LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekstradimi i armikut të përbetuar të Ervis Martinajt/ Mbërrin në Tiranë Leonard Duka, nga rivaliteti me bosin e lojërave të fatit te lidhja me Trejsi Sejdinin

• I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Leonard Duka është ekstraduar ditën e sotme nga Belgjika. • Me të mbërritur në Tiranë, Duka, është shoqëruar nga forca të shuma të policisë së rendit dhe RENEA-s. • Duka konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ervis Martinajt. • Në operacionin e SPAK të koduar "Revanshi" ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhërarreste, doli në skenë edhe grupi i Leonard Dukës. • Grupi i tij "Klani Duka" bëri aleancë me grupin e Durim Bamit që vepronte në zonën e Fushë-Krujës dhe ishte në konflikt të hapur me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn. • Qëllimi i grupit të Dukës, Fatmir Hysenit dhe Durim Bamit të gjithë persona me precedentë të theksuar kriminal kishin qëllim vrasjen e Martinajt, ish-deputetit Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale. • Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. • I zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. • Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë nga bota e krimit. • Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua. • Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt. • Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. • Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. • Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares. • Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që disponon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U ekstradua sot nga Brukseli/ Kush është 'Princi Damian', rivaliteti i tij me Ervis Martinajn dhe lidhja me modelen Trejsi Sejdini

Ekstradimi i armikut të përbetuar të Ervis Martinajt/
Trejsi Sejdini dhe Leonard Duka

TIRANË- Leonard Duka është ekstraduar sot nga Bruksel, pasi u arrestua atje disa kohë më parë. Ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe një atentat të dështuar më parë.

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 24-vjeçares.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen.  Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'. 

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

Në vazhdën e kësaj gjuetie ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur më gusht të vitit të kaluar. 

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës) teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi... janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar.

1 VITE ME PARE

Armiku i përbetuar i Ervis Martinajt/ Momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë Leonard Duka mbërrin në Rinas (VIDEO)

Ekstradimi i armikut të përbetuar të Ervis Martinajt/
Leonard Duka

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Leonard Duka ka mbërritur në Tiranë. Në pamjet e mëposhtme shihet se Duka, është i shoqëruar nga forca të shuma të policisë së rendit dhe RENEA-së, ka mbërritur në Tiranë. Ai u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt 2023, pasi kërkohej për vrasjen e Santiago Malkos, të besuarit të Ervis Martinajt.

 

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Belgjika në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar L. D. Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit L. D. Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M. Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon Zyrën e Interpol Bruksel, për bashkëpunimin, dhe njësitë e angazhuara në realizimin me sukses të operacionit të ekstradimit.

Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë nga bota e krimit.

Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albana”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private. Në bashkëpunim me Interpolin dhe homologët belgë, u arrit arrestimi i tij. Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

1 VITE ME PARE

Armiku i Ervis Martinajt, ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka

Ekstradimi i armikut të përbetuar të Ervis Martinajt/
leonard duka

TIRANË- Është ekstraduar ditën e sotme nga Belgjika, Leonard Duka, i cili pritet të vijë në Tiranë rreth orës 14:30. Duka konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Ervis Martinajt. Në operacionin e SPAK të koduar "Revanshi" ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhërarreste, doli në skenë edhe grupi i Leonard Dukës. 

Grupi i tij "Klani Duka" bëri aleancë me grupin e Durim Bamit që vepronte në zonën e Fushë-Krujës dhe ishte në konflikt të hapur me të shumëkërkuarin Ervis Martinajn. Qëllimi i grupit të Dukës, Fatmir Hysenit dhe Durim Bamit të gjithë persona me precedentë të theksuar kriminal kishin qëllim vrasjen e Martinajt, ish-deputetit Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë nga bota e krimit.

Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albanai”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private. Në bashkëpunim me Interpolin dhe homologët belgë, u arrit arrestimi i tij. Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

 

leonard duka ervis martinaj belgjike santiago malko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj