LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Ekonomia'/ Ibrahimaj: Nëse s'kanë qëndrueshmëri, Bashkitë s'marrin borxhe, eurobondi i ri 500 mln euro

•Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, raportoi sërish ministrja Delina Ibrahimaj. Ajo paralajmëroi Bashkitë e vendit se nuk do marrin dot borxh nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare. •Ajo u shpreh se borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Po ashtu, ministrja shtoi se në vitin 2023, borxhi publik do të zbresë në nivelin 67.5%. •Ibrahimaj, deklaroi se në vitin 2023, pritet dalja e shtetit shqiptar në tregjet ndërkombëtare me një Eurobond me një vlerë 500 milionë euro, por vetëm nëse tregu është i favorshëm me normat e kthimit dhe afatin e maturitetit. •Ibrahimaj tha se nevoja për financim pritet të jetë 55 mld lekë, nga ku 25 mld do të vijnë nga huamarrja e brendshme •Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se procesi i rindërtimit nuk po bëhet me fondet me kredi të bute, por me normë interesi 3.75%.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Eurobondi/ Ibrahimaj: Në fillim të 2023-shit Shqipëria merr 500 mln euro në tregjet e huaja

'Ekonomia'/ Ibrahimaj: Nëse s'kanë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, se në vitin 2023, pritet dalja e shtetit shqiptar në tregjet ndërkombëtare me një Eurobond me një vlerë 500 milionë euro, por vetëm nëse tregu është i favorshëm me normat e kthimit dhe afatin e maturitetit. Ibrahimaj tha se nevoja për financim pritet të jetë 55 mld lekë, nga ku 25 mld do të vijnë nga huamarrja e brendshme.

'Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga tregjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë menaxhim të detyrimeve, blerja mbrapsht e një eurobondit ekzistuese 250 mln euro, që do të maturohet në vitin 2025, ai I emetuar në 2018, ccka do reduktoj riskun e emetimit të borxhit të vitit 2018. Kjo nuk kushtëzon normalitetin e zhvillimit buxhetor. Puna ka nisur dhe gati për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase.

Dalja në eurobond do të bëhet vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të qëndrueshme.  Duke ditur pasiguritë e larta që mund të kenë tregjet financiare, ministria e Financave dhe qeveria ka kohë që po shtyjnë përpara materializimin e një mbështetje buxhetore me Bankën Botërore me vlerën potenciale deri në 120 milionë euro e cila do të shtohet në të njëjtën vlerë dhe nga agjencia franceze për zhvillim. Financimi në skenarin bazë është thuajse i sigurtë pavarësisht nëse do dalim në eurobond. Në skenarin pessimist, parashikohet dhe mos dalja në treg. Linja rezervë, alokimi i monedhës SDR, që Shqipëria ka nga FMN në dispozicion që në kohën e pandemisë, vlerë 180 mln euro, që MFE e ka mbajtur për raste vështirësie të buxhetit”-u shpreh ministrja.

3 VITE ME PARE

'Ekonomia'/ Denoncimi i Tabakut: Qeveria mashtroi për kredinë e butë për rindërtimin, norma e interesit 3.75%

'Ekonomia'/ Ibrahimaj: Nëse s'kanë
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, bëri ditën e sotme një deklarate të fortë në Komisionin e Ekonominë dhe Financave, gjatë diskutimit të buxhetit 2023. Ajo pohoi se procesi i rindërtimit nuk po bëhet me fondet me kredi të bute, por me normë interesi 3.75%.

“Elementi i pare eshte rindërtimi. 400 mln euro detyrimi te parapmbetur nga procesi i irindertimti. Qeveria shqiptare premtoi se u morën 1 mld euro; 300 mln euro grante, 700 mln na tha qeveria janë kredi te buta. Nderkohe sapo e thate, nuk ka asnjë kredi te bute. Na premtuat 2%, dfhe po përdorni eurobondin dhe cdo fond qe eshte marre me 3.75% përveç detyrmiti te fshehur qe na rrjedhin. Shkelje e rende qe duhet te mbaje përgjegjësinë e tij. Qeveria shqiptare u anagzhua qe ne 2013-en qe borxhi do shkonte 60% te PBB, deri ne 2019 nuk kishte asnjë pengese te mbante kete pretim”.- u shpreh ajo. 

3 VITE ME PARE

Ibrahimaj: Qeveria nuk do japë më borxhe për bashkitë që nuk kanë qëndrueshmëri financiare

'Ekonomia'/ Ibrahimaj: Nëse s'kanë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj paralajmëroi Bashkitë e vendit se nuk do t'u jepen më borxhe nga shteti, nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare. Në Komisionin e Ekonomisë, ministrja u shpreh se e njëjta gjë aplikohet edhe tek Qeveria e cila nuk merr borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri në financa. Ajo shtoi se ka pasur ngadalësim të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor.

“Në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë. Bashkitë lejohen edhe sot të marrin borxh. Por nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare, nuk mund të marrin borxh, si çdo entitet tjetër, ashtu edhe qeveria nuk merr dot borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare. Nuk ka asnjë limit për marrjen e kredive për ato bashki të vlerësuara pozitivisht. Ka pasur ngadalësi të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor. Për këtë arsye kemi marrë masa për të sjellë në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore ku parashikohet që pjesa e fondeve të trashëgueshme nga bashkitë, nëse nuk janë të angazhuara do të shkojnë për pagesën e detyrimeve të prapambetura apo të huave që u ka dhënë qeveria shqiptare”- u shpreh Ibrahimaj.

 

3 VITE ME PARE

‘Borxhi publik’/ Raportimi te Ekonomia, Ibrahimaj: Në 2023 do zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto

'Ekonomia'/ Ibrahimaj: Nëse s'kanë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin e shtetit. Ajo u shpreh se borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Po ashtu, ministrja shtoi se në vitin 2023, borxhi publik do të zbresë në nivelin 67.5%.

“Borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Në përputhje me ligjin organik buxheti, ku sqarohet se niveli borxhit publik duhet të targohet më i ulët. Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektivi operacional, balancë primare jo negative. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga 51.3% e borxh I brendshëm dhe 48.7% I jashtëm. Në vitin 2022, ka pësuar ulja nga fundi i 2021, i cili vlerësohej 49.2%. Ne synojmë uljen e mëtejshme të tij. Borxhi afatshkurtër, 15.6% të totalit, 84.4% borxhi afatgjatë. Jetëgjatësia në borxhin e brendshëm paraqet risk më të lartë të financimit. Objektiv rritja e jetëgjatësisë në borxhin e brendshëm, aktualisht është 830 ditë, përmirësim, nga 2021, kur ishte 739 ditë”,  tha Ibrahimaj.

3 VITE ME PARE

'E dëgjova gabim, borxhi publik është me ulje?', Braçe pyet ministren: Kompanitë energjitike i kanë detyrime shtetit?

'Ekonomia'/ Ibrahimaj: Nëse s'kanë
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi të dinte nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj se nëse borxhi publik është ulur. Gjatë komisionit të Ekonomisë, Braçe parashtroi disa pyetje që lidhen me buxhetin dhe me detyrimet që mund t'i kenë shtetit kompanitë energjitike. 

'E dëgjova unë gabim apo deficiti buxhetor vjen në ulje në këtë vit? Sa është dhe sa është ulja? E dëgjova unë gabim apo borxhi është me ulje? Dëgjova sikur thatë se kemi likuiditet, sa kemi për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm. Po ngrihet shqetësimi mes kompanive energjitike,detyrimet kontabilizohen në buxhet apo janë detyrime mes kompanive që i nënshtrohen ligjit? Ose më qartë, këto kompani i kanë detyrime buxhetit të shtetit dhe a janë detyrime që janë brenda apo jashtë detyrimeve që kompanitë i kanë njëra tjetrës? '- u shpreh Braçe.

3 VITE ME PARE

Irritohet Tabaku, ndërpret fjalën: Nuk ka asgjë për të qeshur zonja ministre, unë po ju shoh

'Ekonomia'/ Ibrahimaj: Nëse s'kanë
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i tërhoqi vëmendjen ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimajt, teksa ishte duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë. Tabaku ndërpreu fjalën e saj duke i tërhequr vëmendje ministres për të qeshurën në komision duke e cilësuar këtë një shkelje etike.

DEBATI:

Jorida Tabaku: Nuk ka asgjë për të qeshur zonja ministre, po unë po ju shoh se këtu përballë jemi. Nëse ju bën për të qeshur fakti se nga 1.9 % është 3.3% e produktit të brendshëm bruto, pagesat e interesit janë sa fondi i arsimit, më duket papërgjegjshmëri. 

Delina Ibrahimaj: Unë po ju dëgjoj me vëmendje.

Eduart Shalsi: Nuk mu duk se po qeshte, po për të gjithë kërkoj që të ruani etikën. Dhe un mund të bëj provokime por nuk besoj se i vlen debatit.

komisioni i ekonomise delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj