LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

‘Edukimi’/ Kushi: Provimet në salla të mëdha me kamera, e kemi në vëmendje rastin e plagosjes pranë shkollës në Laç

•Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka prezantuar ditën e sotme riri të 'Maturës shtetërore'. •Në seancën e sotme dëgjimore me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Kushi iu është përgjigjur shqetësimit në lidhje me dy ngjarje të dhunshme nga të rinjtë, të ndodhura jashtë ambienteve të shkollave. • Në lidhje me përplasjen me armë zjarri pranë shkollës në Laç, ministrja deklaroi se Policia po merret me këtë çështje mirëpo edhe institucionet po bëjnë punën e tyre. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kushi: 200 shkolla të tjera me SmarbLab-e, do i kompletojmë laboratoret tona të teknologjisë

‘Edukimi’/ Kushi: Provimet në salla të mëdha me
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi foli ditën e sotme për aksesin e shkollave në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP). Ajo theksoi se në 1021 shkolla nga 1181, gjenden kompjuterë që janë në gjendje pune, ndërkohë që janë në përdorim edhe 981 laptopë ose tableta.

Ministrja shtoi se sot 100 shkolla janë të pajisura me 100 SmartLab-e, me laptopë të teknologjisë së përparuar që shërbejnë edhe si laboratorë për zhvillimin e lëndës së TIK që nga klasa e parë, por janë edhe në dispozicion të mësuesve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në sistemin SMIP.

Kushi tha se në projektet shumë të afërta janë 200 shkolla të tjera, me investime për SmartLabs me Bankën Botërore. Tashmë është nënshkruar marrëveshja me BB që në shtator të vitit 2023, të ketë në 200 shkolla të tjera SmarbLab-e.

“Në një hark kohor prej dy vitesh ne do t’i kemi të kompletuara me laboratorë të teknologjisë së përparuar të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar”- tha ministrja. 

3 VITE ME PARE

17-vjeçari me armë në Laç, Kushi: Nuk ishte brenda shkollës, çështja po ndiqet nga Policia

‘Edukimi’/ Kushi: Provimet në salla të mëdha me
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi komentoi ditën e sotme plagosjen me armë zjarri që ndodhi pak ditë më parë pranë një shkolle në Laç. Ministrja tha se ajo që ndodhi ishte një shqetësim i madh mirëpo ngjarja nuk ndodhi brenda shkollës. Sidoqoftë, ministrja shton se edhe pse nuk ka ndodhur brenda, ato i trajtojnë këto raste me specialistë. 

'Eshtë shqetësim shumë i madh për ne, nuk ka qënë brenda shkollës. Edhe pse ska qënë brenda, ne trajtojmë edhe raste kur fëmija dhunohet nga prindi për shembull. Ne ngrejmë grupe pune për ta ndjekur. Në rastin konkret cështja po ndiqet nga Policia, ndërkohë që ne po vazhdojmë punën tonë me punonjësit psikosocial, me prindërit, në mënyrë që nxënësi të kthehet në sjellje normale dhe ne te punojmë me te. E para në shkollat tona është mirëqënia'- tha Kushi. 

3 VITE ME PARE

'Provimet në sallë të mëdha me kamera'/ 'Maturën Shtetërore', Kushi: Provime të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe

‘Edukimi’/ Kushi: Provimet në salla të mëdha me
Evis Kushi

TIRANË- Matura Shtetërore 2023 do të ketë disa risi. Një prej tyre lidhet me fëmijët me aftësi ndryshe. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri të ditur ditën e sotme në Komisionin e Edukimit se nxënësit me aftësi ndryshe do të ketë provime të veçanta.

'Hartimi i provimeve të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe. Ata i nënshtroheshin të njëtave testeve, kjo e vështirësonte shumë. Testet e veçanta do ta bëjnë më të lehtë për ta dhe për prindërit e tyre.'- tha ministrja në komision. 

Ajo bëri të ditur se risi do të jetë vendi ku do zhvillohen provimet. Kushi tha se nxënësit do të ulen në mjedise të mëdha, do të ketë numër të lartë administratorësh madje deklaroi se do të ketë edhe kamera sigurie. 

"Ende ka diferenca në notë mes mesatares vjetore dhe notës në maturën shtetërore dhe kjo vjen për vlerësim të fiktivitetiti. Provimet e maturës duhet të zhvillohen në klasa sa më të mëdha, që mund të jenë pallat sporti, korridore të mëdha në universitete. E rëndësishme është të jenë mjedise sa më të mëdha, te këtë nr të lartë administratorësh por edhe kamera sigurie që të gjithë të jenë të qetë.

Kemi marrë vendimin për testin e informatizuar për mjekësinë. Ky do jetë shtesë, pos provimet të maturës vetëm për ata që zgjedhin mjekësinë. Ata janë më të mirët që kemi në sistem, por kjo mungesa e fiktivitetit që thamë pak më lart mund të penalizojë disa që janë të shkëlqyer. Në këtë mënyrë ne rrisim meritokracinë. Është pritur shumë mirë nga maturantët, janë njohur me metodikën e pyetjeve. Pritet të jenë rreth 3 mijë kandidatë. Kemi marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, ne kemi dakordësim që ky provim të jetë kriter për renditjen e maturantëve me 30% të peshës. Risia është hartimi i testeve të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe.”- tha Kushi.

komisioni i edukimit evis kushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj