LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Goditet trafiku i emigrantëve/ Mes të arrestuarve 4 policë, Rrumbullaku: Bizneset iu siguronin kontrata fiktive pune për 5000 euro, çfarë u sekuestrua

• Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe SPAK për evidentimin dhe ndalimin e personave që ndihmojnë në kalimin e paligjshëm të kufirit apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal. • Hetimet e nisura prej 1 viti kanë zbuluar aktivitetet e të paktën 5 subjekteve tregtare që siguronin kontrata fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen për aplikime për vizë deri në mbërritjen në Rinas për 5 mijë euro. • Si rezultat janë lëshuar urdhër-arreste për 26 persona mes tyre edhe punonjës policie. • Katër efektivët e përfshirë janë: Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha. • Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 13 automjete, 50 telefonë, 3 pistoletë, 1 çifte, 50 fishekë dhe 4 laptopë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 1 milionë euro cash.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Nuk bashkëpunojmë dot me Policinë e Shtetit"/ Rrumbullaku kunja Dumanit: Prokurori kontrollon hetimin jo ne

Goditet trafiku i emigrantëve/ Mes të arrestuarve 4 policë,
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është pyetur në lidhje me deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumanit për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit. Në një konferencë për mediat, Rrumbullaku ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit kanë shumë marrëdhënie të mira. Por ndërkohë që ka hedhur kunja mbi Dumanin, duke i thënë se është prokurori ai që kontrollon hetimin dhe jo ata.   

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Pak ditë më parë SPAK ka hasur vështirësi në hetimin e krimit të organizuar pasi ka funksionarë të lartë të shtetit të implikuar, ju ka vënë në dijen Dumani për këtë?

Rrumbullaku: Policia dhe SPAK kanë marrëdhëniet me të mira të besueshmërisë reciproke për hetimin e të gjitha problematikave që lidhjen me krimin e organizuar. Prokurori kontrollon hetimin dhe e delegon atë.

Pyetje: Në lidhje me operacionin në fjalë, AMP dhe Prokuroria e Tiranës kishin nisur prej kohësh hetimet për 4 efektivët e arrestuar. Ndërkohë paralelisht ishte edhe Prokuroria e Posaçme që kishte në duart e tyre të njëjtën dosje, për të njëjtin grup kriminal? A ka AMP, Policia e Shtetit dhe SPAK indice për emrat ë tjerë të përfshirë në këtë skenë?

Rrumbullaku: Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë në raport me hetimet që ndjek Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokuroria e Posaçme nuk ka përplasje të hetimeve. I jap të drejtë Prokurorisë dhe AMP të vijojë hetimin dhe sigurimin e provave nëse ka elementë dhe individë të tjerë të përfshirë. Por unë nuk kam dijeni për një hetim të tillë.

2 VITE ME PARE

Operacion kundër trafikut të klandestinëve/ Zbardhen detaje: Bizneset në Shqipëri u siguronin kontrata fiktive për 5 mijë euro, çfarë u sekuestrua

Goditet trafiku i emigrantëve/ Mes të arrestuarve 4 policë,
muhamet rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shteti, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje lidhur me operacionin e përbashkët me SPAK kundër trafikimit të klandestinëve.

Rrumbullaku tha se hetimi ka zbuluar aktivitetet e të paktën 5 subjekteve tregtare që siguronin kontrata fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen për aplikime për vizë deri në mbërritjen në Rinas për 5 mijë euro.

Ai tregoi se u identifikuan 26 persona të përfshirë, mes tyre edhe efektivë të policisë. 

“Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar me drejtorinë për hetimet për krimin e organizuar për shtetas dhe subjekte që siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme për të mbëritur në vendin tonë që të vijonin në drejtim të vendeve të BE. Hetimi zbuloi aktivitetet e të paktën 5 subjekteve tregtare që siguronin kontrata fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen për aplikime për vizë deri në mbërritjen në Rinas për 5 mijë euro. U identifikuan 26 persona të përfshirë, me punonjës të policisë të përfshirë.”, u shpreh Rrumbullaku.

Ai bëri me dije se janë sekuestruar 13 automjete, 50 telefonë, 3 pistoletë, 1 çifte, 50 fishekë dhe 4 laptopë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 1 milionë euro cash.

“Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë gjetur dhe sekuestruar 13 automjete, 50 telefona, 3 pistoleta, një cifte, 4 laptopë, 400 mijë euro, 700 mijë dollarë amerikanë dhe dhjetëra dokumente të sekuestruara. Në total, rreth 1 milionë euro cash. Hetimi i policisë nën drejtimin e SPAK, ku u vunë nën hetim përvec individë të ndryshëm dhe punonjës, hetimi i shërbeu edhe nismës së policisë edhe për vetëpastrimin e policisë. Në hetimin 1 vjecar të këtij procesimi u angazhuam 380 punonjës policie”, tha Rrumbullaku.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Operacioni i SPAK, Piranjat nxjerrin dëshmitë ekskluzive dhe përgjimet e zyrtarëve policorë

Goditet trafiku i emigrantëve/ Mes të arrestuarve 4 policë,
Polici

TIRANË- Detaje të reja do zbulohen ditën e sotme në lidhje me operacionin e realizuar sot nga SPAK. Sot në orën 20:44, ekskluzivisht nga Piranjat Show në Syri TV, mund të ndiqni intervista ekskluzive dhe përgjime në lidhje me operacionin e realizuar sot nga SPAK.

Në këtë operacion, zyrtarë policie janë arrestuar si të dyshuar në përfshirje në një rrjet të gjërë të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Na ndiqni!

 
2 VITE ME PARE

Operacion kundër trafikut të klandestinëve/ Zbardhen emrat e efektivëve të përfshirë, u mbajtën në vëzhgim nga AMP

Goditet trafiku i emigrantëve/ Mes të arrestuarve 4 policë,
foto ilustruese

TIRANË- Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, iniciuar nga policia e shtetit për evidentimin dhe ndalimin e personave që ndihmojnë në kalimin e paligjshëm të kufirit apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

Mësohet se janë lëshuar disa urdhër arreste për disa persona, e mes tyre ka edhe punonjës policie. Katër efektivët e përfshirë janë: Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha dhe Ermal Hoxha. Hetimet kanë nisur prej 1 viti paralelisht nga AMP dhe SPAK.

2 VITE ME PARE

Operacion mbarëkombëtar/ Lëshohen disa urdhër-arreste, mes tyre edhe efektivë policie

Goditet trafiku i emigrantëve/ Mes të arrestuarve 4 policë,
policia e shtetit

TIRANË- Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, iniciuar nga Policia e Shtetit për evidentimin dhe ndalimin e personave që ndihmojnë në kalimin e paligjshëm të kufirit apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

Mësohet se janë lëshuar disa urdhër arreste për disa persona, e mes tyre ka edhe punonjës policie. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri Taulant Balla, i cili e pohoi gjatë një deklarate për gazetarët.

Priten informacione të mëtejshme mbi operacionin.

policia e shtetit muahmet rrumbullaku spak

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër