LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Diploma peng për 5 vite”/ Largimi i studentëve, Kushi bën përgjegjës BE-në, thirrja e opozitës: Merrni masat për eksodin e mjekëve

•Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u diskutua sot në parim projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike”. •Ky projektligj detyron studentët e mjekësisë që të punojnë për 5 vite në vendin tonë, dhe më pas kanë të drejtë që të largohen nga Shqipëria, nëse do të shprehin interes. •Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri përgjegjës vendet e BE-së, në lidhje me largimin e mjekëve nga Shqipëria. • Ajo është shprehur se nuk ka ceduar sistemi shqiptar, por vendet e BE-së kanë liberalizuar të gjitha procedurat, për t’i punësuar mjekët që vijnë nga shtetet e tjera. • Sipas saj është shqetësuese, pasi mjekët pranohen në një vend pune, edhe pa u njohur diplomën. • Ministrja Kushi vuri në dukje se sistemi është më i mirë se ai që kishim, por numri i largimeve është rritur, pasi çdo ditë në gazetat e vendeve të BE-së ka njoftime ku kërkohen punonjës në fushën e shëndetësisë e jo vetëm. •Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, u shpreh se ky projektligj është për të ardhmen e të rinjve, që duan të studiojnë në degën e mjekësisë. • Rakacolli tha se ka mungesë mjekësh. •Deputetja e PD-së, Ilda Dhori mbështeti protestat e studentëve, duke shtuar se qeveria duhet të marrë masa të tjera për të kuptuar se ku e ka zanafillën fenomeni i eksodit të mjekëve. •Sipas saj, protestat e studentëve janë të drejta, pasi po mbrojnë të drejtën e tyre për t’u arsimuar në publik. • Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të marrin diplomën. • Ai ka apeluar ndaj deputetëve të Partisë Socialiste që të lënë mënjanë partinë, por të mos miratojnë një ligj vetëm për 5 vite.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Punë e detyruar për studentët e mjekësisë/ Debate te “Shëndetësia”, opozita kërkesë qeverisë: Ta bëjmë 3 dhe jo 5 vite

"Diploma peng për 5 vite”/ Largimi i studentëve, Kushi
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, prezantoi sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri. Për të, ky projektligj vjen për dy arsye madhore të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e nevojave të institucioneve për mjekë, si edhe për të motivuar mjekët që të vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë. Kushi tha se sot nuk jemi në emergjencë, por detyra e qeverisë është që t’i paraprijë një situate të tillë.

"Ne nuk jemi tani në emergjencën ekstreme, por ne kemi parë statistikat, ne kemi parë shifrat dhe nëse trendi do të jetë i tillë atëherë pas pak vitesh mund të jemi në atë emergjencë, në atë kolaps. Por ne nuk mund të reagojmë atëherë, sepse ne e dimë që shkollimi, diplomimi për mjekësi është i gjatë. Minimumi 6 vite. Pra ne nuk mund të reagojmë pas 6 viteve, sepse atëherë do të jetë shumë vonë dhe politika jonë nuk do të ketë efekt. Ne duhet ti paraprijmë që tani dhe prandaj ne e sjellim tani këtë projektligj, në mënyrë që nesër të mos jetë vonë. Por natyrisht nuk e kemi politikë të cunguar. Kjo politikë është e shoqëruar me një sërë mekanizmash të tjerë për ti motivuar mjekët që të punësohen dhe të japin kontribut. Thatë që standardi ka ardhur në ulje, jo nuk ka ardhur standardi në rënie, standardi ka ardhur në rritje. Kjo shifra që ka qenë 1.2 siç e tha zëvendësministrja, ka ardhur në rritje vit pas viti dhe jemi 1.93 mjekë për 1000 banorë, por prapë jemi mbrapa, prapë jemi më poshtë se vendet e rajonit dhe vendet e OECD. Këto janë statistikat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Sot jemi 1.93, të arrijmë 2.6 dhe pse jo 3.6, kjo është një arsye më shumë".

Nga ana tjetër, deputetja e PD-së Albana Vokshi apeloi ndaj qeverisë që të mos e kalojnë me procedurë të përshpejtuar projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në vendin tonë. Vokshi tha se opozita është e gatshme për diskutime, për një stategji afatgjatë që ti mbajnë mjekët. Ajo nënvizoi se janë të hapur për konsultime, që dhe opozita të japë propozimet e tyre.

"A i keni parë kushtet e qendrave shëndetësore, spitaleve? Në gjendje katastrofike. Prandaj nuk shkojnë atje, ai bonusi nuk i tërheq, se s’ka kushte, mjete, pajisje. Na tha zv.ministrja që është përmirësuar cilësia e shërbimit. Dua ti kujtoj ministres, nuk e di nëse e ka lexuar një reportazh të BIRN. Në mars kishte bërë një reportazh pse mjekët ikin, kishte marrë rastin e spitalit në Burrel, nuk kishte gjinekolog në spital, nuk kishte anestezist. I kishte ardhur koha për të lindur, anestezist nuk kishte. Ka lindur pa anestezist dhe humbi tre fëmijët. Ajo mbeti përsëri shtatzënë, në spitalin e Matit nuk kishte sërish gjinekolog dhe anestezist. Do dështojë dhe pse do dështojë. Ju po e shkelni parimin e sigurisë, ai ka nënshkruar tjetër marrëveshje me ju, jo ketë. Ai ka hyrë me kushte të tjera, që pasi të mbarojë universitetin, do diplomohej, mund të kenë aplikuar në vende të tjera. Ju po i rrëzoni të gjitha ëndrrat, në mënyrë brutale e kriminale dëshirat e tyre, plane për jetën. Doni të mbani peng 5 vite të jetës së tyre. Pse gjithë dështimet në shëndetësi doni t’ia ngarkoni studentëve?! Është dështim spektakolar. Që ditën e premte të nisim me dëgjesa e studentëve, nuk mundet të vendosim ne me detyrim për të ardhmen e të rinjve. Jemi të gatshëm të ulemi për një strategji afatgjatë, që ti mbajë mjekët, që paratë të mos shkojnë për kontrata sekrete dhe në kushte pandemia. Edhe për këtë projektligj jemi të hapur, mos e kaloni me procedurë të përshpejtuar, hajde bëjmë konsultime, të japim propozimet tona, edhe studenti të ketë fjalën e tij, por edhe qytetarët shqiptarë të marrin atë shërbim shëndetësor që nuk e kanë marrë deri më sot. Masa të tilla do të dëshirojnë, tërhiqeni dhe të hapim diskutime, të marrim kohën e duhur dhe të arrijmë në një projektligj që edhe ne ta votojmë. Është një ftesë që i bëjmë mazhorancës, i kërkojmë vetëm kohë dhe diskutime", tha Vokshi. 

Kryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Zheni Gjergji tha se i bashkohet thirrjes së Vokshit për të patur më shumë kohë, e për të diskutuar më shumë këtë ligj.

“I bashkohem thirrjes së Vokshit që na lini kohë më shumë për ta diskutuar më shumë këtë ligj, se mund ta aplikoni edhe më vonë si për studentët e vit të dytë. Forca e kartonëve është në favorin tuaj, propozoj që kjo kohë të jetë 3 vjet, që ne mos ti sanksionojmë kaq gjatë studentët tonë, me ju me forcat e kartonit do e kaloni më 20 këtë projektligj. Nëse do të ketë një alternativë ne do iu kërkonim që kjo kohë të ulej në tre vjet”, tha Gjergji.

2 VITE ME PARE

Largimi i të rinjve, Kushi bën përgjegjës BE-në: I kanë liberalizuar të gjitha procedurat, i pranojnë edhe pa u njohur diploma

"Diploma peng për 5 vite”/ Largimi i studentëve, Kushi
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e pranishme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka bërë përgjegjës vendet e BE-së, në lidhje me largimin e mjekëve nga Shqipëria. Ajo është shprehur se nuk ka ceduar sistemi shqiptar, por vendet e BE-së kanë liberalizuar të gjitha procedurat, për t’i punësuar mjekët që vijnë nga shtetet e tjera. Ajo tha se vendet e BE-së kërkojnë çdo ditë mjekë, dhe se i kanë liberalizuar të gjitha procedurat për t’i punësuar bluzat e bardha që vijnë nga vendet e tjera. Ministrja shtoi më tej se mjekët pranohen në një vend pune, edhe pa njohur diplomën. Në fund Kushi e mbylli fjalën e saj duke theksuar se sistemi është më i mirë se ai që kishim, por numri i largimeve është rritur, pasi çdo ditë në gazetat e vendeve të BE-së ka njoftime ku kërkohen punonjës në fushën e shëndetësisë e jo vetëm.

“Tani, pse largohen mjekët?! U përmend disa herë se mjekët largohen, sepse ky është një cedim i sistemit. Në fakt ne biem dakord që kemi ende shumë punë për të bërë. Që kemi problematika, patjetër që kemi. Ndërkohë janë bërë shumë punë, shumë përparime, ka shumë zhvillim. Që duhet të bëjmë akoma, patjetër. Por arsyeja kryesore, ju e thatë edhe vetë në fjalët tuaja, është që vendet e BE-së kërkojnë çdo ditë mjekë.

I kanë liberalizuar të gjitha procedurat për t’i punësuar mjekët që vijnë nga vendet e tjera. Edhe para 10 vjetësh, 15 vjetësh, 5 vjetësh kishte mjekë apo edhe qytetarë që donin të shkonin drejt këtyre vendeve. Sepse ne nuk mund ta konkurrojmë as Gjermaninë, SHBA-në, sado t’i rrisim pagat apo mirëqenien.

Por, sot ata shkojnë dhe janë të sigurtë që menjëherë u ofrohet një vend pune, madje edhe pa njohur diplomën. Ju e thatë vetë që qytetarët e vendeve të BE-së nuk duan më të studiojnë më për mjekësi, sepse është një shkollë e vështirë, sepse kërkojnë gjëra më të lehtë. Pra ata janë në krizë.

Kjo sigurisht që i tundon mjekët tanë për një jetë më të mirë, një nivel page më të lartë. Ne sigurisht që i kemi rritur pagat. Por arsyeja, nuk është se çedoi sistemi. Sistemi është më i mirë se ai që kishim, por numri i largimeve është rritur sepse çdo ditë në gazetat e vendeve të BE-së ka njoftime, kërkohen punonjës në fushën e shëndetësisë, në fushën e IT, etj".

2 VITE ME PARE

"Diploma peng për 5 vite”, Vasili thirrje deputetëve të PS: Lëreni partinë, mos miratoni një ligj që e ka fuqinë 5 vite!

"Diploma peng për 5 vite”/ Largimi i studentëve, Kushi
Petrit Vasili

TIRANË- I pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të marrin diplomën. Vasili tha se problemi qëndron tek pagesat, dhe se njerëzit duan sa pagat në Kosovë. Ai ka apeluar ndaj deputetëve të Partisë Socialiste që të lënë mënjanë partinë, por të mos miratojnë një ligj vetëm për 5 vite.

“Ne kemi të qartë në Kushtetutë që thotë; arsimi i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon asnjë hapësirë për kushtëzim tjetër. Po hajde të ndërronim një herë vendin? Po ta kishte bërë ky krahu tjetër këtë gjë? Si mund të krijojmë një ishull, që ti që vazhdon mjekësinë mban disa barra të rënda, se ai që mbaron stomatologji nuk i ka këto kufizime. Në të gjithë botën, se ju e dini mirë, ajo Gjermania e ka hallin se nuk duan më studentët të vazhdojnë mjekësinë. Se është arsimimi më i gjatë në të gjithë globin. S’ja paguan shteti fjetjen atyre. Taksat i kemi detyrim t’i paguajmë. Do paguajnë t’i mbajnë fëmijët në shkollë, do paguar dhe tarifat. Ndërroni vendin, hajdeni në vendin tonë. Lëreni partinë! Ligjin po miratoni, një ligj që e ka fuqinë 5 vite. Ky është vizioni? Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat. Njerëzit kanë dalë në rrugë se duan sa pagat e Kosovës”, tha Vasili.

2 VITE ME PARE

Projektligji për studentët e mjekësisë/ Rakacolli: Mendojmë për të ardhmen. Deputetja e PD: Qeveria ka mbyllur sytë

"Diploma peng për 5 vite”/ Largimi i studentëve, Kushi
Mira Rakacolli

TIRANË- Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u diskutua sot në parim projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike”. Ky projektligj detyron studentët e mjekësisë që të punojnë për 5 vite në vendin tonë, dhe më pas kanë të drejtë që të largohen nga Shqipëria, nëse do të shprehin interes. Zëvendës ministrja e Arsimit, Mira Rakacolli u shpreh se ky projektligj është për të ardhmen e të rinjve që duan të studiojnë në degën e mjekësisë.

Kemi shifra të frikshme në mungesë mjekësh. Procedura u bë e përshpejtuar se jemi në muajin Korrik se ata që duan të studiojnë për mjekësi të kenë kohë të mendojnë. Në bazat e politkave tona shëndetësore, sigurimi i një shërbimi mjekësor, cilësor, pranë vendbanimit për të gjithë qytetarët. Në këtë kuadër kemi vite që punojmë, Kemi bërë shumë politika në përmirësimin e infrastrukturës.

Janë rritur pagat dhe janë përmirësuar kushtet. Mendojmë për të ardhmen që qytetarëve shqiptare tu sigurohet një shërbim cilësor. Nuk mendohej para 10 vjetësh që në spitalin e Dibrës të bëheshin ndërhyrje kirurgjikale, kjo nga mjekët e rinj që kanë mbaruar specializimin dhe kanë shkuar atje. Kjo vjen për shkak të projeksioneve, kjo  është politikë. Duam të shkojmë në shifrat që tha Kushi. Është një politikë që e kemi pasur në vëmendje, shtimi i shifrave e tregon këtë. Fakti që po e kërkojmë tani është, studentët që duan mjekësi duhet ta planifikojnë këtë gjë.”-tha Rakacolli.

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori mbështeti protestat e studentëve, duke shtuar se qeveria duhet të marrë masa të tjera për të kuptuar se ku e ka zanafillën, fenomeni i eksodit të mjekëve.

Mendoj që për të korrigjuar këtë largim masiv, për të marrë masa konkrete, që do të kenë efekte motivuese, duhet të shohim në thelb problemin. Se pse largohen këta mjekë? Studentët që do të nisin studimet këtë vit, dhe do të diplomohen. Ata ikin se çedon sistemi. Mediat e kanë bërtitur dhe thirrur me të madhe, që kemi largime në sistemin shëndetësor. Çfarë ka bërë qeveria në këto vite? Ka mbyllur sytë duke thënë se është problem global. Në 8 vitet e fundit gjysma e këtyre mjekëve janë larguar, ata ofrojmë kapacitetet e tyre profesional jashtë vendit. Ne kemi investuar për këta mjekë, dhe ata e kanë ikur. Protestat e studentëve janë të drejta, pasi po mbrojnë të drejtën e tyre për t’u arsimuar në publik.”, tha Dhori.

komisioni i ceshtjeve sociale evis kushi

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje