Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Ju erdhi fundi”/ Mbahet sot protesta e 37-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen! 6 Kor...
“Ju erdhi fundi”/ Mbahet sot protesta e 37-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen! 6 Kor...
Fiket zjarri në Shijak, qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit 6 Korrik, 18:21 P...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
• Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Levanit, ndërsa situata është përkeqësuar gjatë orëve të fundit për shkak të përhapjes së flakëve. • Shtëllunga të dendura tymi të zi janë të dukshme nga kilometra larg, ndërsa autoritetet kanë intensifikuar përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll. • Sipas Emergjencave Civile, në terren janë angazhuar të gjitha forcat operacionale dhe strukturat vendore, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. • Për shkak të përkeqësimit të situatës, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. • Një helikopter është angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit, duke hedhur ujë mbi vatrat më problematike, në mbështetje të forcave që po veprojnë në terren. • Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
3 artikuj për këtë temë.
FIER- Situata nga zjarri në fshatin Drizë të bashkisë Fier është përkeqësuar, pasi flakët që përfshinë një sipërfaqe me ullishte po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë. Sipas raportimeve, zjarri po avancon drejt një lokali pranë zonës, ndërsa forcat zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit vijojnë punën intensive për ta vënë nën kontroll.
Mësohet se, operacionit u janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë me mjete rrethanore në izolimin e vatrës së zjarrit. Edhe pse flakët ndodhen larg qendrës së banuar, terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve hyrëse në parcelat me ullinj po e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë.
Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se pritet ndërhyrja nga ajri për të mbështetur operacionin e shuarjes së zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve./Dosja.al
FIER- Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Drizë, në bashkinë e Fierit, ku flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi.
Sipas përgjegjësit të Mbrojtjes Civile në Prefekturën Fier, Kreshnik Ymeraj, situata mbetet problematike, pasi zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë dhe po i afrohet zonës së banuar.
Në terren janë angazhuar 10 mjete zjarrfikëse dhe rreth 50 efektivë, me fokus kryesor mbrojtjen e banesave. Në operacion marrin pjesë forcat zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat nisën fillimisht në një sipërfaqe me ullishte./Dosja.al
FIER- Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Levanit, ndërsa shtëllunga të dendura tymi të zi janë të dukshme që nga larg zonës së vendngjarjes.
Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, janë aktivizuar të gjitha forcat dhe strukturat vendore për të vënë situatën nën kontroll. Autoritetet bëjnë me dije se pritet që operacioni për shuarjen e flakëve me mbështetje nga ajri.
Ndërkohë, ende nuk ka informacion për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e tjera të angazhuara vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrës së zjarrit./Dosja.al