LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet përgjithmonë nga Policia. U arrestua me një ish-komando

• Efektivi i 'Rrugores' në Shqipëri, trafikonte drogë në Turqi. • Florenc Bicerri u arrestua krejt rastësisht me 2 miqtë e bashkëpunëtorët e tij në Turqi. • Bicerri është efektiv i policisë rrugore të Tiranës, i cili më 5 tetor mori leje nga puna për të udhëtuar në Turqi. • Kështu që kishin nisur hetimet disiplinore për efektivin dhe plotësimin e procedurave për largimin e tij nga puna. • Por ndërsa në Shqipëri hetohej për thyrje të disiplinës në punë, në Turqi, kishte nisur një hetim për trafik droge. • Sipas burimeve paraprake, Bicerri ka qenë i shoqëruar me Kujtim Çelikun, i cili rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit. • Disa ditë pasi kanë nisur me 'punën' Bicerri dhe Çeliku janë vendosur në pranga, e së bashku me ta edhe miku i tyre, Adrian Qirici. • Të tre u kapën në një parking me 31 kg kanabis. • Pas sinjalit të dhënë nga Policia turke, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka udhëruar përjashtimin e Bicirrit nga radhët e Policisë së Shtetit. • Ndaj tij tani do të nisë edhe një hetim i pasurisë dhe gjithë karrierës nga ana e AMP-ja. • Ndërsa ashtu si Bicerri, edhe Kujtim Çeliku ka një karrierë të plotësuar, pasi më herët ka qenë ushtarak me gradë "Komando". • Çeliku ka kryer 5 misione paqeruajtëse të NATO-s në Afganistan dhe Irak. • Por Çeliku nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi në 2011, ai u arrestua për vjedhjen e 176 unaza floriri nga një biznesmen në Durrës. • Por edhe pse ka 3 të arrestuar, paralelisht me Turqinë, edhe në Shqipëri kanë nisur hetimet për përfshirje të personave të tjerë në trafikun e drogës.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

I lanë të shkonin deri tek valixhet pastaj u vunë prangat/ Si u finalizua kap efektivi i Rrugores në Turqi me 31 kg kanabis, kur pa qentë anti-drogë…

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Droga në Turqi

TURQI- Kontrollet në Tiranë i kishin kaluar shumë lehtë dhe pa asnjë shqetësim nga kontrollorët, por të njëjtin fat nuk e patën në Turqi. Dy pasagjerë, të cilët u konsideruan të dyshimtë në analizën e rrezikut, janë ndjekur nga afër nga efektivët turq, të cilët nuk e dinin që shumë shpejt do të prangosnin gjithashtu një efektiv policie shqiptar. Por valixhija e Florec Bicerrit me 31 kg kanabis ishte kaluar në rreze x, ku dhe u konsiderua me densitet të dyshimtë.

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Droga në Turqi

Kështu duke i mbajtur nën vëzhgim, ekipi i sigurisë i la që të shkonin deri në vendin që marrin valixhet, për t'i bërë të ndjeheshin të sigurtë që nuk ishin pikasur. Por pikërisht në atë moment, kanë hyrë në "lojë" qentë anti-drogë, të cilët reaguan menjëherë pasi nuhatën se çfarë kishte brenda në valixhe, duke çuar në pranga tre persona.  

Florenc Bicerri, efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, u arrestua krejt rastësisht me 2 miqtë e bashkëpunëtorët e tij në Turqi, Kujtim Çelikun, i cili rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit. Bashkë me ta është arrestuar edhe miku i tyre, Adrian Qirici. 

3 VITE ME PARE

Rrezet X e "skanuan" kanabisin në valixhe/ Si e kaloi droga e efektivit pa problem në Rinas? Në Turqi u pikas menjëherë

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Florenc Bicerri

TURQI- Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me aksionin e finalizuar në Turqi, ku ish-komandoja dhe efektivi i "Rrugores" u arrestuan në Turqi për drogë. Sipas të dhënave të deritanishme, të dy akuzohen për trafikimin e rreth 31 kilogram kanabis, e cila ishte e fshehur në dy valixhe të ndryshme. Kanabisi u transportua në Turqi nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit Sabiha Gökçen të Stambollit. Nuk dihet sesi droga ka kaluar në Rinas, por në aeroportin e Stambollit u zbulua thuajse menjëherë. 

Droga u zbulua gjatë kontrollit me rrezes X dhe qenve nuhatës të policisë turke. Më pas, u krye kontrolli i imtësishëm i të gjithë pasagjerëve në avion.

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Valixhet me kanabis

Në pranga u vunë Florenc Bicerri, punonjës i policisë rrugore të Tiranës dhe Kujtim Çeliku, një tjetër shqiptar me precedent në vjedhje në Shqipëri. Bicerri ishte larguar më datën 5 tetor dhe nuk ishte paraqitur në punë pas përfundimit të pushimit, ndaj dhe kishte nisur një hetim disiplinor ndaj tij. Pas arrestimit të tij në Turqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar të implikuar të tjerë në grupin e trafikut të drogës. Përveç Bicerrit dhe Çelikut, është vendosur në pranga dhe Adrian Qirici, por edhe një person tjetër i huaj. 

3 VITE ME PARE

Efektivi u kap me drogë në Turqi, reagon policia: Urdhëruam përjashtimin e menjëhershëm

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Policia

TIRANË- Policia ka reaguar për efektivin e e rrugores Florenc Bicerri që u kap në Turqi me drogë. Me anë të një njoftimi thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhmet Rrumbullaku ka urdhëruar përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit. Po ashtu thuhet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, të goditur nga autoritetet turke ju sqarojmë se: Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit. Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.

Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit. Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

3 VITE ME PARE

Nga 5 misionet në Irak tek grabitja e 176 unazave në 2011-ën! Kush është ish-komandoja i arrestuar në Turqi

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Kujtim Çeliku

TURQI- Kujtim Çeliku është personi i dytë që u kap me efektivin e rrugores në Turqi me drogë. Mësohet se Çeliku është ish-ushtarak dhe ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Çeliku është dënuar në vitin 2011 për vjedhjen e një biznesmeni në Durrës që merrej me tregti floriri. 

Çeliku i ka vjedhur biznesmenit çantën me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Por, pas arrestimit, akuza për grabitje nuk është e vetmja që ka rënduar mbi të, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje. Për ngjarjën fillimisht, u arrestuan në flagrancë E. Sallaku, 22 vjeç dhe F. Hida, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit shpalli në kërkim edhe Kujtim Çelikun, 33 vjeç dhe E. Ruçin, 31 vjeç, por që hetimet nuk vonuan shumë pasi personat u arrestuan.

Sipas të dhënave ai edhe është dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës i asaj kohë.

Çeliku karrieren si ushtar e ka nisur me misionet e para paqeruajtëse në Irak e Afganistan, duke qenë pjesë e forcave Komando të Ushtrisë Shqiptare, në kuadër të misioneve të NATOS-s. Ai arriti të gradohej në ushtri me gradën Kapter, në bazë të vlerësimeve dhe përgatitjes së tij, por edhe nga pjesëmarrja e herë pas hershme në misione të tilla. Ai ka marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Emri i Kujtim Muharrem Çelikut figuron në listën me 58 komando paqeruajtës, që janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës. 

3 VITE ME PARE

U arrestua në Turqi, dalin detaje për efektivin Bicerri, komisariati rrugor kishte nisur hetimin disiplinor

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Policia

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë për arrestimin e efektivit të policisë rrugore të Tiranës në Turqi Florenc Bicerri. Mësohet se në datë 5 tetor ai ka kërkuar leje nga puna dhe është nisur në Turqi.

Por bëhet me dije se që prej datës 8 tetor, komisariati rrugor ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim nga puna, për shkak të mosparaqitjes në punë.

Për efektivin që dyshohet të jetë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike bëhet me dije se Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet.

3 VITE ME PARE

FOTO/ U arrestua në Turqi me drogë, kush është efektivi i Policisë Rrugore

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Florenc Bicerri

TIRANË- Fotoja e mëposhtme është e efektivit të Policisë Rrugore që u arrestua nga Turqi. Florenc Bicerri së bashku me dy persona të tjerë me emrat Kujtim Çeliku dhe Adrian Qirici u nisën në 5 tetor drejt Turqisë ku dhe u kapën me një sasi të konsiderueshme droge me vete.

Për efektivin që dyshohet të jetë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike bëhet me dije se Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet.

3 VITE ME PARE

I përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Turqi efektivi i Policisë Rrugore, AMP nis hetimet

Efektivi i Rrugores kapet me 31 kg drogë në Turqi, përjashtohet
Policia

TIRANË- Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë është arrestuar në Turqi pasi u kap me drogë. Mësohet se në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri së bashku me një person tjetër që e shoqëronte Kujtim Çeliku, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje. 

Bicerri ka marrë leje nga puna më datën 5 tetor dhe ka udhëtuar drejt Turqisë. Gjatë kontrollit nga ana e policisë turke, Bicerrit së bashku me Çelikun dhe një person të tretë më emrin Adrian Qirici, i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.  

Po ashtu bëhet me dije se Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për efektivin që dyshohet të jetë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.  


florenc bicerri adrian qirici kujtim Çeliku arrestohet efektivi shqiptar ne turqi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit