LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË/ Xhafaj i ashpër me Ramën: Elitën politike e ka mbuluar gjuha ordinere e shpifjet, buxheti duhet të jetë i të pamundurve

Kritikat e tjera, Xhafaj i kishte në lidhje me buxhetin, për të cilin propozoi që të ishte i planifikuar për të pamundurit dhe jo për qeveritarët.

10 Nëntor 2022, 13:49 Nga F.M
E PLOTË/ Xhafaj i ashpër me Ramën: Elitën politike e ka
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është treguar mjaft kritik me të tijët ditën e sotme në Kuvend. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Xhafaj, një nga socialistët më të vjetër tha se nuk pajtohej aspak me ‘lumin e ofendimeve’ që lëshohen në Kuvend, gjuhën ordinere, shprehjet përçmuese e shpifjet. Pa i përmendur emrin, Xhafaj duket se ‘i tërhoqi veshin’ kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Socialiste, në të cilën edhe ai vetë bën pjesë. Kritikat e tjera, Xhafaj i kishte në lidhje me buxhetin, për të cilin propozoi që të ishte i planifikuar për të pamundurit dhe jo për qeveritarët. Ai u shpreh se nuk mund të flitet për investime në një kohë krizash, duke përmendur edhe shprehjen, ‘këmbët shtrihen sa ke jorganin’.

FJALA E PLOTË E XHAFAJT:

Debati për buxhetin do duhej të ishte çdo fundviti angazhimi ynë më serioz, obligimi më i rëndësishëm kushtetues, parlamentar e moral që duhet të kemi në përmbushje të zotimeve para qytetarëve. Por siç ndodh kryesisht në politikën tonë të tranzicionit, hendeku zgjerohet përherë e më shumë mes asaj që është dhe se si e debatojmë ne dhe asaj që duhet dhe se si e presin qytetarët. Ndër vite në këtë sallë kam ndjekur me shumë vëmendje çdo fjalë të artikuluar nga kolegë dhe ish kolegë e sidomos të njohësve të mirë të fushës, ku me gjithë boshllëqet apo shtrembërimet që nuk mungonin, sërish prodhoheshin debate cilësore, ndaheshin opinione profesionale dhe propozoheshin hapësira ligjore ku ekspertët mund të ndërhynin. Fatkeqësisht, në këto dy ditë po ndodh krejt e kundërta. Debati bardh e zi, që po zhvillohet mbi këtë temë të rëndësishme, reflekton një legjislaturë shpërfillëse që paraqitet më e dobët se kurrë më parë. Fryma e debatit normal, konsensusit politik dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese e jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Dëshpërimisht kjo lloj qasje e gabuar është shndërruar në normalitet dhe instrument i të ashtuquajturës luftë politike.

Në këto kohë kur kemi realisht një krizë ekonomike të përbotshme, luftë në Europë, tensione konflikti dhe pse jo edhe shkëndija konfrontimi force në Ballkan, kjo mungesë përgjegjshmërie dhe aftësie për të dialoguar qetësisht për çështje kaq madhore jo thjesht nuk e nderon këtë sallë, por e turpëron para popullit e kombit. Ka shumë arsye përse është kaq e vështirë në këtë legjislaturë të bësh debat të këtij niveli. Po një gjë është e sigurt. Kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është një nga arsyet kryesore përse ka shifra aq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshme që na ndëshkojnë fort, por edhe pse ka aq shumë pesimizëm, mosbesim po dhe dëshpërim jashtë saj e veçanërisht tek të rinjtë dhe përse një pjesë e tyre vazhdojnë të largohen nga vendi. Kjo retorikë e turpshme, ca më keq, ka dalë edhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës ku vendi po shenjohet si simbol i shumë të këqijave. Dëm më të madh nuk mund ti bëhet imazhit të vendit dhe sidomos atyre mijëra e mijëra shqiptarëve që enden rrugëve të botës për një mundësi jetese më të mirë apo edhe të gjithë atyre që kanë ndërtuar anë e kënd botës një jetë plot mund e sakrifica. Ne me këtë lloj qasje po ju japim ëndrrave, shpresës dhe jetës së tyre një ndëshkim të pamerituar që ata e vuajnë shumë më tepër se ne që jemi këtu dhe jemi përfshirë në këtë vorbull ethesh pushteti dhe marrëzie politike. Buxheti i prezantuar nga qeveria duhet pranuar se ka disa risi pozitive të cilat duhet t’i vlerësojmë dhe përkrahim me votë. Në këndvështrimin tim, është pozitive rritja buxhetore për mbështetjen e Arsimit me rreth 3% të PPB, Shëndetësisë me rreth 3%, Bujqësisë gjithashtu. Ashtu siç është pozitive edhe rritja e parashikuar për dixhitalizimin, një sektor që dita-ditës pavarësisht kostove por dhe për reflektim ndaj problematikave shumë serioze të shfaqura është një domosdoshmëri.

Gjithashtu, është pozitive garancit që jepen përmes këtij buxheti dhe paketës fiskale lidhur me mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe shumicën e bizneseve të vogla, apo mbështetja për familjet me të ardhura më të ulëta duke rritur pragun e patatueeshëm nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. Edhe pse e vogël, duhet çmuar pasi nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë të punësuar. Nga ana tjetër duhet të nënvizoj edhe mbështetjen e familjeve me të ardhura më të ulëta duke rritur nivelin e pagës minimale përgjatë vitit 2023 nga 34,000 lekë në 36,000 lekë; si dhe mbështetja e akorduar për familjet dhe individët në nevojë përmes skemës së ndihmës ekonomike apo PAK ku përfitojnë mesatarisht rreth 220 mijë individë në vit. Është gjithashtu shumë pozitive që brenda politikave sociale, si risi për vitin 2023, parashikohen politika mbështetëse për gratë e papuna me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç etj të tilla.

I veçoj këto detaje sepse mendoj që para se të jetë i të mundurve buxheti duhet të mendojë për të pamundurit, edhe pse natyrshëm kuptohet që ky nuk mund të jetë një buxhet si çdo vit normal. Situata ndërkombëtare imponon masa shtrënguese pasi lufta në Ukrainë po efektohet kudo dhe jo më në një ekonomi të brishtë si e jona që mëton të mbijetojë në një vit të pritshëm shumë të vështirë, pas dy viteve po aq të vështirë që kaluam. Shqipëria po përballet pashmangshmërisht me inflacionin e luftës, që ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve, rritje që nuk vjen sepse e vendos qeveria, por kryesisht si pasojë e luftës. Kjo është e qartë për të gjithë ata që e shohin situatën me sytë e arsyes. Situata të tilla ekonomike mund t’i kapërcejmë me sukses të gjithë bashkë, me më shumë reflektim, përgjegjshmëri dhe parasëgjithash me transparencë nga ne si maxhorancë në mënyrë që qytetarët të ndjejnë siguri dhe të ofrojnë besim ndaj asaj çfarë premtojmë dhe bëjmë. Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe kryesorja edhe më transparente e të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore.

Unë bie shumë dakord me disa masa shtërnguese të përfshira në buxhet, megjthatë është absurde që kur flasim për kohë lufte, të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje që të ketë kuptim në këtë rast edhe ajo shprehja e mençur e popullit “Shtrij këmbët sa ke jorganin”. Kjo edhe për faktin se kambanat e krizës energjitike dëgjohen përherë e më pranë si një pandemi e re ekonomike. Besoj se po punohet shumë për ta menaxhuar situatën e vështirë energjitike, por përtej krizës ne duhet të shohim se si do përfitojmë për të ardhmen që të mos bëjmë të njëjtat gabime. Në këtë pikë, janë pozitive instrumentat e programuara për kanalizimin e ideve inovative drejt energjisë së inovueshme. Gjë shumë e mirë mbështetja e financimeve me fotovoltaiket familjare, por ne duhet ta imponojmë dhe ta lehtësojmë gjithë investimin në këtë fushë me akte vendimmarrëse dhe rregullatore afatgjata e efiçente që nxisin e mbështesin fort investimet private në këtë fushë pasi e vërtet që jemi një vend me burime të pasura hidrike dhe energjie diellore, por që fatkeqësisht shumë pak kemi ditur t’i shfrytëzojmë dhe inkurajojmë sa dhe si duhet në këto 30 vite. Gjithashtu mendoj se, buxheti edhe në këto kushte shtërngese mund e duhej të ishte shumë më i fokusuar te grupet e interesit apo xhepin e të pamundurit, veçanërisht për pensionistët pa mbështetje shtesë, dhe mbi të gjitha duhet të programojmë më mirë disa politika shumë më incentivuese për rininë si: Kualifikimi teknologjik, mbështetja e bizneseve të reja, shtimi i banesave sociale për çiftet e reja, punësimi i të rinjve, krijimin e lehtësive për bizneset e huaja prodhuese në vend dhe veçanërisht atyre që ofrojnë e garantojnë vende të reja pune etj.

Në fund të fjalës sime, dua të shpreh disa konsiderata lidhur me atë pjesë të buxhetit që lidhet me institucionet e drejtësisë. Natyrisht nuk është se mendoj që ka nevoj për një mbështetje shumë më të fokusuar pasi gjithë këto vite sistemi është financuar dhe jo pak. Jo nga qeveria, por nga qytetarët, nga taksat e tyre pavarësisht se gjithë këto vite është dukur jo rrallë si favor qeveritar apo si qoka e ministrit të rradhës. Natyrshëm ka nevojë për disa investime të domosdoshme në sistem ashtu sic kërkohet më shumë fokus dhe koordinim per investime te harmonizuara dhe efiçente, por edhe për të analizuar për efektin e shpenzimeve të bëra nga ana e instucioneve të drejtësisë, që buxheti i dhënë të përdoret më me efektivitet prej tyre. Para se të flasim për më shumë buxhet, sot është koha t’i bëjmë ca hesape me laps e letër pasi qytetarët duhet të marrin fillimisht mbrapsht investimin e taksave të tyre. Njerëzit e drejtësisë duhet të justifikojnë besimin dhe mbështetjen e madhe që ju është dhënë nga qytetarët me rezultate konkrete domethënëse në dhënien e drejtësisë dhe veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit. E kam thënë dhe dëshiroj ta përsëris edhe më fortë: Me reformën në drejtësi, ka ndryshuar kuadri kushtetues e ligjor, formatimi dhe pozicionimi i institucioneve të reja të drejtësisë në peisazhin e strukturës sonë shtetërore dhe në vet politikat qeverisëse, por për fat të keq nuk ka ndryshuar ose ka ndryshuar shumë pak qasja jonë me sistemin, raporti me të. Andaj, përherë nuk është vonë për të reflektuar mbi një qasje tjetër me sistemin, pikësëpari nga kjo sallë. Parasëgjithash me retorikën dhe adresimet publike ndaj sistemit në tërësi dhe institucioneve të caktuara në vecanti, por dhe me vet procesin ligjbërës, monitorues e koordinues ndaj tyre, përfshi edhe aspektet që lidhen me programimin e buxhetit dhe mirëpërdorimin e tij.

seance plenare 10 nentor 2022

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!