se akciza që i është vendosur industrisë së birrës po bën që të falimentojnë fabrikat në vend. Nga Kuvendi, Spaho u shpreh se në të gjitha shtetet jepen subvencione për fabrikat vendase, kurse në Shqipëri nuk ndodh kjo gjë. 

"Sot industria e birrës paguan akcizë 50% më shumë se minimumi që kërkon BE-ja. Në një kohë që janë rritur kostot. Të gjityhë ata që prodhojnë birra në vend, marrin subvencione, kjo gjë nuk ndodh tek ne. Ju e bëni këtë gjë vetëm për t'i dhënë prioritet një importuesi. Hiqni dorë nga goditja e shtresës së mesme, shtresa e mesme e mban këtë vend dhe profesionet e lira,"- tha Spaho ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

"Do rrisim pagat"/ Spaho: Ushtarakët e Peleshit kapen jashtë vendit me shtëpi bari, e kanë nga lumturia

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho iu përgjigj ministrit Niko Peleshi, i cili tha se pagat e ushtarakëve kanë shkuar në 700 mijë lekë të vjetra. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Spaho tha se ushtarakët dërgohen jashtë vendit me mision, por kapen në 'shtëpia bari', referuar Ermal Dinoshit që u kap në Holandë. 

"Janë kaq të lumtur ushtarakët saqë edhe përfaqësuesin që dërguan andej e kapën me shtëpi bari. Prit të të dalin të dhënat e tjera se do e shohësh, nga iranianët. Mua më kanë thënë iranianët miku im, më kanë thënë ata se unë mbaj kontakte me ta pra, jam spiun. Kur shikojmë që buxheti është dyfishuar, flasim për rritje ekonomike. Në fakt ajo që duhet të rrisni janë pagat. Të gjithë paguhen njëlloj, si në kohën e Enverit,"- tha Spaho. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Spaho i dorëzon Manjës verifikimin e Autoritetit të Dosjeve: S'jam spiun, e di që s'do e lësh mandatin, por kërko falje publike

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike ka ardhur në Kuvend me shkresën e marrë nga Autoriteti i Dosjeve, që vërteton se ai nuk ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Spaho shkresën e la mbi tryezën e ministrit Ulsi Manja dhe tha se ai duhet t'i kërkojë ndjesë publike.

"Shkova bëra kërkesën u verifikova, kam marrë përgjigjen këtu dhe po ia jap Ulsi Manjës, ja po ia lë këtu. Kur të vijë. I jap kopje tjetër po humbi, s'ka gjë. I kërkoj edhe diçka, se e di që nuk do ta lërë mandatin, por të më kërkojë falje publike, nëse nuk do ta bëjë, atëherë nuk do të reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës. Soiunët shkoni dhe gjejini tek të tjerë njerëz se i Keni këtu ish-drejtues sigurimi dhe nuk flisni. Ca të tjerë që hiqen si të përndjekur politikë por në fakt ua ka ngrënë kokën Enveri. Se kështu ngrihej në mëngjes,"- tha Spaho. 


Ç'ndodhi javën e kaluar? 

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është akuzuar gjatë seancës plenare të 6 tetorit nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Gjithçka nisi pasi Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja debatoi në seancën e Kuvendit me deputetin demokrat Flamur Noka duke e akuzuar se deputetët opozitarë bënin presion nga Kuvendi për të marrë tendera dhe se kishin kompani “offshore”. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u përshi në debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke i kërkuar që të fliste më emra, pasi ishte ministër dhe informimin e publikut e ka për detyrë. Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve. Manja akuzoi në debate e sipër Spahon se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Edhe më herët, deputeti ka ndarë vendimet e Autoritetit, në të cilat thuhet se ai nuk ka mbajtur asnjë funksion që ligji i ndalon të marrin funksione publike, nuk ka qënë bashkëpuntor aktiv i ish-sigurimit të shtetit dhe nuk ka asnjë të dhënë se ai është person i përfshirë në spiunazh apo terrorizëm. 

 

3 VITE ME PARE

Metaliaj: Ky është buxheti i oligarkëve, fermeri nuk mbijeton me 150 mijë lekë në muaj

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Lindita Metaliaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj tha se buxheti për vitin 2023 është për oligarkët dhe jo për qytetarët. E pranishme në Kuvend, Mataliaj tha se fermerët nuk i punojnë tokat, pasi nuk kanë fitim dhe pas gjithë mundit, u mbeten vetëm 140 mijë lekë në muaj. Ajo tha më tej se ky buxhet nuk hap tregjet, as nuk rrit ekonominë, por favorizon oligarkët. 

"Qeveria rriti taksat në një kohë që jemi në një krizë. Në xhepin e fermerit po të bësh një llogari mbeten vetëm 140 mijë lekë në muaj. A mund të ushqehet familja? Në shumë raste ky fitim edhe mungon sepse ka edhe përmbytje. Kjo është arsyeja se përse tokat mbeten djerrë. Çmimi i karburantit bën që prodhimet të mbeten për një 1 stokë, ndërsa më pas i hedhin nëse nuk u janë shitur. Të rinjtë janë larguar nga shtëpitë, sikur të ishim në luftë apo në prag katastrofe., Ky buxhet që keni sjellë a e ndalon shpopullimin? Jo. A i hap tregjet? Jo dhe vetëm jo. Ky buxhet nuk është për ekonominë, është një buxhet që Edi Rama harton për klientët e tij, për oligarkët e njerëzit e tij. Gjithë këtë mund e këtë sakrificë të ndërmarrjeve ua merr Rama dhe ua jep oligarkëve të tij,"- tha Metaliaj. 

3 VITE ME PARE

Peleshi: Buxheti është dyfishuar, jemi të vetmit që s'e kemi prekur çmimin e energjisë elektrike

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se Buxheti për vitin 2023 është dyfishuar. Në Foltoren e Kuvendit, Peleshi tha se po të mos kishin 3 miliardë dollarët shtesë nuk do të mund të përballonin pasojat e luftës. Peleshi u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që nuk e ka prekur çmimin e energjisë elektrike. 

Pjesë nga fjala e Niko Peleshit: 

Duket sikur vazhdon e njëjta retorikë. Nuk kemi dëgjuar asnjë alternativë, kemi dëgjuar të njëjtat gjëra. Dikush që e dëgjon thotë çfarë po bëhet me koncensionet e PPP-të, kur dëgjojnë shifrat tuaja. Në fakt nuk janë kaq të parregulluara sa thoni ju. Nuk e kemi thyer tavanin e vendosur dhe po rrezikojmë buxhetin. Ky është një buxhet i rezistencën ndaj një krize, i shkaktuar nga një luftë. Lufta në Ukrainë është shkaku i tronditjes ekonomike. Dy tregje që përplasen. Të gjithë e dinë që ky është shkaku i inflacionit. Ne nuk jemi ekpsortues i produketeve blegtorale, jemi importues, por kemi trashëguar një raport. Ju pyes? Si do të ishte ky buxhet sot nëse do të ishit ju në pushtet. Çdo shtet sot ka sfidën si të menaxhojë inflacionin, nga zgjedhjet e fundit në Amerikë, deri në çdo vend të botë. Kemi një shifër inflacioni që është 6.4 apo 6.5%. Nëse shikoni hartën, vendet Baltike e kanë me dy shifra, mbi 20%. Ne jemi në këtë nivel, por pagat e administratës i kemi rritur. Arsyeja kryesore është mburoja e çmimit të energjisë. Kjo nuk ndjehet për familjarët tanë dhe për biznesin e vogël, sepse çmimi kështu ka qenë dhe më parë. Këtë gjë e ka bërë Shqipëria e vogël. Kemi shtuar 3 miliardë dollarë në buxhet që po të mos ishin nuk do të përballonim dot kostot e luftës. Kam një lajm shumë të mirë për shtresën që përfaqësoj, për gjithë ushtarakët, rreth 7 mijë, që do të përfitojnë një rritje të re të pagës me këtë buxhet. Nga korriku ata marrin 30% më shumë pagë, në janar mbi këtë 30% shton edhe 7%. Pra është një rritje 40% e pagës, nëse merrte 500 mijë lekë në 2022, tani do marrë 700 mijë lekë, kjo është për pagën më të ulët, dhe vijon për të gjithë. Thamë që do i rrisim pagat cdo vit dhe po e mbajmë fjalën, dhe do t’i rrisim deri sa t’i kalojmë ato të rajonit

3 VITE ME PARE

Këlliçi: Kartonat për buxhetin i keni gati! Kreditë e buta jepen për të shitur apartamentet stokë të mafias së betonit

Miratohet Buxheti e Paketa Fiskale/ PD: I shërbeni bandave e
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi akuzoi sot maxhorancën se po rrit çmmet, por lehtësimet për qytetarët nuk i kanë aspak në axhendë. I pranishëm në Kuvend, Këlliçi tha se Kuvendi këto dy ditë është mbledhur vetëm zyrtarisht, pasi maxhoranca i ka tashmë kartonat gati për votimin e Buxhetit 2023. Ai foli për kreditë e buta që premtoi kryeministri Edi Rama një ditë më parë dhe tha se e gjitha po bëhet për të shitur apartamentet që kanë mbetur stokë nga ndërtimet e shumta. 

Pjesë nga fjala e Këlliçit: 

Nuk mund të niste më keq se kaq kjo seancë, kur diskutanti i parë sulmoi opozitën se po kërkon rritje pagash. Unë sot dua ta nis fjalën duke iu drejtuar deputetëve të maxhorancës, sidomos atyre që me mllef i drejtohen Zotit. Dua të di pse nuk dëgjohen shoqatat e ekspertëve dhe biznesit? Seanca e ditës së djeshme dhe e sotme është formale, juve ju nuk interesojntë aspak diskutimet, i keni gati kartonat. Kryeministri u drejtua dje me banalitete dhe fjalë rruge. Kjo shfaqje e ka një motiv, të lënë gjithçka që kanë në dorë dhe të dëgjojnë se si Rama sulmon opozitën. Keni marrë sot flamurin e SHBA-ve dhe e tundni në çdo seancë plenare. Ju e keni rrëzuar parlamentarizmin që nga viti 2013, kur Rama shkeli në Kuvend. Dje foli dhe si kryebashkiak. Premtoi dhe kredi të butë për apartamentet. A ka kryetarë bashkie ky qytet? Pse nuk e bën ai këtë premtim? A ka apartamente stok? Ka nevojë për para mafia e betonit? Taksën e ndërtimit Veliaj e ka rritur 10 herë. Dhe është taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo mbi vlerën e ndërtimit siç duhet të jetë. Ndaj një të riu i duhen dy jetë për të futur kokën në shtëpinë e tij. Kostot e bujqve janë rritur me 150%. Favorizon lobet importuese. Pse për dyfishim buxheti, kur në fakt janë dyfishuar çmimet. Pensionistët duhet të dinë që çmimet do të vijojnë të rriten. 

kuvendi i shqiperise seance plenare 10 nentor 2022

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë