LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me armën e shërbimit, shoqërohet i dashuri i saj (DYSHIMET)

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Tiranë. • Një punonjëse policie e identifikuar si Aldorjana Loshi, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Ali Demi” brenda banesës së 21-vjeçares, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e rastit. • Blutë bëjnë me dije se 21-vjeçarja ishte punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë nr.5. • Mësohet se Loshi jetonte vetëm në banesën e saj, dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët kanë shqyer derën me forcë dhe kanë gjetur trupin e pajetë të efektives. • Lidhur me rastin Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e 21-vjeçares, pasi dyshohet se kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin. • Nga raportimet e deritanishme thuhet se debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar efektiven drejt aktit të rëndë. • Ndërkohë në dëshminë e tij paraprake i riu mësohet të ketë thënë së nuk po arrinte të lidhej dot në telefon me efektiven. • Sakaq mësohet se efektivja nuk e kishte babanë dhe në rrjete sociale ajo shkruante se babai është dashuria e parë e një vajze dhe se do e gjej forcën në dhimbje. • Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar policen drejt aktit ekstrem, ndërkohë Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Nuk po lidhesha dot në telefon"/ Vetëvrasja e polices në Tiranë, çfarë deklaroi i dashuri i saj në polici

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me
Aldorjana Loshi

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku efektivja Aldorjana Loshi vrau veten me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën “Ali Demi” ndërsa ende nuk dihen arsyet që çuan të renë drejt aktit ekstrem.

Deri më tani policia ka shoqëruar të dashurin e saj për tu marrë në pyetje lidhur me rastin, dhe mësohet se para efektivëve ky i fundit ka deklaruar se nuk ka mundur të lidhet në telefon me 21-vjeçaren. Më herët u raportua se mes çiftit ka patur zënka kohët e fundit dhe ky mund të ketë qënë shkaku që e reja i ka dhënë fund jetës, por një sherr i mundshëm nuk është konfirmuar zyrtarisht nga i dashuri i 21-vjeçares. Sakaq kolegë dhe të afërm të saj kanë thënë në dashmitë paraprake se nuk kishin parë asnjë shenjë shqetësimi tek vajza kohët e fundit, dhe nuk e mendonin se 21-vjeçarja do ti jepte fund jetës.

Aldorjana Loshi, me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Sipas informacioneve policja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla të vogël. Ende nuk dihen arsyet që çuan të renë në aktin ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

2 VITE ME PARE

Vetëvrasja e polices në Tiranë, shoqërohet në Polici i dashuri i saj, dyshimet

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me
Pamje nga vendi i krimit

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë ku efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën "Ali Demi", ku efektivja jetonte e vetme, ndërsa mësohet se lidhur me rastin Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e 21-vjeçares, pasi dyshohet se kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin. Nga raportimet paraprake thuhet se debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar efektiven drejt aktit të rëndë. Ndërkohë pritet që i riu të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

2 VITE ME PARE

"Do e gjej forcën në dhimbje", vrau veten me armën e shërbimit, ja çfarë shkruante policja 21-vjeçare në rrjetet sociale

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me
Aldorjana Loshi

TIRANA- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një efktive policie i ka dhënë fund jetës. Mësohet se efektivja quhet Aldorjana Loshi dhe ishte vetëm 21 vjeçe.

Po ashtu mësohet se në rrjetet sociale ajo shkruante se babai është dashuria e parë e një vajze dhe se do e gjej forcën në dhimbje.

"Babai është dashuria e parë e çdo vajze. Do e gjeje forcën në dhimbje", shkruante efektivja Loshi në rrjetet sociale.

Në momentin që kreu aktin, e reja ndodhej vetëm në banesë në zonën e Ali Demit. Ndërkohë që detyrën e saj e ushtronte në komisariatin numër 5 në Kamëz. Bëhet me dije se pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.

2 VITE ME PARE

Del FOTO/ Kjo është efektivja e policisë që vrau veten me armën e shërbimit në Tiranë

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me
Aldorjana Loshi

TIRANË - Vajza që shihni në foton e mësipërme është, 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz, që vrau veten sot me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ku Loshi dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri brenda banesës së saj në rrugën "Ali Demi".

Mësohet se kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë. Pas telefonatës së fqinjëve policia ka shkuar në banesën e efektives në të cilën ajo jetonte e vetme dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të shqyer derën. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

2 VITE ME PARE

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me armën e shërbimit, shoqërohet i dashuri i saj (DYSHIMET)

 

2 VITE ME PARE

Ishte e vetme në banesë, si u vetëvra efektivja në Tiranë, zjarrfikësit shqyen derën me forcë

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një efktive policie i ka dhënë fund jetës. Mësohet se efektivja quhet Aldorjana Loshi dhe ishte vetëm 21 vjeçe.

Në momentin që i mori jetën vetes, e reja ndodhej vetëm në banesë në zonën e Ali Demit. Ndërkohë që detyrën e saj e ushtronte në komisariatin numër 5 në Kamëz. Ndërkohë që pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.

2 VITE ME PARE

Vetëvrasja e efektives, policia: Qëlloi veten në banesë

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me
Policia

TIRANË- Policia ka sjell njoftim zyrtar për vetëvrasjen e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi në banesë. Mësohet se ajo ishte punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamëz. Ndërkohë që në momentin e aktit makabër, ndodhej e vetme në shtëpi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

EMRI/ Vetëvrasja e efektives, kush është 21-vjeçarja 

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me

TIRANË- Identiteti i efektivës së re që i mori jetën vetes ditën e sotme është bërë publike. Mësohet se 21-vjeçarja është Aldorjana Loshi. 

Ndërkohë që shkaqet e vetëvrasjes ende nuk dihen. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. 

2 VITE ME PARE

Çfarë ndodhi?/ Vetëvritet me armë zjarri efektivja e Policisë në Tiranë

E rëndë në Tiranë/ Efektivja Aldorjana Loshi vret veten me
Policia

TIRANË- Një efektive e policisë së Shtetit ka vrarë vetën pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se e reja ka përdorur armën e shërbimit për t'i marrë jetën vetes. Efektivja që i ka marrë jetën vetës ishte e komisariatit numër 5 në Tiranë. 

Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që çuan efektivën drejt vetëvrasjes. Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar për ngjarjen e rëndë.

vetevrasje tirane pol he aldorjana loshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj