LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Diana Bahçja pret të lirohet nga burgu: S’dija gjë për gjobën! Bashkëshorti: Jam i vetëm me një të porsalindur

• 25-vjeçarja Diana Bahçja thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me gjobën që i është vendosur nga Gjykata, gjë që iu konvertua në burg dhe e ndau nga djali i saj vetëm 8 ditësh. Në një lidhje telefonike nga burgu në “Good morning Albanians” në Euroneës Albania, Bahçja tha se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja, ndërsa pohoi se nga ana shëndetësore është mirë. • Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas, tregon se prej një jave kujdeset i vetëm për fëmijën e tij të porsalindur. Ai thotë se ia ka çuar foshnjën në burg nënës dhe momenti i ndarjes kishte qenë shumë i dhimbshëm. • Diana Bahçja u arrestua tetë ditë pasi lindi foshnjen pasi ishte dënuar nga gjykata me gjobë,. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Historia e dhimbshme e Neldjonit/ Lehonën e burgosën për një gjobë, foshnja e porsalindur vuan pa nënën, i ati: Duket sikur ia ndjen mungesën

Diana Bahçja pret të lirohet nga burgu: S’dija gjë
Pamje nga banesa

SHKODËR- Gjyshja dhe babai janë të vetmit që i kanë mbetur pranë dhe kujdesen për Neldjonin, në mungesën e të ëmës, e cila ndodhet ende pas hekurave të burgut. Të qarat e vogëlushit janë më të shpeshta pasi duket se e ndjen mungesën e ngrohtësisë dhe përkujdesjes së nënës, ose të paktën kështu thotë babai i tij. Gazetari i Balkanweb ka shkuar në banesën e tyre, ku bien në sy kushtet e vështira ekonomike të familjes.

Por Naimi thotë që e vetmja gjë që do është kthimi i gruas së tij pranë djalit të vogël që çdo ditë e më shumë ka nevojë për të. 

"Kemi vuajtje shumë, kujdesem por nuk ia di të merrem me të. Që kur iku gruaja më duket se ka rënë, se edhe ai e ndjen që nuk e ka pranë të ëmën,"-thotë ai për kamerat. Nga ana tjetër, mosha ia bën të vështirë gjyshe Zyfes të kujdeset për nipin e saj, megjithatë ajo përpiqet pafund që të voglit të mos i mungoje asgjë. Por sërish nuk mund ta luajë rolin e të ëmës, Djanës.

"Unë kujdesem sa më shumë se është djali i djalit. Por vështirë boll është. Qan natën, unë kërkoj vetëm të ëmën, të ma sjellin sa më parë."

Rasti i Diana Bahçjas ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të paradoksit nga drejtësia shqiptare. Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Burgosja e nënës lehonë, Avokati i Popullit nis hetimin e rastit: Gjykata të pezullojë ekzekutimin e dënimit

Diana Bahçja pret të lirohet nga burgu: S’dija gjë
Foshnja e gruas

TIRANE- Avokati i Popullit njofton se ka nisur procedurat për të ndërhyrë dhe për të liruar menjëherë Diana Bahçjan, nënën lehonë që ndodhet në burgun e grave në Tiranë larg foshnjes së saj. Në një njoftim për mediat, AP sqaron se pasi është njohur me rastin ka kërkuar dokumentacionin përkatës dhe ka takuar Dianën në burgun e grave në Ali Demi. AP thotë se do ti kërkojë gjykatës pezullimin e vendimit për të ekzekutuar dënimin. 

NJOFTIMI I PLOTË:

AVOKATI I POPULLIT NIS HETIMIN MBI RASTIN E DËNIMIT TË NËNËS SË NJË FOSHNJEJE TË PORSALINDUR
Institucioni i Avokatit te Popullit është njohur me rastin e bërë publik në media nga familjarët e shtetases me iniciale D.B., e cila është burgosur në bazë të vendimit të Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë e vitit 2022, pas konvertimit të një dënimi me gjobë që kjo shtetase ka marrë po nga kjo gjykatë në vitin 2020 për braktisje të fëmijës së mitur.
Nga Avokati i Popullit është regjistruar rasti me iniciativë dhe menjëherë kanë filluar të kryhen veprimet e nevojshme hetimore, sikurse është administrimi i praktikës përkatëse dhe marrja takim me të dënuarën në IEVP Ali Demi 325.
Po ashtu Avokati i Popullit do t'i drejtohet me kërkesë për informacion drejtuar organit të prokurorise dhe strukturave të Policisë.
Sipas Kodit të Procedurës Penale (neni 476, gërma b), me vendim të gjykatës është e mundur të shtyhet ekzekutimi i vendimit, mbi bazën e kërkesës të të dënuarit, mbrojtësit ose të prokurorit në rastin kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën një vjeç.
Në këtë rast ekzekutimi shtyhet gjersa fëmija të bëhet një vjeç. Me paraqitjen e kërkesës, është e drejtë e gjykatës të pezullojë ekzekutimin e vendimit gjer në shqyrtimin e saj.
Në përfundim të hetimit administrativ, institucioni i Avokatit të Popullit do të dalë me gjetjet përkatëse.

Rasti i Diana Bahçjas ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të paradoksit nga drejtësia shqiptare. Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Diana ende në burg, bashkëshorti rrëfen rastin e dhimbshëm: Ia çova foshnjen në takim, kur ia mora nga duart mu këput shpirti

Diana Bahçja pret të lirohet nga burgu: S’dija gjë
Naim Bahçja

SHKODËR- Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas, nënës që është burgosur vetëm tetë ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj tregon se prej një jave kujdeset i vetëm për fëmijën e tij të porsalindur. Në një rrëfim për EuroNews, Naim Bahçja thotë se ia ka çuar foshnjën në burg nënës dhe momenti i ndarjes kishte qenë shumë i dhimbshëm.

“Kam qenë para tre ditësh dhe e ka takuar. Gjendja ishte shumë  e vështirë, kur ia kam marrë prej duarsh ka ikur dhe nuk ka folur fare. Nuk ka reaguar deri ditën tjetër që e kam marrë në telefon. Mu këput shpirti,”- tregoi ai.

Çfarë ka ndodhur? 

Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Nëna e burgosur në Shkodër: Nuk isha në dijeni për gjobën, pres të lirohem sot

Diana Bahçja pret të lirohet nga burgu: S’dija gjë
Naim Bahçja, bashkëshorti i Diana Bahçjas

SHKODËR- 25-vjeçarja Diana Bahçja thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me gjobën që i është vendosur nga Gjykata, gjë që iu konvertua në burg dhe e ndau nga djali i saj vetëm 8 ditësh.  Në një lidhje telefonike nga burgu në “Good morning Albanians” në Euronews Albania, Bahçja tha se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja, ndërsa pohoi se nga ana shëndetësore është mirë.

“Nuk e di, unë pres të lirohem që sot, po tani se di. Nuk kam qenë në dijeni fare për asnjë lloj gjëje, as për gjobë, as për burgim, për asgjë. Fillimisht më morën për një deklaratë, më pas më komunikuan dënimin me burg,” – u shpreh 25-vjeçarja.

Çfarë ka ndodhur? 

Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur. 

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër./Dosja.al

diana bahcja naim bahcja rasti i diana bahcjas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj