6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Ditën e sotme është zhvilluar dita e parë e takimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. • Pas përfundimit të ditës së parë sipas zhvillimeve nuk pati asnjë lajm për hapjen e negociata të Shqipërisë. • Shkak i mos hapjes së negociatave mbetet çështja "Beleri" dhe situata politike në Shqipëri. • I pranishëm në samit si përfaqësues i Shqipërisë ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama. • Në nisje të samitit ka ardhur një mesazh nga Kryeministri gjerman Scholz në lidhje me situatën e zgjerimit. • Scholz ka theksuar se duhet të hiqet rregulli i vetos në kuadër të procesit të zgjerimit. • Shefi i diplomacisë Joseph Borrell është shprehur për mediat pak para nisjes së samitit, se duhet të përshpjetohet zgjerimi dhe do duhet të rrisim mbështetjen për Shqipërinë. • Rama ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerimin Varhelyi, ku ky i fundit u shpreh se BE është gati të hapi negociatat. • Në ambientet e samitit sipas disa pamjeve të transmetuara në media është parë dhe një debat mes Mitsotakis dhe Ramës, ku mendohet se objekt i diskutimit të ketë qenë çështja Beleri.
9 artikuj për këtë temë.
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në instagramin e tij një video, kur imiton rolin e dirigjentit gjatë momentit të fotos së liderëve në samitin e BE. Rama shihet kur del përpara liderëve të Europës dhe bën performancën e tij.
View this post on Instagram
GREQI-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbrëmjen e sotme në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e prerë të Greqisë, se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje respekti për sundimin e ligjit, e cila është kurora e procesit të anëtarësimit.
Kryeministri ritheksoi vullnetin e sinqertë të Greqisë për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se vendi ynë ishte dhe mbetet një nga pionierët e perspektivës integruese të Ballkanit Perëndimor. Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Me rastin e pranisë së Kryeministrit në Samitin e Ballkanit Perëndimor, burime qeveritare deklaruan se:
“Qëndrimi i prerë i Greqisë është të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një investim në stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Kjo, natyrisht, me kushtëzimin e njohur, d.m.th për sa kohë që vendet kandidate plotësojnë kushtet dhe zbatojnë reformat e kërkuara. Është një proces i vështirë dhe i mundimshëm që varet nga performanca e vetë vendeve kandidate. Në çdo rast, një parakusht themelor është respektimi i vlerave themelore evropiane dhe reformat në lidhje me shtetin e së drejtës dhe veçanërisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve”.
Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, të njëjtat burime thanë se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit nëse nuk ka përparim në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Siç nënvizuan ata, “Greqia pranoi dërgimin e letrës së BE-së në Tiranë për hapin e parë të fillimit të negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë që Beleri të marrë përsipër detyrat dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, si dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të pranojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit”, thuhet në mediat greke.
Mesazhet e qarta nga Athina për palën shqiptare dhe liderët e BE-së u dërguan pak orë pas qëndrimit publik të Olaf Scholz-it i cili kërkoi të vazhdohet me “procedura të shkurtuara”, kursi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe nëse është e mundur të anashkalohet e drejta e vetos në dispozicion të shteteve anëtare.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk ka vendosur datë ditën e sotme për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Shkak për këtë janë dy çështje aktuale në vend, burgosja e kryebashkiakut Fredi Beleri si dhe e dyta është situata politike në Shqipëri.
“Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në”, thuhet në njoftim
Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në. Ndër të tjera Këshilli merr një shënim pozitiv për rezultatet konkrete të arritura nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare.
“Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Nevojitet gjithashtu bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit”, thuhet në njoftim.
Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Mes të tjerash Këshilli inkurajon zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të sektorit të tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë mbajtjen e konsultimeve me të gjithë aktorët përkatës, duke përfshirë adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim.
Po ashtu theksohet se Shqipëria duhet të përfundojë të gjitha proceset që lidhen me regjistrimin kombëtar në transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Edhe sa i përket Maqedonisë së Veriut siç dhe pritet Këshilli kërkon fillimisht ndryshimet kushtetuese.
“Këshilli është i gatshëm të mbledhë një tjetër. Konferenca ndërqeveritare, pa vonesa të mëtejshme dhe pa vendime shtesë politike, sa më shpejt, pasi Maqedonia e Veriut ka zbatuar zotimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese, siç përmendet në Konkluzionet e Këshillit të korrikut 2022, në përputhje me procedurat e tij të brendshme," thuhet në njoftim.

BRUKSEL- Sot ka nisur samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në pamjet e mëposhtme shihen liderët e BE-së, teksa afrohen për të bërë foton familjare. Ajo që merr më shumë vëmendje në video është një moment, teksa Kryeministri Edi Rama ka debatuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
Ende nuk dihet se çfarë kanë debatuar por dyshohet të jetë për burgosjen e kryebashkakut të Himarës Fredi Beleri. Greqia i ka vendosur veto nisjes së negociatave me Shqipërinë, për shkak të burgosjes së Belerit. Ndërkohë që nga ana tjetër Rama, në një deklaratë disa ditë më parë u shpreh se nuk besonte se Greqia do ta bënte këtë akt.
SERBI-Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot në Bruksel, para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, se vjen me lajme dhe rezultate të mira në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe BE-së.
E pyetur se çfarë pret nga samiti i sotëm, Brnabiç tha se pret rezultate të mira dhe diskutime rreth planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Para fillimit të samitit, Brnabiç u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe komisionerin evropian për Zgjerim Oliver Varhelji, me të cilët tha se ka pasur takime të mira.
"Është mirë që kemi samitin BE-Ballkani Perëndimor sepse, përveç komunitetit politik evropian, është një format i ri në të cilin ne nga Ballkani Perëndimor mund të flasim gjithmonë hapur, sinqerisht dhe plotësisht transparente me liderët e BE-së. Kështu që është një gjë e mirë. Biseda është gjithmonë një gjë e mirë”, u tha Brnabiç gazetarëve, kur u pyet se çfarë priste nga samiti i sotëm.
Ajo shtoi se pret "rezultate të mira dhe diskutime të mira në lidhje me Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor".
“Është një mundësi për ne nga Ballkani Perëndimor që të marrim fonde shtesë prej rreth gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat katër miliardë në kredi, dhe dy me grante, pra fonde të pakthyeshme”, shpjegoi Brnabić.
Ajo shtoi se si gjithmonë do të jetë në partneritet dhe bashkëpunim me BE-në, duke iu nënshtruar disa reformave.
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama dhe Oliver Varhelyi Komisioneri i Zgjerimit për BE-në kanë zhvilluar një takim në kuadër të takimit samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Varhelyi thotë se BE është gati të hapë negociatat me Shqipërinë, për kapitujt e parë në kuadër të një Konference Ndërqeveritare këtë vit. Varhelyi shpreh në statusin e tij se BE është gati të hapi negociatat me Shqipërinë.
“Në margjinat e Samitit BE-BP u diskutua hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam ushtrimin e “screening”, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat - Grupi 1 - në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkruan Varhelyi në rrjetet sociale.
On the margins of #EUëBSummit discussed next steps of #Albania on its #EU path ë/ PM @ediramaal
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 13, 2023
As ëe finished the screening exercise, ëe’re ready to open accession negotiations on Fundamentals - Cluster 1 - in the frameëork of an Intergovernmental Conference still this year. pic.tëitter.com/lgNv3RkTOq
BRUKSEL-Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në një deklaratë për mediat se samiti BE-Ballkani Perëndimor synon që të krijojë lidhje më të ngushta midis unionit dhe rajonit. Borrell foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi teksa tha se të dyja palët po lëvizin ndonëse ngadalë ndërsa shtoi se duhet t’i shtyjmë që të ecin përpara dhe të kenë një perspektivë të qartë evropiane.
“Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë. Ne duhet të rrisim gjithashtu forcimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe metodave të tjera luftërave të reja. Ka një dialog Serbi-Kosovë, për të cilën kemi investuar shumë energji. Ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin, ngadalë por po lëvizin. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”- tha Borrell.
BRUKSEL- KE nuk ka vendosur një datë në konkluzionet për Shqipërinë lidhur me hapjen e kapitujve të parë në negociatat për hyrjen në BE. Nga këto konkluzione lihet të kuptohet, se shkak për këtë qëndrim është bërë veto e paralajmeruar e Greqisë për ҫështjen Beleri, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, të arrestuar me burg me akuzën e shit-blerjes së votave. Kërkesat e tij për të bërë betimin si kryebashkiak edhe duke qenë në burg janë hedhur poshtë nga
Shqipëria të forcojë të drejtat themelore të minoriteteve
KE i bën thirrje Shqipërisë,”të forcojë më tej mbrojtjen e të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve.” Komuniteti grek, që jeton në fshatrat e Bashkisë së Himarës, pretendon se të drejtat e tij të pronësisë po shkelen nga investitorë strategjikë, të cilët investojnë në pronat e tyre të rrëmbyera përmes korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Ky komunitet pretendon që nuk i jepen leje nga institucionet qeveritare për të investuar në sektorin e turizmit, në pronat e tyre. Leje zhvillimi në sektorin e turizmit marrin vetëm investitorët strategjikë që përmes kërcënimeve dhe korrupsionit bëhen pronarë të tokave të tyre në Himarë. Në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2023 në Himarë, Fredi Beleri, që ndodhet në burg, kryebashkiaku i zgjedhur dhe anëtar i komunitetit grek të Himarës, premtoi të kontribuonte për ta ndryshuar këtë situatë. "KE inkurajon zbatimim e një reforme gjithëpërfshirëse në sektorin e tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë konsultimet me të gjithë aktorët, adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim të pronarëve,” theksohet në konkluzionet e KE për zgjerimin e BE.
Situata e trazuar politike në Shqipëri
Bllokimi prej 6 javësh i punimeve të parlamentit nga deputetët e grupimit të Rithemelimit të PD, të kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, hedhja në foltore i bombave tymuese dhe aksioni i mosbindjes civile të ndërmarrë nga ky grupim ka sjellë një situatë të trazuar politike në Shqipëri. "KE rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE,” theksohet në konkluzionet për Shqipërinë. Situata politike është një tjerër shkak që KE të mos i japë një datë Shqipërisë për të hapur kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit.
Bashkëpunimi rajonal-në thelb të procesit të zgjerimit
Në konkluzionet e KE për Shqipërinë vihet në dukje "angazhimi i vazhdueshëm konstruktiv i Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal." "Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit”, vë në dukje KE.
SPAK: Të vazhdojë përpjekjet kundër korrupsionit
KE vlerëson rezultatet konkrete e arritura nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) dhe "bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE dhe shteteve anëtare.”
"Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Është i nevojshëm gjithashtu një bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (European Anti Fraud Office-OLAF). Në verën e këtij viti, Brukseli njoftoi për ndërprerjen e fondeve të BE, IPARD II, (Instrument for Pre-accession Assistance for Rural Development) pas një raporti të OLAF për abuzime me këto fonde dhe dyshimeve për korrupsion. Raporti i ekspertëve të OLAF zbuloi që fondet e marra nga investitorë strategjikë në Dhërmi ndryshe nga sa figuronte në dokumentacionin zyrtar ishin përdorur për të ndërtime private vilash.
Marrë nga DW
GJERMANI- Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se "prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t'u bërë pjesë e BE-së" dhe shtoi se tani "ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së". Sipas kancelarit gjerman, kjo panoaramë e përgjithshme është "shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t'ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës".
"Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen"
Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.
"Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë", tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.
Çështja Beleri: Gjermania e trajton si bilaterale
Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin tërthorazi në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri. Ndërsa për Greqinë, kjo është një çështje që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe të drejtat e pakicave, për Gjermaninë është një çështje bilaterale dhe duhet të zgjidhet brenda kuadrit dypalësht. Një qëndrim, të cilin kancelari gjerman Scholz, e theksoi edhe disa javë më parë gjatë vizitës së kryeminstrit grek, Kyriakos Micotakis në Berlin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej shtatë muajsh në paraburgim me akuzën për "korrupsion aktiv” për shit-blerje votash
Ndihmë opozitës CDU/CSU për Maqedoninë e Veriut
Por kancelari gjerman e kishte fjalën tërthorazi edhe për bllokimin e prej tashmë disa vitesh që i bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut, për shkak të një grindjeje për çështje historike. Kancelari socialdemokrat i kërkoi ndihmë në këtë çështje grupit parlamentar CDU/CSU : “Do t'ju isha mirënjohës, të dashur kolege dhe kolegë të grupit parlamentar të Unionit, nëse do të përdornit ndikimin tuaj te partia simotër që të japë ndihmesë konstruktive për zgjidhje", tha ai. Kancelari kishte parasysh bllokadën aktuale të partisë opozitare VMRO/DPMNE për ndryshimin e kushtetutës, kusht ky që kërkohet nga Bullgaria.
Negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë
Në fjalën e tij në prag të samitit të BE-së, Scholz u shpreh për mbështjetje për Ukrainën, përsa kohë që ajo ka nevojë dhe premtoi se do ta rrisë ndihmën finanicare për Ukrainën, nëse do të jetë nevoja. Ai u shpreh për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, si edhe për t'i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit të BE-së. Këtë kërkesë e mbështesin si partitë e pozitës ashtu edhe CDU/CSU në opozitë. Grupi parlamentar i AFD-së, fraksioni tjetër opozitar që ka mbetur, pas shpërbërjes së grupit parlamentar Die Linke, për shkak të partisë së re të krijuar nga Sahra Wagenknecht, është kundër zgjerimit të BE-së, por për partneritete me këto vende, sikurse edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, ngjashëm si me Zvicrën dhe Norvegjinë.
Marrë nga DW