LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga reshjet! Qarkullojnë drejt Tiranës 300 mjetet e bllokuara në Qafë Murriz

•Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme dhe janë bllokuar disa akse kryesore të vendit. • Në Juglindje dhe në Shqipërinë e mesme ka pasur reshje të dendura. • Shirat janë paraqitur në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere. • Veriu i vendit është mbuluar nga dëbora, veçanërisht në zonën e Kukësit. • Reshjet e borës në Kukës kanë krijuar një trashësi prej 20 centimetrash. • Disa akse të vendit janë bllokuar nga dëbora dhe ka probleme qarkullimi në Rrugën e Kombit. Po ashtu reshjet e borës kanë bllokuar aksin Krujë-Qafështamë, Përrenjas-Qafë Thanë. Në Qafë Murriz ku mbi 300 automjete kanë mbetur të bllokuara prej më shumë se 7 orësh, kanë arritur të evakuohen dhe lëvizin drejt Tiranës me ndihmën e Policisë. Sakaq, reshjet e shut kanë rritur nivelin e lumit Ishëm në Fushë Krujë. •Reshjet e borës kanë nisur edhe në Korçë e fshatin turistik të Dardhës. Ndërsa në disa zona në Dibër ka shkëputje të energjisë elektrike. •E njëjta situatë paraqitet edhe në Kukës dhe Tropojë. Kalimi i automjeteve në këto zona bëhet vetëm me zinxhirë. Sakaq, Rruga e Arbrit është liruar për qarkullim. 100 borëpastruese në terren në gjithë vendin. • Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel qytetarëve dhe udhëtarëve të qarkullojnë me kujdes, duke marrë masat e nevojshme

20 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Pas më shumë se 7 orësh, nis qarkullimi i 300 automjeteve në Qafë-Murriz

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Qafë Murriz

QAFË-MURRIZ- Pas më shumë se 7 orësh pritje, ka nisur zhbllokimi i rrugës në Qafë Murriz, ku pas reshjeve intensive të dëborë u bllokuan në mjetet e tyre rreth 300 qytetarë.

Borëpastrueset kanë mundur të futen në këtë aks, duke bërë që të mjetet të nisin qarkullimin. Shoferët po ndihmojnë njëri-tjetrin për të lëvizur mjetet, për t’u kthyer kështu në Tiranë. 

2 VITE ME PARE

Reshjet e borës në rrugën e Arbrit, mjetet që lëvizin në drejtim të Dibrës kthehen mbrapa për në Tiranë

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Foto ilustruese

DIBËR- Policia rrugore ka urdhëruar që të gjitha automjetet që lëvizin në drejtim të Dibrës të kthehen mbrapa për në Tiranë, për shkak të motit të keq me reshje të dendura bore në atë zonë. 

Ndërkohë, borëpastrueset kanë mundur të futen në aksin Qafë Murriz pas më shumë se 7 orësh, duke bërë që të mjetet të nisin qarkullimin. Shoferët po ndihmojnë njëri-tjetrin për të lëvizur mjetet, për t’u kthyer kështu në Tiranë. 

2 VITE ME PARE

'Në Përrenjas-Librazh era ka rrëzuar disa pemë'/ ARRSH jep informacione për situatën më të fundit nga moti i keq

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
ARRSH

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë në një komunikim për situatën e krijuar nga moti i keq në vendin tonë, sidomos në zonën veriore dhe atë juglindore. Gjatë orëve të fundit ka pasur reshje bore dhe në akset e Dajtit, por mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe aktualisht qarkullimi i mjeteve vijon pa asnjë problem.

Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr menjëherë.

Situata më e rënduar paraqitet në rajonin verior ku reshjet e borës kanë vijuar me intensitet teksa grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës.

Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve. Po punohet për spostimin e mjeteve nga trupi i rrugës për të lejuar borëpastrueset të vijojnë me pastrimin e rrugës.

2 VITE ME PARE

'Afrohuni te makinat'/ 300 automjete të bllokuar në Qafë Murriz, policia del me njoftim

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Qafë Murriz

QAFË-MURRIZ- Policia ka dalë më një njoftim të ri lidhur me situatën në Qafë Murriz ku 300 automjete janë bllokuar për orë të tëra për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës me intensitet të lartë. Policia ka nisur evakuimin dhe ka urdhëruar qytetarët të afrohen pranë makina, pasi për pak minuta do të nisë të hapet rruga. 

Sipas policisë, borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës, ku prej orës 14:00, më shumë se 300 qytetarë kanë mbetur të bllokuar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Kjo thirrje erdhi pasi drejtuesit e mjeteve braktisën makinat për shkak të temperaturave të ulëta, duke u strehuar përkohësisht në lokalet e zonës. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Moti i keq, rrugët në Rehovë kthehen në 'lumë', qytetari kalon mes përmes me zetor duke rrezikuar jetën

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Kolonjë

TOMORRICË- Rrugë e toka të përmbytura, kjo është pamja e zakonshme që tashmë jemi mësuar të shohim çdo vit në qytetet e vendit tonë, ku mjafton vetëm pak minuta shi që situata të dalë jashtë kontrollit dhe qytetarët të bllokohen me orë të tëra në banesa.

Pamjet që po shihni më poshtë janë filmuar në Tomorricë, ku siç shihet kalimi me automjet është i pamundur. Megjithatë duket se, ky qytetar i cili po drejton mjetin e rëndë bujqësor është detyruar ta kalojë mes përmes rrjedhën e madhe që ka bllokuar rrugën, duke rrezikuar jetën.

2 VITE ME PARE

300 qytetarë të bllokuar në Qafë Murriz/ Nis evakuimi, policia ndihmon një familje me dy fëmijë, APELI: Përdorni aksin Klos-Burrel-Ulëz

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Qafë Murriz

QAFË-MURRIZ- Pas më shumë se 5 orësh të bllokuar në aksin Qafë Murriz, policia ka nisur evakuimin e qytetarëve që janë bllokuar me mjetet e tyre në këtë zonë si pasojë e reshjeve të dendura të borës. Aktualisht janë rreth 300 automjete të cilat apelojnë për ndihmë. 

Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass kanë kontaktuar me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë dhe i kanë evakuuar. 

Gjithashtu po bëhet transportimi me automjete të kalueshmërisë së lartë, i pasagjerëve që ndodhen në automjete për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.

2 VITE ME PARE

Vijon të jetë e pakalueshme Rruga e Arbrit, 100 borëpastruese në terren në gjithë vendin

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Rruga e Arbrit

DIBËR- Reshjet e borës kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit që nga paraditja.  Në Shkallën e Tujanit ka reshje me intensitet më të lartë dhe makinat kanë mbetur të bllokuara.

Në Dibër ka rreth 24 fidera që kanë pasur avari, por ende nuk kanë dalë skuadra në terren për shkak të reshjeve me intensitet të lartë. 

Ndërkohë, rruga e vjetër për ta kaluar në zonën e Peshkopisë është e hapur. Në të gjithë vendin në terren po punojnë 110 borëpastruese dhe rreth 1100 punonjës. 

2 VITE ME PARE

Moti i keq lë pa drita disa fshatra në Kukës dhe Tropojë, vijojnë reshjet e borës, rrugët të kalueshme vetëm me zinxhirë

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Kukës

KUKËS- I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore dhe erë e fortë.Si rezultat i erës së fortë ka patur bllokime të përkohshme në disa segmente, por është ndërhyrë në kohë nga kontraktorët dhe janë bërë funksionale. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

NJOFTIMI: 

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 18:40 datë 25.11.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore dhe erë e fortë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Si rezultat i erës së fortë ka patur bllokime të përkohshme në disa segmente, por është ndërhyrë në kohë nga kontraktorët dhe janë bërë funksionale.

•Nga bashkitë:

Bashkia Kukës

Rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugëve të Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis.

Bashkia Has

Rrugët janë të kalueshme.

Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve  të medha ka patur probleme, por si rezultat i ndërhyrjes nga bashkia është normalizuar.

Nga bashkia Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. 

2 VITE ME PARE

Dëbora 'paralizon' disa zona të vendit, 300 persona të bllokuar prej 3 orësh në Qafë Murriz, qytetarët apel për ndihmë

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Qafë Murriz

QAFË-MURRIZ- Prej më shumë se 3 orësh reshjesh të dendura bore kanë përfshirë Qafë Murrizin, ku raportohen vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Mësohet se për shkak të reshjeve të dendur të dëborës, kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre rreth 300 persona. Këta të fundit bëjnë apel për ndihmë, ndërsa qëndrojnë të bllokuar në këtë aks për më shumë se 3 orë.

“Situata e fundit nga moti në Dibër, ora 18:00 Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm. Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie. Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë,  i bllokuar në Segmentin Peshkopi - Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës - Qafa e buallit i bllokuar. Baypasi i Murrizit i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët Si pasojë e thyerjes së pemëve pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative. Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga Njësitë Administrative", thuhet në njoftim.

2 VITE ME PARE

Reshjet e borës nisin edhe në Korçë e fshatin turistik të Dardhës

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Korçë

KORÇË-  Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qarkun e Korçës. Rreshje intensive janë regjistruar në Qafë Thanë ndërkohë që aktualisht nga reshjet është përfshirë edhe qyteti i Pogradecit dhe pjesërisht fshati turistik i Dardhës. Borëpastrueset ndodhen në terren ndërkohë që iu bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve.

"Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në keto momente ky aks është i kalueshëm. Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112", njofton policia.  

2 VITE ME PARE

Reshje të dendura dëbore, bllokohet aksi Krujë-Qafështamë

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Krujë

KRUJË-  Reshjet e dëborës në Malësinë e Krujës kanë bërë që aksi nacional Krujë - Qafështamë dhe shumë prej rrugëve që lidhin fshatrat e malësisë se Krujës me aksin kryesor të bllokohen nga prezenca e madhe e dëborës dhe akullit.

Niveli i dëborës në Parkun Kombëtar te Qafështamës aktualisht raportohet të jetë rreth 20 cm dhe reshjet e dëborës vijojnë me intensitet. 

2 VITE ME PARE

Moti i keq, rritet niveli i lumit Ishëm në Fushë-Krujë

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Ishëm

FUSHË-KRUJË- Moti i keq me reshje me intensitet të lartë që kanë përfshirë vendin tonë prej mëngjesit, ka bërë që niveli i lumit Ishëm në Fushë-Krujë të rritet ndjeshëm.

Deri në këto momente nuk raportohet që ky lumë të ketë dalë nga shtrati apo të ketë shkaktuar probleme në ndonjë fshat, por niveli i tij është në limitet kritike. 

2 VITE ME PARE

“Zbardhet” Qafë Thana, Policia: Deri tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Elbasan

ELBASAN- Reshjet e dendura të borës kanë nisur edhe në Elbasan, ku policia bën me dije se deri tani nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve dhe akset rrugore janë të kalueshme. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë.

NJOFTIMI: 

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq.
Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, ❄️ deri në keto momente ky aks është i kalueshëm.

????Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës ????

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore ???????? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore????????????♂️

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112. 

2 VITE ME PARE

Aksi Përrenjas -Qafë Thanë bllokohet nga reshjet e dendura të borës, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Përrenjas

Aksi Përrenjas -Qafë Thanë bllokohet nga reshjet e dendura të borës, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

2 VITE ME PARE

Moti i keq, Drejtoria Detare: Tragetet Durrës-Bari e anasjelltas nisen nesër në mesditë

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Porti i Durrësit

Moti i keq, Drejtoria Detare: Tragetet Durrës-Bari e anasjelltas nisen nesër në mesditë

2 VITE ME PARE

Qarku i Shkodrës i mbuluar nga reshjet, në disa akse janë bllokuar disa pjesë të rrugës

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Foto ilustruese

SHKODËR-Shkodra është përfshirë nga reshje të shumta të borës ditën e sotme. Disa akse rrugore kanë probleme me qarkullimin dhe po punohet nga institucionet për tu çliruar. Gjendja e paraqitur në disa bashki të qarkut tregojnë se moti vijon të jetë i vështirë. Në disa rrugë raportohen disa pjesë të bllokuara nga shkarjet e gurëve. 

Deri ne keto momente nuk raportohen problematika nga sektori MC: 

Bashkia Shkoder,

-Mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Theth – Bregu i Lumit ka patur shkarje guresh dhe per pasoje kane bllokuar nje pjese te rruges. Nga sektori MC informohemi se aksi rrugor i mesiperm sot eshte i kalueshem.

Bashkia Malesi e Madhe,

– Ne teritorin e bashkise Malesi e Madhe nuk raportohen probleme.

– Ne njesine administrative Kastrat dhe ne fshatin Vermosh ka patur nderprerje te energjise elektrike.

– Ne aksin rrugor Kulla e Bajraktarit – Qafe Thore ka rreth 15 cm rreshje debore.

Bashkia Vau Dejes,

– Ne territorin e bashkise Vau Dejes vazhdojne reshjet e shiut me intensitet mesatar, nuk raportohen probleme.

– Rruget jane te hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Bashkia Puke,

– Nuk raportohen probleme te EC deri ne keto momente.

Bashkia Fushe Arrez,

– Ne territorin e bashkise Fushe Arrez vijojne reshjet e debores me intesitet mesatar ne lartesite mbi 800 m mbi nivelin e detit. Nuk raportohen probleme.

– Rruget jane te hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Autoriteti Verior Rrugor, Shkoder,

– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.

– Aksi Qafe Mali- Fierze ka patur reshje bore rreth 5 cm por pa shkaktuar probleme

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Bora mbulon Kukësin, pamjet nga rrugët e zbardhura në veri të vendit

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Bora ne Kukes

KUKËS- Pamjet e mëposhtme janë nga qyteti verior i Kukësit. Siç shihet bora ka përfshirë të gjithë zonën e Kukësit.

Deri më tani raportohet se trashësia e borës ka arritur 20 centimetra. Ndërkohë që janë krijuar dhe probleme të shumta në qarkullimin e mjeteve në rrugën e Kombit. 

 
2 VITE ME PARE

Moti keq mbulon vendin/ ARRSH njofton: Ulni shpejtësinë e automjeteve dhe përdorni zinxhirë

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Foto ilustruese

TIRANË-Autoriteti rrugorsh shqiptar ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore, pas reshjeve të dëborës në vend. Në njoftimin e saj, ARRSH njofton se qarkullimi në akset rrugore vijon normalisht, ndërsa i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

NJOFTIMI NGA ARRSH

Në Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi vijon normalisht. Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, si në:

Kukës-Krumë ,dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

2 VITE ME PARE

Reshjet e borës përfshijnë Qarkun e Kukësit, vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Bora

KUKËS- Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë Kuksin ditën e sotme. I gjithë qarku verior është zbardhur nga reshjet e shumta të borës. 

Reshjet e borës në Kukës kanë krijuar një trashësi prej 20 centimetrash. Ndërkohë që janë krijuar probleme në lëvizje në Rrugën e Kombit. Këshillohet që makinët të mos lëvizin ma vendosur gomat e dimrit ose ta vendosur zinxhirët.

2 VITE ME PARE

Ulen temperaturat, reshje shiu dhe shtrëngata në të gjithë vendin

Dëbora zbardh Veriun, Shqipëria e mesme dhe e Jugut mbulohen nga
Foto Ilustruese

TIRANË- Moti në Shqipëri do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm. Sipas MeteoAlb në territorin shqiptar vranësirat dhe reshjet e shiut të jenë prezente dhe herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere.

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin veri-veriperëndimor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vënd.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 0°C minimalja deri në 14°C maksimalja në rang vendi. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 11 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para