Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Inteligjenca artificiale do t’i bëjë të gjitha punët. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues dhe sipërmarrës në forumin ekonomik Klima e Biznesit”. •Ai tha se proceset e ndërlikuara të prokurorimit, për çështje teknike, do të lehtësohen nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të kujdeset për të gjitha të dhënat në sistem dhe mundësimin e tyre. •Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann ngriti po si shqetësim mungesën e klimës së investimeve në vend, duke theksuar se problemi kryesor vijon të mbetet korrupsioni. •Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ndal te reforma në drejtësi. Sipas saj, ky ka qenë një proces i dhimbshëm dhe tani po shihen efektet. Sipas saj, reforma në drejtësi do të japë ndihmë në thithjen e investimeve. •Sipas saj, kur kërkohen rekomandime nga SHBA, ato duhet të zbatohen dhe to mos jenë thjesht për të larë gojën. •Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço tha se vendi ka nevojë për një klimë konkurruese biznesi dhe investimesh, në mënyrë që investitorët të qëndrojnë për një afat të gjatë kohor.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ishte i pranishëm ditën e sotme në takimin e zhvilluar në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ai u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një klimë konkurruese biznesi dhe investimesh, në mënyrë që investitorët të qëndrojnë për një afat të gjatë kohor.
“Çështja sot është qëndrueshmëria, pra si t’i bëjmë këta investitorë të qëndrojnë për një afat të gjatë kohor. Për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për një klimë konkurruese biznesi dhe investimesh. Faktorë të tillë si lehtësia e lejeve, niveli i korrupsionit, a kanë investitorët shanse për të hyrë në prokurimet publike, a janë stimujt e investimeve konkurruese , janë çështje reale që përcaktojnë klimën e investimeve. Ne duhet të ofrojmë një mjedis tërheqës për të siguruar investitorë strategjikë”, tha Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
FJALIMI I TIJ:
E nderuar Ambasadore Kim, Anëtarë të AmCham, Përfaqësues të Dhomave Gjermane, Franceze dhe Italiane, AmCham Kosovë,Duke reflektuar vitin e kaluar, kam disa momente që doja t’ju ndaja me ju.
Së pari, në gjendjen e bizneseve: Jeni përballur me shumë sfida:
Ndërhurrja e post-pandemisë me luftën në Ukrainë, tronditi zinxhirët e furnizimit global dhe ju detyroi të përshtateni me një realitet të ri ekonomik. Këto janë sfida të vërteta, por jam i lumtur të deklaroj se ju keni menaxhuar me dinjitet, rezistencë, krijimtari dhe aftësinë për të kapur mundësitë e reja.
E dyta, pozicioni i AmCham ka evoluar. Nuk është më një grup i qëndrueshëm i kompanive, tani jemi në rritje të shpejtë. Ne dikur shqyrtonim vetëm një ose dy anëtarë të rinj, por tani ne shqyrtojmë 10 ose 12 aplikime të reja çdo mbledhje të bordit. Tani AmCham përfaqëson 240 anëtarë, 3.1 miliardë dollarë të të ardhurave dhe 40,000 punëtorë – kjo është impresionuese.
Ju nuk i bashkoheni AmCham vetëm për rrjetin, por ju i bashkoheni atij për të gjetur një zë që mbron interesat tuaja. Është një komunitet i gjallë, i reflektuar në rritjen e numrit të aktiviteteve që mbajmë çdo vit – 30% më shumë. Sot, ju do të dëgjoni nga kryetarët e komiteteve që do të prezantojnë strategjitë e tyre. Ju inkurajoj të keni kujdes dhe të merrni në konsideratë pjesëmarrjen, pa marrë parasysh statusin e anëtarësimit tuaj.
Por AmCham në Shqipëri nuk është vetëm një dhomë lokale – ne jemi pjesë e një rrjeti global me mbi 100 Dhoma Amerikane. Vetëm në Europë, ka 46 Dhoma Amerikane, që përfaqësojnë 17,000 kompani dhe 20 milion punëtorë. Ne jemi duke punuar për të forcuar këto lidhje, sidomos në Ballkanin Perëndimor, ku shumë nga anëtarët tanë zhvillojnë biznes.
AmCham Shqipëri nisi konferencën e suksesshme SmartCity, që nxit bashkëpunimin mes kryetarëve të bashkive, kompanive të teknologjisë amerikane dhe AmCham-eve rajonale, duke çuar në ngjarje të tjera të frytshme në Beograd dhe Shkup. Ju inkurajoj të angazhoheni në takimet e delegacionit të Dhomës Amerikane në të ardhmen për të forcuar këto lidhje.
Së treti, le të flasim për investimet amerikane në Shqipëri. Për vite, investimet ngecën në rreth 80 milionë dollarë, por gjatë dy viteve të fundit, ato janë rritur në 220 milionë dollarë – një rritje e jashtëzakonshme prej 250%. Kjo tregon ndryshimin e realitetit, por ne duhet të pranojmë se jemi ende shumë nën potencialin tonë. Ne duhet të synojmë për miliarda investime.
Çështja është qëndrueshmëria – si t’i bëjmë këta investitorë të qëndrojnë për një afat të gjatë kohor. Për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për një klimë konkurruese biznesi dhe investimesh. Faktorë të tillë si lehtësia e lejeve, niveli i korrupsionit, a kanë investitorët shanse për të hyrë në prokurimet publike, a janë stimujt e investimeve konkurruese – janë çështje reale që përcaktojnë klimën e investimeve. Ne duhet të ofrojmë një mjedis tërheqës për të siguruar investitorë strategjikë.
Ne duam të jemi konstruktiv, nuk duam thjesht të ankohemi, ndaj dhe kemi krijuar një vizion të quajtur Axhenda e Investimeve, e cila ka 40 rekomandime, duke përfshirë strategjinë e investimeve (sektorët prioritarë, vendndodhjet, infrastrukturën), një paketë kundër korrupsionit (e bën të lehtë që agjencitë e zbatimit të ligjit të identifikojnë dhe kapin aktet e gabuara), një reformim i plotë i Prokurimit Publik në mënyrë që të gjithë të kenë akses, zbatimi i Konsultimit Publik në mënyrë që të rrisë besimin dhe angazhimin e grupeve të interesit dhe në fund një sistem tatimor modern që është konkurrues në rajoni, lufton informalitetin dhe pasqyron standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.
Kjo nuk është lista jonë e dëshirave është përbërësi bazë i një ekonomie të suksesshme dhe konkurruese dhe së bashku me Dhomën Amerikane, ky është një vizion që ne ndajmë me dhomën gjermane, franceze dhe italiane.
Nuk mund t’ju them sot se kemi bërë shumë përparim. Edhe pse Qeveria e ka njohur në rrethana të ndryshme vlerën e këtyre rekomandimeve, nuk ka pasur shumë zhvillim. Ne do të mbetemi një partner konstruktiv dhe presim të angazhohemi me qeverinë për zbatimin. Por dua të them gjithashtu se nuk është koha për bisedime, por për veprim.
Së fundi dua të vë në dukje 2 mundësi të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe komunitetin e biznesit të Dhomës Amerikane. E para është teknologjia. Tani keni një shans për të hapur një biznes në Shqipëri dhe për të pasur një klient në SHBA. Kjo është një mundësi e vërtetë dhe disa duke përfshirë anëtarët tanë po e bëjnë. Por për ta bërë atë në masë sigurisht që ju duhet një mjedis më konkurrues.
Së dyti është procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, e cila është në pragun tonë dhe paraqet njëkohësisht një sfidë dhe një mundësi të pabesueshme. Bizneset duhet të rrisin standardet për të qenë në gjendje të jenë konkurruese në tregjet e BE-së, por ata gjithashtu mund të hyjnë në tregjet e BE-së tani.
Dhe për të përfituar si nga teknologjia ashtu edhe nga tregjet e BE-së, ne kemi nevojë për një kuadër më konkurrues biznesi dhe investimesh. Megjithatë, kjo kërkon një partneritet të vërtetë midis sektorit publik dhe privat – asnjë vend i suksesshëm dhe i zhvilluar nuk e ka arritur këtë i vetëm. Shpresojmë të shohim një bashkëpunim të përmirësuar në vitet e ardhshme.
Faleminderit dhe ju uroj një Asamble produktive!
TIRANË-Ambasadorja Yuri Kim, ishte e pranishme ditën e sotme në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ajo u shpreh se marrëdhëniet mes vendeve, është në nivelin më të lartë, por se duhet të vijohet përmirësimi i klimës së investimeve. Kim tha se SHBA po sheh rritje të investimeve, e po ashtu të tregtisë dypalëshe.
Sipas saj, kur kërkohen rekomandime nga SHBA, ato duhet të zbatohen dhe to mos jenë thjesht si veprim.
“SHBA ka mbështetur reformën në drejtësi dhe kjo reformë ka qenë e dhimbshme. Por reforma po jep rezultate. Qeveria të bëjë më efikase procedurat. Të çrrënjosë korrupsionin dhe të forcojë partneritetin me komunitetin amerikan. Nëse kërkoni rekomandime duhet të dëgjoni. Të kërkosh mendim nuk bëhet vetëm për gjest, por të prodhohen rezultate”, tha Kim.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do materializohet revolucioni për sistemin e prokurimeve duke përdorur Inteligjencën Artificiale. Nga Forumi i Klimës së Biznesit kreu i Qeverisë tha se teknologjia do jetë ndihmesë në këtë proces që do lërë pas problemet me letrat apo vulat.
“Shumë shpejt do të materializohet, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe nisur nga një eksperiencë BE në rindërtimin e shkollave pas tërmetit. Dhe procesi i prokurimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë të gjitha fondet është një proces që na ka mësuar shumë dhe nga i cili kemi kuptuar që ne mund të ndërtojmë një rrugë ku nga njëra anë të kemi një aleancë me institucionet dhe nga ana tjetër të kremi programin e inteligjencëns artificale për prokurimit, që do zbrazet nga letra, do mbarojë historia, ke vulën s’ke vulën, ik thaje, na duhet më e njomë, mungon një letër, sepse çdo e dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe vlerësim për kompanitë dhe kur prokurimet të zhvillohen, kompanitë që janë të njohur publikisht dhe që të dhënat e tyre ndodhen në bazën e çmimit, do të duhet vetëm të çojnë çmimin dhe kjo është e mundur vetëm fale teknologjisë dhe do bëjmë spostimin e trupës, sistemi në një dore një agjenci kombëtare e prokurimeve me disa përjashtime të vogla të natyrës teknike dhe do kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri dhe asnjë KVO shqiptare, Komision i Vlerësimit të Ofertave, makth i im, që arrestohen për tendera, nuk do kenë më këtë punë se bëjnë mijëra prokurime dhe kemi një numër KVO që është marramendësh. Do jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, njerëzit e KVO do lehtësohen, qeveria dhe Shqipëria do lehtësohen dhe raportet përkatëse do lehtësohen dhe ne do ngjitemi më lartë në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit”- tha Rama.
TIRANË- Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann në një komunikim për mediat u shpreh se Bashkimi Europian do të mbështesë Shqipërinë. Ajo tha se një ndër problemet që hasin më shumë investitorët e huaj është informaliteti dhe korrupsioni dhe konkurrenca e lirë, por shtoi se vendi ynë ka bërë përpara.
“Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata. Pra as që të ketë certifikata që paqarta pronësie. Shqipëria ka ecur shumë përpara. Përfaqësuesit e bizneseve na tregojnë që ka ende shumë punë, zgjidhja e këtyre çështje do të krijojë vende punë dhe do të sjellë më shumë investime si edhe do të heqë pak trysninë që sjell edhe rrjedhja e trurit.
BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë. Ne do të investojmë në mënyrë madhore. BE ka miratuar investime shumë të rëndësishme për shifrën 5.7 mld euro duke u fokusuar tek transporti dhe struktura e energjisë. Duke qenë se jemi donatori numër 1 në Shqipëri, ne edhe mbulojmë shumë fusha, por përqendrohemi tek inkurajimi i aftësive për biznes”.