LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë politikisht, nuk është demokraci. Kryeministria: U shkarkove se nuk shkoje në zyrë

 • Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt ka përfunduar pas më shumë se 7 orësh. • Trupa gjykuese dëgjoi palët e ftuar në seancë, ku përveç Veliajt i pranishëm me avokatët ishin edhe përfaqësuesit e kryeministrisë dhe të presidencës. • Veliaj mbajti fjalën e tij në seancën, ku kritikoi procedurën e ndjekur për shkarkimin e tij, si dhe arrestin në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh pa asnjë akuzë. • Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim. • Veliaj gjatë fjalës së tij, ka deklaruar se ka pritur 9 muaj për të folur këto 9 minuta. Veliaj theksoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur mandatin që, sipas tij, i është besuar në mënyrë të ligjshme dhe demokratike nga qytetarët e Tiranës. • Më tej Veliaj u ndal te fakti se qeveria vendosi shkarkimin e tij pas disa muajsh paraburgim, me argumentin se nuk ishte paraqitur në punë. • Ai e quajti këtë një vendim të padrejtë, duke theksuar se e gjithë situata është “e kurdisur” nga bashkëpunëtorët e tij. • Në fund, Veliaj ka lajmëruar rezistencë në lidhje me shkarkimin e tij. • Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka deklaruar se atë e kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë në burgun e Durrësit. • Ndërkohë që ka deklaruar se mandati i tij si kryetar i bashkisë i është dhënë nga njerëzit dhe askush nuk mund t'ia ndërpresë këtë mandat. • Përfaqësuesja e Qeverisë i është përgjigjur pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, se nuk kishte asnjë dijeni për shkarkimin e tij. • Përfaqësuesja e ekzekutivit ka deklaruar se Veliaj ishte në dijeni të shkarkimit, duke theksuar se ekzekutivi merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak. • Këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Rusmali, deklaroi se dekreti presidencial është nxjerrë vetëm pas miratimit të aktit të shkarkimit. • Sipas Rusmalit, Gjykata nuk ka kompetencë të shqyrtojë dekretin e kreut të shtetit, pasi ai është një veprim i detyruar ligjërisht që pason vendimin për shkarkim. 

34 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Veliaj niset drejt paraburgimit/ Mbështetësit: Forca kryetar, forca. Ish-kryebashkiaku: Ju dua shumë…

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe në shoqërimin e Policisë së Burgjeve, është nisur sërisht drejt qendrës së paraburgimit në Durrës. Në momentin kur ka dalë nga Gjykata Kushtetuese, Velija është pritur nga mbështetësit.

“Forca kryetar, forca!”, dëgjohen duke thënë mbështetësit e tij. 

Ndërkohë ish-kryebashkiaku është përgjigjur: Ju dua shumë!…

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij përfundoi pas më shumë se 7 orësh. Trupa gjykuese dëgjoi palët e ftuar në seancë, ku përveç Veliajt i pranishëm me avokatët ishin edhe përfaqësuesit e kryeministrisë dhe të presidencës.

Veliaj gjithashtu mbajti fjalën e tij në seancën, ku kritikoi procedurën e ndjekur për shkarkimin e tij, si dhe arrestin në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh pa asnjë akuzë. Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Seancë maratonë në Kushtetuese/ Pas 7 orësh përfundon seanca për shkarkimin e Erion Veliajt

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë

TIRANË- Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt ka përfunduar pas më shumë se 7 orësh. Trupa gjykuese dëgjoi palët e ftuar në seancë, ku përveç Veliajt i pranishëm me avokatët ishin edhe përfaqësuesit e kryeministrisë dhe të presidencës.

Veliaj gjithashtu mbajti fjalën e tij në seancën, ku kritikoi procedurën e ndjekur për shkarkimin e tij, si dhe arrestin në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh pa asnjë akuzë. Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim.

Sakq, Erion Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe në shoqërimin e Policisë së Burgjeve, u nis përsëri drejt qendrës së paraburgimit në Durrës./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Rusmali: Dekreti i Presidentit u firmos pas aktit të shkarkimit të Veliajt

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Ilir Rusmali

TIRANË- Këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Rusmali, deklaroi se dekreti presidencial është nxjerrë vetëm pas miratimit të aktit të shkarkimit. Sipas Rusmalit, Gjykata nuk ka kompetencë të shqyrtojë dekretin e kreut të shtetit, pasi ai është një veprim i detyruar ligjërisht që pason vendimin për shkarkim.

Ju, në vend që të pezulloni aktin për të cilin jeni kushtetutshmërisht kompetentë, tërhiqni një akt tjetër për të cilin nuk keni kompetencë, vetëm që të shmangni pasojat që sjell ai akt për të cilin jeni përgjegjës. Zgjedhjet caktohen sepse ekziston një akt shkarkimi. Nëse pezullohet akti i shkarkimit, automatikisht pezullohet edhe veprimi i presidentit,” u shpreh Rusmali.

Ai shtoi se nuk ka paragjykim ndaj vendimmarrjes së gjykatës, por theksoi nevojën që institucionet të udhëhiqen nga parimet kushtetuese.

“Institucionet duhet të mbështeten në leximin e Kushtetutës dhe në jurisprudencën tuaj. Ju jeni të lirë të ndryshoni qëndrimin, mund të shpreheni ndryshe nga dy vite më parë, por çdo qëndrim i ri vlen për të ardhmen.Është thelbësore që të kuptohet se në bazë të shtetit ligjor qëndron Kushtetuta. Ndihmoni institucionet që ta zbatojnë atë. Mos u nisni nga një rast i veçantë, por nga qëllimi më i madh forcimi i themeleve të këtij vendi. Pjesa tjetër është debat praktik, një debat hallesh njerëzore. Ne kemi këtë merak,” tha ai./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Përfaqësuesi i Qeverisë: Projektvendimi i shkarkimit hartohet dhe miratohet nga Kryeministria

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Herald Jonuzaj

TIRANË- Përfaqësuesi i Qeverisë Herald Jonuzaj ka deklaruar se projektvendimi i shkarkimit të një kryetari Bashkie hartohet dhe miratohet nga Kryeministria. I pyetur nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me bazën ligjore dhe praktikën e ndjekur për vendimin e shkarkimit të Veliajt.

Përfaqësuesi i qeverisë tha se në momentin që u ka mbërritur vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës ishin para dy rrugëve, ose të respektonin ligjin e vitit 2015, ose të respektonin Kushtetutën.

‘Janë dy mënyra për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Projektvendimi i shkarkimit hartohet dhe miratohet nga Kryeministria, jo nga Këshilli Bashkiak. Propozuesit kanë paraqitur argumentat e tyre për arsyen e shkarkimit. Dhe ne kemi vlerësuar këtë propozim dhe kemi marrë vendim në nenin 62. Këshilli i Ministrave nuk është hera e parë që shkarkon një kryetar bashkie”, tha ai./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Me telefon në dorë, Rusmali nuk respekton Kushtetuesen

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Ilir Rusmaili

TIRANË- Këshilltari ligjor i Presidentit Bajram Begaj, Ilir Rusmaili ka treguar mungesë respekti ndaj Gjykatës Kushtetuese. Gjatë seancës së sotme, për shkarkimin e Erion Veliajt dhe mandatin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, Rusmaili pasi ka parashtruar konstatimin e tij, ka përdorur telefonin. 

Për këtë, Rusmailit i është tërhequr vëmendja dhe nga trupa gjykuese në Kushtetuese, duke i kërkuar që të hiqte telefonin nga dora./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Këshilltari i Begajt i kthehet Gjykatës Kushtetuese: Kjo është rrëshqitje, ju i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Ilir Rusmaili

TIRANË- Këshilltari ligjor i Presidentit Bajram Begaj, Ilir Rusmaili i është kthyer keq Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme për shkak se po shqyrton aktin e Presidentit. Në fjalën e tij, Rusmaili ka theksuar se Kushtetuesja i lejoi vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ. Ndërkohë që ka theksuar se Gjykata Kushtetuese po vendosn fatin e një akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë. 

"Dekreti i presidentit ka qenë Kushtetues dhe ngelet i tillë edhe sot, për shkak se Kushtetuta dhe jurisprudenca e GJK që janë ende në fuqi sot e kësaj ditë e bënin dekretin kushtetues. Ju e shihni veten kompetencë për të vendosur lidhur me dekretin për shkak se shihni të lidhur me cështjen në themel. Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akti administrativ ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të GJK.

Ju e shihni të lidhur, ne nuk kontestojmë asgjë, por shohim disa probleme të vogla. Është normale që për shumicën e çështjeve që vijnë në Gjykatën Kushtetuese, të gjendet një lidhje me aktet zbatuese, aktet individuale administrative. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve mund të ndodheni para situatës, ku ju mund të jepni ose të hiqni leje legalizime, të jepni ose të hiqni leje ndërtimi, të jepni ose të hiqni autorizime strehim për të pastrehët.

Kjo është e rrezikshme për GJK sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje. Fakt është që ju në fund të ditës do të jenë të detyruar të merrni një vendim në raport me dekretin. Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e një akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë," tha Rusmaili./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Seanca për shkarkimin e Veliajt/ Përfaqësuesja e Qeverisë i përgjigjet kryebashkiakut: Ishte në dijeni të shkarkimit

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë

TIRANË- Përfaqsuesja e Qeverisë i është përgjigjur pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni për shkarkimin e tij dhe se arsyeja e mungesës së tij në Bashki nuk është për fajin e tij.

Por përfaqësuesja e ekzekutivit ka deklaruar se Veliaj ishte në dijeni të shkarkimit. Po ashtu ajo ka deklaruar se ekzekutivi merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak.

"Një subjekt i shkarkuar nga Qeveria, duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo Kushtetueses. Në kushtet kur mungon kompetenca për çështjen, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë. Konstatimi i mungesës 3 mujore është kompetencë e Këshillit Bashkiak. Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin e paraqitur prej tij. Në rastin konkret, mund të shtojmë edhe faktin se mungesa e kërkuesit përtej afatit tre mujor është një fakt i njohur botërisht. Për pretendimet për cënimin e të drejtës për tu dëgjuar dhe për tu mbrojtur, ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij," tha ajo./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Efektivi “në gatishmëri” për Veliajn në Kushtetuese, ngrihet në këmbë sa herë flet ish-kryebashkiaku

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Veliaj, avokatët

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Gjykatën Kushtetuese ku po i përgjigjet pyetjeve të palëve në seancën publike që po zhvillohet lidhur me procesin për shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë momentit kur Veliaj ngrihet në këmbë për t’iu përgjigjur pyetjeve, në të njëjtën kohë ngrihet edhe Besim Cara, Shefi i Operacionales së Burgjeve, i cili ndodhet pas tij në sallë.

Cara e ka shoqëruar Veliajn gjatë gjithë kohës, që nga momenti i nisjes nga qelia e paraburgimit në Durrës deri në mbërritjen në ambientet e Gjykatës Kushtetuese./ Dosja.al



 

7 MUAJ ME PARE

"Tropoja ka ndenjur 11 muaj pa kryetar"/ Veliaj debat me juristin e kryeministrisë: Jeni selektivë dhe me dy standarde

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se pse qeveria nuk është shqetësuar kur kryetari i bashkisë së Tropojës ka ndenjur në masë sigurie 11 muaj. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj ka debatuar me juristin e kryeministrisë Herald Jonuzaj në lidhje me delegimin e kompetencave të kryetarit të Bashkisë. 

Veliaj u  shpreh se edhe kryebashkiaku i Tropojës i ka deleguar detyrat e tij, por sipas tij kjo nuk e ka shqetësuar qeverinë. Ndërkohë që më tej theksoi se kjo tregon selektivitet dhe dy standarde nga ana e qeverisë. 

Herald Jonuzaj: Kompetencat e deleguara te nënkryetari. A mund të kryhen të gjitha kompetencat e deleguara? Delegimi a është në përputhje me procedurat administrative? A është në përputhje me Kushtetutetën, nenin 109,pika 2, që kompetencat të ushtrohen nga një i pazgjedhur pa afat kohor të caktuar? 

Erion Veliaj: I nderuar, kjo pyetje do të ishte e ndershme nëse do t'ja bënit qytetarëve të Tropojës. Nëse për ata jeni ok që të rrinë 11 muaj pa kryetar bashkie, por kjo specifikon dhe targeton vetëm një njeri, dhe kjo nuk më duket normale. Fakti që nuk e bëni këtë pyetje, për një njeri që është në një gjendje më të gjatë se e imja po bëni diferencim. Përsa kohë kanë qenë të vlefshme delegimet e kryebashkiakut të Tropojës, nuk duhet t'ju shqetësojë as që unë kam bërë delegimin e vullnetit tim. Do ishte në dobi të vendit dhe të integritetit të zyrës që përfaqësoni që të shqetësoheni për paraburgimin dhe standardet./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Më kthyen përgjigje cinike, "po deshe eja", Veliaj kritika në Kushtetuese: Nuk më njoftuan, e pashë në media! Ky është cinizëm ndaj ligjit

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANA- Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përgjigj pyetjet e kryetares së Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurat e njoftimit për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u vendos shkarkimi i tij nga detyra. Veliaj deklaroi se nuk ishte Këshilli ai që kishte kërkuar prezencën e tij në mbledhje, por ai vetë kishte ndërmarrë hapat për t’u siguruar që të merrte pjesë.

ZaçajNë momentin kur morët vesh që do të kishte një mbledhje. A tentuan që të merrnit pjesë në mbledhje?

Avokati i VeliajtNga ana e kryetarit të bashkisë, pasi është vënë në dojeni të mbledhjes, ka bërë kërkesë në Drejtësinë e Burgjeve. I është bërë dhe SPAK-ut. Nga ana e Burgjeve u tha se kishte pengesë.

Veliaj: Në fakt s’më kanë njoftuar ma ata, por unë ata. Përgjigja cinike është; po munde eja, po s’munde, mos eja. Kjo është fyerje, jo për mua por për ligjin. Kjo është përgjigja ime.

Avokati: Nga ana jonë edhe më përpara, është bërë kërkesë për leje të veçantë, siç ishte që të shoqëronte djalin e tij ditën e parë të shkollës. U refuzua leja e veçantë. Ishte vetë ftesa e Veliajt që të ishte në këshillin bashkiak. Ne nuk mund t’i drejtoheshin vetë drejtorisë së Burgjeve. Nëse ne do të ishim të pranishëm në Këshill, s’do të ishte në mbrojtje të mandatit prania jonë. Po të ishim ne aty, do të ishin sa për sy e faqe.

 

 

 

 

 

 

7 MUAJ ME PARE

"Sot gjendem në një absurditet si një romanet e Kafkës"/ Veliaj: Një pjesë më mban në Durrës, një pjesë më do në Tiranë

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka theksuar se sot gjendet në një absurditet si në një roman të Franc Kafkës. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj theksoi se një strukturë e shtetit e mban në Durrës, ndërsa një strukturë e shteti i thotë pse nuk është në Tiranë. 

“Përgjigja e ndershme do ishte kjo, për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim. Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e shteti më thotë pse nuk je në Tiranë, duke pasur parasysh raportin e Venecias kujdes me masat e kryetarëve të bashkive, nuk janë vetëm të drejtat e individit që po shkeljen, por edhe të qytetarëve, sot gjendem në një absurditet, në një roman të Kafkës”, tha Veliaj.

7 MUAJ ME PARE

"Për mungesën time mund të ankohet vetëm familja ime"/ Veliaj në Kushtetuese: Djalin e kam takuar më shumë në burg sesa në liri

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se për mungesën e tij mund të ankohet vetëm familja. Gjatë fjalës së tij në Gjykatë Kushtetuese, Veliaj u shpreh se djalin e ka takuar më shumë në burg sesa në liri. Në fund Veliaj u shpreh se askush nuk mund ta akuzojë se nuk ka qenë në krye të punëve të qytetit. 

"Prandaj përfunduam në GJK, se padrejtësi pas padrejtësie nuk bëjmë drejtësi. Nuk është thjesht cinizëm me mua por me ligjin, Kushtetutën. E thënë nga ata që më kanë parë si u rrëmbeva në zyrë, duket si mesazh pasigurie.  Për mungesën time mund të ankohet vetëm familja dhe nëna ime. Djalin tim e kam takuar më shumë në burg sesa në liri. E lija në gjumë e gjeja në gjumë. Nuk pretendoj se kam bërë çdo gjë mirë, por një gjë e di me siguri, askush nuk mund të më akuzojë se nuk kam qenë në krye të punëve të këtij qyteti," tha Veliaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Kam një USB në burg, por…”, Veliaj i "ashpër" me Këshillin Bashkiak: Unë s'merrja as pushime! Duhej të më kishin thirrur, por në 15 ditë e kapi zelli dhe….

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese, kritikoi ashpër Këshillin Bashkiak për mënyrën se si u krye procedura e shkarkimit të tij. Veliaj deklaroi se duke qenë se ndodhej në izolim, nuk i lejohet të ketë asnjë pajisje elektronike për të ndjekur procesin, përveç një USB-je që nuk ka mundësi ta hapë. Ai theksoi se njoftimi për këtë procedurë duhej të ishte bërë nga vetë Këshilli Bashkiak, sipas ligjit.

Ish-kryebashkiaku shtoi gjithashtu se gjatë gjithë mandatit të tij nuk kishte marrë kurrë pushime.

“Në kushtet e izolimit nuk lejohet as laptop. Kam një usb, por unë se hap dot se skam mjetet me të cilat punoj. E iniciova unë këtë procedurë. Koha ishte e pamjaftueshme. Duhej të ishte këshilli që të merrte këtë hap. Kryetari i Këshillit duhet të merrte nisëm dhe ti shkruante drejtorisë së Burgjeve që të shoqëronte. Ti thuash me letër dhe laps, pa ditur krimin apo dhe kërkesën se çfarë bëhet fjalë. Kërkesa e parë u bë 15 ditësh. Këshilli Bashkiak ishte mësuar se unë, s’merrja as 10 ditë pushime. Njeriu merr pushime 15 ditë ose 1 muaj. Ishte çudi që unë s’kisha marrë kurrë pushime, saqë për 15 ditë zelli në Këshill kapërceu”, tha Veliaj.

7 MUAJ ME PARE

"Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qenë në arrest shtëpie"/ Veliaj: Këtë betejë e bëj dhe për Ogertën, Florin dhe Arlindin

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka tërhequr një paralele mes tij dhe kryebashkiakut të Tropojës, ku ky i fundit ka qenë në arrest shtëpie. Veliaj në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ka pyetur se përse nuk trajtohen si të barabartë qytetarët kudo ku janë. Ndërkohë që theksoi se këtë betejë nuk po e bën për vete, por edhe për ata që vijnë pas tij. 

“Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qendruar 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë, dhe nuk është shkarkuar nga detyra, çfarë ndryshon mes qytetarëve të Tiranës dhe Tropojës? Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm," tha Veliaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“E mora vesh mbledhjen nga televizori i burgut”, Veliaj në Kushtetuese: Më tradhtuan ata që më njihnin! Nëse do i shikoja në sy,do u kujtoja se mund të jenë viktima si unë...

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vijoi mbrojtjen e tij duke e konsideruar procesin e shkarkimit si një akt të padrejtë. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj u shpreh se njoftimi për mbledhjen e këshillit nuk iu bë sipas rregullave ligjore, ku edhe theksoi se për mbledhjen u njoftua nga televizoi i burgut.

Ish-kryebashkiaku theksoi se ndihej i lënduar jo vetëm nga vendimi, por edhe nga fakti që ai erdhi nga njerëz me të cilët kishte bashkëpunuar për vite të tëra.

“Zonja gjykatëse, ju falënderoj për pyetjen. Në 10 vite si kryebashkiak, ka dy mënyra si flitet në këshill: ose kur thërret kryetari, ose kur ka vendime të rëndësishme. Ka edhe një rast të tretë, kur e thërret vetë këshilli por edhe atëherë duhet të thërrasë kryetarin. Unë nuk mora asnjë ftesë nga këshilli, por një njoftim nga sekretari, që nuk është anëtar i zgjedhur i tij.

Kur gjykohet një kryetar bashkie, duhet të ketë një vendim formal të këshillit për ta ftuar atë. Sekretari nuk ka këtë kompetencë. Në fakt, unë e kam parë mbledhjen e këshillit nga televizori i burgut. Dhe po ju them sinqerisht pashë një efikasitet mbresëlënës: tetë vendime administrative brenda tetë orëve pune. Një shpejtësi që s’e kam parë asnjëherë kur kam kërkuar ndihma për qytetarët.

Më është mohuar njoftimi, ftesa dhe e drejta për të qenë aty. A do të kisha ndryshuar mendimin e tyre? Nuk e di, por besoj se fjalët kanë peshë. Ju sot po bëni diferencën, sepse po dëgjoni palët.

“Fyerja më e madhe e jetës sime është që më tradhtuan ata që më njihnin. Tirana ka qenë një kantier i madh pune për 10 vite. E vetmja ‘eficiencë’ që pashë tani ishte ajo e padrejtësisë. Nuk e di nëse do t’i shikoja në sy, por po ta bëja, do t’u kujtoja se nesër mund të ishin edhe ata viktima si unë,” tha Veliaj.

7 MUAJ ME PARE

E PLOTË/ Veliaj flet para Gjykatës Kushtetuese: S’po kërkoj mëshirë, erdhi nga bashkëpunëtorët e mi më të mirë

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e parë në Gjykatën Kushtetuese ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka deklaruar se ka pritur 9 muaj për të folur këto 9 minuta. Veliaj theksoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur mandatin që, sipas tij, i është besuar në mënyrë të ligjshme dhe demokratike nga qytetarët e Tiranës.

Më tej Veliaj u ndal te fakti se qeveria vendosi shkarkimin e tij pas disa muajsh paraburgim, me argumentin se nuk ishte paraqitur në punë. Ai e quajti këtë një vendim të padrejtë, duke theksuar se e gjithë situata është “e kurdisur” nga bashkëpunëtorët e tij. 

Në fund, Veliaj ka lajmëruar rezistencë në lidhje me shkarkimin e tij. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka deklaruar se atë e kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë në burgun e Durrësit. Ndërkohë që ka deklaruar se mandati i tij si kryetar i bashkisë i është dhënë nga njerëzit dhe askush nuk mund t'ia ndërpresë këtë mandat. 

"Shumë i nderuar kryetar i Gjykatës Kushtetuese, shumë të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse e di mirë që në fakt kjo është e drejta ime kushtetuese për të qenë këtu. Duhet t'ju falenderoj me respekt të thellë që më keni dhënë një mundësi të jem sot i pranishëm për ta ushtruar këtë të drejtë time, për t'u dëgjuar përpara jush, por dhe përpara gjithë shqiptarëve. Kam pritur nëntë muaj për këto nëntë minuta. Beteja ime për t'u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë. Zhgënjyese për të thënë të drejtën, për të dëgjuar çfarë paskam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli, në një regjim burgosje apo shoqërimi më të rëndë sesa vrasësit serial.

Kam sot më shumë policë në Gjykatë Kushtetuese se ç'kam avokatë. Provën e keni këtu në këtë sallë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë, të mbushur me shkelje të të drejtave të mia themelore si qytetar i kësaj republike. Por mbi të gjitha, një periudhë denigrimi dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri tre herë rradhazi nga qytetarët e Tiranës. Kjo nuk është thjesht një përpjekje për të më denigruar mua. Ky është një përçmim, është një neveri ndaj votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia. Dhe përçmimi ndaj saj, në fakt, është përçmim ndaj forcës që kanë qytetarët. Është një përçmim ndaj fuqisë që populli i jep Republikës për ta drejtuar në emër të tij.

Siç thoshte Martin Luther King, harku i universit moral është i gjatë edhe rraskapitës, po në finale edhe ky hark anon nga e drejta. Ndaj dhe unë jam sot këtu përpara jush si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Qytetit më të madh të kombit tonë. Me të drejtën që ma kanë dhënë 160.000 vota të qytetarësh të lirë të këtij qyteti. Në fund të këtij harku nëntë mujor, në kërkim të kësaj të drejte. Unë nuk jam këtu për të mbrojtur veten, sepse nuk kam kryer asnjë shkelje që të detyrohem të mbroj veten përpara jush. Por jam këtu me respekt, me gjithë respektin që meriton detyra juaj e lartë, për t'ju kërkuar një gjë të vetme. A mund ta mbrojmë së bashku demokracinë që sot po vihet në sprovë? Demokracinë për të cilën si unë, ashtu dhe ju të nderuar gjyqtarë, jemi betuar kur kemi marrë detyrat tona respektive, që ta mbrojmë. Jo në letër, po me veprim. Edhe këtu, edhe sot.

Ky mandat nuk është mandati im. Ky mandat është një besëlidhje publike. Një kontratë që qytetarët e Tiranës ma kanë dhënë me vullnetin e tyre si njerëz të lirë. Kjo besëlidhje është nderi i jetës sime. Dhe për mbrojtjen e saj unë do bëj gjithçka që më lejon ligji, fuqia e mendjes dhe forca e zemrës sime. Do ta mbroj deri në fund sepse nuk po mbroj këtu një karrige, por shpirtin e një lidhje të shenjtë midis qytetarit dhe të zgjedhurit të vet. Populli i këtij vendi përmes Kushtetutës ka vendosur qartë, se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri vendor përpara afatit, pikë. Përveçse kur ai ka shkruar shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit. Ky nuk është një zbulim i imi kjo që sapo thashë. Por është një premtim solemn që Republika e bën ndaj vetes së vet. Një kufi moral dhe një kufi ligjor që askush, as unë, as ju, askush nuk duhet ta shkelë.

Ose nëse do ta shkelë, duhet të rrëzojë më përpara themelet e besimit publik mbi të cilat ngrihet vetë shteti ynë. Prandaj me respekt të plotë dhe solemn për këtë gjykatë, unë pyes sot, cila shkelje të rëndë të Kushtetutës apo të ligjit kam kryer unë në ushtrimin e mandatit kushtetues të kryetarit të Bashkisë së Tiranës? Përpjekja ime për të mbrojtur besëlidhjen me qytetarët e Tiranës, edhe në kushtet e rrëmbimit në qeli, është detyrim, i imi, ndaj qytetarëve të këtij qyteti. Besimi im se vota e lirë është më e fortë se kulisat politike, është fuqia që më shtyn ta bëj këtë betejë sot këtu përpara jush edhe përpara të gjithë shqiptarëve. Bindja ime se drejtësia duhet të burojë nga Kushtetuta dhe jo nga protagonizmi politik apo ethja për karrierë mbi kurriz të lirive themelore të qytetarëve, është një bindje e palëkundur.

Ato çfarë kushtetuta i mbron, shpresoj që në këtë sallë të thuhen me zë të lartë. Të arsyetohen nga ju të nderuar dhe të dëgjohen nga çdo shqiptar që ende beson se ligji duhet të të mbrojë, jo të të sulmojë pabesisht. Të nderuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune. Kjo është një seancë historike, historike besoj, që shqyrton vetë demokracinë, shëndetin e demokracisë shqiptare. Themelet mbi të cilat qëndron shteti ynë. Republika jonë. Që nga dita kur miratuam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe pranuam demokracinë si vlerën më të lartë të ushtrimit të pushtetit nga sovrani, nga populli pra, të gjithë ne, qytetarë, politikanë në punë të shtetit edhe ju të nderuar gjyqtarë, jemi betuar me dorë në zemër për ta respektuar dhe për ta mbrojtur këtë vlerë kaq të lartë.

Ne jemi betuar se do mbrojmë demokracinë, jo që do ta përdorim atë për interesat e kohës. Ta ruajmë si pasurinë më të shenjtë të Republikës, jo ta sakrifikojmë për një llogari të vogël të një momenti. Për rehati politike apo për urdhëra të përkohshëm që bie ndesh me ligjin e përjetshëm të drejtësisë. Kjo është çështja gjyqësore që do të përcaktojë njëherë e mirë nëse pushteti do t'i përkasë ende qytetarëve, apo do t'u merret atyre në mënyrë të fshehtë dhe hileqare pas perdeve të ca lojrave me nene dhe gërma të ligjit. Nëse ligji do të përdoret për ta mbrojtur demokracinë apo se nëse ligji do të përdoret për ta përmbysur në emër të një formaliteti të nevojshëm për një moment të caktuar. Sepse kur pushteti që buron nga vota tjetërsohet me taktika për ta anashkaluar vetë vullnetin e votës, atëherë besimi ndaj qytetarëve kthehet në një tradhti morale.

Pushteti që ata na kanë dhënë për t'u shërbyer po përdoret për t'i sunduar, jo për t'ju shërbyer. Me të njëjtat mjete që i ka vënë në dispozicion, në fakt për t'i mbrojtur qytetarët. Dhe atëherë, sipas meje, Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm, por nga vetë ata që nën betim për ta mbrojtur po e përdorin për ta nënshtruar. Po citoj: Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e kryetarit të Bashkisë dhe do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Ky është një fragment nga formula e betimit tim si kryetar bashkie tre herë me dorën në zemër i zgjedhur nga qytetarët e lirë të Tiranës. Ndaj sot jam këtu për ta mbrojtur deri në fund betimin tim për t'iu bindur Kushtetutës. Kontratën time me qytetarët e Tiranës.

Një kontratë që ka qenë në zemrën time në çdo orë pune, në çdo mëngjes, në çdo mbrëmje, në diell, në shi, në çdo rrugë të shtruar, në çdo kënd lojërash, ju kujtohen betejat me pistoleta në kënde lojërash, në çdo shkollë, janë rreth 50 të reja, kopshte, çerdhe, rreth 110, bulevard, kala, shesh, park, që e ka ndryshuar sot Tiranën. Edhe nga ditët e pandemisë së kobshme ku çonim ndihma të izoluara, apo te tërmeti kur ndërtuam shtëpitë e mira familjeve, i kam qëndruar besnik këtij betimi. Dhe unë këtë betim do ta mbroja këtu sot përpara jush, deri në fund. Sepse unë nuk besoj se ka diçka më fisnike për t'u bërë sot dhe diçka më frymëzuese për një njeri që i shërben publikut, që është në angazhimin e jetës publike, sesa ta mbrojë besimin që i është dhënë me votë të lirë të qytetarëve të lirë. Besimin për të drejtuar jo vetëm kryeqytetin e Shqipërisë, një punë administrative, por kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, një punë jashtëzakonisht simbolike.

Një qytet që rreh me pulsin e gjithë kombit tonë. Dhe kur beson që ti ke dhënë gjithçka për këtë mandat të qytetarëve, vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra dhe citoj: Mosprezenca në detyrë për më shumë se tre muaj. Nuk kishte se si të më fynin më rëndë se kaq. Domethënë ka qenë fyrja më e rëndë e jetës sime publike dhe këtë e thotë dikush që ka dëgjuar fyrje dhe legjenda urbane dhe fantazi pafund. Po kjo është fyrja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpuntorët e mi. Nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër. Dhe që nuk denjuan as të më ftonin, as të më njoftonin, as të më dëgjonin. Zoti i faltë. Lutem çdo natë për ta dhe them Zot fali se nuk dinë ç'kanë bërë me atë vendim. Kjo akuzë nuk më lëndon për fjalën dhe shkresat e shkreta që ka prodhuar, por për padrejtësinë që ajo përfaqëson. Siç thotë shprehja, tëo ërongs don't make a right. Dy padrejtësi nuk prodhojnë më shumë drejtësi.

Pra, padrejtësia e shkarkimit mbi padrejtësinë e ndalimit dhe të shoqërimit, nuk e bën vendin më të drejtë, prandaj kemi përfunduar në Gjykatë Kushtetuese sepse padrejtësi mbas padrejtësie nuk prodhua më shumë drejtësi. Sepse të thuhet, citoj, Erion Veliaj ka munguar në detyrë, nuk është thjesht cinizëm me këtë tipin që quhet Erion Veliaj, por është një cinizëm me atë që është e vërteta, çfarë ka ndodhur në këtë vend dhe në këtë qytet. Dhe në fakt është një cinizëm me ligjin dhe me Kushtetutën. Mbi të gjitha e thënë nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit tim nga zyra pa asnjë akuzë. Ngjan si një mesazh pasigurie për këdo që nesër mund të shënjestrohet për arsye politike.

Ngjan si një mesazh se në këtë vend sundon dëshira dhe vullneti politik, por jo ligji. Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesë time, është vetëm nëna ime dhe familja ime. Aty kam marrë mungesë 10 vjet rresht, teksa përgjithë detyrës i shërbeja këtij qyteti. Ata i kam takuar, djalin tim e kam takuar më shumë në burg se ç'e kam takuar lirë. Kur e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë për shkak të kësaj detyre dhe të këtij përkushtimi. Fort të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, që nga dita e parë kur u betova në vitin 2015, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, jeta ime është bërë njësh me këtë qytet. Kush jeton në Tiranë e di këtë nga përvoja personale. E kam drejtuar me gjithë forcën time shpirtërore, mendore, fizike pa kursyer asgjë nga vetja.

Ky qytet në fakt ka qenë familja ime e madhe. Unë nuk pretendoj se çdo gjë e kam bërë mirë dhe ndoshta nuk është ky momenti për të folur për këtë. As që çdo gjë që kam dashur të bëj, kam arritur ta bëj. Por një gjë e di me siguri. Askush nuk mund të më akuzojë se nuk kam qenë në krye të punës për këtë qytet dhe detyrës time të shenjtë. Sepse kush thotë se unë kam munguar, fyen inteligjencën e gjithë qytetarëve të Tiranës që ma kanë besuar tre herë me radhë, pikërisht sepse e panë me sytë e tyre përkushtimin tim, dashurinë për punën edhe për këtë qytet. Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht. Ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar. Që nuk donin këtë tipin që thashë unë, Lali Erin në atë zyrë, sepse ajo zyrë ishte bërë simbol i një dashurie për qytetin, për punën, energjie pozitive, të pafundme, një qendër e optimizmit për të gjithë kombin tonë.

Mund ta burgosësh një njeri, siç jam unë në rastin konkret, por nuk e burgos dot të vërtetën e tij. Edhe të vërtetën që ulëret. E vërteta është se mospresenca ime nuk ka qenë zgjedhje. Pra unë nuk zgjodha që të vetë-rrëmbehem, të vetë-izolohem dhe të vetë-internohem në qytetin e Durrësit, në një burg, në kënetë. Por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti. Përmes një vendimi disproporcional nga letra anonime, a mund të vazhdoj dhe dy minuta? Një izolim i imponuar nga shteti përmes një vendimi disproporcional nga letra anonime dhe zëdhënës persekutus që më privoi jo vetëm nga liria dhe familja, por edhe nga qyteti im përpara se të provohej çdo fajësi. Si mund të quhet shkelje mungesa e një kryetari bashkie që është fizikisht i ndaluar nga vetë organet e shtetit në bazë të një vendimi që nuk është i formës së prerë? Dhe besoj që Gjykata Kushtetuese dhe dhe Komisioni i Venecias ëh siç u relatua dhe nga avokati flasin qartazi për për akte të tilla.

A mos vallë duam që ta legjitimojmë idenë se çdo funksionar i zgjedhur mund të largohet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm pa vendim fajësie, duke ja marrë popullit mandatin që ai vetë ja ka dhënë këtij individi? Nëse kjo pranohet, atëherë ta themi hapur sot, çdo mandat i zgjedhur nuk është më një garanci e sovranitetit qytetar. Por është një leje, është një patentë, është një licensë që mund të të hiqet në çdo kohë në varësi të vullnetit politik. Nëse ne e pranojmë një gjë të tillë, atëherë parimi i prezumimit të pafajësisë e humbet totalisht kuptimin. Dhe ndëshkimi pa vendim gjyqësor do të kthehet në një praktikë të zakonshme. Mjafton ta arrestosh dikë dhe fare mirë e qëron nga puna apo detyra, misioni apo vota që ka marrë. Kjo do të ishte një rrëshqitje e rrezikshme nga shteti i së drejtës tek shteti i paragjykimit. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi njerëzore, por është një kontradiktë e hapur kushtetuese.

Sepse më ndëshkon për një fakt që nuk është as veprim, as shkelje, por është një gjendje, gjendje e imponuar. Me forcën disproporcional të vetë këtij shteti që më kërkon llogari pse nuk vij pasi më ka privuar lirinë. Në finale, e nderuar gjykatë, nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, atëherë nga nesër çdo qytet, çdo bashki dhe çdo mandat popullor mund të bie pre e vendimeve politike të momentit. Nga atë çast zgjedhjet do humbasin kuptimin, vota do humbet peshën, sovraniteti qytetar zëvendësohet nga vullneti i atyre që duan të sundojnë në emër të ligjit por duke përmbysur vetë ligjin. Kjo nuk është demokraci. Kjo në fakt është përmbysje e demokracisë. Ky nuk është një prezumim pafajësie, por është një prezumim fajësie.

Dhe aty ku pafajësia zëvendësohet nga paragjykimi, drejtësia pushon së ekzistuari. Në finale, ajo që dua t'ju them është se nuk jam këtu për të kërkuar një mëshirë ose një privilegj. Vij për të kërkuar këtu drejtësi kushtetuese. Drejtësia është mburoja morale dhe sundore e Republikës tonë. Ajo që mbron rregullin dhe që na mban bashkë si shoqëri. Ajo që e ndan shtetin e së drejtës nga shteti i frikës, ligjin nga arbitrariteti dhe Republikën nga çdo formë sundimi. Në këtë moment vendimtar, fjalët e fundit, ju nuk jeni thjesht një gjykatë që po shqyrton një shkarkim të një nga 61 kryetarët e bashkive. Ju jeni, siç e ka përshkruar Aleksandër Hamilton, një nga etërit themelues të SHBA-ve, trupi ndërmjetës midis popullit dhe pushtetit. I krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që ka caktuar Kushtetuta. Kur pushteti tejkalon veten, kur vullneti politik kërkon të zëvendësojë ligjin, vetëm gjykata juaj kushtetuese ka fuqinë dhe detyrën ta ndalojë. Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe ta mbrojë qytetarin nga abuzimi i pushtetit që ai vetë ja ka dhënë. Ju falenderoj shumë për vëmendjen dhe ju uroj një punë të mbarë," tha Veliaj.

7 MUAJ ME PARE

“S’po kërkoj mëshirë”, Veliaj: Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se në Gjykatën Kushtetuese nuk po kërkon mëshirë, por vendimarrje të drejtë. Gjatë fjalës së tij, Veliaj është shprehur i bindur se vetëm kjo Gjykatë mund të rikthej shtetin në binarët e Kushtetutës. 

Më tej, Veliaj theksoi se shkarkimi i tij nuk është demokraci por përmbysje e demokracisë.

"Kjo nuk është vetëm një padrejtësi njerëzore, por një kontradiktë e hapur kushtetuese, sepse më ndëshkon për një fakt që nuk është as veprim, as shkelje, por një gjendje e imponuar me forcën disproporcionale të vetë shtetit. Nëse kjo kthehet në precedent, atëherë çdo qytetar i këtij vendi do të jetojë me frikën se mund të ndëshkohet jo për atë që ka bërë, por për atë që cilido pushtet vendos t’i faturojë apriori. E nderuar Gjykatë, Nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, atëherë nga nesër çdo qytet, çdo bashki dhe çdo mandat popullor mund të bjerë pre e vendimeve politike të momentit. Në atë çast, zgjedhjet humbin kuptimin, vota humbet peshën dhe sovraniteti qytetar zëvendësohet nga vullneti i atyre që duan të sundojnë në emër të ligjit, por duke e përmbysur vetë ligjin.

Kjo nuk është demokraci. Kjo është përmbysje e demokracisë. Ky nuk është prezumim pafajësie, por prezumim fajësie, dhe aty ku pafajësia zëvendësohet nga paragjykimi, drejtësia pushon së ekzistuari. Unë nuk jam sot këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj. Vij për të kërkuar drejtësi kushtetuese. Drejtësia është mburoja morale dhe fundore e Republikës, ajo që mbron rregullin që na mban bashkë si shoqëri. Ajo që e ndan shtetin e drejtë nga shteti i frikës, ligjin nga arbitrariteti dhe Republikën nga çdo formë sundimi.

Në këtë moment vendimtar, Ju nuk jeni thjesht një gjykatë që shqyrton një shkarkim nga detyra të një kryebashkiaku. Ju jeni — siç e ka përshkruar Alexander Hamilton, një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara — “trupi ndërmjetës midis popullit dhe pushtetit”, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar Kushtetuta. Kur pushteti e tejkalon veten, kur vullneti politik kërkon të zëvendësojë ligjin, vetëm gjykata juaj Kushtetuese ka fuqinë dhe detyrën ta ndalojë. Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe të mbrojë qytetarin nga abuzimi i pushtetit që ai vetë ia ka dhënë," tha Veliaj.

7 MUAJ ME PARE

Veliaj në Kushtetuese! Avokati Yzeiraj lexon argumentet: Këshilli Bashkiak veproi mbi baza politike! Kërkesa për shkarkimin u bë nga Endri Shabani...

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Ermal Yzeiraj

TIRANA- Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka folur në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku klienti i tij ankimon shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Yzeiraj argumentoi se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe të motivuar politikisht, duke tejkaluar kompetencat e përcaktuara me ligj.

Sipas mbrojtjes, neni 62, pika “c” e ligjit për vetëqeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës parashikon se qeveria mund të ndërmarrë një vendim të tillë vetëm në rast shkeljesh të rënda të Kushtetutës ose të ligjit.

Më tej Yzeiraj solli në vëmendje edhe faktin se kërkesa e parë për shkarkimin e Veliajt u bë nga këshilltari Endri Shabani, vetëm pak ditë pas arrestimit të tij në muajin shkurt, ndërsa një tjetër kërkesë u paraqit nga këshilltarët e PD-së pas tre muajsh mungese në detyrë. Sipas avokatit, të dyja këto kërkesa u injoruan dhe u morën në shqyrtim vetëm ditën kur u votua propozimi i këshilltarëve socialistë, duke treguar se vendimi kishte karakter politik dhe jo ligjor.

“Në lidhje me pretendimet për shkeljen e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, vetëm 15 pas arrestimit Veliajt, këshilltari i Këshillit Bashkiak, Endri Shabani i paraqiti kërkesë këshillit për nisjen e procedurave për shkarkimin se nga arrestimi ishte krijuar boshllëk në bashki. Shkak që nuk parashkrohet as në Kushtetutë dhe as në ligjin për qeverisjen vendore. Pra Shabani propozoi shkarkimin bazuar në një shkak ekstra juridik. Kjo kërkesë nuk u trajtua.

Më 09.05. 2025, këshilltari demokrat Ilir Alimehmeti drejtoi kërkesën për shkarkimin e Veliajt për shkak të mangësisë 3 mujore. Edhe për këtë kërkesë nuk u mor vendim. Më 18.9.2025, këshilltarët e PS në Tiranë kërkuan propozimin e shkarkimit të Veliajt për shkak të mungesës për më shumë se tre muaj në detyrë dhe siç thuhet në kërkesë në zbatim të orientimeve politike të partisë që përfaqëson. Mbledhja e këshillit është thirrur vetëm në zbatim të kërkesës së grupit të PS, pra në rend dite ka qenë kjo kërkesë por po në këtë relacion është propozuar nga maxhroanca dhe është votuar pro kërkesës së këshilltarëve të PD dhe Shabanit.

Pas kësaj janë miratuar tre kërkesat e mësipërme pra si shkak për propozimin e shkarkimit ka qenë edhe shkaku ekstra ligjor nga Shabani. Në këtë situatë është cenuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë parimi i shtetit të së drejtës se vetë nisma për shkarkimin është nisur nga një bazë ekstra juridike. Ligji parashikon qartë rastet e përfundimit të mandatit por nuk njeh si shkak shkarkimi boshllëkun. Kjo dmth se këshilli nuk ka vepruar mbi baza ligjore por mbi motive nga diskursi politik, duke e shndërruar një procss administrative në një në një veprim politikisht të motivuar”, tha avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri"/ Veliaj lajmëron rezistencë: Me kanë izoluar në një qeli si vrasësit serialë

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lajmëruar rezistencë në lidhje me shkarkimin e tij. Gjatë fjalës në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj ka deklaruars e atë e kanë izoluar në një qeli si vrasësit serialë në burgun e Durrësit. Ndërkohë që ka deklaruar se mandati i tij si kryetar i bashkisë i është dhënë nga njerëzit dhe askush nuk mund t'ia ndërpresë këtë mandat. 

"Me kanë izoluar në një qeli si vrasësit serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave. Ky është një përçmim ndaj votës. Ky është një përçmimi që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës me të drejtën që ma kanë dhënë 165 mijë qytetarë. Nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë që sot po vihet në sprovë. Jemi betuar që ta mbrojmë demokracinë. Ky nuk është mandati im, por një kontratë besëlidhje dhe do bëj gjithçka që ma lejon ligji për ta mbrojtur këtë kontratë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri. Me respekt, pyes çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë?", tha Veliaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Kjo është një historike"/ Veliaj: Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se Republika e vendit sot nuk po kërcënohet nga asnjë armik e jashtëm, por nga mungesa e demokracisë. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj ka deklaruar se demokracia duhet që të ruhet si pasuri dhe jo të sakrifikohet për diçka të momentit.


 "Kjo është një historike. Demokracinë ta ruajmë si pasuri jo ta sakrifikojmë për një gjë të momentit. Kjo cështje do përcaktojë në se pushteti do i përkasë qytetarëve. Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm. Sot jam këtu për të mbrojtur deri në fund betimin tim ndaj kushtetutës dhe kontratën me qytetarët e Tiranës. Do e mbroj këtë betim deri në fund, nuk ka dicka më besnike se kjo," tha Veliaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Ka qenë fyerja më e rëndë për mua"/ Veliaj: Erdhi nga bashkëpunëtorët e mi më të mirë, Zot fali, sepse nuk e dinë ç’kanë bërë

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi për shkarkimin nga detyra, e cilësoi vendimin për largimin e tij si “fyerjen më të madhe të jetës”. Veliaj u ndal te fakti se qeveria vendosi shkarkimin e tij pas disa muajsh paraburgim, me argumentin se nuk ishte paraqitur në punë.

Ai e quajti këtë një vendim të padrejtë, duke theksuar se e gjithë situata është “e kurdisur” nga bashkëpunëtorët e tij. Më tej me tone ironie Veliaj tha se "lutem çdo ditë për ta: ‘Fali, sepse nuk e dinë ç’kanë bërë’."

"Nëse ligji do të përdoret për të vënë në pikëpyetje demokracinë apo jo. Kur pushteti që buron nga vota devijohet, kjo kthehet në tradhti morale. Dhe atëherë, sipas meje, Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm, por nga brenda. Ky është fragmenti nga betimi im si kryetar bashkie. Jam këtu për të mbrojtur betimin tim si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këtë betim do ta mbroj edhe sot, para jush. Nuk ka asgjë më fisnike sot sesa të mbroj besimin. Më thanë se s’kam qenë në detyrë. Edhe kjo ishte fyerja më e rëndë në jetën time. Është fyerja më e rëndë që më ka ardhur nga bashkëpunëtorët e mi. Lutem çdo ditë për ta dhe them: “Fali, sepse nuk e dinë ç’kanë bërë,”” tha Veliaj./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Nuk jam këtu për të mbrojtur veten"/ Veliaj: Demokracia po vihet në provë, ky mandat është një besëlidhje me qytetarët

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi për shkarkimin nga detyra, deklaroi se është para trupës gjykuese jo për interes personal, por për të mbrojtur parimet demokratike. Veliaj theksoi se ndodhej sot në Kushtetuese për të kërkuar që të mbrojnë bashkë demokracinë, që sipas tij, po vihet në sprovë. 

Ai theksoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur mandatin që, sipas tij, i është besuar në mënyrë të ligjshme dhe demokratike nga qytetarët e Tiranës.

Jam këtu me gjithë respektin për të kërkuar se smund ta mbrojmë bashkë demokracinë që sot po vihet në sprovë. Ky mandat është një besëlidhje publike dhe një kontratë që qytetarët e Tiranës ma ka dhënë si qytetarë të lirë. Për mbrojtjen e e saj do bëj gjithcka, nuk po mbroj një karrige. Përveçse kur ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës., ky është një premtim solemn. Me respekt për këtë Gjykata, cilën shkelje të rëndë të Kushtetutës kam kryer unë?”, tha ai.

7 MUAJ ME PARE

"Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta"/ Veliaj flet nga Gjykata Kushtetuese: Kam më shumë policë këtu sesa avokat

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e parë në Gjykatën Kushtetuese ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka deklaruar se ka pritur 9 muaj për të folur këto 9 minuta. 

Ndërkohë që më tej ka theksuar se është rrëmbyer nga zyra që është zgjedhur dhe është mbyllur në qeli.  

"Kam pritur nëntë muaj për këto 9 minuta. Beteja për tu dëgjuar nga ju, vjen pas një safe të gjatë, zhgënjyese me thënë të drejtën për tu dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra që jam zgjedhur nga qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli, me një regjim burgosje apo shoqërimi më të rënda se sa vrasja seriale, Ka sot më shumë policë në gjykatë se sa avokatë, provën e keni këtu në këtë sallë," tha Veliaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Seanca e Kushtetueses për Veliajn, Sonilja Bejtja lexon pretendimet: Presidenti mori atributet e gjykatës

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Sonila Bejtja

TIRANË- Gjyqtarja dhe relatorja e çështjes Sonila Bejtja ka lexuar në seancën e sotme pretendimet e palëve në lidhje me shkarkimin e Veliajt me vendim të kryeministrit Edi Rama. Teksa ka lexuar pretendimet e Veliajt, Bejtja tha se procedura e shkarkimit u bë me urgjencë.

Duke lexuar pretendimet, Bejtja u shpreh se Veliaj drejton gishtin nga Këshilli i Ministrave, duke thënë se ka shkelur ligjin, ndërsa për Presidentin thekson se Presidenti ka marrë atributet e gjykatës.

"Këshilli i Ministrave nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar kritereve ligjore që përcakton ligji për shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Nuk ka bërë analizë të parimit të propocianalitetit të garantuar nga neni 17 i Kushtetutës, ndonëse kërkuesi nuk ka bërë asnjë shkelje që të kërkonte shkarkimin e menjëhershëm të tij. Si organ që ka të drejtën e shkarkimit të një kryetari bashkie, nuk duhet të miratojë vendimin e këshillit bashkiak, por duhet të verifikojë themelin e vendimmarrjes”, tha Bejtja./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Kërkesa e Presidencës rrëzohet

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidencës në lidhje me shpalljen e moskompetencës. Në arsyetim për vendimin, Kushteuesja theksoi kërkesa nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit. 

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranoi në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj./Dosja.al

 

 

7 MUAJ ME PARE

Fjalët e para të Veliajt në Kushtetuese, çfarë tha Kryebashkiaku: Përfaqësohem nga ...

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Seanca ndaj Erion Veliajt ka nisur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që fjalët e para të Veliajt në këtë seancë, kanë qënë duke prezantuar avokatët e tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi.

“E nderuar gjyqtare, përfaqësohem nga dy avokatë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi”, tha Erion Veliaj./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkojnë shpalljen e moskompetencës së “Kushtetueses” për ankimimin e Veliajt, GJK tërhiqet për vendim

 

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Foto ilustruese

TIRANA- Përfaqësuesja ligjore e Presidencës, gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, kanë kërkuar që ky institucion të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e ankimit të paraqitur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në argumentimin e saj, përfaqësuesja theksoi se dekretet presidenciale që lidhen me shpalljen apo anulimin e zgjedhjeve janë akte të natyrës kushtetuese dhe për këtë arsye nuk i nënshtrohen shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Kemi kërkuar që të merret në shqyrtim kërkesa për shfuqizim të dekretit dhe të deklaronit moskompetencën. Zgjedhjet në Tiranë u shpenzuan dhe të kthehet kushtetueshmëria e dekretit. Ne po ju paraqesim kërkesën, që të anuloni shfuqizim e dekretit 350, si hap që duhet t’i paraprijë kësaj kërkese”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.

Ndërsa, mbrojta e Erion Veliaj tha se është kompetence e Gjykatës Kushtetuese.

"I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave", tha Mbrojtja e Veliajt./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO-LIVE/ Erion Veliaj në Kushtetuese, nis seanca në gjykatë (FJALËT E PARA TË Kryebashkiakut)

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Holta Zaçaj

TIRANË- Seanca ndaj Erion Veliajt ka nisur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Që në nisje të seancës, kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj ka deklaruar se seanca do të jetë publike. 

Ndërkohë që fjalët e para të Veliajt në këtë seancë, kanë qënë duke prezantuar avokatët e tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"A e shkeli Rama Kushtetutën?" Veliaj pyetet teksa futet në Gjykatë, reagimi që bën

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj mbërrin në GJK

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, shihet Veliaj me pranga në duar teksa futet në Gjykatë. 


Në këtë moment është pyetur nga gazetarët nëse kryeministri Rama ka shkelur Kushtetutën me urdhërin për shkarkimin e tij. Por Veliaj nuk ka pasur mundësi të përgjigjet, për shkak se është marrë dhe futur direkt në Gjykatë./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Veliaj mbërrin 30 minuta para në Kushtetuese, me pranga në duar momenti kur futet në Gjykatë

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, shihet Veliaj me pranga në duar teksa futet në Gjykatë. 

Ndërkohë që është i shoqëruar nga efektivët e policisë. Ai u shfaq i qeshur, ndërsa në një moment të shkurtër iu drejtua edhe gazetarëve prezentë para godinës së gjykatës, por pa mundur që të fliste me ta.

7 MUAJ ME PARE

"Lali Eri do dali sot e? Ah sa mirë...", MOMENTI kur Veliaj lë ambientet e paraburgimit! Ja çfarë u tha nga të pranishmit kur ish-kryebashkiaku u fut në furgonin e policisë

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj në furgonin e policisë

DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë pak çaste më parë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt kryeqytetit, ku pritet të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë shoqërimit të tij nga forcat e policisë, disa qytetarë të pranishëm në zonë janë dëgjuar teksa komentojnë daljen e Veliajt nga burgu.

“Del Lali Eri sot!”, dëgjohet të thotë një burrë, ndërsa një tjetër i përgjigjet: Lali Eri do dali sot e? Ah sa mirë!.

 

7 MUAJ ME PARE

Nën masa të rrepta sigurie, Erion Veliaj lë qelinë dhe niset drejt Tiranës

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Momenti kur Veliaj lë paraburgimin

DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt kryeqytetit, ku do të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë seancë, gjykata do të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga Veliaj lidhur me vendimin për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ka shprehur 'dëshirën' për të marrë pjesë vetë në seancë, ndërsa më 20 tetor gjykata ka vënë në dijeni edhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për zhvillimin e saj. Për këtë arsye, Gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"A t'ia jap fjalën subjektit të interesuar?", mes humorit dhe batutave, Gjykata Kushtetuese përgatitet që gjithçka të shkojë mirë në seancën e Veliajt

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Punonjësa e Kushtetueses

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet që gjatë ditës së sotme të lërë për disa orë qelinë për t’u paraqitur personalisht në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parashikuar ka në fokus shqyrtimin e ankimit të tij kundër vendimit për shkarkim nga detyra, si edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.

Ndërkohë, punonjësit e Gjykatës Kushtetuese janë parë duke bërë parapërgatitjet për zhvillimin e seancës. Në një video të publikuar, ata shfaqen teksa testojnë mikrofonat dhe kamerat në sallë, mes batutash dhe të qeshurash, për t’u siguruar që gjithçka të jetë gati për procesin e sotëm.

Mësohet se gjatë seancës nuk do të lejohen kamerat e televizioneve brenda sallës, ndërsa pamjet do të transmetohen nga vetë Gjykata Kushtetuese përmes regjistrimeve zyrtare.

Si u shkarkua Veliaj?

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj disa ditë, pas urdhërit nga Kryeministri Rama. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Ndërkohë që Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore.

Veliaj ankimon shkarkimin

Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për shkarkimin e tij nga tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Në kërkesën e depozituar nga avokatët e tij mbrojtës më Gjykatë Kushtetuese, theksohet se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe antikushtetues. Në kërksën e Veliajt janë renditur 15 argumente të ndryshme që kundërshtojnë shkarkimin e tij nga detyra. Sipas Veliajt, neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. Në këtë nen thuhet se çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Nën masa të rrepta sigurie, Veliaj "lë qelinë" sot pas disa muajsh paraburgim! Ish-kryebashkiaku paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga posti

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese: Po më sulmojnë
Erion Veliaj

TIRANA- Ish-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet që gjatë ditës së sotme të lërë për disa orë qelinë, për t’u paraqitur personalisht në Gjykatën Kushtetuese. Seanca ka në fokus shqyrtimin e ankimit të tij kundër vendimit për shkarkim nga detyra, si dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.

Veliaj ka shprehur 'dëshirën' për të marrë pjesë vetë në seancë, ndërsa më 20 tetor gjykata ka vënë në dijeni edhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për zhvillimin e saj. Për këtë arsye, Gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un.

Sakaq ditën e djeshme avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhequr nga mbrojtja ligjore e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në rrjetet sociale, Daci bëri të ditur se është tërhequr nga rasti për shkak të një konflikti interesi, pa dhënë më shumë detaje.

Si u shkarkua Veliaj?

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj disa ditë, pas urdhërit nga Kryeministri Rama. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Ndërkohë që Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore.

Veliaj ankimon shkarkimin

Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për shkarkimin e tij nga tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Në kërkesën e depozituar nga avokatët e tij mbrojtës më Gjykatë Kushtetuese, theksohet se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe antikushtetues. Në kërksën e Veliajt janë renditur 15 argumente të ndryshme që kundërshtojnë shkarkimin e tij nga detyra. Sipas Veliajt, neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. Në këtë nen thuhet se çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

erion veliaj gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje