Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!
Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej" 9 Korrik, 19:07 P...
Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej" 9 Korrik, 19:07 P...
Plagosja me thikë në Shëngjin, policia: I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën 9 Korrik, 18:22 ...
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori 9 Korrik, 13:55 Krim brenda familjes n&eu...
"Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale"/ Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk jan&eu...
• Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Lezhës, konkretisht në zonën e Shëngjinit. • Një 30-vjeçar mbeti i plagosur me thikë. • I plagosuri është identifikuar si Renato Leka. • Pas kësaj ngjarje ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. • Pëmes një njoftimi zyratr, policia bëri me dije se ai ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. • Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
3 artikuj për këtë temë.
LEZHA- Policia ka dhënë më shumë detaje rreth plagosjes e cila ndodhi pak orë më parë në qytetin e Lezhës, konkretisht në zonën e Shëngjinit. Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se i plagosur ka mbetur 30-vjeçari Renato Leka.
Ai ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.
Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Dosja.al
LEZHA- Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, konkretisht në zonën e Shëngjinit. Një i ri është plagosur me thikë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.
I plagosur ka mbetur Renato Leka, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku dhe po merr ndihmën e specializuar mjekësore. Policia ka nisur hetimet, ndërsa po punon mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë./Dosja.al
LEZHA- Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Shëngjin, ku një person është goditur me thikë. Si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur një i ri.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi këtë rast./Dosja.al