Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• IKMT ka nisur shembjen e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Fadromat e IKMT-së kanë nisur ta shembin, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do të vendoste sot. Banorët janë zgjuar pa gshirë ende dhë kanë dalë poshtë pallatit të rrethuar nga dhjetëra efektivë policie. • Në prononcime për mediat, ata shprehen se nuk kanë pasur mundësi që të futen më në pallat, as për të marrë sendet personale që kishin. • Dhe duke qenë se prishja kishte nisur, Gjykata nuk ka dalë me vendim. Në një reagim të bërë me dije nga gazetarja Klodiana Lala, Gjykata mësohet të ketë theksuar se nuk u është dhënë koha e mjaftueshme për të dalë me një vendim, ndaj nuk mund të shprehen. • Prej ditësh banorët kanë jetuar në shtëpitë e tyre pa ujë dhe pa energji elektrike. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. • Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Toranë, Erion Veliaj për këtë shembje. Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se qindra policë janë mbledhur për të mbrojtur paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Familjet e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë kanë mbetur rrugëve pasi pallati në të cilin jetonin prej shumë vitesh u shemb. Banorët deklaruan për 'Syri Tv' se i kanë dokumentet e apartamentit ku kanë jetuar prej vitesh, por nuk janë kompensuar me asgjë nga bashkia ndërkohë që i kanë detyruar të dalin jashtë. Një e moshuar, ka treguar se e ka shumë të vështirë që të gjejë një shtëpi me qira për të jetuar.
BISEDA:
“Ku do të jetoni tani?”
E moshuara: Kështu…Rrugëve.
“A keni ndonjë të afërm?”
E moshuara: Nuk kam nevojë për to, unë kam kërkuar të vijë ai zagari Erion Veliaj, të na ballafaqojë, të na shohë, të na çojë. “Merrni me qira” thotë. Ku të gjejmë qera, ne?! ku ka shtëpi me qera?!
“Kur ka qënë dita e fundit që keni jetuar në apartamentin, në pallatin që u shemb?”
E moshuara: Dje dolëm. Ca gjëra brenda janë, disa janë jashtë atje, poshtë në oborr.
Një zotëri tregoi: "Kemi 30 vjet që jetojmë aty. I disponojmë të gjitha dokumentet të rregullta."
“Kur ra tërmeti para tre vjetësh, çfarë marrëdhëniesh keni pasur me bashkinë, me pushtetin vendor?”
Zotëria: Asnjë lloj marrëdhënieje. As më kanë ardhur, asgjë nuk kemi marrë. Kanë ardhur aty, kanë parë dhe kanë ikur.
Një fqinjë shpjegoi: “Më thanë mua, janë të banueshëm. Është pallat i banueshëm! Për kompensimin e pronës nuk kam marrë asgjë. Tek bashkia kam shkuar dhe më kanë thënë: “Zonjë, është pallat i banueshëm! Dhe nuk kërkova asnjë gjë. Na thanë për bonus…Bonus nuk na dhanë fare.”
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shembjen e pallatit nr 4 te lagjia 'Myslym Keta' në Tiranë. Ai u shpreh se nuk arrin të kuptojë rezistencën e banorëve që jetojnë në një pallat me rrezikshmëri shembje. Rama shton se pallati dallohej që ishte i pabanueshëm e se me një goditje matrapiku shembej në tokë.
'Dua të nënvizoj dhe një herë, shpesh herë serviren në pasqyrat e gjysëm të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur. Po ju them se të gjitha janë gënjeshtra. Nuk ka një familje të vetme, të gjitha janë gënjshtra, që të jetë dëmtuar e të mos u jetë dhënë bonusi i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga cadra, keni parë disa prej tyre, që janë në cadër, është e drejta e tyre, kanë bagëtitë aty, kanë tokën aty pranë, puna e tyre ne nuk i detyrojmë, ama numri i atyre që kanë qëndruar në çadra kanë qënë minimal.
E njëjta gjë dhe për ata që bëjnë ca rezistenca që nuk arrij ti kuptoj. Si mund të jetojnë në atë pallatin që u shemb këto ditë, cfarë njerëzish janë ata që u dalin në mbrojtje. Ai pallat bën muu që është i rrezikshëm, me një goditje matrapiku binte 2 kate përnjëherë. Atyre u është thënë se do marrin apartamentet e reja. '- tha Rama.
TIRANË- Shembjen e pallatit numër 4 në rrugën 'Myslym Keta' në Tiranë, avokati Dorian Matlija e konsideron vepër penale. Duke folur në një lidhje telefonike me gazetaren e 'Syri.tv', Armela Ferko, avokati tha se territori ku ishte pallati në të cilin jetonin 90 familje, do të përdoret për të ndërtuar pallate të tjera. Sipas tij, qeveria justifikohet me tërmetin e 2019-ës, për ndërtimet e pallateve të reja.
'Prishja e pallatit nisi pa u bërë seanca. Kemi të bëjmë me një vepër penale. Afër këtij pallati ishte një tjetër që u mor vendimi për të mos u prishur.
Jo vetëm bonuset e qerasë janë dhënë, po është prishur një pallat që do paguhet nga shteti, ashtu si ndodhi me resortin në Golem. Qeveria jep grante, bonuese, e në fund, territori do i jepet një subjekti privat për të ndërtuar diçka private aty, tërmeti zëre se u dha një shans qeverisë për të justifikuar ndërtimin e pallateve të reja. '- deklaroi ndër të tjera avokati.
Shembja e pallatit nr.4 në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë, nisi mëngjesin e sotëm. Fadromat e IKMT-së e shembën, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do e merrte vendimin sot. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit./ Dosja.al
TIRANË- Një nga dokumentet për shembjen e pallatit numër 4 te rruga 'Myslym Keta' rezulton të jetë e falsifikuar. Banorët e këtij pallati, paraqitën në emisionin 'FOL', prova se dokumenti është falsifikuar qëllimisht për t'i hapur rrugën shembjes.
Sipas banorëve, akt ekspertiza e parë mban datën 27 nëntor 2019, një dite pas termetit që la pas 51 viktima. Sipas dokumentit të përpiluar nga dy inxhinierë dhe të firmosur nga ish-drejtori i ndjerë Agron Hysenlliu, pallati në fjale rezulton me dëmtime serioze dhe i pabanueshëm. Dokumenti i dalë në dritë pas vdekjes së ish drejtorit ngjall dyshime të forta pasi në atë ditë asnjë nga banorët nuk ka hasur apo takuar ndonjë ekspert që të vijë dhe të bëjë kontrolle.
Ekspertët në atë kohë nuk ishin në Tiranë, pasi të gjithë kishin fokusin në Thumanë, Durrës, Krujë, Laç, Kavajë, aty ku kishte me qindra pallate që duheshin inspektuar me urgjencë për shkak të dëmtimeve të mëdha që morën pas tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas banorëve, Hysenlliu është i vetmi ekspert zyrtar shqiptar që ka kryer ekspertizë në pallatin në fjalë. Banorët kanë bërë të ditur se pallati është inspektuar nga ekspertë bullgare dhe nga profesoresha Luljeta Bozo të cilët e kanë klasifikuar po njësoj objektin të banueshem me dëme të lehta dhe mesatare, dhe pa rrezik.
Më pas, Bashkia Tiranë kërkon ekspertizë të thelluar nga një kompani private, ekspertët e së cilës sipas banorëve nuk jane parë të inspektojnë objektin.
Kjo "ekspertize e thelluar" e realizuar ngs INFRATECH, Filjana Veizaj, që mban datën 16.07.2020, (8 muaj pas termetit) e kërkuar me insistim dhe e paguar nga bashkia Tiranë strumbullari i vendimit të mëparshëm të Këshillit Bashkiak Tirane dt 01.03.2022 për shembjen e pallatit. Kompania private INFRATECH e vlerëson ndërtimin 5 katesh në rrezik e të pabanueshem duke marrë si kriter sigurie eurokodin 8.
Ekspertiza e thelluar e nxjerr koston e riparimit me te madhe se koston e ndertimit nga e para në një kohe që përmend si dëmtim të pallatit probleme në murature duke mos analizuar si fakt qe pallati ka si strukture kryesore mbajtese kollona dhe arkitrare dhe jo muret pasi është i ndertuar ne vitet 1990-1992 me te njejtin kod ndertimi qe vijon te mbetet ne fuqi.
Ekspertizen e thelluar të bërë privatisht nga kompania INFRATECH, bashkia ia dërgon per koponence ish kreut të Institutit të Ndertimit Agron Hysenlliu i cili e kishte klasifikuar një here objektin DS.3. Në kohë rekord, vetëm dy ditë pas dërgimit vjen pergjigjia kontraverse që pallati përbën rrezik dhe duhet shembur. Pra si llogjik i bie që eksperti i njohur ka besuar me shume letrat e kompanise private sesa të vërtetës që sytë e tij kishin pare ne terren. Por në shkresën e firmosur nga Hysenlliu, pikerisht firma e të ndjerit që nuk ngjet fare me firmat e tjera të tij përfshire dhe ate mbi akt ekspertizen e 22 dhjetorit 2019.
Është pikërisht ndryshim i firmës mbi kete dokument të zbuluar me shumë mund nga banoret pas vdekjes së të ndjerit që i shtyn ata të mendojnë për falsifikim të qëllimshem të dokumentit për të favorizuar ndërtues të caktuar që prej kohesh lakmojne truallin e pallatit qe ndodhet fiks ngjitur me kryqëzimin e unazës së madhe dhe rruges së Arbrit ku ekzaktësisht para pallatit do të ndërtohet edhe nje rotondo e madhe.
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi ditën e sotme se pallati i dëmtuar nga tërmeti në rr. “Myslym Keta” është një nga ndërtesat që janë shpallur të pabanueshëm, kurse banorët janë përfitues të apartamenteve të reja te lagja “5 Maji”. Ai tha se politika po i dëmton banorët edhe në këtë rast, duke i joshur me protesta, pasi ata që kanë firmosur janë strehuar tashmë në apartamentet e reja.
“Në Tiranë janë prishur me dhjetëra pallate të dëmtuara nga tërmeti, sidomos në Njësitë 4 dhe 6, të cilat janë edhe dy zonat më të prekura. Nëse një institucion shtetëror, i cili quhet Instituti i Ndërtimit, ka dhënë verdiktin se ky pallat është i kategorisë DS5, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, edhe në Fushë Krujë, edhe në Thumanë dhe çdo zonë tjetër të prekur nga tërmeti, automatikisht është detyrim i pushtetit vendor të kryejë disa gjera: Së pari, të prishë ndërtesën, së dyti, t’i japë bonus qiraje banorëve, për të mos i lënë jashtë dhe së treti, t’u japë shtëpi të re. Vetëm pasi kanë marrë shtëpinë e re, banorëve që nuk kanë asnjë strehim tjetër, u ndërpritet bonusi i qirasë, për t’u futur në shtëpinë e re.
Ju kujtoj që, te zona e ‘5 Majit’ pjesa më e madhe e banorëve përfitues janë të këtij pallati në rr. “Myslym Keta”. Disa prej tyre pata mundësinë t’i vizitoj personalisht, janë akomoduar në shtëpitë e reja prej një viti. I besuan shtetit, qeverisë, i besuan bashkisë. Nuk u morën me politikë, nuk e politizuan çështjen, por menjëherë lidhën kontratën. Fillimisht për bonusin e qirasë dhe sapo apartamentet u bënë gati, u futën në shtëpitë e reja dhe sot po i gëzojnë. Viti i Ri do i gjejë në shtëpi më komode se ato që lanë. Unë besoj se kur iu besojmë autoriteteve, kur bashkëpunojmë që të kalojmë këto situata të vështira, ecim përpara. Nëse politizohet vaksina, nëse politizohet rindërtimi dhe nëse politizohet çdo gjë dhe për ideal të partisë njerëzit harrojnë idealin e familjes, ka shumë pak gjëra që mund të bëjë bashkia, përveçse të insistojë t’i ftojë dhe t’i riftojë”, tha Veliaj në një intervistë për Top Neës.
Ai shtoi se pallati që u shemb sot ka dalë jashtë funksionit që në vitin 2019.
“Thirrja për ata qytetarë të fundit, duke qenë se 90% e qytetarëve merr bonusin e qirasë, kanë filluar edhe apartamentet: ju lutem, paraqituni te njësia administrative. Është bashkia juaj, është qyteti juaj, është shteti juaj. Grupseksionet shkojnë dhe vijnë, partiçkat shkojnë dhe vijnë. Ju garantoj një gjë atyre qytetarëve: Një parti e ndarë në dy pjesë, që dogji shtëpinë e saj, nuk do rregullojë shtëpitë tuaja. Mund ta rregullojë vetëm një shtet, një qeveri dhe një bashki që e ka bërë këtë për qindra banorë dhe sigurisht do ta bëjë edhe për atë pjesë, pavarësisht faktit që u përdorën politikisht,” tha në fund Veliaj.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shembjet e blollkut të pallatave të 'Myslym Keta' që nisën mëngjesin e sotëm me ndërhyrjen e IKMT-së. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se ky vendim është një agresion i përsëritur në paligjshmërinë e plotë ndaj qytetarëve, teksa shton se ky rast është i përsëritur si ai i Teatrit Kombëtar, Astirit, Abregu i Lumit dhe 5 Maji. Sipas tij në këtë akt, ka gisht kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke akuzuar atë se po vijon të grabisë qytetarët, teksa këta të fundit janë hedhur në rrugë të madhe. Meta përfundon se, më 14 maj qytetarët do u japin të gjithë atyre që kanë gisht në këtë çështje ndëshkimin që meritojnë.
Postimi:
"Shembja e pallatit në Rr. "Myslym Keta" është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji. Natën dhe me dhunën e Policisë së "Rilindjes" qytetarëve ju rrëmbehet dhe ju shkatërrohet prona që të majmen klientët e "Rilindjes". Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij. 14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t'ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar", shkruan Meta.
Shembja e pallatit nr.4 në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë, nisi mëngjesin e sotëm. Fabromat e IKMT-së kanë nisur ta shembin, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do të vendoste sot. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit./ Dosja.al
TIRANË- Gjykata e Tiranës nuk ka pasur kohë të japë një vendim në lidhje me shembjen ose jo të pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Në një postim në Facvebook, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se Gjykata po shqyrtonte një kërkesë të banorëve për sigurim padie, pra për pezullim të prishjes. Por, pasi pallati u shemb, Gjykata, në reagimin e saj thekson se nuk shprehet dot me vendim, duke qenë se shembja kishte nisur.
“Gjykata Administrative nuk ka lejuar shembjen e pallatit nr.4 te Myslym Keta. Gjykata po shqyrtonte nje kerkese te banoreve per sigurim padie, pra per pezullim te prishjes. Por ende pa e thene gjykata fjalen e saj, rruspat nderhyne. Gjykata tha se nuk e pezullon dot me kur tashme ka nisur shembja. Pra gjykata nuk kishte folur ende, kur z.Veliaj dhe fadromat e Dallendyshes e hodhen ne toke ndertesen. Jemi mire dhe me mire do behemi. Mjerim. Kreu i ri i SPAK duhet te veproje,”- shkruan Klodiana Lala në postim.
IKMT ka zgjuar që pa gdhirë banorët dhe i ka nxjerrë jashtë në mënyrë që të nisë me shembjen. Prej ditësh banorët kanë jetuar në shtëpitë e tyre pa ujë dhe pa energji elektrike. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për shembjen e bllokut të pallateve te 'Myslym Keta'. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i opozitës akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e qeverisë Edi Rama, teksa shprehet se ajo që po bëjnë është një akt i turpshëm, pasi në prag të festave të fundvitit 90 familje me 250 fëmijë do të mbeten në mjerim.
"Edi Rama dhe Erion Velia janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë! Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra. Akt i shëmtuar sb", shkruan Sali Berisha.
Shembja e pallatit nr.4 në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë, nisi mëngjesin e sotëm. Fabromat e IKMT-së kanë nisur ta shembin, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do të vendoste sot. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit./ Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kandidati i PD-së për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Toranë, Erion Veliaj për shembjen e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Në një postim në Facebook, pas nisjes së shembjes së pallatit, Këlliçi shkruan se qindar policë janë mbledhur për të mbrojtur paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë.
“Për të prishur e shkatërruar, shteti zgjohet që pa gdhirë. Një batalion me qindra policë mbron paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë. Nuk duronin dot sa të shprehej gjykata. Zdromsit i hanë duart për pare,”- shkruan Këlliçi.
Shembja e pallatit ka nisur pa u shprehur gjykata. IKMT- ka zgjuar që pa gshirë banorët dhe i ka nxjerrë jashtë në mënyrë që të nisë me shembjen. Prej ditësh banorët kanë jetuar në shtëpitë e tyre pa ujë dhe pa energji elektrike. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.
TIRANË- Ka nisur shembja e pallatit nr.4 në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë. Fabromat e IKMT-së kanë nisur ta shembin, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do të vendoste sot. Banorët janë zgjuar pa gshirë ende dhë kanë dalë poshtë pallatit të rrethuar nga dhjetëra efektivë policie.
Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.
I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit.
TIRANË- Policia e Shtetit ka rrethuar pallatin nr.4 tek rruga ",Myslym Keta, i cili pritet të prishet ditën e sotme, pas ditëve të tëra përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve.
Prej ditësh banorëve u është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, por ata nuk janë dorëzuar e vijojnë të qëndrojnë brenda banesave të tyre.
Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit e se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Ata kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.
I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit.