LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekonomia/ Ibrahimaj: Papunësi u ul në gjashtë muajt e fundit të vitit 2022. Nuk kemi parë rritje të çmimit të bukës

• Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj thotë se ekjonomia në vend pësoi rritje me 4.84% vitin e kaluar, duke dalë jashtë parashikimeve. Sipas Ibrahimajt, ndërtimi kryeson listën e sektorëve që ka pësuar më shumë rritje me 10.7%, ndësa bujqësia ka mbetur e fundit me 0.06%. • Inflacioni sipas Ibrahimaj ishte 6.7% në 2022-shin, më i ulëti në rajon dhe BE. Papunësia ka pësuar ulje në 6 muajt e fundit në vitin 2022, sipas Ibrahimajt. • Përsa i përket amnistisë fiskale, Ibrahimaj tha se konsultimet vijojnë ende. Ajo u shpreh se javën e ardhshme do të hidhet për konsultim publik ligji për hapjen e basteve online. • Ministrja foli dhe për planin e rritjes së pagave dhe tha se është diçka e mirëmenduar e që do të bëhet në një hark kohor prej dy vitesh. E pyetur për rritjen e çmimit të bukës, Ibrahimaj tha se nuk u ka rezultuar që gjithçka e tillë është bërë në mënyrë masive, ndërkohë që paralajmëroi dhe ngritjen e një institucioni për monitorimin e çmimeve.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ekonomia në vend, Ibrahimaj: Bujqësia e fundit, ndërtimi në krye, u rrit me 10.7%

Ekonomia/ Ibrahimaj: Papunësi u ul në gjashtë muajt e fundit
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka bërë një bilanc të ekonomisë në vend për vitin 2022. Ajo renditi sektorët dhe tha se ai i ndërtimit ka pësuar më shumë rritje, por bujqësia ka mbetur e fundit. Inflacioni, sipas Ibrahimajt në vendin tonë ka qenë më i ulëti në Evropë dhe në rajon. Ajo shtoi se në gjashtë muajt e fundit të vitit 2022 ka rënë dhe ritmi i papunësisë. 

Pjesë nga fjala e Ibrahimajt: 

Rritja e konomike siç u paraqit dje ishte në nivelin 4.84% në vitin 2022. Ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët. Në krye qëndron sektori i ndërtimit me 10.7 %, sektori i tregtisë me 9.9%, sektori i bujqësisë me 0.06% dhe industria me 0.45%. Kjo rritja ka tejakaluar parashikimet që Ministria e Finacave dhe e Ekonomisë por që është institucionet ndërkombëtare kishin parashikuar.  Ecuria e inflacionit ka qenë 6.7% ndjeshëm më i ulët qoftë për vendet e rajonit qoftë në BE. Inflacioni vjetor ka ardhur në ngadalësim që nga tetori. Në krahasim me vendet e rajonit gjatë gjithë vitit 2022 kemi pasur inflacionin më të ulët. Kjo ka ardhur duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike.

3 VITE ME PARE

Furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, Ibrahimaj: Do krijojmë një institucion që t'i mbajë nën monitorim

Ekonomia/ Ibrahimaj: Papunësi u ul në gjashtë muajt e fundit
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur se nuk kanë konstatuar një rritje të çmimit të bukës. Në një konferencë me gazetarët, Ibrahimaj tha se gjatë vitit 2023 do të krijohet një institucion që do të merret me monitorimin e çmimeve. Ky institucion, sipas Ibrahimajt do të vendosë nëse rritja e çmimeve është bërë vetëm nga një subjekt apo në tërësi nga të gjithë furrat e bukës. 

"Do të krjojmë një institucion përgjegjës që lidhet me monitorimin e çmimeve në sektorë të ndryshëm. Do të punojmë gjatë gjithë vitit 2023 për këtë gjë. Se sa realisht janë rritur çmimet, se sa është rritur çmimi i bukës, nëse shtë një dukur e gjithë sektorit apo e një subjekti, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Nën dijeni tonë nuk ka pasur një rritje të çmimit të bukës,"- tha Ibrahimaj. 

3 VITE ME PARE

Rritja e pagave, Ibrahimaj: Zgjat dy vite, s'do e rrisë nivelin e borxhit

 

Ekonomia/ Ibrahimaj: Papunësi u ul në gjashtë muajt e fundit
Delina Ibrahimaj

 

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se rritja e pagave do të vijojë në një hark kohor prej dy vitesh. Në një konferencë me gazetarët, ajo u shpreh se është shqyrtuar çdo hapësirë për rritjen e pagave. Ajo foli dhe për taksimin e profesioneve të lira që kaloi një ditë më parë në Kuvend. 

Si do të funksionojë rritja e pagave dhe a do të ketë kjo efekt në buxhetin e shtetit?

Delina Ibrahimaj: Përsa i përket pagave, ne kemi bërë të ditur që do të ndërmarrim një reformë madhore për rritjen e pagave në sektorin publik. Do të jetë e shpërndarë në dy vite. Përsa i takon qëndrueshmërisë apo efektit, qeveria ka marrë angazhimin që në këtë fazë të zhvillimit të aktivitetit ekonomik në vend do të vijojë me konsolidimin fiskal. Hapësira për të përballuar rritjen e pagave është shqyrtuar, nuk do të ndikojë në rregullat kryesore të qëndrueshmërisë fiskale që lidhet me nivelin e borxhit apo ngadalësimin e defiçitit të buxhetit.

Delina Ibrahimaj: Profesionistëve të lirë kemi bërë parashikim në ligj që do i referohemi bazave ligjore në fuqi që rregullojnë profesionet e lira dhe ato të rregulluara. Lista e profesioneve do bazohet në ligjet ekzisutese e do dalë me VKM. Dua të theksoj që kur morrëm nismën për tatimin mbi fitimin zero për biznesin e vogël u ndërmorr për të mbështetur bizneset e vogla. Ne po i fusim profesionet e lira në taksim pasi gjykojmë se më shumë se sa një heqje e një incentive është amsë anti shmangie dhe përforcon zbatimin e ligjit fisdkal e reduktimin e hapësirave për të kryer evazion. Me përfshirjen e profesioneve të lira në skemën e taksimit, ato do vijojnë të kenë një barrë taksimi më të ulët se sa pagamarrësit. Në të gjitha rastet iniciativa e lirë dhe risku që bizneset marrin për të hapur një biznes vlerësohet duke paguar taksa më të ulëta.

3 VITE ME PARE

Ligji për bastet, Ibrahimaj: Javën e ardhshme hidhet për konsultim publik, më pas kalon në Kuvend

Ekonomia/ Ibrahimaj: Papunësi u ul në gjashtë muajt e fundit
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Dekina Ibrahimaj deklaroi se ligji për bastet do të hidhet për konsultim publik javën e kaluar. Në një konferencë me gazetarët, Ibrahimaj tha se pas konsultimit do të kalojë në Kuvend. Ajo tha se do tëshqyrtohet arsyeja se përse u ndaluan dhe bastet sportive, mbrojtja për atë kategori që janë të prekura.

Pjesë nga konferenca:

A mund të najepni disa detaje në lidhje me ligjin e basteve?

Ligji parashikon rihapjen e basteve online, jo të të gjitha basteve siç kanë qenë më parë. Ligji do të hidhet për konsultim publik javën e ardhshme. Më pas do të kalojë në Kuvend. Pra, do të ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj. Kjo në fakt ishte dhe arsyeja kryesore që e ndaluam këtë gjë. 

3 VITE ME PARE

Pagesat për inceneratorët, Ibrahimaj: Do të vijojnë përsa kohë kryhet shërbimi dhe gjykata s'ka dalë me vendim për t'i ndaluar

Ekonomia/ Ibrahimaj: Papunësi u ul në gjashtë muajt e fundit
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se kompanitë e inceneratorëve do të vijojnë të paguhen për shërbimet e tyre. Pavarësisht se shoqëritë janë në gjyq për inceneratorët, dosje që ka çuar pas hekurave edhe dhjetëra zyrtarë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, Ibrahimaj thotë se nuk ka një vendim gjykate që i ndalon këto pagesa. 

Pjesë nga konferenca: 

Për sa kohë qeveria shqiptare do të vijojë të paguaje persona që janë në arrati, e kam fjalë për inceneratirët?

Delina Ibrahimaj: Jam përgjigjur disa herë dhe do të jetë e njëjta përgjigje. Për sa kohë kemi një shërbim publik që kryhet dhe përsa kohë nuk ka një vendim të organeve ligjzbatuese që të ndalojë këto pagesa, gjithçka do të vijojë. 

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj: Jemi ende në diskutime për amnistinë fiskale

Ekonomia/ Ibrahimaj: Papunësi u ul në gjashtë muajt e fundit
Delina Ibranhimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se qeveria vijon me konsultimet për amnistinë fiskale. Në një konferencë me gazetarët, ajo u shpreh se drafti i ri që do të dalë, do të jetë i mirëpunuar. 

Pjesë nga konferenca me gazetarët: 

Pyetje: Kur do të jetë gati i amnistisë fiskale dhe kur do të diskutohet në parlament?

Delina Ibrahimaj: Përsa i përket amnistisë fiskale e kam përsëritur, jemi duke punuar që ai draft të vijë i mirëkonsultuar në mënyrë që të mos bëjmë veprime të nxituara. Jemi ende duke konsultuar. 

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj