Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion është shtyrë për në 17 korrik seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen "Gërdeci". • Shkaku i shtyrjes së seancës ishte kërkesa e ekspertëve të thirrrur për të dëshmuar, të cilët kërkuan më shumë kohë që të njihen me aktin financiar. • Pesë ekspertët e thirrur sot për të dëshmuar ishin Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat. • Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. • Në sallën e gjyqit ka pasur edhe debate mes avokatit të Mediut, Ardian Visha për marrjen në pyetje të ekspertit me gjyqtaren Irena Gjoka. • Visha është shprehur se nuk e ndalojnë dot për procedurën, që t'i drejtojë pyetje ekspertit të thirrur në gjyq.• Në një moment debati është zhvilluar edhe mes prokurorit të SPAK, Arben Kraja dhe avokatit Ardian Visha. • Ky i fundit i kërkoi prokurorit që të mos bëjë ngritje provokuese. • Gjithashtu edhe ish-ministri Mediu iu ka drejtuar pyetje ekspertëve të sipërpërmendur: Në vlerësim të aktit të ekspertimit kam disa pyetje. A mund të na thoni se cilat janë përgjegjësitë ekonomiko financiare të ministrit? Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit? Dua të di çfarë dëmi ekonomik ka bërë ministri sipas ekspertëve? • Pas pyetjeve nga ish-ministri ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho, i cili ka thënë se pyetjet duhet të jetë me specifike, që edhe ekspertët mos konfuzohen. • Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen "Gërdeci", tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. • Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. • Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen "Gërdeci", nuk kanë munguar edhe debatet dhe përplasjet.
Avokati i ish-ministrit Mediu, Ardian Visha, është përplasur verbalisht me avokatin e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlia. Pas debatit, gjyqtarja Irena Gjoka ka urdhëruar daljen nga salla të avokatit Ardian Visha.
Pjesë nga debati
Matlia: Ne nuk kemi pyetje për këtë pjesë, është pjesa me distante për interesat tona. Gjykata duhet të orientoje me mirë palët, mos të këtë përplasje.
Visha: Leksion është ky? Ça është ky muhabet ? Ky na jep leksion ne se si gjykohet?
Matlia: Ruaj qetësinë. Kemi dëgjuar 4 orë e lagu se lagu.
Visha: Nuk ka të drejte ai të sugjerojë si bëhet procesi. Nuk kam dëshire të dëgjoj.
Gjoka: Urdhërohet Ardian Visha te dale nga salla.
Pas daljes nga gjykata avokati Ardian Visha
Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha, tha se akt-ekspertizat kanë një sërë shkeljesh. Sipas tij se në 80 përqind të pyetjeve të bërë nga pala mbrojtëse, gjykata ndërhynte, që të mos bëheshin këto pyetje. Vishaj u shpreh për gazetarët se ndryshe ndodhte me Prokurorinë, pasi sa herë që organi i akuzës pyeste, gjykata menjëherë përgjigjej.
"Mbi aktet dhe ekspertizat ne kemi pyetje, sesi ekspertët janë emëruar, e na na intereson se cili ekspert ka shkruar këtë pjesë të aktit dhe duam të shprehim kritikat tona për aktet, pasi ka një sërë shkeljesh. Në pyetjet tona, gjykata ndërhynte për t’i ndaluar. Ndërsa, sa herë që ndërhynte Prokuroria, gjykata dëgjonte. Standardi i dyfishtë i drejtësisë është padyshim për revoltë, sepse nuk ndihmon të vërtetën e gjësë. Të paktën ajo që është e drejtë e jona, të realizohet.", tha avokati.
TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga gjykata. Mediu u shpreh se e gjithë procesi gjyqësor ndaj tij është kthyer në situatë asbsurdi.
Ish-ministri e cilësoi procesin si inkuizitor ku tha se gjëta po merren të mirëqena pa u përballur me faktet e shkruara për lidhjet dhe përgjegjësitë e ministrit me dëmin ekonomik. Mediu tha gjithashtu se ka kërkuar të bëhet një akt ekspertimi i ri meqë ka kaluar shumë kohë.
Mediu: Ato që ngrihen si pretendime shkojnë deri në absurditet. Na u tha që duhet të paraqesim pyetjet nesër me shkrim. Porcesi e kërkon që ne të bëjme debat me dëshmitarët e thirrur dhe ekspertët. Ky tashmë nuk është një debat por një proces inkuizitor, i cili synon t'i marrë gjërat si të mirëqena, pa pyetur pa bërë debatin gjyqësor dhe kështu me radhë. Pra për tu vendosur përballë disa fakteve të shkruara që nuk kanë asnjë lidhje me përgjegjësinë e ministrit. E gjitha kjo është një situatë absurdi dhe në këtë situatë absurdi duhet bërë kujdes edhe nga gjykata dhe prokurorët që ne të fitojmë kohën e nevojshme që të kemi proces korrek dhe jo proces sa për të kaluar radhën. Është pa sens e gjithë kjo. Le të bëhet një akt eskpertimi i ri meqenëse ka kaluar kohë. Një aktekspertimi që të vërtetojë përgjegjësitë që ka ministri në dëmin ekonomik që është shkaktuar.
Shkaku i shtyrjes së seancës për në 17 korrik, ora 09:00, ishte kërkesa e ekspertëve të thirrrur për të dëshmuar, të cilët kërkuan më shumë kohë që të njihen me aktin financiar. Pesë ekspertët e thirrur sot për të dëshmuar ishin Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat. Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve.
TIRANË- Gjykata e Poisaçme ka vendosur shtyrjen e seancë ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen "Gërdeci". Shkaku i shtyrjes së seancës ishte kërkesa e ekspertëve të thirrrur për të dëshmuar, të cilët kërkuan më shumë kohë që të njihen me aktin financiar.
Pesë ekspertët e thirrur sot për të dëshmuar ishin Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat.
Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve.
“Gjykata çmon se për shkak se akti i ekspertimit është voluminoz dhe fakti që është përpiluar nga 5 ekspertë si dhe kohen e gjatë që ka kaluar që ne 2008, u lë kohën ekspertëve që të konsultohen për shënimet dhe dokumentet e tjera. Gjykata vendosi që të procedojë me depozitimin e pyetjeve me shkrim nga palët dhe pastaj me paraqitjen e tyre po me shkrim pas konduktimit, ne kushtet kur kemi të bëjmë me grup ekspertësh, pasi përgjigja kërkon një konsultim të përbashkët me grupin e ekspertëve. Sa më sipër, gjykata vendosi qe të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. Ftohen palët të paraqesin pyetjet me shkrim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

TIRANË- Në seancë gjyqësore që po zhvillohet në GJKKO janë thirrur edhe 5 ekspertë që do t'i përgjigjen pyetjeve të avokatë mbrojtës të ish-ministrit lidhur me aktekspertimin ekonomiko financiar.
Në sallën e gjyqit edhe Mediu iu ka drejtuar pyetje ekspertëve të sipërpërmendur.
“Në vlerësim të aktit të ekspertimit kam disa pyetje. A mund të na thoni se cilat janë përgjegjësitë ekonomiko financiare të ministrit? Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit? Dua të di çfarë dëmi ekonomik ka bërë ministri sipas ekspertëve?”, kanë qenë pyetjet e Mediut për ekspertët.
Pas kësaj pyetjeje ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho: Kjo pyetje duhet të jetë me specifike, që edhe ekspertët mos konfuzohen.
“E kemi të vështirë të përgjigjemi për një material që ka më shumë se 500 faqe. Ne duam të na jepet mundësia të kemi kohë për të dhënë përgjigje”, janë shprehur ekspertët.
Pesë ekspertët e thirrur janë Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat.
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion po zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen "Gërdeci".
Sipas raportimeve, në sallën e gjyqit ka pasur debate mes avokatit të Mediut, Ardian Visha për marrjen në pyetje të ekspertit me gjyqtaren Irena Gjoka. Visha është shprehur se nuk e ndalojnë dot për procedurën, që t'i drejtojë pyetje ekspertit të thirrur në gjyq.
Në një moment debati është zhvilluar edhe mes prokurorit të SPAK, Arben Kraja dhe avokatit Ardian Visha. Ky i fundit i kërkoi që të mos bëjë ngritje provokuese.
DEBATI I PLOTË NË SEANCË GJYQËSORE:
Avokati Ardian Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?
Eksperti; Jo nuk kemi.
Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?
Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.
Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?
Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.
Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?
Irena Gjoka-ekspertit- Nuk do përgjigjesh.
Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.
Debat mes Vishës dhe Arben Krajës: Ti mos bëj ngritje provokuese fare.
Visha: Jeni ekspert i licencuar?
Eksperti: Jo.
Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.
Visha: Po prokurori?
Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.
Visha: Me gjithë dashurën e madhe për ju dhe respektin, nuk ju lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu.
Visha: Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?
Eksperti: në ministrinë e financave.
Visha: SA kohë keni punuar për te bëre aktin?
EKsperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.
Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe:
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Ejsperti: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.
Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkuar aktin?
Eksperti: Të gjithë bashkë.
Visha: Si e ndaji punën?
Eksperti: Te gjithë bashkë.
Visha: Kush e ka shkuar?
Eksperti; të pestë bashkë.
Visha: Për pjesën ushtarake çfarë keni shkruar ju?
Eksperti- Unë nuk merrem me pjesën ushtarake.
Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.
Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrejmë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri bashkë me dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha.
Gjithashtu 5 ekspertët Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Cela, Mondi Hoxha që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia. Po ashtu dhe dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja.
Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen "Gërdeci", tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.