LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në Mat, Berisha kërkon mbledhjen e parlamentit, Celibashi: Ende s'janë hequr posterat problematikë

•Jemi pak ditë para ditës së zgjedhjeve të '14 Majit'. •Fushata është në kulmin e saj, e nuk kanë munguar as incidentet. •I fundit është raportuar në Mat. •Kryetar i Bashkisë, njëherësh edhe kandidat i Partisë Socialiste, Agron Malaj ka postuar një video ku pretendon se janë dhunuar nga demokratë që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha. •Sipas tij, këto persona kanë dhunuar mbrëmë dy zyrtarë shtetërorë gjatë koncertit që bashkia po mbante në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon mbledhjen me urgjencë të parlamentit. •Kjo kërkesë u bë ditën e sotme në një dalje për mediat, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama se duhet të votohet urgjentisht ligji për rritjen e rrogave dhe pensioneve. •Ndërsa, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi deklaroi se ka ende subjekte zgjedhore që s'kanë hequr posterat që kanë parregullsi.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sqarimi nga Shpëtim Idrizi: Përnaska s’është kandidate e PDIU, e ndihmuam që të regjistrohej!

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Lajla Përnaska dhe Shpëtim Idrizi

TIRANË- Lajla Përnaska është kandidate për Bashkinë e Tiranës në 14 maj që kandidon me logon e PDIU (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet), por sipas kreut të kësaj force politike, Shpëtim Idrizi ajo nuk është kandidatja e tyre. Në një intervistë që ka dhënë pasditen e sotme në emisionin "Kontrast", Shpëtim Idrizi tha se Përnaska nuk është kandidate e tyre, por e i kanë ofruar të gjitha mundësitë që të regjistrohet e të garojë për Bashkinë e Tiranës.

“Vij nga një njohje e gjatë si komshie dhe politikë, kemi bashkëpunuar në Këshillin e Europës, është një politikane e formuar, e cila donte të bëhej pjesë e kësaj gare. Ishte një iniciativë e saj dhe pranova që ta mbështesnim për regjistrimin, edhe fushatën ajo e ka bërë vetë, jo me strukturat tona. Nëse ne do shohim sot ne kemi 2 kryesorët që po i drejtohen njëri tjetrit dhe shumë pak elektoratit. Ndërkohë fushata ka sjellë që blloqet me militantët të bëhen bllok, e thënë kështu duket sikur nuk ka garë se militantët do votojnë sipas partisë, pjesa gri që është shumë e vëmendshme te programet të jetë pasive dhe do e shohim edhe në pjesëmarrje në votime. Është shumë mirë kështu që të futen sa më shumë aktor, dhamë mundësi që të jetë një zë ndryshe,"-shpjegoi Idrizi.

Ai ka shpjeguar edhe pse ka vendosur që të bëjë një fushatë “të qetë”,  duke garuar vetëm për vendet e tyre në Këshillin Bashkiak.

3 VITE ME PARE

Fredi Beleri INTERVISTË për median greke: Do ta rikthej Himarën helene, kryebashkiaku në largim

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mistotakis

GREQI- Katër muaj më parë, presidenti i "OMONIA", Fredi Beleri priti Kyriakos Mitsotakis në vizitën e parë të një kryeministri grek në rajon. Gjatë asaj vizite, Mitsotakis e falenderoi që mbante flakën e helenizmit brenda zemrës së tij. Beleri sot garon të dielën e ardhshme më 14 maj në Shqipëri. Ai foli për protothema.gr për procesin zgjedhor, rëndësinë e zgjedhjes së tij për helenizmin e Himarës, planet e tij për t'i dhënë fund qytetarëve në largim dhe sesi planifikon të shndërrojë "Rivierën" shqiptare në një moderne evropiane.

INTERVISTA E PLOTË:

Beleri, sa ka gjasa që ju të zgjidheni kryetar bashkie në 14 maj në Himarë?

Fredi Beleri: Besoj se do fitojmë. Sondazhet, diskutimet dhe kontaktet e mia fshat me fshat, klima politike, mobilizimi i madh i bashkatdhetarëve në Greqi për të ardhur në votim, mbështetja e kandidaturës sime nga të gjitha partitë opozitare të Shqipërisë dhe indiferenca e kandidatit aktual. Të gjitha konvergon në fitoren tonë.

Sa e rëndësishme do të jetë zgjedhja juaj për helenizmin e Himarës?

Fredi Beleri: Ne kemi jetuar këtu si grekë për mijëvjeçarë dhe kjo nuk ndryshon. Por është jetike për helenizmin e Himarës të kapërcejë të gjitha pengesat që e pengojnë të ketë mundësi, të ketë punë të mira, të gëzojë pasurinë e tij, e cila na është mohuar prej 60 vitesh, për t'iu ofruar arsim në gjuhën amtare.  Prandaj, zgjedhja ime do të lehtësojë rrjedhën e helenizmit dhe gjithashtu me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilave i falënderoj me gjithë zemër, do të ndihmojë bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë të dy vendeve, kusht i domosdoshëm për avancimin tonë.

Bashkatdhetarët tuaj që jetojnë në Greqi ndajnë rëndësinë e zgjedhjes suaj, a parashikoni një pjesëmarrje të madhe të tyre në garën elektorale dhe sa e rëndësishme do të jetë prezenca e tyre elektorale?

Fredi Beleri: Besoj se për ne, për brezin tim, që lindëm dhe u rritëm në regjimin e Hoxhës, dhe luftuam për greqizmin tonë, një fije e pathyeshme historie dhe kulture na lidh me trojet tona stërgjyshore. Ne duam të shohim vendin tonë të përparojë dhe helenizmi i tij të përparojë në vend të tij. Tashmë këtë dashuri dhe lidhje duhet ta demonstrojmë në praktikë duke i kushtuar një ditë Himarës, duke marrë pjesë masivisht të dielën e 14 majit. Dhe siç them në takimet e mia me bashkatdhetarët në Greqi, Himara je ti, merr pjesë, dhe fiton. Mjafton një ditë që gjithçka të ndryshojë për mirë në Himarë dhe kjo është data 14 maj 2023.

Për ta bërë këtë sigurisht që duhet një proces transparent zgjedhor. A po bëjmë ndonjë progres, a është i siguruar procesi zgjedhor?

Fredi Beleri: Është hera e parë në Shqipëri që mund të siguroj çdo bashkatdhetar se vota e tij ka rëndësi, domethënë merr pjesë, voto, fiton. Procesi është njëqind për qind i garantuar. Së pari, sepse identifikimi i zgjedhësve është dixhital dhe biometrik dhe së dyti, sepse në çdo qendër votimi dhe qendër votimi këtë herë do të kemi përfaqësues tanët por edhe të partive të aleancës së të gjitha partive opozitare që mbështesin kandidaturën time.

Cilat janë perspektivat e Bashkisë së Himarës në një Shqipëri që po zhvillohet dhe shpreson të bëhet anëtare e Bashkimit Europian?

Fredi Beleri: Bashkia e Himarës, Riviera Shqiptare, fshatrat tanë, janë një vend i bekuar nga Zoti dhe natyra, me njerëz të aftë dhe të denjë .Shqipëria Europiane e vitit 2030 është një sfidë dhe një mundësi që vendi ynë i privilegjuar të zhvillohet në mënyrë të dobishme për qytetarët e saj. Prandaj vendosa të pretendoj për postin dhe përgjegjësinë e kryetarit të Bashkisë Himarë dhe me mandatin e bashkëqytetarëve të mi për të Ndryshuar gjithçka për më mirë. Prandaj kërkoj që vota e bashkëqytetarëve të mi. Momenti është kritik, sepse do të përcaktojë jo vetëm mandatin e ardhshëm, por edhe dekadat në vijim.

Cila është situata aktuale e Bashkisë, me çfarë do të merrni nëse zgjidheni?

Fredi Beleri: Bashkia e Himarës, fshatrat tona, sot nuk janë ato që duam, nuk janë ato që meritojmë. Kryetari në largim prej 12 vitesh ishte më shumë “punonjës” i partisë së tij dhe më pak ose aspak kryetar bashkie. Mungesa e ujit të pijshëm dhe cilësor 24 orë në ditë, pastërtia e pamjaftueshme, grumbullimi dhe menaxhimi i mbetjeve, ndotja dhe indiferenca ndaj brigjeve tona, plazhet e mbyllura, mungesa e një rrjeti të mirë rrugor, ndriçimi minimal i bashkisë, cilësia e dobët e shërbimeve të kujdesit për të moshuarit dhe fëmijët tanë, janë disa nga masat që do të marr. Kryebashkiaku që po largohet ishte dukshëm dembel, nuk punonte, nuk pretendonte, nuk kujdesej për bashkëqytetarët e tij. 

Beleri, nëse do t'ju kërkoja me 5 fjalë të dërgoni një mesazh pak para votimit, cili do të ishte?

Fredi Beleri: Me besim në fuqitë tona, ne marrim pjesë, fitojmë, sigurojmë të drejtat tona në Himarën e shekullit të 21-të.

3 VITE ME PARE

Meta në Pukë e Fushë-Arrëz: Kandidatët tanë gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre, janë punëtorë

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Ilir Meta

PUKË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar me fushatën e 14 majit në Pukë dhe Fushë Arrëz sot. Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale dhe ka kërkuar që qytetarët të votojnë kandidatët e Bashkë Fitojmë për të parë vendin të ndryshojë. Meta shton se Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën janë dy kandidatë të mrekullueshëm që gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre. 

Postimi i Metës: 

Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën janë dy kandidatë të mrekullueshëm që gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre. Padiskutim që ata do të jenë fitues më 14 Maj, sepse janë kandidatët më të besueshëm, më punëtorë, më të vendosur që në Fushë-Arrëz dhe në Pukë të rikthehet zhvillimi ekonomik dhe shpresa tek të rinjtë dhe të rejat, që ata të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, përfaqësimi i vajzave dhe grave ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Këshillat Bashkiakë, prandaj në listën tonë, ne kemi dhe znj.Fatjona Selimaj, e cila në Këshillin Bashkiak të Fushë-Arrëzit do të jetë një zë shumë i fortë për fuqizimin e rolit të grave dhe të vajzave në vendimmarrje, në shoqëri dhe në familje.

3 VITE ME PARE

Silva Caka denoncon publikisht Bashkinë Skrapar: I kanë vënë kyçin! E dinë që e kanë të humbur

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Skrapar

TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka shkuar në Bashkinë e Skraparit, por e ka gjetur mbyllur atë. Ajo ka postuar dhe një video në rrjetet sociale, krahas të cilës shkruan se aty nuk ka gjetur as roje. Caka shton se Skraparit do t’i rikthehet lavdia e njerëzve punëtorë më 14 Maj, me Euglen Mustafallarin. 

"Bashkisë së Skraparit i vunë kyçin që sot, se e dinë që e kanë të humbur. Ora 15:00 dhe në Bashki nuk ka asnjë punonjës, se i morën të gjithë me detyrim në Berat, meqënëse iu ka vajtur Rama. Në të gjithë Skraparin, administrata nuk gjendet në punë, se i kanë detyruar të shkojnë në Berat, madje as rojet e institucioneve nuk janë aty. Merrini me detyrim e me shtrëngim, Skraparit do t’i rikthehet lavdia e njerëzve punëtorë më 14 Maj, me Euglen Mustafallarin. Voto nr. 1 Euglen Mustafallarin. Voto nr. 1 Bashkë Fitojmë,"- shkruan Caka krah videos. 

3 VITE ME PARE

"Vendoret"/ Përdorën Facebook-un e Bashkisë për fushatë, KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS, “fal” 5 të tjerë

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për të gjobitur kryebashkiakët që kanë përdorur rrjetet sociale të Bashkisë, për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në mbledhjen e sotme, kryebashkiakët aktualë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë, ndërsa për 5 kryetarë të tjerë bashkish nuk është pranuar kërkesa për gjobë. Ditën e djeshme, Celibashi kishte kërkuar ndëshkimin me 30 mijë lekë gjobë të 20 kryetarëve të bashkisë dhe 8 zyrtarëve të ministrive të vendit për shkeljet e rregullave zgjedhore në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 majit, gjë që Kodi Zgjedhor e ndalon rreptësisht.

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:

Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh

Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;

Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol

Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd

Blerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës

Kryebashkiakët e gjobitur:

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak

3 VITE ME PARE

Fushata drejt fundit! Partia Socialiste nis përgatitjet për mitingun përmbyllës në dy qytete

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Edi Rama

TIRANË- Partia Socialiste nuk do përmbykllë fushatën elektorale me një miting, por me dy të tilla. Kështu, gazetari Muhamed Veliu raporton se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për mitingun përmbyllës të këtij rrugëtimi elektoral udhëhequr nga kryesocialisti Edi Rama.

Të premten, në ditën e fundit të fushatës, socialistët fillimisht planifikojnë një miting përmbyllës elektoral në Durrës. Gjatë kësaj fushate elektorale, Rama i ka kushtuar një vëmendje të posaçme qytetit bregdetar ku socialistët rikandidojnë Emiriana Sakon përballë Igli Carës nga koalicioni Berisha-Meta.

Ndërsa gjatë mbrëmjes socialistët do të ketë mitingun e dytë përmbyllës në Tiranë, ku Erion Veliaj synon një mandat të tretë.

Nga ana tjetër, Berisha pritet të mbyllë fushatën me një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’./Dosja.al

3 VITE ME PARE

14 maji po afron! Berisha përgatitet për finalen te "Nënë Tereza", PS ende pa plan

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Edi Rama, Sali Berisha

TIRANË- Ka mbetur edhe 1 javë nga përfundimi i fushatës për zgjedhjet vendore të 14 Majit, e cila do mbyllet në orën 00:00 të së premtes.

Berisha pritet të mbyllë fushatën me një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’. Ndërkohë, nga ana tjetër PS ende nuk e ka përcaktuar se ku do ta mbyllë fushën, por me shumë mundësi mund të përsëritet skenari i 2021, ku PS mbylli fushatën në sheshin ‘Skënderbej’.

Po ashtu, edhe deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk dihet ende ku do ta mbyllë fushatën. Kanë mbetur edhe pak ditë për ta mësuar!/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pak ditë para '14 Majit'/ Kërkesa e Berishës për Ramën: Të mbledhim me urgjencë parlamentin, duhet të votojmë ligjin e rritjes së pagave

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon mbledhjen me urgjencë të parlamentit. Kjo kërkesë u bë ditën e sotme në një dalje për mediat, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama se duhet të votohet urgjentisht ligji për rritjen e rrogave dhe pensioneve. 

Berisha iu drejtua Ramës, duke i kërkuar që të bëhet njeri me ndjenja për qytetarët dhe t'i përgjigjet ofertës së tij, që të bashkëpunojnë për interesat e shqiptarëve.

"Jam zotuar që të mos merrem me fjalorin e tij koprolalik, por të merrem me problemet e mëdha që ky regjim u ka krijuar qytetarëve, të merrem me paraqitjen e alternativës tonë, këtë po bëjnë të gjithë kandidatët tanë. Kemi ftuar dhe ftojmë gjithnjë për ballafaqime televizive apo edhe në shesh për transparencë dhe në interesin më të madh të zgjedhësve shqiptarë. Por unë jam sot këtu për t’i shkurtuar këmbët mashtrimit të paskrupullt të tij me rrogat dhe pensionet. Edi Rama, për herë të parë pas 10 vitesh, pasi u bë e qartë se ngrirja e rrogave dhe rritja e tmerrshme e çmimeve i zhyti shqiptarët në një varfëri të frikshme, që i detyrona të largohen masivisht nga Shqipëria, lëshoi një seri premtimesh për rritje rrogash.

Ndër të tjera paraqiti në parlament një ligj ku parashikohej rritja e rrogës mesatare 900 euro. E vërteta është se ligjin e bllokoi vetë në parlament me një marrëveshje të turpshme me Alibashën, mbylli parlamentin dhe këtë e bëri vetëm e vetëm pse ai premtim ishte një mashtrim. Unë jam këtu sot në emër të qytetarëve shqiptarë, të ftoj të mbledhim me urgjencë ditën e enjte parlamentin dhe të votojmë ligjin për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Të tallesh me njerëzit që numërojnë edhe qindarkat për të mbyllur 15-ditëshin apo muajin, duke i joshur ata me premtime boshe, është një akt cinik, dhe kur e bën në fushatë elektorale është një krim elektoral. Ndaj i them Edi Ramës, bëhu njëherë njeri me ndjenja për qytetarët dhe hajde të votojmë ligjin për rritjen e rrogave, përgjigju ofertës sonë që nuk ka për synim bashkëpunimin me ty, se ti e ke faktuar veten një armik të interesave të shqiptarëve, por ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Pra, e enjtja është një ditë prove për të vërtetën e këtij premtimi dhe unë i garantoj shqiptarët se të gjithë votat tona do shkojnë për ligjin e rritjes së rrogave dhe pensioneve."

 

3 VITE ME PARE

FUSHATA- Kërkoi heqjen e posterave me probleme, Celibashi: Disa s'janë hequr, madje janë shtuar

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi bëri të ditur se ka ende subjekte zgjedhore që s'kanë hequr posterat që kanë parregullsi. Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së KQZ-së, ai tha se janë shtuar posterat e tillë.

'Disa janë hequr, disa janë shtuar. Do ketë masa'. 

Nga ana tjetër, ai shtoi se do ketë sanksione për Bashkitë dhe për punonjësit e policisë bashkiake që ende nuk kanë sjellë raporte mbi posterat e fushatave.

"Bashkitë të cilat kanë sjellë informacion për vendimin, ku do i vendosin materialet si dhe raporti i Policisë së shtetit mbi zbatueshmërinë. Për Bashki që nuk kanë depozituar vendimin dhe për drejtuesit e policisë bashkiake që nuk kanë sjellë informacion, do ketë sanksione"

Pesë ditë më parë, kKreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë të qartë të gjitha partive politike se do të duhet të heqin nga rrugët e qyteteve të gjitha posterat për fushatën elektorale që nuk kanë mbishkrimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore dhe emrin e subjektit”.

“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që t’i heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Do votoj Veliajn"/ Roland Bejko takohet me socialisten, kandidati i 'Bashkë Fitojmë': Shumë mirë bën!

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Roland Bejko

TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Tiranën, Roland Bejko vijon takimet me qytetarët në Tiranë për t'i bindur për t'i dhënë votën. Një ditë më parë ai po shpërndante fletushka në kryeqytet si dhe po takonte banorë të ndryshëm. Mirëpo, u has edhe me një socialiste. Kjo e fundit, i bëri të ditur se do të votojë Erion Veliajn, mirëpo shtoi se edhe Bejkon e ka parë shpesh në televizion.

Si për çudi, Bejko nuk insistoi që t'i ndryshonte mendjen, por i tha: Shumë mirë bën që voton Veliajn.

3 VITE ME PARE

INCIDENTI i tretë elektoral! Kryebashkiaku i Matit: Eksponentë të Partisë Demokratike pa vulë dhunuan zyrtarët e bashkisë

'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Sherri

MAT- Incidenti i tretë në fushatën zgjedhore në vend. Pas të shtënave me armë në Pukë dhe pas djegies së posterave të Partisë Demokratike në hyrje të Rrëshenit, në Mat ka ndodhur një konflikt mes disa personave. 

Kryetar i kësaj bashkie e njëherësh edhe kandidat i Partisë Socialiste, Agron Malaj ka postuar një video ku pretendon se janë dhunuar nga demokratë që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha. Sipas tij, këto persona kanë dhunuar mbrëmë dy zyrtarë shtetërorë gjatë koncertit që bashkia po mbante në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kandidati i PS-së, shton se bandat janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojnë popullin e Matit.

DENONCIMI: 

Denoncim Publik! Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushates time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballe janë një bandë qe nuk rrinë dot kurre pa bere çorbë dhe maskarada. Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me banden e tij , djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtare shtëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky eksoponent i Partise Demokratike pa vule që shoqëron kandidatin Skender Gjuci qysh kur ishte Kr Komune por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Keto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojne popullin e Matit. Turp turp turp për llumin.

3 VITE ME PARE

“Prek Cali, hero frymëzues për interesin kombëtar”, Meta nga Shkodra: Nuk votohet vetëm për Bashkitë, por për atdheun e lirinë

 
'14 Maji'/ Sherr mes demokratëve dhe socialistëve në
Meta nga Shkodra

SHKODËR- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Shkodra ka përcjellë një tjetër mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një mesazh në "Facebook", Meta thekson se në këto zgjedhje nuk votohet vetëm për Bashkitë, por për atdheun dhe lirinë.

“Prek Cali mbetet një hero frymëzues për mbrojtjen e interesit kombëtar në të gjitha kohërat.

Në 14 Maj nuk votohet vetëm për bashkitë, por mbi të gjitha për Atdheun dhe Lirinë”, shkruan Meta, bashkëngjitur mesazhit në rrjetin social. /Dosja.al

fushata 2023 sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë