LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do jemi çdo ditë këtu"/ Banorët e Zall Herrit në protestë: Shteti t'i japë zgjidhje problemit, deputeti as nuk e dinte gjendjen e rrugës

•Banorët e njësisë administrative të Zall Herrit kanë protestar sërish ditën e sotme për gjendjen e rrugës në atë zonë. •Protestuesit vendosën gurë të mëdhenj, për të penguar qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugën që sipas tyre është dëmtuar nga kamionët që punojnë në guroret e zonës. •Një nga banorët u shpreh se deputeti i zonës, Xhemal Qefalia nuk ishte në dijeni për problematikën e rrugës. •Një tjetër tha se deputeti Xhemal Qefalia me vëllanë u morën ujin dhe e çuan në Dajt duke i parë thatë. •Banorët janë shprehur se protesta do të vazhdojë deri në zgjidhjen e situatës.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Banorët e Zall Herrit në protestë/ Kush është deputeti që nuk dinte problematikën e rrugës?

"Do jemi çdo ditë këtu"/ Banorët e Zall Herrit
foto nga protesta

TIRANË- Banorët e njësisë administrative të Zall Herrit kanë protestuar ditën e sotme, ku kanë bllokuar rrugën që kalojnë për te gruroret. Protestuesit kanë vendosur gurë të mëdhenj, për të penguar qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugën që sipas tyre është dëmtuar nga kamionët që punojnë në guroret e zonës.

Një prej banorëve u shpreh se nuk kanë më besim as te deputeti i zonës së tyre, Xhemal Qefalia pasi është shprehur se nuk e dinte se në çfarë gjendje ishte rruga në zonë. 

“Gjatë këtij rrugëtimi, bëmë edhe një test se sa na përfaqëson kjo njësia jonë këtu, por ja që nuk rezultoi kështu. Na kanë kontaktuar gjithnjë sa herë që bëhen zgjedhjet, rezultoi krejt e kundërta. S’kemi hallin se ç’bëjnë ata, por për të diskutuar se çfarë do bëhet këtu. Jemi shumë të indinjuar, ne protestën. Premtime elektorale ka pasur shumë, ne s’kemi hall asgjë. Ne duam që të ngrihet një ekip ekspertësh të vlerësojnë ujin dhe problemin se nga bëhet turbullira. Por ne problemin më të madh e kemi me rrugën. Na erdhi një deputet këtu na tha që nuk e dinin sesi ishte rruga. Më duket paksa ofenduese që mos të dish sesi është rruga këtu kur mund ta kërkosh direkt nga Google. Megjithatë, ai mbase nuk do mandat tjetër, e ka hedhur lumin, e si i shkon kësaj pune... ne na ka mbetur kali”- tha një banor.

Ndërkohë një e moshuar shtoi se; “I bëjmë thirrje Xhemal Qefalisë, deputetit, që të vijë këtu dhe të japë llogari, ose të lërë mandatin. Ata në shtëpinë e tyre, e kanë marrë nga këtu ujin dhe kanë, kurse unë s’kam pikë uji. Ne ja dhamë votën Veliajt me na ndihmuar, por jo Edi Ramës dhe Qefalinë, që të bëjnë ç’të duan. Na ndihmoni!”.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj njësie administrative protestojnë, për mungesë të infrastrukturës si dhe ujit të pijshëm.

2 VITE ME PARE

'Të vijë këtu ose të heqë mandatin'/ Protesta në Zall Herr, qytetarët: Ujin e mori Xhemal Qefalia, e çoi në Dajt

"Do jemi çdo ditë këtu"/ Banorët e Zall Herrit
Banori

TIRANË- Banorët e Zall Herrit kërkojnë ujë dhe rrugë. Për këto arsye, ata kanë dalë sot në protestë, të cilën e kanë përshkallëzuar deri në mbylljen e rrugës. Një prej tyre u shpreh se nuk kanë më besim as te deputeti i zonës së tyre.

“Deputeti mori “zagarët” e vet atje dhe iku. Ai kishte thënë “nuk kam çfarë u them banorëve”. Ne kemi nisur protestat. Këtë punë e kemi marrë seriozisht. Problemi jonë është rruga dhe uji” tha njëri nga banorët.

Një tjetër, grua e moshuar tha se deputeti Xhemal Qefalia me vëllanë u morën ujin dhe e çuan në Dajt duke i parë thatë.

“Xhemal Qefalia, ose të vijë këtu ose të heq mandatin. E çoi ujin në Dajt, kurse unë banore e Zall Herrit nuk kam pikë uji. Xhemal dhe Kujtim Qefalia të çojnë ujin në Dajt, kurse unë banore këtu nuk kam ujë. E mori ujin” tha ajo.

2 VITE ME PARE

'Të injorohesh në këtë mënyrë është e turpshme'/ Banori i Zall Herrit: Kur deputeti kërkoi mandatin, isha në makinë me të

"Do jemi çdo ditë këtu"/ Banorët e Zall Herrit
Banori

TIRANË- Banorët e zonës së Zall Herrit kanë dalë ditën e sotme në protestë, duke bllokuar edhe rrugën ku kalojnë kamionë me inertë, por edhe automjete të tjera. Njëri prej tyre bëri të ditur se deputeti Xhemal Qefalia ka vizituar zonën pak ditë më parë, por nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje. 

Banori i zonës: Kemi hallin pse nuk vijnë këtu, e të dëgjojnë hallin tonë. Të na thonë, kjo nuk bëhet. Jemi shumë të indinjuar. Ne kërkojmë ndihmë, premtime aktuale ka nga më të ndryshmet. Të ngrihet një grup ekspertësh, të shohi, ne problemin më të madh e kemi te rruga. 3, 4 veta e morën vesh që deputeti ishte ktu. 

Kur ka kërku mandatin, unë kam ndejt 4, 5 ditë pas atij, në fushatë për të, jo pas tij 10 metra e 20 metra, por në makinë me të, me zotërinë deputet. Ndoshta është në prag pensioni e nuk e ka në mend të shohi për mandat tjetër. 

Banori tjetër: Duam një përgjigje, unë për vete kam votuar PS më shumë se Ramën. Të injorohesh në këtë mënyrë është e turpshme. Ka 

2 VITE ME PARE

"Do rrimë këtu derisa të marrim zgjidhje"/ Banorët e Zall Herrit sërish në protestë, bllokojnë me gurë rrugën

"Do jemi çdo ditë këtu"/ Banorët e Zall Herrit
Protesta

TIRANË- Banorët e Zall Herrit kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë, duke bllokuar edhe rrugën ku kalojnë kamionë me inertë, por edhe automjete të tjera. Protestuesit kanë vendosur gurë të mëdhenj, për të penguar qarkullimin në rrugën që sipas tyre është dëmtuar nga kamionët që punojnë në guroret e zonës.

“Në maj deputeti ishte për fushatë këtu, dhe nuk flet. Njësia jonë vjen për të marrë lekët për ditë të hëne se ditë të tjera nuk vijnë në punë. Do rrimë këtu deri sa të zgjidhet problemi. Këtu jetojnë njerëz.

Duam ujë dhe rrugë, dy çështje themelore. Ata thanë se turbullohet nga shiu, po sot që s’ka shi pse është i turbullt uji? Të gjithë këtë problem po e krijojnë kamionët. Nuk ka pasur asnjë reagim. Ka ardhur vetëm deputeti i zonës, kemi bërë një takim”, tha një prej protestuesve.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj njësie administrative protestojnë, për mungesë të infrastrukturës si dhe ujit të pijshëm./Dosja.al

banoret e zall herrit ne proteste

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait