Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Irani po lëshon kërcënime të reja kundër SHBA-së, duke e kërcënuar se nuk ka shumë kohë për t'i shpëtuar moçalit që hapën vetë. • Kjo deklaratë i hedh benzinë zjarrit në një moment kritik për fatin e negociatave të mundshme midis Teheranit dhe Uashingtonit, të cilat Trump i njoftoi shpejt. • Në të njëjtën kohë, një raport i WSJ po shkakton sensacion, duke pretenduar se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë gati të shkojnë në luftë, ndërsa sulmet e ndërsjella nga SHBA-ja, Izraeli dhe Irani vazhdojnë me intensitet të pandërprerë. • Konkretisht, një oficer i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC) deklaroi se Irani do të “paralizonte” SHBA-në dhe do të “mbyste” anijet e saj nëse vendi sulmon infrastrukturën iraniane, siç ka kërcënuar më parë Trump.
11 artikuj për këtë temë.
IZREAL- Ushtria izraelite vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t'i dhënë fund luftës. Zëdhënësi izraelit, Efi Deffrin tha se vendi po vepron në bazë të një plani solid.
"Për sa i përket njërës apo tjetrës marrëveshje, ne aktualisht po veprojmë në bazë të një plani solid", tha zëdhënësi Efi Deffrin në një konferencë shtypi televizive.
Zëdhënësi po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me përpjekjet për të nisur një proces diplomatik të aftë për t'i dhënë fund luftës që ka tronditur Lindjen e Mesme që nga 28 shkurti. Mediat shkruajnë se në lidhje me këtë, ai tha se Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të eliminuar kërcënimet ekzistenciale.
"Ne po veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë, po veprojmë edhe tani për të intensifikuar sulmet dhe për të eliminuar kërcënimet ekzistenciale dhe ne po godasim Iranin dhe Libanin në të njëjtën kohë", shtoi ai./Dosja.al
SHBA- Qeveria e Donald Trump i ka përcjellë Teheranit një paketë kushtesh për t'i dhënë fund konfliktit, me planin që përfshin një sërë kërkesash. Qeveria amerikane ka formuluar gjithsej 15 kushte për Irani si bazë për përfundimin e luftës, por njëra prej tyre ende nuk është zbardhur.
Megjithatë, mediat e huaja shkruajnë se ekziston shqetësimi në Jerusalem se Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij po kërkojnë një arritje të shpejtë të një marrëveshjeje me Iranin, në vend që ta bëjnë pajtueshmërinë e plotë të këtyre kërkesave një kusht përpara përfundimit të armiqësive.
Sipas tre burimeve të njohura me detajet, bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit, përfshirë Jared Kushner dhe Steve ëhitkov, kanë formuluar një proces që parashikon shpalljen e një armëpushimi njëmujor, gjatë të cilit të dy palët do të negociojnë një marrëveshje prej 15 pikash, sipas linjave të marrëveshjeve të mëparshme të ndërmjetësuara nga administrata Trump në Gaza dhe Liban.
Donald Trump tha dje se është arritur konvergjencë e konsiderueshme në shumë çështje të një marrëveshjeje të mundshme, në kontekstin e negociatave indirekte me një aktor kyç në Iran. Sipas mediave, skenari i një marrëveshjeje të shpejtë dhe të paqartë në parim është një shqetësim i madh për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Izraelit. Kjo pasi ekziston rreziku që Irani të gjejë veten në një pozicion të favorshëm nëse konflikti përfundon përpara se kushtet të finalizohen plotësisht.
14 pikat e propozimit të SHBA-së për Iranin
1. Irani duhet të çmontojë kapacitetet e tij ekzistuese bërthamore.
2. Irani duhet të zotohet se nuk do të kërkojë kurrë të pajiset me armë bërthamore.
3. Nuk do të lejohet pasurimi i uraniumit në tokën iraniane.
4. Irani duhet t’ia dorëzojë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) rezervat e tij prej afërsisht 450 kilogramësh uranium të pasuruar 60% në të ardhmen e afërt, bazuar në një orar që do të miratohet.
5. Objektet bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordoë duhet të çmontohen.
6. IAEA-së, organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, duhet t’i jepet akses i plotë, transparencë dhe aftësi inspektimi brenda Iranit.
7. Irani duhet të braktisë “modelin e ndërmjetësimit” rajonal.
8. Irani duhet të ndalojë financimin, mentorimin dhe pajisjen e aleatëve të tij rajonalë.
9. Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe të funksionojë si një korridor i lirë detar.
10. Programi raketor i Iranit duhet të jetë i kufizuar si në rreze veprimi ashtu edhe në numrin e raketave, me kufizime specifike që do të vendosen në një fazë të mëvonshme.
11. Çdo përdorim i ardhshëm i raketave do të lejohet vetëm për qëllime vetëmbrojtëse.
Tre kompromiset për Iranin
12. Irani do të marrë lehtësim të plotë nga sanksionet e vendosura nga bashkësia ndërkombëtare.
13. Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Iranin në zhvillimin e programit të tij bërthamor civil, duke përfshirë prodhimin e energjisë elektrike në termocentralin bërthamor të Bushehrit.
14. I ashtuquajturi mekanizëm “kthimi në kohë”, i cili lejon rivendosjen automatike të sanksioneve në rast të mosrespektimit të marrëveshjeve nga Irani, do të shfuqizohet./Dosja.al
SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se Irani ka rënë dakord të mos blejë kurrë armë bërthamore dhe se Teherani, në situatën në të cilën ndodhet, dëshiron një marrëveshje për luftën.
“Pala tjetër, mund t’ju them, do të donte të bënte një marrëveshje. Kush nuk do ta bënte nëse do të ishe në vendin e tyre? Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, komunikimet e tyre të gjitha sistemet e tyre kundërajrore, raketat e tyre. A mund të përmendësh një gjë të vetme që nuk është zhdukur? Apo një gjë që po shkon mirë? Ne endemi të lirë mbi Teheran. Mund të bëjmë çfarë të duam”, u shpreh Trump.
Mediat shkruajnë se SHBA do të dërgojë 3 mijë trupa shtesë në Lindjen e Mesme me synimin e një sulmi tokësor ndaj Iranit. Një raport i Bloomberg thotë se Arabia Saudite dhe Emiratet po humbasin durimin me Iranin dhe po mendojnë të hyjnë në luftë./Dosja.al
Pakistani është vetofruar si vend mikpritës i bisedimeve të ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, duke i përmendur lidhjet e forta të vendit si me Lindjen e Mesme ashtu edhe me Uashingtonin.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha në një postim në rrjetet sociale më 24 mars se vendi i tij “është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime domethënëse dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit të vazhdueshëm”.
Pakistani është në mesin e disa vendeve, së bashku me Turqinë dhe Egjiptin, që thuhet se po luajnë rol ndërmjetësues në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve që nisën me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.
Disa media e përmendën Islamabadin si vend të mundshëm për bisedime midis Teheranit dhe Uashingtonit, që mbase mund të zhvillohen këtë javë.
Nuk është e qartë se kur, apo nëse bisedimet do të zhvillohen, por si një fqinj i Iranit që merr pjesën më të madhe të naftës nga Gjiri Persik, Pakistani është ndikuar drejtpërdrejt nga konflikti dhe ka interes të fortë për lufta të përfundojë.
“Pakistani i ka shtuar përpjekjet për ta ndërmjetësuar një armëpushim”, tha një burim i lartë ushtarak në vend për Radio Mashaal të Radios Evropa e Lirë (REL). “Përpjekjeve po u bashkohen Turqia dhe Egjipti. Pakistani ka interesa për shumë arsye”.
“Oficeri i parapëlqyer” i Trumpit
Një lojtar kyç në këtë ka qenë Asim Munir, kreu i ushtrisë së Pakistanit, e cila tradicionalisht merr vendime në prapaskenë ndërsa liderët politikë flasin para kamerave televizive. Trump e ka përshkruar Munirin si “oficerin tim të parapëlqyer”, dhe Shtëpia e Bardhë i tha REL-it se ata folën për luftën dhe për bisedimet SHBA-Iran gjatë një telefonate më 23 mars.
“Pakistani, natyrisht, bën pjesë në mesin e fituesve të politikës së jashtme të Trump II. Asim Munir ka pasur të paktën dy takime me presidentin Trump vitin e kaluar”, tha për REL-in Christian Wagner, hulumtues i lartë në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP).
“Ishte mjaft e befasi që Pakistani papritur mori këtë njohje të lartë në politikën e jashtme të SHBA-së nën administratën e dytë të Trumpit. Dhe, marrëdhënia personale midis Trump dhe gjeneralit Munir sigurisht që ka kontribuar në këtë”, shtoi ai.
Derisa Trump dhe Munir po flisnin në telefon, Sharif po telefononte presidentin iranian Masud Pezeshkian.
“Diskutuam gjendjen e rëndë në rajonin e Gjirit dhe u pajtuam për ulje tensionesh urgjentisht, dialog dhe diplomaci”, shkroi ai më pas në X.
Dhimbja e Pakistanit
Disa ditë më parë, Sharif kishte mbajtur një fjalim televiziv drejtuar kombit, duke paraqitur masa emergjente për t’u përballur me pasojat e luftës me Iranin.
Gjysma e të gjithë punonjësve në institucionet shtetërore dhe private tani do të punonin nga shtëpia, ndërsa shumë zyra do të kalonin në javë pune 4-ditore për të kursyer energji, tha ai më 9 mars.
Kjo u pasua nga masa të tjera, si taksa shtesë mbi benzinën, për të dekurajuar përdorimin e makinave ose grumbullimin e karburantit. Ofruesit e shërbimeve të transportit i thanë Radio Mashaalit të REL-it se nuk mund t’ia dilnin më të punonin.
Gjendja e rëndë shkaktohet nga varësia e Pakistanit nga Gjiri Persik për furnizime me naftë. Më shumë se 85 për qind e naftës së Pakistanit vjen me anije nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por Irani ka ndërprerë rrjedhën duke mbyllur rrugën përmes Ngushticës së Hormuzit.
Pakistani është gjithashtu shumë i varur nga Katari për gaz të lëngshëm natyror (LNG). Në qendrën ekonomike e Pakistanit, porti i Karaçit, ka rënë qetësi absolute.
E gjithë kjo trysni ekonomike është ndër arsyet për interesimin e Pakistanit në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje diplomatike për luftën me Iranin. Por, ka edhe shumë të tjera. Në ditët e para të luftës, turma të zemëruara myslimanësh shiitë i vunë flakën konsullatës së SHBA-së në Karaçi pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei.
Ishte një çast dramatik që tregoi se si lufta mund të ndikojë në shqetësimet e sigurisë së brendshme të Pakistanit. Pakistani është vend kryesisht mysliman sunit, por një pakicë e konsiderueshme e popullsisë së tij është shiite, që është edhe mbizotërimi shumicë në Iran dhe përkatësia e pushtetit të tij fetar.
Islamabadi përballet gjithashtu me një kryengritje në Baluçistan dhe konflikt të armatosur me Afganistanin e drejtuar nga talebanët. Vitin e kaluar, ai zhvilloi gjithashtu një luftë katërditore me Indinë.
“Pakistani, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij, është shumë i ndjeshëm ndaj efekteve të përhapjes së konfliktit. Dhe, me kufij të tensionuar si me Indinë ashtu edhe me Afganistanin, ai nuk mund të përballojë të tërhiqet në një konflikt në atë që zakonisht është kufiri i tij më paqësor”, tha për REL-in Michael Kugelman, hulumtues i lartë në Këshillin Atlantik.
“Në këtë kuptim, Pakistani ka motiv jashtëzakonisht të madh për të ndihmuar në përparimin e çdo përpjekjeje për t’i ulur tensionet e konfliktit”, shtoi ai.
Burimi i lartë në ushtrinë pakistaneze u pajtua me këtë.
“Çdo trazirë ose konflikt i vazhdueshëm në Iran e prek drejtpërdrejt Pakistanin për sa i përket një fluksi të mundshëm refugjatësh, tensioneve sektare në Pakistan dhe fuqizimit të elementëve separatistë në Baluçistanin e Pakistanit dhe rajonet Sistan-Baluçistan të Iranit”, tha ai.
Lidhja me Arabinë Saudite
Oficeri i lartë gjithashtu përmendi një faktor tjetër: marrëveshjen e mbrojtjes së Pakistanit me Arabinë Saudite, e nënshkruar në shtator të vitit të kaluar.
Një raport i asaj kohe nga Agjencia Saudite e Shtypit tha: “Marrëveshja përcakton se çdo agresion ndaj cilitdo prej vendeve do të konsiderohet agresion ndaj të dyja vendeve”, por teksti i paktit nuk u bë publik.
Irani ka kryer një sërë sulmesh ndaj objektivave në Arabinë Saudite, duke e shtyrë ministrin e Jashtëm saudit, princin Faisal bin Farhan, të lërë të kuptohet për një kundërpërgjigje ushtarake. Kjo ka çuar në spekulime të forta se Islamabadi mund të detyrohet të ndërhyjë në anën e Riadit.
“Çdo përfshirje aktive e Arabisë Saudite në konflikt do ta vendosë Pakistanin përballë një dileme për të respektuar marrëveshjen me koston e armiqësisë aktive ndaj Iranit dhe pasojave të saj të brendshme”, tha zyrtari ushtarak./REL
Irani ka kryer sulme kundër Izraelit dhe Kuvajtit të martën, rreth një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi për bisedime “shumë të mira dhe frytdhënëse” drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Teheranin, e cila tashmë ka hyrë në javën e katërt.
Të paktën gjashtë njerëz janë plagsour si pasojë e sulmeve në katër lokacione në qytetin e Tel Avivit të martën. Zyrtarët vendës thanë se janë shkaktuar dëme nga mbetjet e raketave dhe dronëve iranianë të rrëzuar në ajër.
Ndërkohë, Kuvajti tha se mbrojtja ajrore iu përgjigj “sulmeve me raketa dhe dronë” dhe se zhurmat e shpërthimeve të raportuara u shkaktuan nga ndërhyrja dhe neutralizimi i këtyre kërcënimeve.
Teherani lëshoi raketa dhe dronë drejt caqeve në gjithë Lindjen e Mesme, mes raportimeve kontradiktore nëse po zhvilloheshin bisedime për të arritur një armëpushim në luftimet që nisën me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.
Trump tha të hënën se bisedimet e fundjavës me një zyrtar “të lartë” iranian ishin mjaftueshëm domethënëse për ta shtyrë për pesë ditë mundësinë e sulmeve ndaj centraleve energjetike të Iranit, nëse ky i fundit nuk do ta rihapte Ngushticën e Hormuzit.
Irani e ka mohuar vazhdimisht se ka pasur bisedime të drejtpërdrejta, megjithëse disa raportime mediatike, duke cituar burime anonime, thanë se ndërmjetës kishin qenë të përfshirë në përcjelljen e mesazheve mes dy palëve.
Kenneth Pollack, ish-analist i Shtëpisë së Bardhë dhe CIA-s, tani në Institutin për Lindjen e Mesme (MEI), tha se ka pak prova që mbështesin pretendimet për përparim të afërt diplomatik, pavarësisht përpjekjeve të disa vendeve për të ndërmjetësuar bisedime.
“Siç e kuptoj unë, iranianët janë përgjigjur me kushte shumë të forta paraprake: që SHBA-ja të paguajë dëmshpërblime dhe t’i tërheqë të gjitha forcat nga rajoni, gjëra që janë të papranueshme për Trumpin”, tha Pollack për Radion Evropa e Lirë në Uashington.
“Deklaratat e Trumpit duket se kanë më shumë të bëjnë me qetësimin e tregjeve sesa me një përparim të vërtetë dhe të afërt”, theksoi ai.
Shpërthimi i konfliktit ka bërë që çmimet e naftës të rriten ndjeshëm, veçanërisht meqë transporti është ndalur pothuajse plotësisht në Ngushticën e Hormuzit, pikën kyç për transportin detar nëpër të cilën kalon rreth një të pestën e naftës dhe gazit botëror.
Konflikti ka tronditur tregjet e energjisë dhe ato financiare, ka rritur kostot e karburantit, ka nxitur frikë për inflacion global dhe ka destabilizuar Lindjen e Mesme dhe Perëndimin, duke shtuar shqetësimet se luftimet mund të përhapen dhe ta përfshijnë të gjithë rajonin.
Kërcënimi për sulme ndaj rrjeteve elektrike në Gjirin Persik ka ngjallur frikë për ndërprerje masive të desalinizimit të ujit të pijshëm dhe ka tronditur më tej tregjet e naftës.
Komentet e Trumpit për bisedimet ndihmuan që çmimi i naftës Brent të bjerë rreth 10 për qind të hënën, megjithëse sulmet në gjithë Lindjen e Mesme të martën e rritën sërish atë me rreth 3 për qind, në më shumë se 102.84 dollarë për fuçi./REL
GREQI- Qeveria greke ka njoftuar disa masa për të përballuar pasojat ekonomike të luftës në Iran, e cila ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në mbarë botën. Rritja e çmimeve është reflektuar edhe në tregun grek, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve dhe të plehrave kimike.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri të ditur një paketë subvencionesh me vlerë të përgjithshme prej 300 milionë eurosh, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe fermerët. Sipas tij gjatë muajve prill dhe maj do të aplikohen subvencione për karburantet e automjeteve, transportin detar dhe plehrat bujqësore.
Kufizim çmimesh për karburantet
Paralelisht autoritetet greke kanë vendosur edhe masa të tjera si kufizimi i çmimeve dhe i marzheve të fitimit për karburantet, për të parandaluar abuzimet dhe spekulimet në treg.
Me këto ndërhyrje qeveria greke synon të zbusë ndikimet e krizës ndërkombëtare të energjisë, të mbrojë konsumatorët dhe të ruajë stabilitetin ekonomik në vend.
Mbështetja për karburantet pritet të arrijë në rreth 36 cent për litër benzine, ndërsa fermerët do të përfitojnë subvencione deri në 15 për qind të kostos së plehrave kimikë, për të përballuar rritjet e forta të çmimeve./DW
IRAN- Irani po lëshon kërcënime të reja kundër SHBA-së, duke deklaruar se nuk ka shumë kohë për t'i shpëtuar moçalit. Kjo deklaratë i hedh benzinë zjarrit në një moment kritik për fatin e negociatave të mundshme midis Teheranit dhe Uashingtonit, të cilat Trump i njoftoi shpejt.
Në të njëjtën kohë, një raport i WSJ po shkakton sensacion, duke pretenduar se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë gati të shkojnë në luftë, ndërsa sulmet e ndërsjella nga SHBA-ja, Izraeli dhe Irani vazhdojnë me intensitet të pandërprerë.
Konkretisht, një oficer i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC) deklaroi se Irani do të “paralizonte” SHBA-në dhe do të mbyste anijet e saj nëse vendi sulmon infrastrukturën iraniane, siç ka kërcënuar më parë Trump./Dosja.al

SHBA- Çmimi i naftës së papërpunuar Brent është rikthyer mbi 100 dollarë për fuçi, pasi ra të hënën. Të martën në mëngjes në Azi, çmimi i naftës u rrit me 3.75% në 103.69 dollarë (77.42 paund), ndërsa çmimi i naftës Nymex Light Sweet ishte 3.42% më i lartë në 91.55 dollarë.
BBC raporton se, çmimi i naftës Brent ra me më shumë se 10% të hënën, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shtyu sulmet e reja ndaj Iranit, të cilat u konsideruan si një përshkallëzim i konfliktit dhe tha se një marrëveshje paqeje mund të arrihet së shpejti. Por tani investitorët po e peshojnë këtë kundrejt mohimeve të Teheranit se ka zhvilluar bisedime me SHBA-në./Dosja.al
SHBA- Shtëpia e Bardhë të hënën duket se i zbuti spekulimet rreth negociatave të mundshme SHBA-Iran mbi luftën, pasi Presidenti Donald Trump sugjeroi se të dy palët po bënin përparim të madh drejt një marrëveshjeje.
Sipas BBC-së, komentet e Trumpit rreth negociatave në një ditë të stuhishme me vërejtje mbi luftën shkaktuan raportime se zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, mund të përfaqësojë administratën në bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit në Pakistan.
Por Shtëpia e Bardhë thotë se situata është e paqëndrueshme dhe paralajmëroi se nuk janë njoftuar takime zyrtare midis ndonjë udhëheqësi të lartë nga SHBA-ja dhe Irani.
“Këto janë diskutime të ndjeshme diplomatike dhe SHBA-të nuk do të negociojnë përmes shtypit. Kjo është një situatë fluide dhe spekulimet rreth takimeve nuk duhet të konsiderohen përfundimtare derisa ato të njoftohen zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë”, tha Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, për BBC-në në një deklaratë./Dosja.al
SHBA- Amerika mund të jetë një komb në luftë, por aktivitetet e Presidentit Donald Trump gjatë ditëve të fundit kanë qenë një përzierje diplomacie dhe shpërqendrimesh me ndonjë ndryshim të herëpashershëm drejt sureales. BBC shkruan se, të premten, ai tha se lufta e SHBA-së kundër Iranit po mbaronte.
Deri të shtunën në mbrëmje, ai i kishte dhënë Iranit një afat prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit ose do të përballej me sulme të reja ajrore amerikane. Të nesërmen, ai luajti golf dhe e kaloi pasditen në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida. Të hënën në mëngjes, me tregjet globale në kulmin e tyre, ai tha se iranianët po angazhoheshin në bisedime "konstruktive" me SHBA-në . Pastaj ai fluturoi për në Memphis, Tennessee, mbajti një fjalim dhe vizitoi Graceland, shtëpinë historike të legjendës së muzikës Elvis Presley.
Ndërkohë, sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objektivave iraniane janë duke vazhduar. Iranianët vazhdojnë të qëllojnë me raketa dhe të lëshojnë dronë kundër forcave amerikane dhe aleatëve të tyre në Lindjen e Mesme. Trafiku përmes Hormuzit mbetet i kufizuar. Në atë kohë, ultimatumi i Trumpit i së shtunës në mbrëmje dukej i qartë: nëse Irani nuk do të lejonte akses të plotë në Hormuz për transportin ndërkombëtar detar, SHBA-të do ta zhytnin kombin në errësirë duke synuar infrastrukturën e tij të prodhimit të energjisë.
Ishte një paralajmërim i ashpër. Irani u përgjigj se, nga ana tjetër, do të synonte infrastrukturën rajonale të energjisë dhe ujit. Një përshkallëzim i ri i luftës tre-javore, me pasoja potencialisht të tmerrshme për civilët, dukej i pashmangshëm. Megjithatë, të hënën në mëngjes, Trump i kishte anuluar sulmet të paktën përkohësisht. Kontakti i SHBA-së me një udhëheqës iranian të paidentifikuar kontakt i pa konfirmuar nga Irani ishte i mjaftueshëm për të merituar një qëndrim pesë-ditor në vendin e sulmeve të kërcënuara, tha presidenti.
Trump është kthyer në Uashington, ku do të fillojë një numërim i ri pesë-ditor për sulmet e SHBA-së ndaj infrastrukturës së energjisë iraniane. Pas krizave, stuhive të forta dhe një pelegrinazhi në shtëpinë e një legjende të ndjerë të rokut, Trump mund të ketë dhënë treguesin e parë të një përparimi të vërtetë.
Ose mund të jetë thjesht rasti i fundit i këtij presidenti që e kupton se ultimatumi që dha e vuri në një pozitë të vështirë, duke e detyruar veten të ndërmarrë një veprim për të blerë më shumë kohë. Gjatë turit të tij në Graceland, Trump tha se ishte një fans i madh i Elvisit dhe se kënga e tij e preferuar ishte “Hurt”. Megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, "It's Now or Never" mund të kishte qenë një zgjedhje më e përshtatshme./Dosja.al

Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë pasi plani i tyre për të udhëtuar drejt Jordanisë u prish nga konflikti në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
“Po qëndrojmë në Durrës. Është dita jonë e katërt dhe gjithsej do të qëndrojmë 12 ditë. Kemi prenotuar ture të ndryshme në moment të fundit, pasi planet tona fillestare ishin të shkonim në Jordani,” – tregon May Brit Vinther nga Danimarka.
Teksa turizmi në vend nisi dobët këtë janar, me hyrjet e shtetasve të huaj që ranë për herë të parë nga pandemia, duket se “shpëtimi” po vjen pikërisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme, që ka çuar në shumë anulime prenotimesh dhe rishikime të planeve të europianë drejt vendeve më të afërta e më të qeta.
Tomasz Mayka, së bashku me partneren e tij Klaudia, kishin planifikuar që pushimet e marsit t’i kalonin në Iran, por një ditë para nisjes së tyre shpërtheu konflikti në Lindjen e Mesme. Çifti nga Polonia, gjeti Shqipërinë si alternativën më të mirë, edhe për shkak të biletave më të lira në moment të fundit.
“Jemi të lumtur që mundëm të gjenim bileta në minutën e fundit për në Shqipëri. Nuk e kishim vizituar më parë dhe tani jo vetëm po eksplorojmë këtë vend, por edhe shtete të tjera si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Deri tani, Shqipëria është e preferuara jonë. E kishim në plan ta vizitonim, por jo tani. Ja që fati e deshi kështu.”
Joane Mellis nga Mbretëria e Bashkuar kishte në plan të vizitonte Dubain, por lufta bëri që të anuloheshin të gjitha fluturimet.
“Biletat e minutës së fundit nga Londra për në Shqipëri ishin shumë të lira. E di që nuk është Dubai, por mendoj se është më mirë këtu. Jemi të surprizuar se sa ndryshe është Shqipëria nga ç’na e kishin përshkruar. Njerëzit janë miqësorë, çmimet janë shumë të lira dhe kompensimi nga siguracioni i udhëtimit do të mbulojë të gjithë shpenzimin këtu në Shqipëri. Në një farë mënyre, po bëjmë një udhëtim falas nga e gjithë kjo situatë.”
Në janar, në vend hynë 552 mijë shtetas të huaj, me rënie prej 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është hera e parë që hyrjet e turistëve po vijnë me rënie në janar, që nga periudha e pandemisë. Për krahasim, në janar 2025, hyrjet e të huajve u rritën me 14.5%, ndërsa në 2024-n zgjerimi ishte gati 30%.
Gjithsesi operatorët turistikë presin që turizmi të regjistrojë edhe këtë vit një rritje në numrin e vizitorëve të huaj, edhe pse janari nisi dobët nën ndikimin e motit të pafavorshëm.
Pritshmëritë për vitin 2026 parashikojnë një rritje prej 5-10% të vizitorëve, një shifër që përputhet me trendin e kontratave të turizmit të organizuar dhe ofron një panoramë të qartë të asaj që mund të presim këtë vit. Kjo rritje modeste shihet me optimizëm, por edhe me pasiguri, pasi ekziston frika se pritshmëritë e turistëve mund të mos përmbushen për shkak të problemeve më elementare e deri te shërbimi.
Kriza në Lindjen e Mesme po reflektohet menjëherë në industrinë globale të turizmit, duke sjellë një valë anulimesh dhe rishikimesh të planeve të udhëtimit. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe operatorëve turistikë, shumë udhëtarë po shmangin destinacionet pranë zonave të konfliktit, ndërsa linjat ajrore kanë reduktuar ose devijuar fluturimet për të shmangur hapësirat ajrore të rrezikuara. Kjo ka çuar në zgjatje të itinerareve, rritje të kostove dhe çmime më të larta të biletave.
Agjencitë turistike raportojnë se rezervimet drejt Lindjes së Mesme dhe disa destinacioneve të Azisë janë në rënie, ndërsa turistët po orientohen drejt alternativave më të sigurta në Europë dhe rajone të tjera. Pasiguria gjeopolitike, e kombinuar me rritjen e çmimeve të karburanteve, po e bën turizmin më të kushtueshëm dhe më të paparashikueshëm, duke ndikuar jo vetëm në destinacionet e prekura drejtpërdrejt, por në gjithë tregun global të udhëtimeve./Monitor.al