LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Edi Rama do shkosh në burg, aty e ke vendin"/ Berisha nga Durrësi: Rruga drejt BE-së nuk mbyllet nga Vuçiç apo diktatorë të tjerë

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi mbrëmjen e sotme turin e Foltores në qytetin e Durrësit, ku shprehu mirënjohje ndaj demokratëve dhe qytetarëve për kontributin e tyre në zhvillimin e Durrësit të ri. • Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për korrupsion, keqmenaxhim të fondeve publike dhe paaftësi në menaxhimin e fatkeqësive natyrore. • Ai theksoi përmbytjet që preken qytetarët, zhvendosjen e hidrovorëve dhe vjedhjen e pompave si shembuj të mafies shtetërore dhe cinizmit ekstrem të pushtetit. • Kryedemokrati përmendi gjithashtu shkatërrimin e rrugëve, ndërtesave dhe tunelit të Shkumbinit, si pasojë e ndërtimeve të dobëta dhe korrupsionit të lidhur me qeveritarët. • Një pjesë të madhe të fjalës së tij, Berisha e kushtoi portit të Durrësit, të cilin e konsideron pasurinë më të madhe publike të vendit. • Ai paralajmëroi se qeveria synon ta privatizojë dhe ta përdorë për përfitime personale, duke e krahasuar projektin me një “Dubai të 1001 netëve” për Edi Ramën dhe investitorë të lidhur me pushtetin. • Lideri demokrat paralajmëroi Edi Ramën se, çfarëdo gjëje që të bëjë ose çfarëdo negociate që të ndërmarrë, e ka vendin në burg, dhe këtë fat nuk e ndryshon dot askush. • Berisha gjithashtu premtoi mbrojtjen e pronave të qytetarëve, dyfishim ose trefishim të rrogave dhe pensioneve, si dhe urbanizim dhe shërbime moderne për qytetin dhe të të gjithë Shqipërisë.

5 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Garantoj qytetarët e Durrësit dhe të Shqipërisë, se dy-trefishimi i rrogave dhe pensiove në do jetë zotimi ynë

"Edi Rama do shkosh në burg, aty e ke vendin"/ Berisha nga
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha garantoi qytetarët se dy-trefishimi i rrogave dhe pensioneve do të jetë zotimi i PD-së në pushtet. Gjatë foltores në Durrës, Lideri i opozitës denoncoi planet e qeverisë për shpronësimin e banorëve dhe ndërtimin e pallateve mbi pronat private, duke akuzuar Edi Ramën dhe strukturat e tij për korrupsion dhe plaçkitje të fondeve publike.

Ndër të tjera, Kryedemokrati nënvizoi se tani është koha e guximit dhe e vendosmërisë për të shpëtuar Shqipërinë nga një qeveri hajdutësh. 

"Miq! Unë e shoh me shumë kënaqësi, me shumë vlerësim entuziazmin tuaj. Por duhet që, çdonjëri prej nesh të ulet me secilin që nuk e kemi këtu dhe t’i themi çfarë duhet të bëjë, a mund të durojmë ne më. A durohet më ky regjim? Çfarë po bën në Durrës? Projekti thotë do prishen 8 banesa. Do të prishë 78 banesa për të ndërtuar kullë. Dhe bën ky hajdut, që nuk ka asnjë vlerë tjetër përveçse vjedhjeve që bën, se po bëj rrjetëzimin, po bëj këtë e atë. Dhe ka 4 muaj që përballet me banorët, të cilëve do t’u rrëmbejë pronën, shtëpinë, si bandit me një shpërblim të parëndësishëm dhe me një prishje pa asnjë motiv.

Është një rast ky. Raste të tilla janë të shumta. Prandaj miq, është koha jonë tani. Ora është e jona. Ora e guximit tonë, e vendosmërisë për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar Durrësin, për të shpëtuar Durrësin e ri. Unë ju jap fjalën ju, se i tërë projekti i ubanizimit të plotë dhe modern të këtij qyteti të ri, i krijimit të shërbimeve më të mira, i furnizimit me ujë dhe urbanizimit të plotë, do të jenë përparësi e PD. Garantoj qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, se 2-3 fishimi i rrogave në vazhdim, do jetë objektivi ynë, zotimi ynë. Garantoj pensionistët se 2-3 fishimi i pensioneve në vazhdim është premtimi ynë.

Asnnjë njeriu, kurrë nuk do mund t’i dhunohet prona. Por e thamë. Kemi ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë, në të katërta anët e Shqipërisë, asnjë sherr me banorët dhe pronarët, asnjë. Në një moment, në Tiranë tek shkolla Teknologjike, një grup banorësh, po ndërtohej Unaza, dolën në protesta në të vetmin rast, se të gjitha rastet tjera krahas grupeve të ndërtimit, supervizimit ishin grupet e shpronësimit të çdo metri katror që zihej nga rruga dhe s’e kundërshtoi asnjëri, nuk e kundërshtoi askush. Pse? Sepse rrugën e donin, por edhe shpërblimi ishte i ndershëm. Dhe nuk është përdorur forcë, por kudo mirëkuptimi. Ata banorë dolën. E pyes unë: z.ministër, çfarë kanë këta, që po protestojnë. Nuk janë dakord me shpronësimin. Kishin të drejtë. Ata e kanë në sensin e ligjit dhe të së drejtës shumë më tepër se pushteti, këtë ta dini mirë. Pushtetarët duhet të frymëzohen nga sensi i ligjit dhe i të drejtës që kanë qytetarët.

I them, po mirë atëherë, ne të bëjmë ligjin dhe t’u përgjigjemi atyre. Kanë të drejtë ç’po kërkojnë. U bë ligji, u shua, asnjë sherr, asnjë grindje, asnjë fjalë. Këta kërkojnë t’i ngrejnë themelet Durrësit të ri për të ndërtuar mafia. Absolutisht kurrë nuk do ndodhë. Do ndodhë vetëm atëherë kur ju, të bini dakord plotësisht njeri me tjetrin. Po, nqs ju bini dakord njëri me tjetrin që këtu ku janë, keni shtëpitë, vilat, doni të ndërtoni pallat të madh shumëkatësh për interesat tuaja, qeveria do bëjë planin, do ua paraqesë, do miratohet së bashku. Po kurrë ndryshe jo, me impnim nuk mund të ketë. Ajo është shtëpia juaj.

Të them unë një gjë. Nuk ka si ajo, po më keq se ajo është Rama me Linda të tjera. Ato dy Lindat e tjera, ato as në romane nuk i gjen kund. Veprat e tyre të zeza. Po, me AKSHI-n, me marrje peng të biznesmenëve, me plaçkitje, me tendera 75 mln për inteligjencën artificiale kunati. E kuptoni ju vet. Kina, Deepseek-un 6 milionë, kurse inteligjenca artificiale e Edi Ramës dhe e familjes Rama, 75 milionë, pa bërë asgjë. Asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë gjë, absolutisht. Të gjitha paratë nga xhepi juaj në thesar, nga thesari tek ata. Ndaj dhe, në këtë betejë ai është i pashpresë. Guximit tuaj, zemërimit tuaj, nuk ka forcë në botë që t’i rezistojë. Faleminderit!" tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Rruga drejt BE-së nuk mbyllet nga Vuçiç apo diktatorë të tjerë"/ Berisha paralajmëron: Edi Rama, ti do të shkosh në burg, aty e ke vendin

"Edi Rama do shkosh në burg, aty e ke vendin"/ Berisha nga
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët do të jenë ata që do ta nxjerrin nga pushteti Kryeministrin Edi Rama. Gjatë foltores në Durrës, Lideri i opozitës theksoi se Shqipëria nuk mund të lejojë që Rama apo udhëheqës të tjerë të mbyllin rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që kritikoi politikën ndërkombëtare të kryeministrit, duke e krahasuar me praktikat diktatoriale të regjimeve të kaluara dhe duke vënë theksin te përgjegjësia për mbrojtjen e ligjit dhe Kushtetutës.

"Ky konsideron qytetarin, më falni për shprehjen, por atë e përdor ndonjëherë ‘hunj të kuq’, njerëz që nuk kanë mendjen, njerëz që nuk arsyetojnë. Të gjithë fushatën e bëri me integrimin europian. U tha që në, 2027-2028 jemi në BE. Tani thotë, jo. Tani thotë, nuk ka më nevojë që të shkojmë aty. Merr dhe Vuçiçin si dëshmitar, dhe i bëjnë letër. Por a do lejojmë ne të përcaktojnë fatin tonë kriminelë si Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç? A do lejojmë ne që të mbyllin ata dyert e Europës për ne. Kurrën e kurrës! Ky, po të dojë të shkojë në Beograd. Dhe atje do e kapin, dhe atje do e gjejnë. Po ne, rrugën e Europës nuk na e mbyll dot njeri. Imagjinoni, për çfarë është Durrësi?

Durrësi në shekuj ishte kryeura e kombit me Perëndimin dhe tani që po ecnim, tani del ky, thotë jo, do bëj vjedhjet e mia unë, nuk kam punë me standardet e Europës unë. Kurrë ndonjëherë fati i Shqipërisë nuk ka qenë kaq në rrezik. Pse? Ua them unë. Enver Hoxha në 1946 e ndau nga bota Perëndimore, një armik i vërtetë. Por ishin dy kampe, e vendosi në kampin e gabuar. Kurse ky, ku po e nxjerr Shqipërinë që do ta largojë nga BE? Ku do ta çojë? Me Serbinë? Ku do ta çojë? Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çiflikun e tij për ta vjedhur çdo ditë. Ndaj dhe ne, do t’i përgjigjemi këtij me guximin më të fuqishëm, me zemërimin më të fuqishëm, dhe ne do ta rrëzojmë këtë.
Miq, stina është e demokracisë, e demokratëve, nuk është e diktatorëve.

3 mijë djem dhe vajza vrau Ajetollah Kameini në Teheran para 1-2 muajsh. Nuk tha një fjalë të vetme për ekzekutimin e tij. Pse nuk foli? Kompleksi i diktatorit. E ndjen në shpirt se është si ai, diktator. E ndjen në shpirt se koha për të nuk po punon. Por edhe ne tani, ne nuk presim të vijë as Amerika, askush tjetër. Ne jemi mirënjohës dhe duhet të jemi shumë mirënjohës. Dhe ju e dini që unë e bëj me gjithë zemër mirënjohjen ndaj miqve që erdhën dhe thanë: që në qoftë se mbron Belindën, ti me ne nuk ke punë më. Se nuk mundet që ne të pranojmë një qeveri e cila del mbi ligjin, mbi Kushtetutën për të vjedhur.

Ia thanë gjermanët. Në mbledhjen e grupit i shpalli armiq. Leji tha, ata na kanë bërë të këqija shumë ne. Na kanë dhënë nja 1.5 miliardë euro ndihma në të gjithë Shqipërinë. Edhe këtu, ndihmat e tyre janë ndjerë, i kujtoj si sot. Po kështu vendet e tjera. Ato jo. Sado të na mbyllësh ne dyert e Europës, do të të mbyllim ty në qeli Edi Rama. Dhe ta them haptas: ti do shkosh në burg, po. Dhe as mos negocio, as mos u lodh të negociosh se forcë në botë që pengon popullin shqiptar pa të çuar ty aty ku e meriton nuk ka. Por tregove se je i aftë të bësh ndaj tyre ato që ka bërë Enver Hoxha, ta izolosh, ta grabisësh, ta shtypësh, ta plaçkisësh," tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Të përballemi dhëmb për dhëmb dhe t’i nxjerrim nga pushteti"/ Berisha: Pasuritë e vendit po përdoren për pasurimin e mafies shtetërore

"Edi Rama do shkosh në burg, aty e ke vendin"/ Berisha nga
Sali Berisha 

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë foltores në Durrës, se pasuritë e vendit po përdoren për pasurimin e mafies shtetërore. Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati e vuri theksin tek porti i Durrësit, investimet private dhe pasuritë e tjera publike si mjet për fitime personale nga ana e qeverisë. Gjithashtu ai u kërkoi qytetarëve të mobilizohen për t’i nxjerrë këta njerëz nga pushteti.

"Ka shumë rëndësi për të kuptuar ju se çfarë është krijuar, çfarë armiku kemi ne përballë, sa të rrezikshëm, sa të pamëshirë, sa të ligë. Një lloj përzierjeje: mafie shtetërore e zyrtarëve me mafiozë të tjerë, të cilët rëndojnë mbi shpatullat, mbi shpirtin, mbi trupin tonë, të cilat largojnë çdo ditë nga Shqipëria shqiptarët, të cilët varfërojnë çdo ditë shqiptarët. Të cilët sillën, absolutisht si pushtuesit më të këqinj, që mund të ketë njohur Shqipëria. Edhe pushtuesit, pushtetin e tyre e bazonin në disa ligje. Kishte disa konventa ndërkombëtare. Kishte disa rregulla që i bazonin. Sigurisht, shfrytëzonin pasuritë. Kurse këta të shfrytëzojnë, të gjithë pasuritë, të gjithë buxhetin, shfrytëzojnë të gjitha pasuritë publike.

Le të marrim portin. Të dashur miq! Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike e shqiptarëve. Porti është pasuri më e madhe publike se kaskada e Drinit, e cila dhe ajo është një pasuri shumë e madhe publike, po porti më shumë. Porti i Durrësit, në vlerën e tij, me të gjithë operacionet, me të gjithë ndikimin që ka në të gjitha, është pasuria numër 1 publike. I vuri syrin e ciklopit, dhe do të ndërtojë aty Dubain e 1001 netëve për veten e tij. Nuk ndodh ndonjëherë, nuk ndodh kurrë. 3 mijëvjeçar është Durrësi, por Durrësin e ka bërë porti, Durrësi ka lindur këtu se është porti. Dhe tani për t’u pasuruar vet, për të ndërtuar Dubain e tij të 1001 netëve heq portin.

Atje do jetë, që ta dini ju, një port nja 5 herë më i vogël se ky, se nuk ka sipërfaqe. Atje do i kushtojë shqiptarëve 1 miliardë euro nga taksat tuaja, dhe ky me Franc Çopjan, me Elvis Doçin, me Suel Çelën, do të ndërtojnë parajsën e tyre në Dubain që thotë ky. Se ai, Alabari, ai investon as 1/30-tën e parave që ka nevojë. Nuk ka vjedhje si këto. Miqtë e mi! Unë kam shumë besim se, në këtë moment kritik sa asnjëherë tjetër, ua them këtu, vëllazërisht. Jemi në momentin më kritik që kemi qenë ndonjëherë. Pse?

Kurrë nuk ka ndodhur kjo, që të kapet duke vjedhur, që t’i dalin dokumentet duke vjedhur, dhe ka 3 muaj që mban vendin peng dhe nuk i heq imunitetin asaj që ka të regjistruara 300 apartamente, 15 markete, 2-3 vila në Dhërmi, pa llogaritur çfarë ka në Greqi dhe vende tjera. Dhe para 2 ditë, u tha secilit prej jush dhe çdo shqiptari, që kjo ka bërë punë të jashtëzakonshme. Ajo ka bërë vjedhje të jashtëzakonshme, sa në historinë e Shqipërisë nuk ka njeri që të ketë vjedhur sa ajo në emër të Edi Ramës. Tani, vjen një moment që çdo njeri duhet t’i shtrojë vetes pyetjen: çfarë do bëj? Do pranojë, që këta njerëz janë në pushtet për të më mbrojtur nga vjedhjet, këta njerëz që janë në pushtet për të krijuar shërbimet më të mira me taksat që jap, këta njerëz që janë në pushtet për të më garantuar të drejtat e mia, këta njerëz tani bëjnë ligjin që të më vjedhin çdo ditë dhe të qendrojnë mbi ligjin.

Të tillë, nuk e ka bërë kush kurrë. Nuk ka guxuar kush. Nuk kam dëgjuar kurrë që, të ketë qeveri e cila, pasi të kapet hajdute, të bëjë ligjin që nuk mund të kapet. Kjo është njëlloj si të themi se vjedhja nuk është krim, se vjedhja nga qeveritarët është legjitime. Atëherë, të shtroj pyetjen? A mund të presim ne nga kjo organizatë kriminale, nga ky kryetar i kësaj organizate kriminale, a mund të presim ne zgjidhje miq? E përkundrazi, çdo ditë që kalon më keq për ne bëhet. Dhe ne kemi vetëm një rrugë: të përballemi dhëmb për dhëmbë dhe ta nxjerrim nga pushteti," tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Fatkeqësitë zbuluan dështimin e shtetit"/ Berisha: Betoni i mafies si karton shembi shtëpi e rrugë, askush nuk u vu para ligjit

"Edi Rama do shkosh në burg, aty e ke vendin"/ Berisha nga
Sali Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Durrës foli edhe për ndërtesat që u shembën gjatë tërmetit, ndërkohë që akuzoi qeverinë për dështimin total në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe korrupsionin e përhapur në infrastrukturë. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës, u shpreh se betoni i përdorur në ndërtime dhe rrugë ishte si karton dhe se askush nuk është vënë para ligjit për shkeljet dhe vjedhjet e fondeve publike. 

"Por kushtetuta ka përcaktuar rregullin. A nuk ishte fatkeqësi natyrore përmbytja e 600 familjeve këtu? Zona juaj, zona përreth, i gjithë Durrësi, si kurrë ndonjëherë. Por këta sillen si pushtues. Këta kanë krijuar një grup, një klasë të degjeneruarish, njerëz si shushunja që vjedhin nga mëngjesi në darkë dhe që nuk pyesin për qytetarët më. A keni parë njeri ju, të vendoset para ligjit për pompat e vjedhura, për kanalet e zëna, për ndërtimet mbi kanale? Asnjëri! Shkojmë më tutje. Ra tërmeti këtu. Pamje shumë, shumë të rënda. Si sot, kujtoj një vilë, të bukur, 3-katëshe. Pronarët e saj ishin në Greqi, kishin punuar në Greqi.

Kishin marrë projektin dhe e ndërtuan këtu. Vila u shemb sikur të ishte vilë tallashi, dhe ai thoshte se, ishte hedhur beton njësoj si ndërtimet që bëjnë në Greqi. Por problemi është se, betoni i Gjushit është beton tallashi, beton i mafies. U shemb vila sikur të ishte prej kartoni, dhe qartë fare që betoni nuk ishte beton. A dëgjuat ju, që sipërmarrësi i betonit të përgjigjet? Asnjë! Po pse? Sepse është i mafies shtetërore. I keni parë vet rrugët, meqë jemi te betoni, të rrimë pak këtu. Si kurrë ndonjëherë, e paimagjinueshme. Të gjitha rrugët e ndërtuara gjatë këtyre viteve, pa përjashtim, u shembën si të ishin karton. Keni dëgjuar ju njeri, të vihet para ligjit? Askush dhe a e dini pse? Sepse ata të ciëlt kanë ndërtuar ato rrugë, kanë ndarë paratë me qeveritarët. Dhe, meqë jam këtu, do t’u tregoj një gjë të vogël.

Në vitin 2004, Koço Kokëdhima, që unë e sulmoja, se i ndërtonte rrugët për faqe të zezë në Tiranë. Më vjen një ditë e më thotë: Sali, ke ë drejtë ti më thotë. Po të tregoj unë ty, më thotë. Çfarë po më tregon, Koço? Kur këta më marrin mua 20-30% gjobë, unë nuk ndërtoj dot rrugë, thotë. Unë pastaj, bëj sikur ndërtoj, thotë. Ekzakt! Që ato ishin rrugica të Tiranës, nuk ishin rrugë. Kurse këtyre, këta u marrin 50%. Ndaj dhe, të gjitha rrugët një e nga një, u shembën dhe askush nuk ka përgjegjësi, jo, na i shembi natyra. Dha lejen për të gërryer shtratin e Shkumbinit dhe për të hedhur lum rrugën e cila është të paktën 70-80 vjeçare. Ia gërryen lumi. Dhe rruga, dhe hekurudha të gjitha u shembën. Është shembur dhe tuneli. E fshehën tunelin e shembur. Ka kush përgjegjësi? Askush nuk ka përgjegjësi," tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha nga Durrësi: Qeveria braktisi 600 familje nën ujë, vodhi fondet e kanaleve dhe refuzoi të shpallë gjendjen e emergjencës

"Edi Rama do shkosh në burg, aty e ke vendin"/ Berisha nga
 Sali Berisha

DURRËS-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot foltoren e radhës me demokratët në zonën e Durrësit të ri. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës foli për përmbytjet në këto zona muajt e fundit, që sollën probleme për shumë familje në Durrës. Kryedemokrati kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e përgjegjësisë dhe masave për këto familjeve të përmbytura, teksa shtoi se qeveria vodhi fondet e kanaleve dhe refuzoi të shpallë gjendjen e emergjencë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur demokratë dhe demokrate, të qytetit të Durrësit, qarkut. Një përshëndetje të përzemërt ju që jeni këtu, dhe të gjithë të tjerëve kudo që ndodhen, në Durrësin e ri, në Durrës qarkun e Durrësit, në Shqipëri, jashtë vendit, kudo që ndodhen dhe një mirënjohje të pakufishme. I nderuar z.kryetar, udhëheqës politik i qarkut të Durrësit, z.Bylykbashi, të dashur deputetë, kryetar i PD, deputetë, drejtues të grupseksioneve, kandidatë për deputetë dhe anëtarë të strukturave tona.

Vij këtu, së pari, për të shprehur një mirënjohje të pakufishme ndaj jush dhe jam i bindur se kjo mirënjohje është e mbarë shqiptarëve, sepse ju në këtë vend, në këtë territor ngritët me djersën e ballit, më sakrifica të jashtëzakonshme një Durrës të dytë, Durrësin e ri. Ju, nuk zgjodhët që këto sakrifica, këtë djersë, ta derdhnit në vende tjera dhe e kishit plotësisht të mundshme. Por, zgjodhët një terren, e vërteta është, më i papërshtatshmi po ta marrim në disa aspekte, që quhej Kënetë, dhe e tillë ishte. Por, njerëz guximtarë, njerëz punëtorë, u përveshën punës, sakrificave dhe e shndërruat atë në një nga qytetet e mëdha të Shqipërisë.

Një homazh dhe nderim të veçantë për qytetarët e Durrësit, e kanë një meritë shumë të madhe. Qytet port, dhe askush prurjet nuk i ka pritur më me fisnikëri, më me zemër të hapur se qyteti i Durrësit, dhe kjo u bën nder këtyre qytetarëve. Por unë kam mirënjohjen time për ju, sepse i keni dhënë një mbështetje të madhe PD, një mbështetje për çka ne u detyrohemi shumë. Miqtë e mi, Durrësi dy muajt e fundit ka nxjerrë në pah të gjithë shëmtinë, të gjithë fytyrën e shëmtuar të këtij pushteti dhe kësaj qeverie. Ne shqiptarët e kemi një fjalë të vërtetë: miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Durrësi, këto muajt e fundit, qyteti i ri dhe i vjetër, rrethinat, kanë njohur përmbytjet pothuaj apokaliptike, të papara ndonjëherë.

Ka njohur më keq se kaq, injorimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Mashtrimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Cinizmin ekstrem nga pushteti dhe qeveria. Përmbytjet, natyrisht, të shkaktuara nga shirat, por po kaq, nga korrupsioni, nga vjedhja e fondeve të përcaktuara për pastrimin e kanaleve, për tërheqjen, evakuimin e ujrave nga hidrovorët dhe sistemi i kanalizimeve. A ka njeri të ketë pësuar gjënë më të vogël, ta quajmë sabotim është pak, se të përmbysësh 600 familje, t’u fusësh ujin dhe t’i lësh ato me ditë të tëra, është një krim i shëmtuar i shumëlloj. A dha kush llogari për këtë që ndodhi? Askurrëkush!

Kush i vodhi paratë e kanaleve, 42 milionë për pastrimin? Kush e spostoi hidrovorin në kundërshti me të gjitha kondicionet e hidrovoreve, nga aty ku ishte e ngriti 1.2 metër më lartë? Kush i vodhi pompat e hidrovorit të Hamallës? Që të gjitha pronësi shtetërore, të mbrojtura, të vjedhura nga vet shteti. Pra, ku jemi ne? Ne kemi arritur në një stad, në një moment të paimagjinueshëm. Këta që qeverisin sot shqiptarët, ju garantoj se këta sillen si pushtuesit më të egër që shqiptarët kanë njohur ndonjëherë. Mund të ishte një pushtues këtu, por po të përmbyteshin 600 familje, do bënte planin e emergjencës dhe tek secili do bënte një ndihmë. Asnjë. As emergjencën nuk e shpalli. Sepse ligji i emergjencës është i domosdshëm, që qeveria të marrë fonde dhe t’ua japë të dëmtuarve. Pa ligjin e emergjencës qeveria nuk vepron dot./Dosja.al

sali berisha durres

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje