LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gati PLANI i Sunak, emigrantët që kapen do dëbohen: Po jep rezultat. I përgjigjet Rama: Propagandë!

• Kur gjithçka u duk se u "vu në vijë", sërish ka probleme lidhur me çështjen e emigrantëve shqiptarë në Angli. • Sot, kryeministri i Britanisë së Madhe , Rishi Sunak tha të hënën se plani i tij për të ndaluar migracionin e paligjshëm po jep rezultate. • Sunak tha se pas marrëveshjes me qeverinë shqiptare për të ndaluar emigracionin e paligjshëm, në gjashtë muajt e fundit, është bërë i mundur kthimi i 1800 migrantëve shqiptarë, ndërsa numri i atyre që përpiqen të hyjnë me anije në Britani ka rënë në mënyrë drastike. • Po ashtu, ai i bëri thirrje parlamentit britanik që të miratojë projekligjnin e ri për ndalimin e migracionit të paligjshëm. • Përgjigjia i erdhi nga kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat britanike. • Edi Rama për prestigjiozen ‘Telegraph’, akuzoi qeverinë britanike për propagandë politike. Sipas tij, është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike, madje shtoi se përdorimi i shqiptarëve si "kokë turku", është diçka e ulët. • Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë kundërpërgjigje nga Sunak. • Aktualisht një ekip prej 400 punonjësish është ngritur për të shqyrtuar në kohë 17,000 kërkesa për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të refuzohen. • Ndërkohë që një projektligj pritet që të kalojë në Parlament. • Sipas projektligjit çdo emigranti që hyn në mënyrë të paligjshme në Britani i ndalohet të kërkojë azil dhe autoriteteve u jepet e drejta që t'i ndalojnë dhe t'i dëbojnë. Pasi të dëbohen atyre nuk do t’u lejohet më kurrë që të shkelin në Britani. • Qeveria britanike thotë se projektligji do të frenojë përpjekjet e dhjetra mijëra njerëzve për të kaluar kanalin e La Mashnit me varka të vogla me shpresën se do të hyjnë në Britani. • Por kriktikët nuk e kanë pritur mirë, madje e kanë cilësuar paketën ligjore të qeverisë britanike të pazbatueshme, ndërsa ka patur gjithashtu akuza se është në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nga 'i ulët' tek 'e vlerësoj'! Kontradikta e Ramës në mediat britanike për Rishi Sunak

Gati PLANI i Sunak, emigrantët që kapen do dëbohen: Po jep
Rishi Sunak, Edi Rama

BRITANI E MADHE- Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për qëndrimin e Britanisë ndaj emigrantëve shqiptarë kanë ndryshuar pa kaluar 24 orë. 

Këto deklarata, të bëra në mediat e huaja e tepër prestigjoze, janë bërë në një hark kohor shumë të shkurtër. Fillimisht, gazeta ‘Telegraph’ publikoi një shkrim ku Rama kritikonte kryeministrin britanik, për taktikat e tij me ‘shije të hidhur’ lidhur me goditjen që po u bën emigrantëve që vijnë me gomone. 

“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe me shije të keqe përdorimi i një drame për përfitime politike. Më pak se 2 përqind e totalit të mbërritjeve në Mbretërinë e Bashkuar ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është diçka shumë e ulët."

E më pas, si për habi, pa kaluar as 6 orë, Rama shfaqet si protagonist në një shkrim tjetër duke lavdëruar Sunak. 'Rama e vlerëson për shmangien e politikave 'të çmendura' të migracionit'- shkruhet në artikullin e 'Financial Times'.

“Lideri shqiptar ka lavdëruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak për mënyrën se si e ka trajtuar emigrimin përmes kanalit me anë të një bashkëpunimi praktik në vend që të shpenzojë para për ‘gjera të çmendura që nuk funksionojnë kurrë’ si paraardhësit e tij"

Rama tha për 'FT' se rënia e numrit të emigrantëve që përdorin së fundmi gomonet për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ishte e lidhur drejtpërdrejt me një grup pune të përbashkët policor, të cilin ai pa sukses ua kërkoi tre kryeministrave të mëparshëm britanikë. 

Rama tha se ndryshimi në politikën britanike erdhi pasi ai vizitoi Londrën dhe u takua me Sunak në mars. “Sunak e bëri këtë gjë dhe e bëri në pak javë,” tha Rama për 'FT'.

Tani, cilës deklaratë të Ramës t'i besojmë? Asaj të mëngjesit apo të mbasdites?

3 VITE ME PARE

"Do dëboheni po erdhët"/ Kontrabandistët shqiptarë "tallen" me autoritetet britanike: Askush nuk iu kthen, paguani 3000 paund!

Gati PLANI i Sunak, emigrantët që kapen do dëbohen: Po jep
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Kontrabandistët shqiptarë po tallen me qasjen e butë të Britanisë ndaj emigrantëve në reklamat që promovojnë "shërbimet" e tyre. Home Office javën e kaluar nisi një fushatë të re në Shqipëri, duke paralajmëruar emigrantët se do të kapeshin dhe do të ktheheshin në Shqipëri.

Gati PLANI i Sunak, emigrantët që kapen do dëbohen: Po jep

Por "gangsterët", të cilët kërkojnë deri në 3,500 £ për kalimet e rrezikshme të Kanalit, i janë kundërpërgjigjur me reklamat e tyre në TikTok, pretendimeve të qeverisë britanike. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, shqiptarët shkruajnë: Kalimi këtë fundjavë. 3000 £ nga Franca në Angli. Askush nuk do t'ju kthejë në Shqipëri.

Reklamat e tjera sugjerojnë se ata që bëjnë udhëtimin do të kalonin vetëm 'një ditë në paraburgim'.

Hulumtimi nga Observatori i Migracionit i Universitetit të Oksfordit zbuloi se shumica e të liruarve nga ambientet e paraburgimit u mbajtën për më pak se 29 ditë, me vetëm 13 për qind që qëndruan më gjatë.

Projektligji i Migracionit Ilegal, i cili është duke u shqyrtuar në Dhomën e ka për qëllim që të deportojë menjëherë emigrantët ilegalë pasi të mbërrijnë në Angli.

3 VITE ME PARE

Rama kritikon Sunak në "Telegraph", akuzon Qeverinë britanike për propagandë: Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët, e ulët!

Gati PLANI i Sunak, emigrantët që kapen do dëbohen: Po jep
Edi Rama

BRITANI E MADHE- Kryeministri shqiptar ka kritikuar Rishi Sunak për taktikat “e këqija” lidhur me goditjen e tij ndaj emigrantëve me varka të vogla. Sipas Telegraph, Edi Rama akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se "shton dramën" mbi emigrantët shqiptarë, kur ata përbëjnë vetëm dy për qind të mbërritjeve të anijeve të vogla në Channel.

Komentet e tij vijnë pasi kryeministri pritet të pretendojë në një fjalim se plani i tij për të ndaluar anijet që kalojnë Kanalin ka nisur të funksionojë. Në një përditësim mbi ecurinë e premtimit të tij për të ndaluar anijet, Sunak përmendi  një rënie të mprehtë të numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin si dëshmi se një qëndrim i ashpër ndaj dëbimeve do të pengojë emigrantët e paligjshëm.

Shifrat janë ulur nga rreth 30 përqind e ardhjeve të Channel vitin e kaluar në një ose dy përqind në katër muajt e parë të këtij viti.

Megjithatë, Rama tha: Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe shije e keqe të tjerr një dramë për përfitime politike. Më pak se dy për qind e totalit të mbërritjeve në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët.

Kryeministri shqiptar nuk ka ngurruar të kritikojë ministrat kur ata flasin kundër shqiptarëve, duke akuzuar më parë Suella Braverman, Sekretaren e Brendshme, për komente “të turpshme” për veçimin dhe targetimin e shqiptarëve. Sipas Ramës, komentet e saj vitin e kaluar për të ashtuquajturit "kriminelët shqiptarë" që kalojnë Kanalin me varka të vogla, mund të konsiderohen gjithashtu krim.

Mijëra shqiptarë janë duke u gjurmuar dhe vënë në shënjestër nga oficerët e zbatimit të imigracionit të Home Office për dëbim nga Britania e Madhe. Një ekip prej 400 personash punonjësish të çështjeve është ngritur për të gjurmuar shpejt një numër të madh prej 17,000 kërkesash për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të sjellë dëbimin e tyre.

Ministrat besojnë se qasja e re dhe marrëveshjet e reja të deportimit me Shqipërinë kanë depërtuar përsëri tek emigrantët e mundshëm nga vendi ynë./Telegraph

3 VITE ME PARE

Kryeministri britanik, Rishi Sunak: 1800 shqiptarë të dëbuar që nga marrëveshja me Shqipërinë

Gati PLANI i Sunak, emigrantët që kapen do dëbohen: Po jep
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Rishi Sunak në një komunikim për mediat ka thënë se rreth 1800 shqiptarë janë dëbuar nga marrëveshja me Shqipërinë.

” Marrëveshja e kthimit me Shqipërinë ka çuar në kthimin e 1,800 personave dhe kishte një efekt parandalues, me numrin e njerëzve që mbërrinin nga ai vend me “pothuajse 90%. Para se të nisja planin tim në dhjetor, numri i hyrjeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me gomone katërfishuar në dy vjet. Disa thanë se ky problem ishte i pazgjidhshëm. Ata kishin humbur besimin te politikanët për të bërë diçka për këtë. Dhe sigurisht, ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Por në pesë muajt që kur nisa planin, kalimet tani janë ulur me 20%, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është hera e parë që nga fillimi i këtij problemi që mbërritjet midis janarit dhe majit kanë rënë në krahasim me një vit më parë.”-ka thënë ai.

edi rama rishi sunak shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj