Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Qendra për Studim dhe Demokraci ka organizuar ditën e sotme një tryezë për të analizuar punën e institucioneve të posaçme. • I pranishëm në tryezë është dhe ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato. • Gjatë fjalës së tij Gonzato u shpreh se Bashkimi Europian do të vazhdojë me mbështetjen për Reformën në Drejtësi. • Gonzato tha se llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. • Ai vuri theksin tek roli i të gjithë aktorëve për të arritur rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe atij financiar. • Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani mbajti po ashtu fjalë e tij ku tha se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë në vend po tregojnë që epoka e paprekshmërisë po lëkundet. • Dumani theksoi se lufta kundër korrupsionit ndodhet në një fazë të re, duke shtuar se ka një rritje të procedimit të pastrimit të parave. • Po ashtu shtoi se goditja e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të lartë kanë rritur besimin në institucionet e drejtësisë. • Kryeprokurori i Posaçme ka komentuar edhe presionet dhe ndikimet e jashtme në hetimet e SPAK. • Pas deklaratave të Ramës në mbledhjen e grupit socialist, ku deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime pa gjyq, Dumani theksoi se ndikimi i jashtëm nuk do të cënojë më hetimet e SPAK. • Një tjetër deklaratë e kryeministrit që Dumani foli lidhur me të ishin masat e sigurisë që vendosen për personat nën hetim. • Rama jo me larg se mëngjesin e sotëm, deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime pa gjyq nga ana e SPAK. • Ndërkohë që Dumani ka deklaruar se përpjekja për ta quajtur SPAK institucion represiv është e dështuar. • Zv.kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka komentuar punën e drejtësisë në vend, ku tha se edhe pse janë me gjysmë kapaciteti, produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. • Po ashtu Bani theksoi se tashmë ata nuk kanë as ndihmësa ligjorë dhe për të arritur objektivat e tyre punojnë 7 ditë në javë dhe jashtë orarit zyrtar.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Zv.kryetari i GJKKO-së Erjon Bani ka deklaruar se nuk mund t'i bëhet gjyqi gjyqtarëve publikisht. Deklarata e Banit ka ardhur pasi, kryeministri Rama ka deklaruar se në SPAK ka ekstremistë të djathtë. Bani theksoi se kush ka indicje për integritetin e gjyqtarëve le t'i adresojë në organet kompetente.
"Lidhur me inegritetin e gjyqtarëve, si GJKKO ashtu edhe SPAK dhe BKH janë institucione më të monitoruara për shkak të ligjit dhe Kushtetutës. Jo vetëm gjyqtarët, por edhe familjarët i janë nënshtruar një kontrolli të pasurisë, monitorimit nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, përgjohen në kohë reale të gjitha mesazhet komunikimit, sa I përket inegritetit parimet nga Sttasburgu e ato ndërkombëtare kanë një parim shumë të rëndësishëm që prezumohet integriteti dhe besueeshmëria e gjyqtarëve në momentin që janë emëruar, kush ka indicie ndaj integritetit duhet t’i adresojë ato në organet kompetente, nuk mund t’i bëhet gjyqi gjyqtarëve, këtë mund ta bëjë një gjykatë më e lartë, këto janë parime që të kuptohet kjo," tha Bani.
TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani i është përgjigjur kryeministrit Rama ditën e sotme në lidhje me masat e sigurisë që vendoset për personat nën hetim. Rama jo me larg se mëngjesin e sotëm, deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime pa gjyq nga ana e SPAK. Ndërkohë që Dumani ka deklaruar se përpjekja për ta quajtur SPAK institucion represiv është e dështuar.
"E para në çdo masë sigurimi që ne kërkojmë ne njohin mirë kriteret e kodit të procedurës penale dhe përpiqemi të jemi strikt për caktimin e masës së sigurimit. Çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar. SPAK ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve për llogari të SPAK në raport me numrin e të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta janë për vepra penale që lidhin me krimin e organizuar.
Sa i takon veprave penale të korrupsionit dhe veprave të kryerja në detyrë, është gjithë gjeografia. 49% janë hetuar në gjendje të lirë, janë hetuar me masa arresti në shtëpi, ndalimi i shtetit jashtë shtetit. Pra situata në raport me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Vetëm 9% dhe nëse i ndan shumicën absolute i zë subjekti i krimit të organizuar që për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin nuk ka masë tjetër veç arrestit me burg. Kështu që SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushtet që parashikohen në procedurën penale sa i takon llojit të masës së sigurimit," tha Dumani.
TIRANË- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot Raportin krahasues të vlerësimit mbi punën e institucioneve të posaçme të drejtësisë gjatë vitit 2024, ku regjistrohen statistika të rritura në gjithë treguesit e gjykimit të çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti vlerëson se gjatë vitit 2024 është bërë një përparim më i mirë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Përparimi i institucioneve të posaçme dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka hyrë në një fazë të re, … për të garantuar ndikim afatgjatë në sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Është thelbësore të intensifikohen përpjekjet për forcimin e zbatimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të konfiskimeve të pasurive të paligjshme dhe sigurimin e një llogaridhënieje më të thelluar në nivelet e larta të qeverisjes”, thekson Raporti.
Drejtuesi i Qendrës CSDG dhe bashkautori i studimit, Arjan Dyrmishi, thotë për Zërin e Amerikës se, katër vitet e para mund të cilësohen si faza e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.
"Pas përfundimit të periudhës së ndërtimit të institucioneve të posaçme të drejtësisë në katër e vitet e para, shfaqen në vitin e pestë rezultatet e rritura sasiore në gjykimin e çështjeve dhe më tej presim rritjen e cilsësisë së punës me ndjekjen e krimit në nivelet e larta zyrtare", thotë zoti Dyrmishi.
Në Raportin e pestë të CSDG-së mbi institucionet e posaçme të drejtësisë dhe luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vërehet një dyfishim i çështjeve për korrupsion të dërguara për gjykim nga SPAK-u.
Gjatë vitit 2024 Prokuroria e Posaçme regjistroi 186 procedime për korrupsion, sa gjysma e mesatares së katër viteve, dhe 41 prej këtyre çështjeve i çoi për gjykim në GJKKO, që janë sa dyfishi (22 për qind) i mesatares së katër viteve të fundit (11 për qind) në raport me procedimet, thuhet në studim.
Numri i çështjeve të nisura për gjykim në 2024-ën janë sa mesatarja e katër viteve, megjithatë numri i çështjeve të nisura për gjykim është sa çereku i procedimeve të regjistruara në 2024-ën, dhe një pjesë e madhe e çështjeve vazhdojnë të jenë në fazë hetimi.
Studimi vëren se në procedimet e regjistruara për korrupsion gjatë vitit të kaluar janë përfshirë 194 persona, nga të cilët treçereku (141) i tyre u dërguan për gjykim dhe 134 persona, ose pothuaj të gjithë (95%), u dënuan, ndërsa shumica dërrmuese e çështjeve kanë përfunduar me vendime dënimi.
Edhe numrat e dërguar për gjykim edhe ato të dënuar gjatë 2024-ës janë dukshëm më të larta se mesatarja e të katër viteve të marra së bashku. Raporti vëren një shtim të çështjeve për krim të organizuar në Prokurorinë e Posaçme të dërguara për gjykim gjatë vitit 2024. Nga 101 procedime të regjistruara, 21 u dërguan për gjykim, ose afro një e pesta e tyre. Kjo përqindje është afro tre herë më e lartë se mesatarja e katër viteve (7.3%).
Gjithësesi mbetet një diferencë e ndjeshme midis procedimeve të regjistruara dhe atyre të çuara në gjykim, ndërsa katër të pestat e çështjeve janë në fazë hetimi. Në çështjet e regjistruara për gjykim nën dyshimet për krim të organizuar janë përfshirë 262 persona, dhe më shumë se gjysma e tyre, 134 vetë (51%), janë dërguar për gjykim, shifër kjo po ashtu më e lartë se mesatarja e katër viteve (44%). Nga këta 134 të pandehur të dërguar për gjykim, 88 (ose 66% e tyre) janë dënuar, një shifër gjithashtu më e lartë se mesatarja e katër viteve (61.8%). Raporti thekson se norma e dënimeve për krim të organizuar (66%) është më e ulët se ajo e çështjeve të korrupsionit (95%).
Gjatë vitit 2024 janë rritur numrat dhe vlerat e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, thuhet në Raport, por konfiskimi i pasurive të zyrtarëve të lartë mbetet me shifra tepër të ulëta dhe mangësi të ndjeshme.
Shpërdorimi i detyrës dhe përfitimi i paligjshëm i interesave përbëjnë shumicën e dënimeve për korrupsion të zyrtarëve të lartë, vëren Raporti, ndërsa korrupsioni, manipulimi i tenderave dhe prokurimeve për zyrtarët e lartë përbëjnë një numër më të kufizuar rastesh. Por nga 8 vendime për korrupsion të nivelit të lartë gjatë vitit 2024, shtatë përfshijnë kryetarë bashkish, ndërsa një rast lidhet me sistemin e drejtësisë, thuhet në Raport.
Shumica e rasteve, sipas studimit, kanë të bëjnë me abuzime mbi kontrata publike dhe prokurime vendore me ndikim të kufizuar rajonal apo bashkiak, transaksione të vogla financiare, pagesa të drejtpërdrejta dhe keqpërdorim të fondeve publike, pa mekanizma të ndërlikuar të fshehjes financiare.
Autorët vërejnë se korrupsioni përdoret shpesh jo vetëm përfitime financiare, por edhe si mjet për ndikim politik, duke përforcuar klientelizmin dhe kapjen e shtetit në nivel vendor.
Raporti veçon se kryetarët e bashkive janë më të ndjekurit penalisht për korrupsion, ndërsa nuk ka patur asnjë vendim që përfshin zyrtarë të nivelit të lartë nga pushteti ekzekutiv apo legjislativ.
Edhe numri i magjistratëve të përfshirë në korrupsion mbetet i ulët, pavarësisht se shumë prej tyre u larguan nga detyra për shkelje të lidhura me pasurinë, integritetin dhe profesionalizmin, vëren Raporti i CSDG-së.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Organizatës Transparency International për vitin 2024 Shqipëria u rrit me 5 pikë dhe u ngjit me 18 vende në renditje krahasuar me një vit më parë, e 80-ta mes 180 shteteve.
Vendi ka hapur negociatat me BE-në për Grup-Kapitujt e Parë, që i përket sundimit të ligjit dhe arritjes së standarteve në këtë fushë, ndaj rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vlerësohen si të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit europian./VOA
TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani ka folur ditën e sotme në lidhje me presionet dhe ndikimet e jashtme në hetimet e SPAK. Pas deklaratave të Ramës në mbledhjen e grupit socialist, ku deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime pa gjyq, Dumani theksoi se ndikimi i jashtëm nuk do të cënojë më hetimet e SPAK. Po ashtu Dumani ka theksuar të rëndësishme dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
"Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional. Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK. Ndikimi i jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet tona ndaj këtyre proceseve. E gjej këtë material shumë të dobishëm për institucionin tonë. Statistikat janë problematikë e trashëguar ndër vite, por nga muaji janar po aplikohet sistemi i menaxhimit të çështjeve, me statistika të plota, të qarta, që na ndihmojnë neve dhe të tjerët. Themi se e kemi hedhur një hap përpara, që të kemi statistika të qarta”, tha Dumani.
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në një tryezë të organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci. Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se BE do të vazhdojë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Ai theksoi se duhet besim tek arkitektura e reformës në drejtësi.
Gonzato tha se llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Ai vuri theksin tek roli i të gjithë aktorëve për të arritur rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe atij financiar. Ambasadori shprehu gatishmërinë e Bashkimit Europian për të vazhduar mbështetjen e reformave në drejtësi në Shqipëri.
"Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.
Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi," tha ai.
TIRANË- Zv.kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka komentuar punën e drejtësisë në vend. Duke folur në tryezën që po mbahet për të analizuar punën e institucioneve të posaçme, Bani tha se edhe pse janë me gjysmë kapaciteti, produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Po ashtu Bani theksoi se tashmë ata nuk kanë as ndihëmsa ligjorë dhe për të arritur objektivat e tyre punojnë 7 ditë në javë dhe jashtë orarit zyrtar.
"Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar. Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë," tha Bani.
TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani ka deklaruar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë në vend po tregojnë që epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Gjatë fjalës së tij në tryezën që po mbahet për të analizuar punën e institucioneve të posaçme, Dumani theksoi se lufta kundër korrupsionit ndodhet në një fazë të re, duke shtuar se ka një rritje të procedimit të pastrimit të parave. Në fund të fjalës së vetë, Dumani shtoi se goditja e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të lartë kanë rritur besuimin në këto institucione.
"Referuar edhe materialit, konstatohet progres edhe nga SPAK. Ka treguar se është në gjendje në respektim të ligjit dhe kushtetutës të kryejë hetime të plota dhe tregojnë se pandëshkueshmëria po goditet dhe epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Po kështu goditja e grupeve kriminale, trafiqeve të drogës dhe krimeve të tjera. Si dhe besimi i partnerëve ndaj SPAK, me mbështetjen e anëtarëve të BE-së, Britaninë, Zvicrën, bashkëpunimi me këto vende është rritur. Edhe në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të këtyre shteteve, i falënderoj për marrëdhëniet konstruktive, bashkëpunimin dhe vijimin. Marrëdhëniet me Interpol, Europol e Eurojust është forcuar, në goditjen e krimit të organizuar. Po kështu goditja e krimit dhe korrupsioneve të zyrtarëve, sekuestrimi i aseteve financiare e të paluajtshme, përfshi edhe kriptovalutat, që i përdorin për blerje të ndryshme, si të kokainës edhe në pastrimin e parave. Mesazhi është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë," tha Dumani.