LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e Veriut. Rama 'shpërthen' në fyerje: Janë zgjedhur budallenjtë e injorantët, mos e kruani me PS

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Tropojë. •Berisha u rikthye në vendlindje për t’u kërkuar mbështetjen tropojanëve kundër Edi Ramës, madje u shpreh se asnjë verior nuk duhet t'i japë votën kryeministrit. •Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta ka uruar anëtarin më të ri të Këshillit Bashkiak të Tropojës, Besnik Dushaj, pas 14 majit. •Ai ka ndarë një foto të ish-kryeministrit Sali Berisha me kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Tropojë, Besnik Dushaj. •Nga ana tjetër, Rama ishte në Vlorë, aty ku prezantoi njësinë Policore Detare dhe masat që do merren për efektivët në rast se gjenden shkelje, si për shembull, muzika pas orës së lejuar. Rama vijoi takimet në Himarë e sërish në Vlorë. Gjatë fjalimeve të mbajtura, kryeministri ka shpërthyer në fyerje.

22 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

E talli në Himarë, Beleri i përgjigjet Ramës: Dha show meskin e të pamoralshëm, ishte në vështirësi për kryetarin në ikje

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama që e talli dhe e ofendoi sot gjatë takimit që zhvilloi në Himarë. në një deklaratë zyrtare, Beleri shkruan se Rama ka dhënë një show meskin e të pamoralshëm duke mos ditur të justifikojë vështirësitë në të cilat ndodhet si kryeministër. Ai shton se Jorgo Goro, emri i dalë nga socialistët është një person ‘gjumash’ që nuk u duhet qytetarëve. Beleri shton se ditën e tij të parë si kryetar bashkie do të nisë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm me qeverinë, në shërbim të qytetarëve.

Deklarata e Belerit:

Sot në Himarë Edi Rama veshi kapelen e kryetarit të partisë duke harruar që është Kryeministri i të gjithëve. Ne veshtirësi të dukshme për të justifikuar zgjedhjen nga halli te Kryetarit në ikje, dhe keq administrimit të tij për 12 vite u mjaftua me një show të rradhës krejt të pamoralshëm dhe meskin sic ai e ka zakon të bëj. Në prani të të gjithëve dhe në sy të mediave ai tha “Gjergj Jorgua mund të mos jetë me i miri, pavarësisht se fle gjume dhe do një jave të zgjohet unë jam këtu t’ju garantoj se do e coj nga gjumi”. E pra me zë dhe me figurë Rama iu kerkoi Himarioteve të votonin atë si Babysitter të Goros dhe për 4 vite të tjera. Unë ju siguroj personalisht tre gjëra: Së pari, qytetarët e Himarës vetëm një Kryebashkiak gjumash e letargjik nuk duan. Së dyti të nesërmen e zgjedhjes sime si Kryetar i Bashkisë Himarë, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët e Bashkisë, do të bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë në të mirë të interesit të bashkëqytetarëve te mij Himariot, te paktën për dy vjet të tjera me Edi Ramën, për të mirën e vendit, zhvillimin e zonës dhe për mirëqenien e qytetarëve. Sic gjithashtu, jam i sigurt se mbeturinat urbane, rrugët, parqet publike, uji, ujrat e zeza , shkollat me standarte bashkëkohore dhe mbi të gjitha ceshtja e Pronës nuk kanë ngjyra, ato nuk janë as socialiste as demokrate nuk kanë ngjyrë, as socialiste e as demokrate, janë vetëm probleme që  pengojnë njerëzit të ecin përpara.  Së treti, të martën, më 14 maj, do të ndryshojmë kryetarin e bashkisë në qytetin e Himarës dhe që të nesërmen e zgjedhjeve do të ndryshojmë gjithçka për mirë.  Fredi Beleri

Ç’ndodhi sot në Himarë?

Kryefjala e fjalimit të Ramës ishte emri i Belerit të cilin e talli dhe e përqeshi gjatë gjithë kohës. Ai e konsideroi Belerin një njeri me të cilin është tërësisht e pamundur të flasësh, pasi është ‘gshë’ ‘dru’, ‘copë injoranti’.

 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama: Respekt për Leskuan! Kuptoi se nuk e kruan dot me PS-në dhe gjeti këtë budallain për kandidat

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndjen respekt për deputetin e Partisë Demokratike Bujar Leskaj, për emrin që ka zgjedhur që të vërë në krye të bashkisë Vlorë. I pranishëm në qytetin bregdetar, Rama tha se Hysni Sharra që është zgjedhur kandidat nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është budalla. Sipas kreut të qeverisë, një person i tillë, është i humbur përballë Ermal Dredhës.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Ndjej respekt për Leskon, do ta them për herë të parë. Ëndërron të bëhet kryetar bashkie, por nuk vuri kandidaturën vetë. Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla se kandidati që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me qiri nuk e gjen dot. Dhe për këtë duhet t’i them Leskos, respekte. Respekte që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në. Por edhe që vure njërin që të thonë se s’kishte ç’të bëje se ishte dërrasë. Ka shumë demokratë nëpër Shqipëri që janë njerëz të mençur e të zotë, por nuk do t’ju vijë ndonjëherë radha tu thotë kampi i tyre, hajde na drejto. Sepse sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ta.

 

3 VITE ME PARE

Rama s’e harron Lelin: Vlora do një kryetar që s’fle gjumë, s’do vij unë të pastroj qytetin! Të matet 7 herë para se të firmosë leje ndërtimi (Porosia për Dredhën)

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë e para për kandidatin Ermal Dredha që synon Bashkinë e Vlorës. Në fjalën që mbante, duke nënkuptuar kryebashkiakun Dritan Leli, Rama tha se Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie që të mos flejë gjumë, por të çohet e të pastrojë qytetin. Ai drejtoi gishtin në një godinë dhe tha se kryebashkiaku duhet të pyesë kur jep leje ndërtimi për një ndërtesë të tillë. Kamera nuk e shfaqi godinën dhe nuk u kuptua se për çfarë fliste konkretisht kreu i qeverisë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ermali më pyeti se çfarë pret nga unë, i kam thënë që të rrish pa gjumë! Vlora nk e mban dot në kurriz një kryetar bashkie që ka gjumë. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që rri pa gjumë, Vlorës i duhet një kryetar bashkie që zgjohet i pari dhe që shikon se në qytet nuk ka asnjë copë letër në tokë. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit, pasi i ka parë të gjitha pikat ku Vlora pastrohet. Për fat të keq, Vlora është bashkia më problematike për pastrimin dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të vij unë, nuk mund të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Vlorën e pastron bashkia. Është një nga lojtarët kryesore të skuadrës Shqipëri që ne duam ta bëjmë kampione të Ballkanit në turizëm. Por këtë s’e bëjmë dot nëse nuk i lëmë dot turistët pa tekst që kur të vijnë, të mos gjejnë asnjë letër në tokë. Vlora ka nevojë për një kryetar bashkie që matet 7 herë para se të firmosë një leje ndërtimi si kjo përballë që kam unë tani. Dhe pasi matet shtatë herë, herën e shtatë pyet shtatë të tjerë dhe më pas merr vendime që nuk zhbëhen më.

 

3 VITE ME PARE

Berisha: Rama i shpalli luftë Kosovës nga Tirana, Zoti i ruajttë bankat nga Safeti! Do të të heqim shtetësinë shqiptare sepse ke kryer krim

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Berisha nga Kukesi

KUKES- Kryedemokrati Sali Berisha i është rikthyer akuzave të përsëritura për lidhjet e forta të Ramës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Nga Kukësi, përsëriti thirrjet për zgjedhjet e 14 majit, si një mesazh për atdhetarinë dhe për ndërgjegjen kombëtare të çdo njeriu. Për Berishën, kryeministri Rama nuk është gjë tjetër veçse një vegël e Vuçiç, të cilit po i vjen fundi për krimet që ka kryer. Dhe se pas do i vijë edhe Rama.

Berisha u ndal edhe tek një shkrim nga gazeta prestigjioze amerikane "New York Times”, që ka bërë një shkrim të gjatë për lidhjet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, me njerëz të botës së krimit. Artikulli fillon me përshkrimin e konferencës për mediat që Vuçiç mbajti në vitin 2021, ku kishte shpalosur arrestimin e një bande kriminale në Serbi. Më pas rezultoi se kjo bandë kishte pasur lidhje me vetë presidentin Vuçiç, dhe djalin e tij Danilo Vuçiç dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb.

Fjala e Berishës

"Pra ky ishte një pushtetar antishqiptar. Përveç kësaj, Edi Rama është një vegël, është një argat, vasal i Aleksandër Vuçiç, të cilit po i vjen fundi për krimet që ka kryer dhe mbrapa po i vjen edhe Edi Rama. Se ai ka Bjellivukun edhe ky ka Bjellivukët e tij. Po. Po. Edi Rama, ju e dini gjatë këtyre viteve në pushtet bëri gjithçka dhe po bën gjithçka që të mbështesë Vuçiçin, i shpalli luftë të ftohtë Kosovës nga Tirana. Vuçiçin e kam vëlla, këtë e kam kundërshtar. Tjetrin e padiste. Mirëpo këtë mund ta bëjë vetëm një antishqiptar. Ne nuk kemi kundërshtim që të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, por në çdo rrethanë dhe në çdo kohë, për ne Kosova është e para dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi, ne jemi një komb dhe atë që keni bërë ju, atë që ka bërë Hasi, Tropoja dhe atë që ka bërë mbarë Shqipëria.

Pra, një e dy, e kam për nder miqësinë me Vuçiçin, por kush është Vuçiçi. Ai është njeriu i regjistruar me zë dhe figurë në parlamentin serb, por edhe në intervista të tjera ku thoshte se për një serbe të vrarë, do të vriten 100 myslimanë. Kjo ishte doktrina e gjenocidit të nazistëve. Edhe ai e ka shprehur me dhjetëra herë këtë. Pardje deklaronte Nju Jork Times se, bënte gjahun e shqiptarëve nëpër Beograd si huligan. Ky është miku i Edi Ramës. A ka gjë të përbashkët me demokratët, me socialistë, me qytetarët e paparti të Kukësit ky njeri. Absolutisht asgjë. Ndaj dhe 14 maji është një ditë për Shqipërinë, është një ditë për atdhetarinë është një ditë për ndërgjegjen kombëtare të çdo njeriu. Safet me aktet që ke bërë do të tërhiqet qytetaria e Kukësit dhe sapo të vijë PD do të të heqë shtetësinë shqiptare fare. Zoti i ruajt bankat nga ty Safet. Pasioni juaj për krimin elektoral do të të ndjekë deri në ditën e fundit të jetës tënde. Shtetësia shqiptare do të hiqet për aktin makabër që ke kryer ti. Ke prishur përmendoren e genocidit të Lumës./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha shigjeton Ramën nga Kukësi: Përjashtoi veriun për investimet, në 1 vit ishin sa 1/3 e rrasave të gurit në sheshin "Skënderbej"

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Berisha nga Kukesi

KUKES- Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në Kukës në kuadër të fushatës për 14 majin, ka hedhur akuza mbi kreun e qeverisë Edi Rama, për varfërinë në vend. Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Rama, se e ka zhytyr Shqipërinë në varfëri dhe se ka përjashtuar edhe veriun nga investimet. Duke e cilësuar si një diskriminim racist që ai u ka bërë zonave të veriut, Berisha kishte llogaritur edhe investimet. Ai tha me ironi se ishin sa 1/3 e rrasave të gurit në sheshin "Skënderbej", një shifër kjo e papërfillshme për investimet.   

“Edi Rama zhyti Shqipërinë në varfëri sa asnjëherë tjetër në 8 vite. Edi Rama përjashtoi veriun nga investimet. Po vijmë nga Kruma dhe Myftari tregoi aty se ish-kryetari i bashkisë Krumë, socialist kalonte nga fshati në fshat. Tu them të vërtetën mua më bëri përshtypje pozitive, sepse njeriu pendohet, pendesa është gjëja më normale dhe shkonte në çdo fshat dhe u thoshte; shikoni unë e lashë këtë detyrë, por 4 vite kam marrë zero investime nga qeveria e Tiranës. Zero investime.

Pra e thashë këtë për trajtimin armiqësor, për diskriminim racist që ai u ka bërë zonave të veriut. Një vit kam llogaritur investimet në të gjithë veriun. Ishin, 1/3 e rrasave të gurit në sheshin Skënderbej. Absolutisht kjo”, tha Berisha. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Qytetari flet me Ramën, ndërhyn truproja, e kap nga mesi dhe e largon

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Qytetari dhe Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama është përballur me ankesat e një qytetari në përfundim të takimit që zhvilloi në Himarë. Teksa ecte, pas e ndoqi një qytetar që siç duket i kërkonge llogari. Fjalët që ai thotë nuk dëgjohen për shkak të këngës së fushatës që është vendosur në sfond. 

Menjëherë sapo shikon veprimet e qytetarit, truproja i kryeministrit ndërhyn. Ai shihet që e kap nga mesi qytetarin dhe e largon nga kryeministri. 

3 VITE ME PARE

Fier/ Meta akuza qeverisë për pronat: Në Vlorë çdo dy javë ndërrohen drejtorët e Hipotekës, kryebashkiakja e Roskovecit është fytyra e vërtetë e "Rilindjes"

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e

FIER- Në një takim të mbajtur në Fier, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi është fytyra e vërtetë e “Rilindjes”. Meta u ndal në aktet e rënda të kryebashkiakes së Roskovecit, e cila sipas tij, kontrollonte qytetarët dhe kanoste ata qytetarë që dihej që do të votonin kundër. Kreu i Partisë së Lirisë solli në fokus edhe problemet e pronave në Vlorë, pasi çdo dy javë ndërrohen drejtorët e Hipotekës. Kjo sipas tij është e justifikuar me skandalet për vjedhje pronash.

“Sa më shumë me të lëkundurit dhe me ata që nuk mbyllin dot muajin por që nisin kërkojnë borxh që në ditën e 10 të muajit, e po i mbysin me taksa e diversione e presione. Jemi habitur besoj me aktet e rënda të publikuara për kryebashkiaken e Reskovecit. Ajo është fytyra e vërtetë e Rilindjes. Nuk ka asnjë qytetare e njerëzore, është fytyra e atyre që u thonë me kë duhet ose jo të pini kafe. Ku kontrollojnë çdo emërim deri tek emërimi i sanitares, kanosin qytetarët që dihet që do votojnë kundër.

Kam një pyetje për qytetarët: Mund të vijohet kështu? Është një turp i madh, ajo është fytyra e Rilindjes e Ramës. I keni parë posterat në 61 bashki? Ku kandidon? 61 persona i quan gomerë, kur i dalin nga presioni i çon në SPAK e u hap ndjekje. 11 vjet kryeministër, Fieri me vijë bregdetare sa Sllovenia nuk ka një investim në fushën e turizmit. Ka monopolizuar turizmin. Shqipëria nuk i ka kthyer akoma pronat komuniteteve fetare, se këta kur nuk kanë frikë nga i madhërishmi lartë. Imagjinoni se çfarë bëjnë këta me pronat e qytetarëve. Ju e dini se ç’ka ndodhur në Vlorë, atje çdo dy javë është ndërruar ndonjë drejtor i Hipotekave. Pse? Sepse vetëm ndodhin skandale, mbivendosje pronash, vjedhje pronash.

Ju e dini shumë mirë sa mbështetet bujqësia në Shqipëri. Mbështetja jonë për bujkun është 4 herë më pak. Kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë. E morët vesh rezultatin e Ramaformës, armiku i qytetarëve shqiptarë. 24 vite duhet që një qytetar të hapë dhe të mbyllë një çështje. Shikoni se çfarë ndodh me arbitrazhet ndërkombëtare, humbje të tmerrshme. Kosova i fiton arbitrazhet ndërkombëtare, sepse është një qeveri në anën e ligjit”.

Meta tha se qytetarët janë të lodhur, ndaj ka ardhur koha e ndryshimit. Sipas tij, kreu i qeverisë ka kapur drejtësinë dhe se qytetarët do jenë vigjilentë në zgjedhjet e 14 majit.

“Kështu nuk vazhdohet më, ndaj mesazhi i ndryshimit duhet të jetë përballë çdo presioni që bën Rama dhe Ramoviçët e tjerë vërdallë, që po rrisin zemërimin e qytetarëve. Këtë frymë ka përcjellë poshtë dhe gjithë shokët i ka nëpër burgje, ku do të përfundojë edhe vetë. Kjo ka ndodhur në drejtësinë që e kontrollon ky, aq i madh është zullumi. Edhe 6 ditë dhe Shqipëria do të japë mesazh se ky është një popull që lufton për lirinë e tij. Këtë do ta tregojë duke shkuar në 14 maj të marrë pjesë në zgjedhje. A e dëgjuat dje çfarë tha në Sarandë, pasi e kishte mbushur me autobuza nga Gjirokastra e Tepelena, pasi Saranda e ka braktisur me kohë, që kur çoi një nga Durrësi atje që nuk e njihte askush.

Kur shikojnë që kandidati i opozitës i dalë nga primaret dhe panë ngritjen e tij të jashtëzakonshme dhe panë se i vetmi rivalitet ekzistonte mes kandidatit tonë dhe kandidatit të pavarur. Nga njëra anë e kërcënonte kandidatin e pavarur socialist dhe nga një anë e lajkatonte. Rilindja kur s’ta ka nevojën, të shtyp me këmbë dhe ta bën edhe me kënaqësi atë shtypje me këmbë. Tani ka ardhur koha e ndryshimit të madh”, përfundoi Meta. /Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Veliaj s’pranon debatin me Këlliçin: Betejën e kam me Berishën, le të vijë

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se betejën e tij e ka me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në “Kjo Javë”, Veliaj tha se për këtë arsye nuk e pranon debatin me kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi. Këtë të fundit e konsideroi ‘kukull’ të Berishës.

“Unë betejën e kam me Sali Berishën dhe që ka bërë ftesë, dhe erdhi tek bashkia me megafon dhe tha që kjo është kulla që duhet të marrim. Sa kohë çdo ditë është Berisha që merret me bashkinë e Tiranës dhe vjen fizikisht tek bashkia. Unë edhe për Lulin thoja se është kukull e Berishës dhe Metës,”- tha Veliaj.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Qytetari i 'prish' fushatën në Himarë: Firmat na marrin tokat! Rama 'nxehet': Mos më ndërhy tani, ato janë marrëveshje mes njerëzve

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama është 'përplasur' me një qytetar gjatë vizitës që pati në Himarë. Ai fliste për pronat, por në një çast, qytetari kërkoi llogari, teksa shtoi se shumë firma (kompani) u marrin tokat. Kryeministri tha se nuk ndërhynte në ato çështje pasi ishin marrëveshje mes palëve. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama:  Mund të thoja dhe unë që janë ato tokat atje në Vuno. Por s’dua unë, asnjë centimetër tokë.

Qytetari: Po firmat që marrin

Çfarë thua mo?

Firmat që marrin tokat

Vëllai im ato janë marrëveshje

S'ka fare asnjë marrëveshje

Mos më ndërhy tani, ato janë marrëveshje që marrin njerëzit. Unë di letrat e shtetit, unë di historinë e pronave që është zgjidhur dhe prandaj duhet të jepni votën. Jeni në vete apo jo.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama thirrje himariotëve: Nëse s’doni t’ju ikin pronat për lesh, na votoni ne

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Himarës që të votojnë kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës. I pranishëm në Himarë, Rama tha se himariotët do të gjejnë zgjidhjen e pronave tek PS-ja. 

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Një mundësi keni ju nëse nuk doni t’ju ikin pronat për lesh, mua, PS dhe këtë këtu. Nuk keni tjetër. Se nuk jua solla unë njerëzit nga fundi i botës të vijnë këtu dhe të bëhen pronarë. Nuk jua kam sjellë unë që të dalin me letra dhe të marrin toka. E kanë parë për herë të parë Himarën kur morën pushtetin në Himarë. Det nuk e di a kanë parë me sy këta, por kanë ardhur dhe kanë marrë pronat. Unë ju kam thënë këtu që ditën e parë që kam ardhur që do jua zgjidh çështjen e pronave dhe e kam mbajt fjalën. Mund të thoja dhe unë që janë ato tokat atje në Vuno. Por s’dua unë, asnjë centimetër tokë.

3 VITE ME PARE

"Nuk ka kthim mbrapa, vetëm përpara!”, Gjergj Mërkuri ironizon ftesën e Ramës për tërheqjen nga gara

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Gjergj Mërkuri

SARANDË- Kandidati i pavarur për zgjedhjet lokale të 14 majit, Gjergj Mërkuri, i është kundërpërgjigjur me ironi ftesës së kryeministrit Edi Rama për tu tërhequr nga gara në Sarandë. Me anë të një mesazhi ia kthen kreut të qeverisë se do të vijojë garën, duke e demostruar me sloganin e PS-së “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Ai thotë mes të tjerash se është angazhuar në këtë garë me besimin për ta çuar Sarandën në një tjetër fazë zhvillimi. Mërkuri nënvizon se kjo nuk është një betejë politike, por për Sarandën dhe qytetarët do të triumfojnë në 14 maj.

“Të dashur miq, slogani ynë i kësaj fushate elektorale për Bashkinë e Sarandës “Vendosin qytetarët, jo partitë”, bëri të kuptojnë qartë të gjithë aktorët politikë fitoren tonë në 14 maj. Ne jemi të bashkuar dhe me një ambicie të vetme, që në 14 maj të triumfojë qytetaria. Ne jemi futur në këtë garë që të fitojmë dhe ta çojmë Sarandën në një fazë tjetër zhvillimi, duke u bazuar në dashurinë që kemi për këtë qytet ku ushtrojmë aktivitetet tona jetësore të përditshme.

Ditën e djeshme Saranda u vizitua nga kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, duke dëgjuar fjalët e mira në adresën time dhe kërkesën e tij, ne si qytetarë i përgjigjemi me sloganin e tij të fushatës elektorale:

“NUK KA KTHIM MBRAPA, VETËM PËRPARA”.

Teksa na ndajnë dhe një javë nga data zgjedhjeve unë informoj të gjithë bashkëqytetarët e mi se fushata jonë vazhdon intensivisht dhe këtë javë. Ne do të jemi kudo, do të flasim me çdo qytetar që e do Sarandën, të majtë dhe të djathtë qofshin. Kjo nuk është një betejë poltike, kjo është një betejë për Sarandën dhe qytetarët do të triumfojnë në 14 maj.

Ndaj këtë javë ftoj çdo mbështetës dhe simpatizantë, të flasë me këdo që mundet, të përcjellë mesazhin në çdo cep të qytetit, të unifikojmë forcat, pasi nga fitorja na ndan vetëm një javë. VENDOSIN QYTETARËT, JO PARTITË”, shprehet Mërkuri.

Dje, kryeministri Rama zhvilloi një takim në Sarandë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Rama u ndal tek kandidati i pavarur Gjergj Mërkuri, i cili ka qenë ish-kryetar i PS-së në Sarandë, teksa prezantonte punët e bëra dhe kandidatët e mazhorancës.

Rama tha se Mërkuri duhet të mbyllë fushatën e tij, dhe pas zgjedhjeve t’i rikthehet PS-së, pasi me kandidimin e tij po i bën dëm PS-së në betejën për Bashkinë. Kryeministri shtoi se kandidimi i Gjergj Mërkurit gëzon vetëm krahun tjetër politik, dhe e ftoi që të lërë në mes fushatën dhe pas 14 majit të diskutojnë mes palëve për një rikthim në PS.

Thirrja e Ramës

“Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet t’i bie në qafë të gjithë PS, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji, janë ata tjerët që gëzohen. Kështu që unë Gjergjin do ta ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën. Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj, të presë fitoren e Oltit dhe të PS dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjergji ta pranojë fajin që po bën. Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara”, tha Rama. /Dosja.al 

3 VITE ME PARE

Nuk ndalet! Rama-Belerit: As për roje nuk je se tremb klientët! Përktheji këto dhe shko ankohu në Greqi, imagjino tu tregosh turistëve fotografinë tënde

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ofendimet kundrejt kandidatit të Opozitës për Bashkinë Himarë. I ndodhur në Himarë, teksa fliste përballë mbështetësve të tij, Rama tha se Fredi Beleri nuk është as për pozicionin e një rojeje dyqani, sepse sipas kreut të qeverisë, do të falimentonte biznesin. Më pas, vijoi duke thënë se Beleri mund të trembte dhe turistët kur ta shikonin, apo edhe fëmijët e tyre. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

A jeni në vete apo s'jeni në vete? Më gdhëja, në greqisht analfabet, në shqip dru. Edhe thotë përfaqësoj Greqinë. Ai përfaqëson Platonin, Aristotelin? Aman, o Zot.  Jorgo apo Gjegji, Gjergji apo Jorgo, nuk është i rënë nga qielli, nuk i ka bërë të gjitha mirë. Mos kujtoni se po ju them që është i rënë nga qielli. Por, tani që ia prisha gjumin këtij, doni të votoni atë tjetrin? Nuk fle më ky. E keni parë Himarën dhe Dhërmiun? Janë xixë. Imagjino t'ia nxirrni turistëve në fotografi, kryetari i bashkisë ai. Me çfarë të vijnë ata, me roje? Apo të vijnë pa kalamajtë? Se thonë mos na ha kalamajtë ky. Roje te banka jo, se bankën e merr ai, por as roje te Vodafone nuk e marr sepse tremb klientët, falimenton Vodafonen ai. E di që po më dëgjon, e di. Merri përktheji tani këto dhe çoji në Greqi e ankohu. Ankohu dhe thuaj ja si diskriminon Edi Rama. Në fakt, e kundërta është e vërtetë, jemi të vonuar por historia e pronave ka marrë drejtimin e himariotëve, të gjithë, pa paragjykim. Ky tipi ishte në grup pune dhe ky u thoshte atyre, kemi folur me gjithë komunitetin e himariotëve që janë me prejardhje këtu dhe janë pjesë e komunitetit grek në Amerikë, kemi folur me ta dhe u thoshte po u zgjidh puna e pronave ne nuk e fitojmë Bashkinë. Nuk e do ky historinë e zgjidhjes së pronave, ndërkohë që ajo histori është zgjidhur tani.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Rama bën socialistin të flasë me pemën

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama ka bërë që një prej mbështetësve të tij të flasë me me një pemë. Në një takim me qytetarët në Himarë, Rama tha se kandidati i Opozitës Fredi Belri është një 'gdhë' e 'dru'. Ai ngriti në këmbë një prej mbështetësve që ishte i pranishëm dhe i kërkoi të fliste me pemën, për të parë nëse do t'i përgjigjej. Dhe në fakt i riu s'e kundërshtoi, u ngrit dhe e pyeti pemën në dy gjuhë, shqip dhe greqisht. Përgjigje nuk mori!

"Ata që ndjehen të djathtë, me demek, do të votojnë një gdhë. Si do të marrin një gdhë këtu. Në greqisht analfabet, në shqip dru. Çohu një çik ti aty. Ti djali i ri, hiqi gjyslykët, çohu foli. Si je thuaj. S'përgjigjet. Tikanis thuaj, s'përgjigjet. Ja, atë do votoni? E doni kryetar bashkie drurin? Priteni e ngrohuni në dimër, siç thoshte mamaja ime. Do më kërkoni mua të bashkëpunoj me të?"- tha Rama.

Shikoni videon:

3 VITE ME PARE

VIDEO-PA KOMENT/ Rama tall e 'përqesh' Belerin, si do të ishte një bashkëbisedim mes tyre

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të 'përqeshë' kandidatin e Opozitës në Himarë, Fredi Beleri. Përtej 'nofkave' që i vendosi, si gdhë, dru, analfabet e sqepar, kreu i qeverisë zgjodhi që të tallej dhe me mënyrën e të folurit të Belerit. Kështu, ai imitioi një bashkëbisedim hipotetik për projektet e Himarës, në rast se Beleri do të vihej në krye të bashkisë. Dhe sipas asaj që bëri Rama, nuk kishte bashkëbisedim, por vetëm një belbëzim e trashje gjuhe. 

Shikoni videon:

 

3 VITE ME PARE

Lum fyerjesh! Rama i 'lëshohet' Fredi Belerit: Copë injoranti, analfabet në greqisht e dru në shqip! Flet Broçkulla

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur në fyerjet që ka përdorur kundrejt kandidatin të Opozitës për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri. I nodhur në një takim me qytetarët në Himarë, Rama e ka quajtur Belerin një 'dru', 'gdhë' dhe 'analfabet'. Sipas kryeministrit, i zgjedhuri nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë' nuk di të flasë as shqip dhe as greqisht. Kreu i qeverisë tha se është shumë i revoltuar që Beleri, të cilin e konsideroi dhe 'sqepar', përdor lidhjet e tij me Greqinë për të shpërndarë histori të sajuara.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot biem të gjithë dakort që ne kemi bërë për Himarën, për të gjitha këto zona, atë që s'është bërë kurrë e kurrës, jo më më shumë se ata që kanë kurajon të mendojnë se mund të kthehen këtu përmes një maske që kanë vënë që del në rrugë dhe flet broçkulla. Se është dhe një kokërr injoranti që s'e ka shokun, por thotë dhe se Edi Rama e ka shitur Himarën sepse është marrë vesh me Qiriakon e ku di unë ca gjëra të tjera. E kuptoni se ku ka ardhur puna, të shkosh të vesh një kryq atje më 14 maj që 'Bashkë Fitojmë' me Like Floririn dhe me Saliken, se është dhe ai që vjen vërdallë. Çfarë do kërkojnë himariotët nga unë pastaj? Investime me kë? Me këtë sqeparin analfabet që ju kërkon vota juve. Ai është analfabet në greqisht se në shqip është dru. Jam shumë i acaruar me mënyrën se si kërkon të përdorë lidhjet në Greqi. Lidhje në Greqi, Turqi e ku të doni ju, i kam vetë. Unë s'do të flas greqisht, di efkaristo, parakalo, mono mbrosta dhe piso vetëm me pisat. Kështu që ju lutem shumë ju them të tërëve, realisht. Këtu në Himarë nuk janë ndarë ndonjëherë njerëzit as kur në Tiranë kishte një mbret, e dini mirë ju historinë. Ata që ndjehen të djathtë, me demek, do të votojnë një gdhë. Si do të marrin një gdhë këtu. Në greqisht analfabet, në shqip dru. Çohu një çik ti aty. Ti djali i ri, hiqi gjyslykët, çohu foli. Si je thuaj. S'përgjigjet. Tikanis thuaj, s'përgjigjet. Ja, atë do votoni? E doni kryetar bashkie drurin? Priteni e ngrohuni në dimër, siç thoshte mamaja ime. Do më kërkoni mua të bashkëpunoj me të? 

3 VITE ME PARE

Rama e nis me batuta takimin në Himarë: Ju e dini që unë mezi pres që të zhvishem! Ata e bënë këtë vend si Bathorja

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin në Himarë. Edhe pse një mot relativisht të nxehtë, Rama kishte zgjedhur të vishte një këmishë me krahë të gjata e me ngjyrë të zezë. Me humor ai tha se mezi pret të zhvishet, por vijoi me kritikat për Opozitën, duke shtuar se në kohën që qeverisnin, Himarën e kishin kthyer në Bathore.

“Kemi këtë diell na bën që të zhvishemi, ju e dini që unë mezi pres që të zhvishem. Këtu në Himarë kemi bërë atë që nuk është bërë që nga koha e gjyshërve tanë. Këtu ndërtuam fshatrat që të gjithë ne dhe vijmë. Kjo është një nga zonat jo vetëm me bukurinë e shquar të traditës shqiptare, por me tipare që janë shumë të veçanta duke filluar nga kokëfortësia që e kemi vërtetë dhuratë sepse me atë kokëfortësi mund të ecim vetëm përpara mos të bëjmë kurrë më mbrapa. Dhe që atëherë kur gjyshërit e stërgjyshërit tanë ndërtuan fshatrat këtu nuk u bë më asgjë. Shumë erdhën për të ndërtuar por pak erdhën për të shijuar. Kur ne morëm detyrën kudo ku ishte vënë dorë ishin ngatërruar, me pronarë, me pseudopronarë. Kur isha kryertar opozite thoja pse Himarën e bënë si Bathore. Edhe kjo vija bregdetare që jemi ne këtu, nuk ekzistonte në atë kohë,”- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Berisha njofton përmbylljen e fushatës më 12 maj, zbulon vendin: Aty do mblidhet e gjithë Shqipëria e madhe

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Sali Berisha

HAS- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se do ta përmbyllë fushatën e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit, në një miting që do të zhvillohet më 12 maj. Në fjalën që mbajti në Has, Berisha tha se kreu i qeverisë është një 'halabak' dhe kjo duket nga mënyra se si flet me qytetarët në fushatë. Ai ftoi të gjithë demokratët që mblidhen në sheshin 'Nënë Tereza', më 12 maj. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, ju e shini fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë të denjë për një halabak. Përse e bën këtë? E bën sepse ata qytetarë i ka vjedhur, i ka varfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre. Tani thotë më mirë të thonë se ky është halabak, se ky është i pacipë, por të mos thonë se i kam vjedhur, se i kam përzënë. Por ne do e ndëshkojmë atë me 14 maj pikërisht për këto krime që ai ka kryer. Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri.
Le të rendim me shpejtësi të madhe drejt saj. Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza. Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores. I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli. Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël. Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë. Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!

3 VITE ME PARE

Berisha i bën thirrje Ramës nga Hasi: Mos guxo të luash me çështjen e Kosovës! Je armiku më i egër i veriut pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Sali Berisha

HAS- Kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilit i ka thënë të mos 'luajë' me çështjen e Kosovës. Në fjalën që mbajti në Has, Berisha tha se Rama është armiku më i egër i Veriut të Shqipërisë. Berisha tha se pushteti i Ramës do të marrë fund.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Është kënaqësi e veçantë të vij për të kërkuar votën tuaj për njerëzit nga hasjanët më të ndershëm, më të përkushtuar, më të drejtë, për Miftar Dautin, me bindjen se Miftar Dauti do të shkrijë të gjithë energjitë e tij për të ndryshuar jetën për mirë të banorëve të Hasit, për t’u siguruar atyre shërbimet më të mira, për t’i lehtësuar ata nga barra e rëndë e taksave, për të ndërtuar infrastrukturën që meritojnë. Edi Rama po kërcënon, mos votoni kandidatët e opozitës se nuk do keni para. Tani më lejoni t’i them një fjalë para jush: atje nga fshati yt rrëzë Shpiragut kanë një fjalë, i thonë gusht e gunë. Dhe unë po ta them, gusht dhe pushteti yt merr fund! 14 maji hap dyert për përmbysjen e tij si figura më e keqe e historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës, si armiku më i egër i veriut pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, si njeriu që ndjehet shumë më krenar me miqësinë me armikun e egër të shqiptarëve, të cilën edhe këto ditë Nju Jork Tajms e denonconte si një kriminel, që bënte gjahun e shqiptarëve, Aleksandër Vuçiç. Dhe thotë se atë e kam vëlla, jam krenar me të, kurse Albin Kurtin e ka kundërshtar.
Hasi, Tropoja, Dibra, Kukësi nuk mund t’ia falin atij miqësinë, vasalitetin ndaj Beogradit dhe Vuçiçit. Nuk mund t’ia falin sepse ata që ai i shpalli kushërinjtë e tij, ata janë faktuar në histori si barbarë ndaj shqiptarëve. Dhe jo vetëm në shekujt e shkuar, por edhe 20 vite më parë. Me dhjetëra e dhjetëra hasjanë ranë për t’u bërë të pavdekshëm për lirinë e Kosovës. Ndaj është rasti t’i themi këtij vasali, mos guxo të luash me çështjen e Kosovës. Larg duart! Me Kosovën nuk ke punë, Kosova ka qeverinë e saj, ka qytetarët e vet.

3 VITE ME PARE

“Tropoja voton njerëzit e Besës”/ Meta: Kandidati ynë, anëtari më i ri i Këshillit të kësaj Bashkie pas 14 Majit

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta uroi ditën e sotme anëtarin më të ri të Këshillit Bashkiak të Tropojës, Besnik Dushaj, pas 14 majit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë një foto të ish-kryeministrit Sali Berisha me kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Tropojë, Besnik Dushaj.

Urime Besit, anëtarit më të ri të Këshillit të Bashkisë Tropojë në 14 Maj! Tropoja voton Besnikun dhe njerëzit e Besës. BashkëFitojmë!”, ka shkruar Meta.

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e

3 VITE ME PARE

Muzika pas orarit të lejuar në bare, Rama i prerë: Do largohen pa kthim nga Policia e Shtetit drejtuesit, shefat dhe efektivët

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepa për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e Komisariateve në rast mos zbatimi të ligjit. Gjatë ditës së sotme, ai u shpreh se për sezonin e ri duhet një qetësi, rregull, pastërti dhe lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin.

Ai shtoi se masa duhet të merren dhe për ato që nuk respektojnë ligjin, duke vendosur muzikë edhe pas orarit të lejuar.

“Kompromiset, apo shtrira për bashkishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afatit që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe asgjë, dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit, ndërsa atij tjetrit i lihet muzika kundër rregullit. I kam kërkuar drejtorit që për cdo rast masa ndaj drejtuesit të policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë drastike, e menjëhershme të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit. Duhet një qetësi, një rregull, një pastërti, një lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin, respekt, siguri dhe mirësjellje nga Punonjësit e policisë së shtetit, të policisë rrugore, nga ato në territore”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Krijohet Njësia Policore Detare! Rama: Pata premtuar që do quhet ‘Jonada’, por nuk do bëhet! U dakordësua me familjen

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Edi Rama

VLORË- Këtë sezon turistik do të patrullojnë në det policë kufitar me Jet Ski. Kjo risi u prezantua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur se detyra e tyre do të jetë kontrolli i detit sa i përket respektimit të rregullave nga përdoruesit e mjeteve motorike, si edhe do të jenë në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë çdo qytetari që ndodhet në rrezik.

Kjo njësi policore detare, sipas Ramës do mbante emrin e 7-vjeçares që vdiq tragjikisht në Himarë, Jonada, mirëpo pas bisedimeve me familjarët, u ra dakord që të mos quhej e tillë.

“Akti kriminal i atij individi që i uli kokën shtetit, që na bëri të gjithëve që të skuqemi si asnjë herë tjetër duhet t’ju shërbej të gjithëve si një kambanë që duhet t’i bjerë alarmit sa herë që dilni nga shtëpia për të mos bërë asgjë nga ato që turpërojnë gjithë bashkësinë e uniformave blu dhe shtetit. Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.

Kjo njësi do të jetë e përbërë nga 104 punonjës policie, e ndërsa në terren do të jenë 35 Jet Ski që do të patrullojnë në vijën bregdetare nga veriu në jug, në zonat më të populluara turistike dhe do të jetë në funksion përgjatë gjithë sezonit veror.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase u arrestua dhe akuzohet për vrasje e kryer nga pakujdesia./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Asnjë verior nuk mund t’i japë votën Ramës"/ Berisha: I thoshte Safetit vallen e Tropojës, ata dinë vetëm vallen e lekut

FUSHATA/ Berisha&Meta: Votoni njerëzit e Besës, jo armikun e
Sali Berisha

TROPOJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Tropojë, aty ku mbajti një fjalim para demokratëve. Berisha u shpreh se ndjen frymën e fitores mes demokratëve duke shtuar se me 14 maj çdo gjë do përmbyset me votën e tyre. 

DEKLARATA: 

Përulem me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh para jush, para të gjithë malësorëve për qëndrimet tuaja, për mbështetjen tuaj, për rolin që luani në fatet e Malësisë së Gjakovës, por edhe të gjithë Shqipërisë. Ju sjell përshëndetjet më të zjarrta, frymën e fitores nga Peshkopia, Bulqiza, Burreli, Klosi, Mamurrasi, Fushë Kruja dhe mbarë Shqipëria. Kjo pranverë shënon njëlloj si pranvera e vitit 1992, fundin e sistemit monist, fundin e pushtetit të përqendruar në duart e një njeriu, fundin e atij sistemi që ka sjellë për shqiptarët, por edhe për çdo vend tjetër ku është instaluar, dramat më të mëdha njerëzore.
Sot ne vijmë në këtë shesh më të vendosur se kurrë, më të sigurt se kurrë, me 14 maj me votën tonë, duke votuar për Besnik Dushën, qytetarin shembullor, menaxherin e shkëlqyer, kemi votuar për përmbysjen e monizmit dhe vendosjen e pluralizmit.

Besnik Dusha është një malësor që mishëron vetitë më të arrira tuajat, dashurinë e madhe për Malësinë e Gjakovës, për qytetarët e saj, përkushtimin e pakufizuar për të bërë të mundur shërbimet më dinjitoze që meritoni, për të përdorur taksat tuaja në mënyrën më transparente. Besnik Dusha ka një detyrë, ajo detyrë është të ftojë këtu në këtë shesh, para jush, Rexh Byberin dhe t’i thotë: hajde t’u japim llogari këtyre qytetarëve, t’i nxjerrim xhepat, të bëjmë bilancet, çfarë ke bërë ti dhe çfarë kam bërë unë gjatë qeverisjes, t’u thuash të gjitha mendimet që ke.

Rexha e ka shndërruar bashkinë në një gropë më të thellë se përroi i Shendelicës. Dalja e qeveritarëve para qytetarëve është akt ligjor dhe moral i detyrueshëm. Por Rexha nuk del sepse nuk mund të dalë. I del gropa e madhe që ka bërë në bashki, i dalin tenderat që i ka dhënë siç ai i din. I dalin të gjitha aktet e tij, me të cilat vërtet nuk iu ka shërbyer qytetarëve të Malësisë së Gjakovës, por vetëm xhepit të tij.

E pashë në Kukës me Edi Ramën, Edi Rama i thoshte Safet dhe Rexhë, vallen e Tropojës, por ata dinë vetëm vallen e lekut, nuk dinë valle tjetër. Këto zgjedhje janë shumë më tepër, janë shumë më tepër se zgjedhje për qeveri vendore. Janë zgjedhje kundër një njeriu që ka pushtuar, ka marrë në dorë të gjitha pushtetet dhe i përdor kundër qytetarëve. Kundër një njeriu që ka zbrazur Tropojën si asnjë pushtim. Ka larguar çdo institucion. Kundër një njeriu, që javën e parë që erdhi në pushtet, preu ndihmën ekonomike për qarkun e Kukësit në 20 mijë familje. Një racist i egër! Preu ndihmën ekonomike vetëm pse nuk e votuan në vitin 2013.
Tropoja dhe veriu, ia them përsëri, kanë te Edi Rama pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur. Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota. U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, për qëndrimin në opozitë siç kam qëndruar edhe vetë. Por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin.

sali berisha edi rama ilir meta fushata 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje