Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
• Ditën e sotme qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skëndërbej", në ditën e 42-të të revoltës së tyre. • Pas organizimit ata u nisën drejt Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësit që kanë me qeverisjen gjatë këtyre viteve. • Një qytetar tha se kjo lëvizje ka nevojë për intelektualët e ndershëm të vendit. • Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se shqiptarët e ndershëm që po tregojnë se nuk pajtohen më me të keqen. • I riu shtoi se historia ka parë shumë faraonë e mbretër mizorë, por që në fund janë rrëzuar nga forca e drejtësisë dhe të mirës. • Anëtari i Partisë Konservatore austriake ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. • Ai deklaroi se para flamurit dhe kombit nuk ka negociata, ndërsa shtoi se populli shqiptar gëzon mbështetjen e shtetit austriak dhe amerikan. • Aktori Mehdi Malkaj deklaroi se populli shqiptar e ka vrarë frikën, ndërsa kujtoi se Rama pati premtuar shëndetësi falas, arsim modern dhe pensione të larta. • Në lidhje me këtë, aktori tha se nuk ka realizuar asnjërën prej tyre. • Një protestues tha se kryeministri Rama i ka quajtur protestuesit nazista, por sipas tij nazisti në këtë mes është vetë Rama. • Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, ai tha se Rama shqetësohet për yjet e hoteleve, por jo për bujtinat që shkatërroi në Theth. • Aktivisti i Diasporës Florian Haçkaj u shpreh se protestuesit janë motivimi i diasporës. • Ai shtoi se qëllimi i qeverisë dhe aktorëve të saj është intimidimi, ndërsa theksoi se qytetarët nuk kanë frikë nga ta. • Në fund, aktivisti tha se bashkimi e bën fuqinë dhe se Rama të japë dorëheqjen. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.
18 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur ditën e 42-të të protestës së tyre, ndërsa kanë bërë thirrje për më shumë pjesëmarrje në protestën e cila do të zhvillohet ditën e nesërme. Grumbullimi nisi në sheshi 'Skënderbej' në orën 19:00, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim, revulucion dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Aktivistët deklaruan se do të protestojnë sërish para Parlamentit, më datë 23 korrik pasi është edhe seanca e fundit plenare./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre madhështor, ndërsa kanë kaluar para Kuvendit. Qytetarët kanë bërë thirrje që me 23 korrik të gjithë protestuesit të jenë para Parlamentit, pasi është seanca e fundit plenare. Ata kanë thirrur njëzëri “Parlament i krimit”, “PS-PD, këlyshë komunistësh” dhe “Ju erdhi fundi”.
Protestuesit i kanë qëndruar bindshëm kërkesave, ndërsa kanë deklaruar se nuk e ndalojnë revoltën deri në plotësimin e tyre. Marshimi ka vijuar në rrugët e Tiranës, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.
“Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 42-të e revoltës së tyre, ndërsa protestuesit i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre.
Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Edhe mbrëmjen e kaluar, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur dhe bërë thirrje për largimin e Ramës dhe gjithë klasës politike./Dosja.al
TIRANA- Në kryeqytet po zhvillohet protesta e 42-të rradhazi, përmes të cilës qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një protestues u shfaq i revoltuar për fakin se qeveria shqiptare jep 4 mln euro për një event muzikor, ndërsa në pediatri nuk ka gjenerator dhe karburant.
Qytetari solli rastin e Turqisë, për të cilën tha se e pagoi koncertin nga buxheti i saj, jo nga fondet e emergjencës. Ai theksoi se buxheti i Turqisë është 50 herë më i madh se ai i Shqipërisë.
“Tek pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant. Për interesa personale të dikujt që nuk dua t’ia përmend emrin, 4 mln euro e kusur paguhen për të paraqitur Shqipërinë kështu. Mjafton një shembull për të rrëzuar këtë propagandë të neveritshme. Turqia para disa vitesh ftoi këtë këngëtarin, por pagoi jo nga emergjencat por nga buxheti i vet 4 mln euro. Buxheti i Turqisë është 50 herë më i madh se ai i Shqipërisë”, tha ai./Dosja.al
TIRANA- Një aktivist tha gjatë protestës së ditës së sotme se Rama ka sjellë me parat nga fondi emergjencës një neonazist. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, ai u shpreh se kryeministri po u vjedh qytetarëve lekët e fundit që kanë për bukë.
Aktivisti: Na sjell këtu me para nga fondi emergjencës një neonazist. A e dini si ngjan, a e dëgjove se çfarë mungon në këtë vend? Në shumë mund të vidhen por ti je si xhepisti i autobusëve që i vjedh fukarait lekët e fundit që ka për bukë. Edi Rama o xhepist. Edi Rama o xhepist./Dosja.al
TIRANA- Aktivisti i Diasporës Florian Haçkaj u bë pjesë e protestës së 42-të në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se protestuesit janë motivimi i diasporës.
Ai shtoi se qëllimi i qeverisë dhe aktorëve të saj është intimidimi, ndërsa theksoi se qytetarët nuk kanë frikë nga ta. Në fund, aktivisti tha se bashkimi e bën fuqinë dhe se Rama të japë dorëheqjen.
Florian Haçkaj: Sot kam ardhur nga Zvicra me familjen direkt në protestë. Jeni heronjtë e të gjithëve ne. Ka pasur protesta gjithandej, motivimi jonë jeni ju. Ky kryeministër i çnderuar bëri një video 7 min për mua siç ka bërë për shumë prej jush. Qëllimi është intimidimi, nuk kemi frikë fare, as BB as TB, që kanë shpërndarë videon si dele. Këtu do jemi përditë. Mos u intimidoni, këta turpërohen kur njerëz të lrië dalin përditë.
Të merret vendimi i GJK që ato para të mos lëvrohen. Koha e frikës kaloi, sot është dita e 42-të. Merrni përdore miqtë familjare, kur zvogëlohet numri duhet të dalim të gjithë. Bashkimi e bën fuqinë. Rama të japë dorëheqjen./Dosja.al
TIRANA- Aktivisti Edison Lika foli për koncertin e Kanye West, për të cilin tha se i gjithë shteti ishte sot në shërbim të tij. Duke folur para qytetarëve, Lika u shpreh se sheshi ka shumë më shumë persona se në koncert.
Ai shtoi se autobusët që nuk vijnë kurrë për qytetarët, sot kishin marrë emrin Kanye West. “Rama jepe dorëheqjen” tha ai në fund.
Edison Lika: Sot i gjithë shteti në shërbim të Kanye West. Autobusët që nuk vijnë kurrë për qytetarët kishin marrë emrin Kanye West. Transporti nuk është kurrë aty për qytetarët. Qeverisë tonë sikur të mos mjaftonin lekët i shtoi 4 mln euro dhe prapë ky shesh ka shumë më shumë se aty. Në këtë shesh janë shqiptarët e lirë që këndojnë këngën e lirisë sonë. Rama jepe dorëheqjen./Dosja.al
TIRANA- Një protestues tha se kryeministri Rama i ka quajtur protestuesit nazista, por sipas tij nazisti në këtë mes është vetë Rama. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, ai tha se Rama shqetësohet për yjet e hoteleve, por jo për bujtinat që shkatërroi në Theth.
Protestuesi tha më tëj se kryeministri ka ushtruar gjenocid në trojet shqiptare, pasi mbi 3 mln shqiptarë kanë emigruar.
Ilir Xhemalaj: Na kishte quajtur nazista. A ka nazistë më ky? Ka hipur në trenat e emigracionit mbi 3 mln shqiptarë. A ka më nazistë se ky që ka ushtruar gjenocid në trojet shqiptare. Shqetësohet për yjet e hoteleve, por nuk shqetësohet për terrorin që ushtroi dinamit i bujtinave në Theth duke i vënë tritolin në Durrës./Dosja.al
TIRAN- Aktori Mehdi Malkaj ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar e ka vrarë frikën. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Malkaj u shpreh se Rama premtoi shëndetësi falas, arsim modern dhe pensione të larta, por asnjërën nuk realizoi.
Në fund ai tha se populli shqiptar është trim, jo honxhobonxho.
Mehdi Malkaj: E kini vë re që thotë unë do e çoj deri në fund se kam kontratë. Në kontratë ai ka thënë mjekësia falas, ku është? Arsimi model, ku është? Pensionistët që do gëzonin ku janë? Ku e gjen të drejtën të na thotë ça do bëjmë? Po ja mbajti menderja le të vijë këtu qëni. Nuk jemi honxhobonxho. Ne jemi populli shqiptar trim. Ne kemi vrarë frikën./Dosja.al
TIRANA- Anëtari i Partisë Konservatore austriake ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai deklaroi se para flamurit dhe kombit nuk ka negociata.
Ai tha se populli shqiptar gëzon mbështetjen e shtetit austriak dhe amerikan. Sipas tij, nga ky bulevard do dalë republika e dytë, pasi republika e parë e la jetim.
Protestuesi: Ky revolucion pasqyrë për gjithë botë e qytetëruar. Temat këtu kap të gjithë botën e përparuar. Luftojmë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për botën e përparuar. Duhet të mos harrojmë se shteti austriak dhe amerikan janë pas popullit shqiptar. E kanë mbështetur gjithnjë këtë popull. Shpresoj se vetëm kjo protestë i shkatërron dhe do i shkatërrojë me 1000%. Ne kemi nevojë për një republikë të dytë. Republika e parë na la jetim. Nga ky bulevard do dali republika e dytë. Të vazhdoni me protestat. Bota po ju vrojton ditë e natë. Para flamurit dhe kombit nuk ka negociata. Çdo gjë me formë europiane./Dosja.al
TIRANA- Një qyetar tha në protestën e ditës së sotme se kjo lëvizje ka nevojë për intelektualët e ndershëm të vendi. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se shqiptarët e ndershëm që po tregojnë se nuk pajtohen më me të keqen.
I riu shtoi se historia ka parë shumë faraonë e mbretër mizorë, por që në fund janë rrëzuar nga forca e drejtësisë dhe të mirës. Në fund, protestuesi u shpreh se qytetarët kanë nevojë për ndihmën BE-së dhe SHBA-së.
Protestuesi: Jam gati të rri 420 ditë derisa kjo klasë të largohet. Ky sistem nuk na përfaqëson ne, shqiptarët e ndershëm që po tregojnë se nuk pajtohen më me të keqen. Kurrë më. Pajtohem me 5 kërkesat. Mbi të gjitha dorëheqjen e menjëhershëm të kryeministrit.
Ju që na ndiqni dhe akoma nuk keni ardhur, kurrë nuk është vonë për të dalë nga skllavëria. Mos e shihni votën për një rrogë. Liria është më e shtrenjtë se jeta juaj. Kjo lëvizje ka nevojë për intelektualët e ndershëm të vendit. Të vini dhe këtu dhe të jepni kontributin tuaj. Moment historik për Shqipërinë. Egoja nuk duhet të bëhet pengesë për bashkimin tonë. Bashkë të pandarë për Shqipërinë. Ne jemi europianë dhe kemi nevojë për ndihmën miqve BE dhe SHBA. Historia ka parë shumë faraonë, mbretër mizorë, në fund janë rrëzuar nga forca e drejtësisë dhe të mirës. Diktatoruci jonë është i pashpresë, ka rënë duhet ti japim të shtyrën e fundit./Dosja.al
TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët kanë treguar gjatë këtyre 42 ditëve se dinë të ndërtojmë një Shqipëri të re pa hajdutë në krye të shtetit. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se shqiptarët janëorganizuar shqiptarët në çdo cep të botës.
Aktivistja tha se shumë qytetarë kanë protestuar në qytete si Vlora, Durrësi, Korça dhe Lezha. Sipas saj, shoqëria shqiptare nuk e meriton Edi Ramën si kryeministër.
Sidorela Vatnikaj: E nis me falënderim për punonjësit e medias që na kanë shoqëruar për 42 ditë në çdo protestë dhe marshim. Për 36 vjet na vodhën, dhunuan, rropatën na lanë pa arsim dhe na quajtën kriminel. Ajo që ndodhi për 36 vjet u përmbys në 42 ditë. Në 42 ditë shoqëria shqiptare doli në rrugë më shumë se kurrë. Të gjithë së bashku në solidaritet. Në 42 ditë shoqëria shqiptare tregoi se jo çdo popull meriton qeverinë që ka. Shoqëria shqiptare nuk e meriton Edi Ramën kryeministër. Në 42 ditë shoqëria shqiptare tregoi se nuk e meriton Belinda Ballukun zv.kryeministre.
Në 42 ditë kemi treguar se jo vetëm jemi qyetarët por se dimë të artikulohemi politikisht se dimë të ndërtojmë një Shqipëri të re pa hajdutë në krye të shtetit. Kjo revoltë që shpesh ngatërrohet se po ndodh vetëm në Tiranë, po ndodh nëtë gjithë Shqipërinë. E keni parë si është organizuar Vlora, Durrësi, Korçë, Lezha të gjitha qytetet. E keni parë si në 42 ditë janë organizuar shqiptarët në çdo cep të Europës, Amerikës ku jetojnë. Ja pra jemi sot me të njëjtën thirrje si ditën e parë. Menduan se botërori do na mposhte. Ne jemi këtu, se vapa do na mposhte, jemi në shesh. Jemi sot njësoj si ditën e parë duke kërkuar Rama jepe dorëheqjen./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.
Gjatë 42-ditëve protestë qytearët kanë brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al
TIRANA- Një protestues u paraqit në protestën e ditës së sotme me një pankartë pikane ku shkruhej: “Morën timonin dhe humbën drejtimin”. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se çdo institucion është i korruptuar, duke nisur nga Parlamenti.
I riu theksoi se themelet janë kalbur nga brenda që nga pushtetarët që shajnë protestuesit. Ai shtoi se ndërkombëtarët nuk shohin sa i bukur është koncerti, por e sa do të luftohet korrupsioni.
“Morën timonin dhe humbën drejtimin. Çdo gjë që supozohet të funksionojë është anashkaluar. Çdo institucion është i korruptuar, themelet janë kalbur nga brenda që nga pushtetarët që shajnë protestues. Parlamenti është i korruptuar. Kujtojnë se me një koncert mendojnë se do duken mirë në sytë e ndërkombëtarëve. Por ndërkombëtarët nuk shohin se sa bukur do duket, por se sa do të luftohet korrupsioni”, u shpreh një tjetër qytetar./Dosja.al
TIRANA- Një ish-minator ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme. Gjatë një prononcimi për mediat aia u shpreh se qeveria duhet të dorëhiqet, ndërsa thekson se po proteston për statusin e minatorin.
Ai deklaroi se administrata po kërcënohet me vendin e punës që të shkojë në koncert, pasi u kanë kërkuar që të shoqërohen me jo më pak se 3 veta ose do të pezullohen nga puna.
“Sot është dita e 42 e protestës dhe duhet bërë çmos. Meqë frika i doli popullit. Unë protestoj për statusin e minatorin. Tani që u çua rinia mbase ç’rrënjoset kjo politika 83 vjeçare dhe ta marrë në dorë rinia një frymë e re. Sot bëhet një koncert me ca rrjepacakë andej që padroni jonë arkën e shtetit e ka bërë sikur e ka mallin e vet personal. Administratës i ka thënë do vini dhe do merrni jo më pak se 3 veta ose nesër mos ejani më punë. Ata duhet të japin dorëheqjen por të ndryshojnë ligjin”, tha ai./Dosja.al
TIRANA- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se rrezikon shumë me pjesëmarrjen e saj në këtë protestë, pasi punon në administratë. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo u shpreh se e ka vrarë frikën, pasi mund t'ja dal edhe pa rrogë.
Qytetarja tha se ka votuar kryeministrin Rama tre herë me shpresën se do ta rregullonte vendin. Ajo tha se ndihet e zhgënjyer, pasi kryeministri e sheh Shqipërinë si një telajo të madhe, ndërsa banorët i sheh si figurnatë.
“Rrezikoj shumë duke qenë këtu, por krahasuar me rrezikun e shitjes së atdheut, rreziku i humbjes së punës është e keqe e vogkë. Puno në adminsitratë. Pa atdhe rrezikojmë të na çojnë në Lesbos, siç çuan emigrantët që nuk donin të riatdhesoheshin.
Athedhu na dha dhënë mundësi të ushqehemi, të jetojmë dhe të riprodhohemi.
I dhashë votën 3 herë, jam gati publikisht në piedistalin e protestës jam gati ta pres dorën, sepse shpresova se do ta ndreqte vendin. Rregulloi pagesën e faturave, këto I njoh Edi Ramës. Jam zhgënjyer sepse ai e sheh Shqipërinë si një telajo të madhe po bën të realizushem ëndrrën e toj, banorët i sheh si figurnatë. Kur përuron një lulisht e nuk do t’I ulen gratë në menopauzë dhe pensionistët sepse I ngrëjnë nervat.
Ka nisur përzgjedhjen, sidomos pensionistët dhe të rinjtë që ia kalojnë Diellës ai s’do të dontë që të ishte këtu. Edi Rama në një intervistë ka thënë, sepse kam qenë bashkëstudente me të ai të piktura unë te regjia, ka kritikuar minsitrat në ‘90 dhe kur doli tha që kishte vrarë frikën.
Sot solla në mend se duhet vrarë frika, që të bën të paaftë, patronazhost, të bën të ruash atë rrogën, ttë bën mëshirë, unë e vrava frikën bëj edhe pa rrogë.
Unë e kam vrarë frikën disa herë, kam kaluar kufirin me fëmijën, kemi ikur me gomone. Kufijtë matanë ishin më shpresdhënës se kryeministri ynë, në kufi njeriu hedh zaret nëse do t’ja marrin apo jo jetën, ndërsa kryeministri nuk të lejon të hedhësh zaret mbi tavolinë sepse të heq bukën e gojës”, tha ajo./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin "Skëndërbej", ndërsa pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 42-të e revoltës së tyre, ndërsa qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe mbrëmjen e kaluar, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur dhe bërë thirrje për largimin e Ramës dhe gjithë klasës politike.
Gjatë 42-ditëve protestë qytearët kanë brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al
TIRANË- Sot mbahet protesta e 42-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e kësaj të shtune do të bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Edhe mbrëmjen e kaluar, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur dhe bërë thirrje për largimin e Ramës dhe gjithë klasës politike.
Gjatë 42-ditëve protestë qytearët kanë brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Qeveria Rama është përballur së fundmi edhe me një tjetër skandal pasi dha 4 milionë euro nga fondi i rezervës për koncertin e reperit amerikan Kanye West, që mbahet sot. Protestuesit e kanë cilësuar këtë veprim si të turpshëm në një kohë kur vendi ka nevojë për fonde në fusha të ndryshme që prekin njerëzit çdo ditë./Dosja.al