LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!

• Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në kryeqytet në ditën e 40-të të revoltës së tyre. • Ata kanë nisur organizimin e tyre në sheshin "Skëndërbej", ndërsa më pas pritet të vijojnë marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

13 artikuj për këtë temë.

15 MINUTA ME PARE

Dita e 40-të e protestës/ Qytetarët përsërisin sërish kërkesat e tyre: Dorëheqja e kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 40-të e qytetarëve shqiptarë. Nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë ata kanë përsëritur sërish kërkesat e tyre. Në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.

Ajo ndiqet nga kërkesa për krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. 

Kërkesat

1- Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.

2- Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.

3- Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4- Mos-heqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5- Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës./Dosja.al

23 MINUTA ME PARE

Dita e 40-të/ Qytetari: Përshëndetje Presidentit Trump për qëndrimin përbuzës ndaj Edi Ramës në Samitin e NATO-s

 

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
pamje nga protesat

 

TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në bulevard ka shfrytëzuar mikrofonin për të dërguar një mesazh mbështetjeje për Presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me qëndrimin e këtij të fundit gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.

Duke iu referuar raportimeve mbi takimin, qytetari ka vlerësuar qëndrimin 'përbuzës' të Trump ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për mbështetësit e protestës.

"Një përshëndetje për të gjithë ju që keni 40 ditë që vini çdo ditë në këtë bulevard dhe i keni thënë “jo” regjimit 36-vjeçar në Shqipëri. Përshëndetje mërgatës sonë që nuk e ka harruar atdheun dhe vjen çdo ditë të mbështesë protestën. Përshëndetje Presidentit Trump për qëndrimin e djeshëm përbuzës. Respekt.", u shpreh protestuesi./Dosja.al

25 MINUTA ME PARE

“Do vazhdojmë derisa kjo qeveri të rrëzohet”/ Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve? 

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët do të vijojnë të protestojnë dërisa kryeministri Rama të largohet nga qeveria. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se Rama ishte shumë i gëzuar për Samitin, ndërsa shtroi pyetjen se “çfarë do t’i thotë ai ndërkombëtarëve”.

Qytetarja theksoi se rina po largohet sepse nuk gjejnë një vend punë në Shqipëri.

“Do vazhdojmë derisa kjo qeveri të rrëzohet. Rama dje ishte shumë i gëzuar për Samitin, por çfarë do t’i thotë ai ndërkombëtarëve. Shqipërinë e qytetarëve që prej 40 ditësh dalin në shesh? Për natyrën që po e shet? Për të rinjtë që largohen sepse nuk gjejnë një vend punë në Shqipëri”, u shpreh një qytetare./Dosja.al

32 MINUTA ME PARE

“Dorëheqje dhe shporru”/ Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Arben Kola

TIRANË- Arben Kola tha se ka 10 ditë që kryeministri Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Kola falenderoi të huajt që janë në shesh.

Kola u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë folur ende të flasin në podiumin e vendosur para Kryeministrisë.

Arben Kola: Sot dita e 40 normalisht duhet të ishin të 40 e djallit që ka uzurpuar kryeministrinë. Korridoret ka 10 ditë që i çmenduri i Surrelit nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer. I lutemi Zotit ta nxjerri në tarracë dhe të hidhet dhe të shpëtojmë. Falenderojmë të huajt që janë në shesh. Dua të ftoj qytetarët që nuk kanë folur asnjë herë ejani prapa fonisë. Mos thoni që grupi i mikrofonit nuk na jep me fol. Dorëheqje dhe shporru./Dosja.al

35 MINUTA ME PARE

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve: Dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
PAMJE NGA

TIRANË- Në ditën e 40-të të qëndresës qytetare para godinës së Kryeministrisë, protesta ka marrë një ton të prerë dhe të vendosur. Aktivisti Andi Tepelena, duke hapur fjalën e tij para protestuesve, ka konfirmuar se kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar dhe unike.

Me një stil ironik, por tejet domethënës, Tepelena ka "lexuar" pesë pikat kryesore të platformës së protestës, duke nënvizuar se e gjithë energjia e tubimit është përqendruar te një kërkesë e vetme, largimi i kryeministrit Edi Rama.

Kjo formë e artikulimit të kërkesave ka shkaktuar reagime të forta tek protestuesit, të cilët vijojnë të mbushin sheshin prej më shumë se një muaji, duke kundërshtuar jo vetëm qeverisjen aktuale, por edhe sistemin politik në vend.

"Dua ta filloj me pesë kërkesat e famshme që dolën nga ky shesh, duke u konsultuar me njerëzit. Pika 1, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 2, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 3, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 4, dorëheqja e kryeministrit Rama. Dhe pika 5, që është edhe më e rëndësishmja, dorëheqja e kryeministrit Rama.", u shpreh ai./Dosja.al

45 MINUTA ME PARE

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë…

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pensionisti

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 40-të, ku qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas kanë vijuar masrshimin drejt Kryeministrisë. Gjatë një prononcimi për mediat, një pensionist ka deklaruar se populli vuan për bukë dhe është në mjerim.

Ajo që e ka shtuar revoltën është fakti që kryeministri Edi Rama njoftoi 4 mln euro për koncertin e Kanye West, gjë e cila ka ngjallur reagime të shumta qytetare.

“Ne na bi gazepi për bukë. Ky a ka lajthitur apo jo. Çfarë është ky injorant. Ne vuajmë për një copë bukë…Populli është në mjerim”, u shpreh një pensionist./Dosja.al

49 MINUTA ME PARE

Pankartat e ditës 40-të të protestës: 40 ditë! Tirana digjet, Rama krihet

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
pamje nga protesta

TIRANË-  Protestat dhe revolta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës dhe sistemit politik në vend kanë hyrë në ditën e tyre të 40-të.

Edhe këtë herë, pjesëmarrësit përdorën pankarta plot ironi dhe mesazhe goditëse për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

"40 ditë, Tirana digjet, Rama krihet", ishte një nga pankartat që spikati që në nisje të grumbullimit në sheshin "Skëndërbej"./Dosja.al

56 MINUTA ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, dhe “Shqipëri e Re”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.

Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

58 MINUTA ME PARE

“Shqiptarët janë të lodhur nga ky sistem”/ I riu në protestë: Nëse nuk do kishte korrupsion, shqiptarët nuk do të emigronin

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Protestuesi

TIRANË- Një i ri tha se nëse në vend nuk do të kishte korrupsion, shqiptarët nuk do të emigronin. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se ka shumë shqiptarë që duam që kushtet të jenë më të mira, që të jetojmë në një Shqipëri më të mirë.

Ai shtoi se shqiptarët janë të lodhur nga ky sistem dhe nuk kanë besim te shteti.

“Nuk jemi vetëm ka shumë shqiptarë që duam që kushtet të jenë më të mira, që të jetojmë në një Shqipëri më të mirë. Dhe nëse ka padrejtësi në Shqipëri të dalim të gjithë bashkë të protestojmë. Mungesa e besimit te shteti, shqiptarët janë të lodhur, nëse ne do mendonim që Shqipëria është një vend i pakorruptueshëm shumë do jetonin këtu”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve, për mungesën e ilaçeve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del për asgjë

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Protestesja

TIRANË- Një protestuese ka deklaruar se po proteston për vjedhjet e pensioneve dhe për mungesën e ilaçeve. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo u shpreh se pensioni nuk i del për asgjë.

Ajo shtoi se kryeministri Rama ka 4 mln euro për një këngëtar të huaj, ndërsa populli përballet me problematika të shumta. Në fund, ajo tha se nuk do ndaloj së protestuari pa rrëzuar kryeministrin Rama nga qeveria.

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve, për mungesën e ilaçeve. Pensionet janë të vjedhura. Pensioni 97 mijë lekë nuk më del për asnjë gjë. Shkoj të blej dhe ilaçet nuk janë të sakta, në spital nuk vizitohesh dot. Kryeministri çfarë bën, ka para 4 mln euro për një këngëtar dhe popullin e lë në këtë gjendje. Të mblidhemi të gjithë. Nuk ikim pa rrëzuar atë maskara, të ikë ai maskara. Kam 10-12 vjet me gjykata, nuk marrin një përgjigje për prona”, tha ajo/Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 40-të e protestës/ Aktivisti: Më shumë problem se vapa është gjuha denigruese e kryeministrit, Rama ka kaluar kaluar paranojën e Enver Hoxhës me agjenturat

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
pamje nga protesta

TIRANË-  Një protestues ka dëshmuar sot një vendosmëri që nuk është zbehur gjatë këtyre më shumë se një muaji tubimesh.

Një prej aktivistëve që ndodhet në vijën e parë të protestës që nga dita e parë, theksoi se asnjë pengesë nuk do t'i ndalë ata në e kauzën e tyre.

Ai është shprehur se vapa nuk është pengesë për të protetstuar kundër shprehjeve denigruese të kryeministrit.

“Më shumë problem se vapa është gjuha denigruese e kryeministrit, ministrave e eksponentëve të tjerë të PS. Është një zhargon që nuk e shihnim prej dekadash me armiq, agjentura, etj. Përgjatë diktaturës së Enver Hoxhës kishte 4 agjentura në kulmin e paranojës, ndërsa sot po thonë edhe më shumë agjentura,” denoncoi ai./Dosja.la

1 ORE ME PARE

“Kjo protestë ka mision shpëtimin e Shqipërisë”/ Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Ervin Goci

TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar e ka kuptuar se kjo klasë politike duhet larguar nga pushteti, në mënyrë që t’i hapet rruge një horizonti të ri dhe  një Shqipërie të re. Gjatë një prononcimi për mediat, Goci u shpreh se kjo protestë ka mision shpëtimin e Shqipërisë.

Më tej, ai e cilësoi koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West si koncesionin e rradhës. Goci theksoi se kryeministri Rama dhe deputetët po sulmojnë çdo protestues, duke i quajtur agjentë të huaj.

Ervin Goci: Ndoshta 60-70 % e atyre njerëzve kanë halle madhore, por kur dëgjon kryeministrin apo deputetët të tallen të denigrojnë, i thonë iraniane, agjentë, kupton që këta mirë që nuk kanë ndjeshmëri, por e kanë ndarë mendjen ta sulmojnë qytetarin shqiptar. Kjo protestë ka një mision shpëtimin e Shqipërisë. Rama është një pengesë që do e kalojmë, në kuptimin literal të fjalës kjo protestë të fshijë këtë klasë politike. Koncertin e kam quajtur koncensionin e radhës. Populli shqiptar është përballë një klike por ky popull e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet fshirë dhe t’i hapet rruge një horizonti të ri, një Shqipërie të re./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,

TIRANË-Kryeqyteti është bërë sërish epiqendra e lëvizjes qytetare, ndërsa ka nisur grumbullimi për protestën e 40-të radhazi.

Qindra qytetarë janë mbledhur këtë pasdite në sheshin "Skënderbej", të pajisur me pankarta që artikulojnë kërkesat e tyre për ndryshim dhe reagimin ndaj situatës aktuale politike e sociale.

Sheshi "Skënderbej" është shndërruar në pikën e bashkimit të protestuesve, të cilët, pas organizimit fillestar, pritet të nisin marshimin drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit"./Dosja.al

protesta 40

Sondazh

Poll

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE